“Mbyllet” burgu i Drenovës/ Nuk ka më takime me familjarë

Drejtoria e burgut të sigurisë të lartë të Drenovës ka dhënë urdhër për ndalimin e takimeve mes të burgosurve dhe familjarëve, deri në një urdhër të dytë.Në këto kushte, kur është e ndaluar kategorisht takimi i familjarëve me të burgosurit, me një urdhër të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, takimi do të bëhet sipas një forme të re.

Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë të Drenovës po instalon video-projektori për të patur komunikim mes të burgosurve dhe të afërmve të tyre, por jo më kontakt fizik. Kjo do të jetë mundësia e vetme për ta për t’u takuar.

Krijimi i këtyre sallave në burgun e Drenovës do të jetë mundësia e vetme e takimit të të burgosurve me familjarët e tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.