E festojnë ditën e verës “pa pikë problemi”, në Korçë “nuk pyesin” për koronavirus

Ndërsa sot është fiksuar 13 Marsi, ditë e festës së lashtë, që shënon ndryshe fundin e dimrit të acartë dhe hyrjen e pranverës së çeljes së luleve…Edhe pse e gjithë Shqipëria është izoluar në mënyrë që të frenohet përhapja masive e koronavirusit, duket se në disa qytete nuk zbatohen rregullat e dhëna nga autoritetet.

Disa persona të paidentifikuar në qytetin e Korçës kanë ndezur zjarre për të festuar ditën e verës. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin e vendosur nga persona të papërgjegjshëm.

Ndërkohë në vendin tonë numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 33 ndërsa së fundmi janë konfirmuar edhe dy raste të prekurish në shtetin e Kosovës.

Me shpresë e besimin e plotë tek shkenca, tek mjekët e përkushtuar.Kjo është vetëm beteja e radhës, sepse jeta është një lloj lufte. Botën do ta shpëtojnë shkencëtarët dhe njerëzimi do ta fitojë këtë betejë por masat dhe kontrollet duhet te jete strikte duke mos veçuar Korçen.