Urdhëri më i ri konsiston në mbylljen e bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin, deri më datën 3 prill 2020.
Këto masa merren me qëllim përshkallëzimin e masave për sa i përket përballjes me pandeminë e koronavirusit.
“Do të bllokohet qarkullimi edhe në akset Vlorë – Fier ,Fier – Lushnje, Shkodër – Lezhë. Perimetri i do të shtrohet edhe në Elbasan – Korçë.
Do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve.Këto 4 akse janë nyje të lidhjes mes jugut dhe veriut dhe do të jenë plotësisht të ndaluara për automjetet private dhe autobusat teksa do të lejohen vetëm ato për mallra si dhe kategoritë e lejuara si në rastin për Tiranën apo Durrësin.
Të gjitha kompanitë prodhuese dhe sipërmarrjet e shërbimit duhet të marrin masa që të sigurojnë lëvizjen e punonjësve të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
