Pamje që japin shpresë: Mjekët në Kinë kanë filluar t‘i heqin maskat e fytyrës

Ndoshta lajmi më i mirë në këto ditë shqetësuese si pasojë e koronavirusit, është ulja e të infektuarve dhe viktimave në Kinë, e cila është konsideruar dhe si origjina e COVID-19. Kina,madje sipas raportimeve të fundit, vendi aziatik ka mbyllur edhe disa nga spitalet e ngritura karantinore, të cilat ishin ndërtuar për të luftuar epideminë vdekjeprurëse.

Ditët e fundit në rrjete sociale janë bërë virale video të interierëve dhe mjekëve, të cilët kërcejnë dhe vallëzojnë së bashku, në shenjë gëzimi, për “shpëtimin” nga virusi. Në një video shikohen disa mjekë të qytetit Wuhan (e cila konsiderohet si vendi i origjinës së epidemisë vdekjeprurëse), duke hequr maskat nga fytyra e tyre, kjo si një shenjë që COVID-19 në këtë vend është duke shteruar.

Faktin qe Kina nuk vazhdon të mbetet “vendi më i nxehtë” i coronavirusit në botë, e ka thënë edhe shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Europa tani është bërë epiqendra e pandemisë Covid-19”, tha ai në një konferencë për shtyp në Gjenevë, duke theksuar se kontinenti ka raportuar më shumë infeksione dhe vdekje sesa pjesa tjetër e kombinuar e botës, përveç Kinës. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: