Mjeku jep alarmin: Nëse nuk respektohet karantina, në Shqipëri do ketë 100 mijë të infektuar nga koronavirusi

Mjeku i njohur Mel Ostreni në një reagim në rretjet sociale ka ngritur alaramin se në vendin tonë mund të ketë rritje të numrit të të prekurve, pasi qytetarët nuk plotësojnë rregullat e karantinës. Ostreni shprehet se nëse populli bredh në rrugë, do të përfundojë si Milano dhe sipaj mjekut në maj në vendin tonë do të ketë nga 50.000 mijë deri në 100.000 të infektuar me koronavirus.

Blindat ushtarake tek rr. Kavajes….. mire do e bejne me kete milet idiot qe kemi qe as vehten nuk e do, qe bredh pa menduar qe nje dite do jemi si Milano……. 50 + CoronaVirus ne Tirane x20 =1000 vete te infektuar 80% e te cileve skane shenja te cilet po ti shumzosh me 20 behen 16.000 vete e ne maj Tirana do kete mbi 50.000 deri 100.000 pozitive dhe vetem 20% e tyre dmth 10.000-20.000 do jene me probleme. A I THIRNI MENDJES shqiptare te Tirones PSE QEVERIA KA BOSHATIS SANATORIUMIN dhe KIRURGJIA TEK QSUT APO KOT PER SHOË ??? Une nuk e uroj po nqs se sillemi keshtu sdo kete vend neper spitale ……. OUUUUU !!!!!!!!!!!!”, është ky mesazhi i mjekut.

“Fashat orare bëjnë më shumë dëm”- Ema Andrea mesazh Ramës: Ti nuk del të blesh ushqime, por …

Aktorja Ema Andrea në një mesazh dërguar kryeministrit ka treguar realitetin që ajo has kur del në rrugë për të blerë ushqime, në fashat orare që ka caktuar qeveria.Ajo i kërkon Ramës që e ka për detyrë ta zgjidhë këtë situatë pavarësisht njerzëve të përgjegjshëm apo jo qofshin.

Ema thotë se këto fasha orare po kthehen në takime të qytetarëve, çka ndikon në shpërndarjen më të shpejtë të virusit, por kryeministri sipas saj nuk e sheh sepse nuk del të blejë ushqime.

Reagimi I Ema Andreas: 

Edi Rama, mbase ti nuk del ne rruge per te blere ushqime, ndaj nuk e kupton qe fashat orare qe ke vendosur, bejne me shume dëm se sa dobi!

Pavaresisht njerezve te pergjegjshem apo te papergjegjshem detyra juaj eshte te gjeni nje zgjidhje!

Oraret e levizjes se lire po kthehen ne takime per shperndarjen sa me te shpejte te virusit!

Merre si te duash kete mesazh.

I love me! Faleminderit”.

Të qëndrojmë sa më gjatë në shtëpi, kjo është lufta e re, një luftë që ne duhet ta fitojmë !Ne do t’ja dalim, sepse ne mundemi !

Nga Marin Mema

Letër për JU shqiptarët e mi !

I shkruaj këto rradhë pa dashur t’ju mërzis e shtoj stresin në këto ditë të zvarrta e fortë të ngarkuara. I shkruaj këto rradhë sepse e ndjej, sepse më dhemb, sepse ju dua jashtëzakonisht shumë shqiptarët e mij. I shkruaj këto rradhë me zemër, hapur e pa fshehur asgjë.

Jemi në ditë të vështira, të përhumbura, të lodhta e thuajse të pabesueshme. Në ditë që askush prej nesh nuk kishte menduar se do ti kalonte as në makthin e tij më të keq. E megjithatë ja ku jemi … Përballë një rrezik i jashtëzakonshëm, njē rrezik i pabesë, i pafytyrë, i pander. Një rrezik që nuk kursen, që nuk ka ndjenjë, që nuk do t’ja dijë për askënd.

Është koha për tu përballur me këtë virus të pashpirt, është koha ti lëmë fjalët dhe ta marrim seriozisht betejën ndaj tij ! Kjo betejë mund të fitohet duke mos i dhënë mundësinë këtij armiku të ri të përhapet më tej! Do kemi kohë të flasim e diskutojmë, të akuzojmë e mendojmë, të themi kush e krijoi e kush e hodhi, të gjykojmë nëse po fryhet apo jo, të flasim e dalim me njëri-tjetrin, si u veprua e reagua, por sot është emergjente ta LUFTOJME ! E kjo luftë kërkon të qëndrojmë sa më gjatë në shtëpi, të respektojmë thirrjet e ekspertëve të vërtetë duke mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët. Duke mbrojtur jetën !

Është koha ta LUFTOJME e të tregojmë se janë pikërisht momentet e vështira ato që ne shqiptarët na bëjnë më të fortë !

Ta LUFTOJME këtë armik të ri me forcë e vullnet, me stres e mërzitje , por ta LUFTOJME ! Higjiena, mbrojtja, respektimi i distancës, kushteve të nevojshme, janë domosdoshmëri ! Asgjë nuk duhet anashkaluar. Asgjë.
E di që është e vështirë, e di që kushtet janë të pakta, e di që duhej tjetër mbështetje e forcë, e di që shumë familje janë në vëshirësi të mëdha, e di që shumë detyrohen të dalin për shkak pune, por jetët janë të shenjta dhe unë nuk dua që asnjë shqiptar të rrezikojë. Asnjë. Asnjë pikë lot të mos dalë nga sytë e një populli që ka vuajtur mjaftueshëm. Kemi vuajtur shumë, JU lutem të mos i shtojmë asnjë tjetër plagë trupit të kësaj toke. Jeta nuk kthehet, nuk rifitohet. Gjithçka tjetër po.

Ndaj sot është koha të LUFTOJME për të treguar edhe njëherë se nuk gjynjëzohemi. Jo me trimëri e duke rrahur gjoksin, por duke u treguar të përgjegjshëm. Të mos bëjmë ato gabime që bënë të tjerët, ato gabime që po kushtojnë çdo ditë qindra jetë njerëzish. Ato gabime që nisën në Itali varganë të tërë të vetmuar makinash në errësirën e natës…
Është koha të LUFTOJME, e në këtë luftë jemi bashkë, të gjithë bashkë në shtëpitë tona, për të treguar edhe njëherë se ne shqiptarët pavarësisht mijëra problemeve dijmë të luftojmë. Ne dijmë dhe duhet të luftojmë !

Ndaj të qëndrojmë sa më gjatë në shtëpi , kjo është lufta e re, një luftë që ne duhet ta fitojmë ! Ne do t’ja dalim, sepse ne mundemi !
JU DUA SHUME SHQIPTARET E MI <3

Dramatike/ Në Itali, 9 në 10 persona vdesin në shtëpi pa arritur dot në spital

Të dhënat e fundit nga Italia, tregojnë se pjesa dërrmuese e të prekurve me koronavirus po humbin jetën në shtëpi, pa pasur mundësi as të shkelin në spital. Në Lombardi 9 në 10 të vdekur nuk arritën as t’i nënshtrohen kujdesit intensiv.

Në provincën e Bergamos, rajonit më të prekur nga Covid-19, koha e pritjes për një ambulancë arrin deri në shtatë orë. Punëtonjësit shëndetësorë flasin për një katastrofë shëndetësore.

Të enjten, në rajon humbën jetën plot 2,168 persona dhe vetëm 260 (13%) ndërruan jetën në kujdesin intensiv.

Siç raporton “Il Fatto Quotidiano”, zona më e prekur është ajo e Bergamos me mbi një të katërtën e vdekjeve. Gazeta thotë se nëse telefononi 118 dhe duke thënë se keni një të afërm i cili po lufton të marrë frymë dhe ende nuk e ka bërë tamponin, orët e pritjes për një ambulancë arrijnë deri në shtatë orë.

Tmerruese/ 627 të vdekur në 24 orët e fundit në Itali

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 4032, që do të thotë janë 627 viktima në 24 orët e fundit.
Rastet janë shtuar me 5986 duke e çuar në rreth 47021 numrin total.


Për fat të mirë, numri i njerëzve të shëruar gjithashtu u rrit, duke arritur në 5129, me një rritje prej 689 nga dje.

3655 janë në gjendje kritike në Itali.

“Skenari italian nuk është larg”- Mjeku Pipero: Mos na detyroni të përdorim metodën e Kinës për daljet nga banesa

Mjeku epidemiolog, Pëllumb Pipero kërkoi nga qytetarët të parandalojnë skenarin italian, në të kundërt shtoi ai, autoritetet do të detyrohen të zbatojnë skenarin kinez ku askush nuk mund të dalë jashtë dyerve të shtëpisë, përveç një nga familjari një herë në 3 ditë për furnizime.

Pipero:Vërej që qytetarët mezi presin të grumbullohen turma turma e në parqe, në fashet e orareve të caktuara nga qeveria, e shumëpërulësi e profesionalizëm u kemi thënë qytetarëve se nuk kemi asnjë aleat tjetër veçse ndërgjegjësimit bashkëpunimit me ta dhe respektimit të një kërkese minimaliste në këtë situatë të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe në atë që kohë që dalin jashtë të shmangin kontaktet me njerëzit.

Kjo epidemi  në bazë të projeksionit, koha më e mirë e mundshme për ta kaluar është 4 muaj. Masat shtrënguese mund të zgjasin përtej një muaji. Masat janë drastike, por ende ekstreme. Në rast se qytetarët binden dhe i respektojnë këto nuk ka arsye të detyrojnë qeverinë për ndërmarrë masa ekstreme. Në rast se nuk e respektojnë do të na detyrojnë të zbatojmë skenarin kinez që asnjë qytetar nuk lejohet të dalë nga shtëpia, vetëm një pjesëtar i familjes lejohej një herë të ditë. Nuk dëshirojmë të shkojmë në skenarin më keq të mundshëm. Dëgjojmë lajmet që vinë nga Italia dhe ai skenar nuk është larg, e kanë në duar qytetarët që ta mbajnë larg apo ta sjellin në Shqipëri.

Duke komentuar situatën në Kinë dhe Itali, Pipero tha se e para e pësoi nga padituria ndërsa shteti italian nga dituria, pasi e neglizhoi rrezikun e virusit. Mjeku përsëriti edhe njëherë apelin për qytetarët që të heqin dorë nga vendosja e maskave në rrugë.

Pipero: Kam komunikuar përmes kolegëve italianë me mjekët kinezë në Itali që kanë evidentuar dy problematika. Mjekët kinezë kanë thënë ne e pësuam nga padituria, Italia nga dituria, e nënvlerësoi sëmundjen. Së dyti lëvizshmëria e kantrolluar e zonave në karantinë në veri drejt jugut mundësoi përhapjen shumë të shpejtë të virusit në gjithë Italinë. Maskat nuk janë mjet për të mbrojtur qytetarët në rrugë por doktorët në detyrë. Qytetarëve nuk ju duhen maskat në rrugë, duhet të rrinë në shtëpi. Maskat duhet ta përdorin personat e infektuar ose ata kanë që i kanë pasur kontakt për të mos e transmetuar. Nuk mbrojnë qytetarin e shëndoshë.

/Ora News/

Covid-19/Lapsaxhinjtë nuk paguhen për të llogaritur ndjenjat njerëzore. Ata vetëm vizatojnë konturet e ardhshme të planetit.

Nga Ilir Shyta

Sa herë që matem të shkruaj ndonjë status mbi ritmin e çmendur të zhvillimit të botës, e cila po rend pa kthim drejt hiçit ose mbylljes së një cikli, më duket sikur shoh diku në ato ndërtesat hijerënda ku gatuhen fatet e botës, një grumbull njerëzish që bëjnë llogari. 

Sa duhet të vdesin e sa duhet të lindin, që ta frenojmë pak ritmin… Çfarë duhet të shpikim, që të heqim qafe moshën e tretë se po na hanë lekët kot, si duhet t’i trembim njerëzit që të mos përdorin makina se iu mor fryma planetit, si mund ta ulim pak prodhimtarinë e ekonomisë se u kalbën stoqet nëpër magazina, si mund t’u japim ndonjë shuplakë shteteve që na bëjnë karshillëk me zhvillimin marramendës, si ta frenojmë vanitetin e kotë që e krijuam me duart tona me vaska floriri e qytete bukëpeshku në mes të shkretëtirave (se duhet të bjerë edhe pak borë në Dubai se s’ka lezet), si të bëjmë të kthehemi pak pas, se ndoshta nga rubinetet tona të florinjta shkon ndonjë pikë edhe në gojën e atyre që qëllimisht i lamë të varfër… 

Dhe shpikëm Koronavirusin.
Nuk vret fëmijë, nuk vret të rritur, nuk vret të shëndetshëm. Vret vetëm pleq të sëmurë që s’i duhen as dreqit dhe i kushtojnë shtetit miliona dollarë e euro. Nuk vret shumë njerëz por i tremb të gjithë për vdekje. Vret ekonominë, ndalon rrotën, mbyll rubinetat. Por pastron ajrin, shkund raportet, sheshon disnivelet, rihap lojën. 

Të mëdhenjtë, të kamurit, dobësohen, dalin të gatshëm për të rinisur nga e para. Të vegjlit vdesin, ose dalin kockë e lëkurë dhe nuk mbijetojnë. Peri këputet gjithmonë aty ku është më i hollë. Por kjo është pjesë e lojës, pjesë e planit. 

Vdekjet dhe ekonomitë janë vetëm shifra për statistikat e mëvonshme. Si ajo pema që krasitet ose i rrallohen frutat kur bën shumë, që ato që mbeten të rriten më të shëndetshme.

Lapsaxhinjtë nuk paguhen për të llogaritur ndjenjat njerëzore. Ata vetëm vizatojnë konturet e ardhshme të planetit.
Po ne? Të lutemi që të mos jemi ajo pjesa e hollë e fillit. Dhe mos ju dorëzoni dëshpërimit…!

Koronavirusi nuk kursen as manastiret, infektohen 59 murgesha në Itali

Dy manastire me murgesha në Itali, janë futur në karantinë pasi atje u konstatua se 59 gra ishin prekur nga koronavirusi. Në manastirin “Figlie di San Camillo” në Anagnina të Grottaferrata, rajoni Lazio, rezultuan pozitive 40 murgesha, ku një prej tyre është shtruar në spital.

Po ashtu u izolua edhe instituti i “Motrave Engjëllore” në San Paolo në rrugën Casilina të Romës, ku rezultuan pozitive 19 murgesha.

Lidhur me të dyja rastet po kryhen hetimet epidemiologjike për të zbuluar origjinën. Në Itali numri total i të prekurve ka arritur 41035, ndërsa i viktimave në 3405.

 

LAJM I FUNDIT/ Arrin në 70 numri i të prekurve në vend

Ka shkuar në 70 numri i personave që janë prekur me koronavirus në vendin tonë.Të dhënat e reja i ka bërë me dije sot zvMinistria e Shëndetësisë në përditësimin më të fundit të situatës, pas testeve të kryera në 24 orët e fundit, ku jane testuar 35 persona. Prej tyre kane dale pozitiv 6 raste te reja, 5 raste ne Tirane dhe 1 rast ne Fier.

Mira Rakacolli
Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja)
– dhe një 82 vjeçare nga Fieri.

Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:
• Tiranë 50 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 7 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetar

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.
Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar.

3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127!
Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.

Italia në kolaps nga Koronavirusi, Presidentja e Shoqatës së Spitaleve jep alarmin: Nuk ka më ilaçe

Ditën e djeshme u shënua numri më i madh i vdekje në një ditë nga COVID-19, ku 475 persona humbën jetën si pasojë e virusit.
ITALIA- Sistemi shëndetësor italian është në kolaps, pasi kronavirusi është përhapur në masë dhe nuk ka ma as shtretër për të sëmurë, por as vende në varreza për ata që humbin jetën. Ditën e djeshme u shënua numri më i madh i vdekje në një ditë nga COVID-19, ku 475 persona humbën jetën si pasojë e virusit.

Por krahas viktimave që po shtohen dita ditës, Italia tashmë po përballet me një prblem akoma më të madhe. Në një reagim për mediat Presidentja e Shoqatës së Spitaleve në Itali, Simona Creazzola, ka thënë se ka mungesë barnash dhe spitalet nuk po furnizohen siç duhet.TgCom shkruan se bëhet fjalë për rënien e sasisë së ilaçeve që ndihmojnë në lehtësimin e pasojave të ko ronavirusit, të cilat mungojnë në Lombardo dhe Veneto, por dhe në jug spitalet kanë nisur të shfaqin probleme.

 

TË LUTEM !! Le të jemi ndryshe, t’i tregojmë botës kulturën, bindjen, dashurinë për familjen, për jetën!

Për ty qytetar i pabindur

Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“ mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +.

TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, t’i ndalësh jetën dikujt, t’i plagosësh zemren një nëne, vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi.

Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes prindërit e mi në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.

Unë që po të drejtohem, jam një femër, një motër, një vajzë, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për t’i shërbyer mikut, familjarit apo edhe ty.

Ne jemi po ata sot, që ndërkohë, që ju kërkohet të rrini në shtëpi për të “shpëtuar” veten tuaj dhe atë të komunitetit, ne jemi po BRENDA spitaleve, për t’i shërbyer po mikut, familjarit apo ty.

Nuk u ankova kur toka u dridh, por sot më ulëret shpirti. Sot ndihem e pafuqishme, sot ndihem e mbytur sikur askush nuk më dëgjon. Unë nuk i kërkoja dot zotit të ndalte tërmetin, vetëm i lutesha atij, ama sot unë të kërkoj ty që të ndalosh Virusin.

Unë sot, të kërkoj ty të izolosh këtë armik që ndodhet jashtë, kudo, në Shqipëri dhe në Botë.

Unë sot, të lutem ty mos të më marrësh jetën mua, kolegut tim, familjarëve të mi apo të çdo qënie njerëzore.

Unë sot, të lutem të më dëgjosh, që ajo Shqipëri e vogël, me plagë plotë ende të pashëruara mos të vuaj më shumë.

Unë sot, të lutem ty sot që të izolosh veten, që të gëzosh dhuratën më të shtrenjtë që është “Jeta“. Duaje Jetën tënde, timen, të çdo kujt.

QËNDRO NË SHTËPI. Na lini ne, ashtu siç jemi betuar, me ngarkesën emocionale, lodhjen fizike, shpirtin e ndarë nga familjarët, të kurojmë ato jetë sot COVID-19 +, pa rritur më shumë numrin e tyre. Mos plagosim më shume familje, mos presim më jetë në mes.

TË LUTEM !! Le të jemi ndryshe, t’i tregojmë botës kulturën, bindjen, dashurinë për familjen, për jetën!

T’i tregojmë në fund botës që ne e Fituam Luftën me COVID-19 me sa më pak jetë të humbura!

TË LUTEM, QËNDRO NË SHTËPI!

Me Respekt,
Dr. Romina SELENICA
Itali