Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas videos së postuar nga kryeministri Rama, i cili pretendoi fillimisht se ishin pamje të marra nga Spanja, ku policët godisnin me shkopinj gome qytetarët, për respektimin e masave kufizuese, në luftën ndaj koronavirusit.
Me një shënim në facebook, Manjani shkruan se “nuk ka polic e ushtar që shtin n’popull që shkon të blejë bukë”.Më tej, Manjani i thotë kryeministrit se “nuk bëhet dot trim me filma të huaj”, ndërsa shton: “rri aty te Kinostudio Shqipëria e Re. Ka akoma episode nga Plaku Mere…”.
Postimi i plotë:
Nuk ka polic e ushtar që shtin n’popull që shkon të blejë buk, o zotni!!!
Mblidhi ato të shkreta se le nam!
Thuaj me vete “kupa me kapak, kupa pa kapak”. Përsërite prap kur ta mbarosh… Mos harro! Kupa është me kapak…
Po, bëj qejf edhe pak bëj! Trego përralla me polic Algjerianë e helikopterë Amerikanë. Këto të fundit nuk guxon njeri tja tregojë amerikanëve as për shaka e jo si kërcënim.
Nuk bëhesh dot trim me filma të huaj!
Rri aty te Kinostudio Shqipëria e Re. Ka akoma episode nga Plaku Mere… Luaje Mere Fizin se të shkon!
Kujdes, as Sali Protopapën, që do bënte namin “bashkë me gjermanin”, nuk e luan dot. Gjermani shkon lirisht për pazar…
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se vendi i tij arriti të ndalojë përhapjen masive të koronavirusit dhe se situata ishte nën kontroll, falë masave agresive të marra herët.
A e ka Rusia nën kontroll pandeminë nga koronavirusi? Sipas informacioneve të publikuara nga zyrtarët rusë, strategjia e Putinit duket se ka funksionuar.
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus është çuditërisht i ulët, pavarësisht se Rusia ka me Kinën kufirin më të gjatë ndërkombëtar dhe regjistroi rastin e parë me virusin vdekjeprurës në muajin janar.
Në botë, numrat janë në rritje, por Rusia, një vend me 146 milionë banorë, ka më pak raste të konfirmuara se Luksemburgu, me vetëm 253 persona të infektuar. Në anën tjetër, Luksemburgu ka një popullsi prej vetëm 628 mijë banorësh, sipas Factbook World CIA, dhe deri këtë të shtunë ka raportuar 670 të prekur dhe 8 të vdekur.
Masat e hershme të Rusisë, siç ishte mbyllja e kufirit të saj prej 2600 milje me Kinën që në 30 janar dhe vendosja në karantinë e disa zonave, mund të kenë ndikuar në ngadalësimin e përhapjes së virusit, kanë thënë disa ekspertë.
Rekord testimesh
“Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha, teste, teste, teste”, kujtoi Dr. Melita Vujnovic, përfaqësuesja e OBSH në Rusi, për CNN. “Rusia kështu veproi, që nga fundi i janarit”, thotë ajo, e cila shton se Rusia mori një seri të tjera masash, përveç testimeve.
“Testimi dhe identifikimi i rasteve, gjurmimi i kontakteve, izolimi, këto janë të gjitha masat që OBSH propozon dhe rekomandon, dhe ato u zbatuan edhe nga Rusia”, shprehet më tej Vujnovic. “Distancimi shoqëror social është masa e dytë që filloi të zbatohet relativisht herët”.
“Rospotrebnadzor”, Vëzhguesi Shtetëror i Konsumatorëve të Rusisë, bëri të ditur të shtunën se kishte kryer më shumë se 156 mijë teste për koronavirusin në total. Në Rusi nisën testimet masivisht që nga fillimi i shkurtit, duke u përqendruar të udhëtarët që vinin nga Irani, Kina dhe Koreja e Jugut. Për krahasim, kjo ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të marsit.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se edhe Rusia nuk kishte mangësi, pasi nuk testoi udhëtarët që vinin nga Italia ose vende të tjera të prekura, duke u kufizuar vetëm me vendosjen e tyre në një karantinë dy javore. Shumica e rasteve me koronavirus në Rusi, kanë shkuar pikërisht nga Italia, sipas zyrtarëve të shëndetësisë ruse.
Skepticizmi te qytetarët
Pavarësisht këtyre të dhënave, Rusia lufton me një skepticizëm të gjerë, një trashëgimi e së kaluarës së saj sovjetike. Në rrjetet sociale, rusët kanë ngritur pyetje që i referohen rekordeve të dobëta të transparencës së vendit nga Chernobyl-i, te epidemia e HIV / AIDS në vitet 1980. Por autoritetet kanë reaguar menjëherë duke kundërshtuar atë që ata e shohin si informacion të rremë.
Në fillim të marsit, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, detyroi të fshihej një postim ku pretendohej se numri i rasteve me koronavirus kishte shkuar në 20 mijë, por qeveria ruse po e mbante të fshehtë atë. Në anën tjetër, disa ekspertë kanë ngritur dyshime për besueshmërinë e sistemit të testimit të Rusisë, i cili varet nga një laborator i vetëm.
Akuzat e kundërshtuara nga Kremlini dhe OBSH
Anastasia Vasilyeva, mjeke e Alexey Navalny dhe drejtuese e sindikatës së Aleancës së Mjekëve, bëri bujë me një seri videosh, në të cilat ajo pretendonte se autoritetet ishin duke fshehur shifrat e vërtetë të koronavirusit, duke përdorur pneumoninë dhe infeksionin akut të frymëmarrjes si diagnozë.
“Ata thanë se shkaku i vdekjes së pacientit të parë me koronavirus ishte tromboza”, tha Vasilyeva për CNN. “Është e qartë, askush nuk vdes nga vetë koronavirusi, por nga komplikimet, kështu që është shumë e lehtë të kryesh manipulime”.
Zyrtarët e Shëndetësisë në Moskë mohuan akuzën dhe thanë se ata po testonin pacientë me pneumoni për koronavirus. Po ashtu edhe, Dr. Vujnovic, nga OBSH, ishte skeptike në lidhje me pretendimin e Vasilyeva-s.
Mbi këto pretendime, foli të mërkurën edhe Putin, i cili u shpreh se qeveria mund të mos ketë një pamje të plotë të situatës nga koronavirusi, por nuk po i fsheh shifrat.
Këtë javë, numrat janë rritur ne Rusi, me 30 deri në 50 raste të reja çdo ditë dhe numri i të prekurve pritet të rritet, duke qenë se Rusia po kryen më shumë testime. Mëngjesin e së shtunës, “Rospotrebnadzor” publikoi një shifër potencialisht më shqetësuese krahasuar edhe me numrin e të prekurve aktualë, kur tha se 36,540 persona janë duke u mbajtur nën vëzhgim pasi dyshohet se mund të jenë të prekur.
Ndërkohë, qeveria mori masa më të rrepta, duke anuluar ngjarjet publike dhe mbylljen e kufijve, me disa përjashtime. Megjithatë, në anën tjetër, Putin ka nënshkruar një dekret që cakton një referendum mbarëkombëtar për ndryshimet kushtetuese më 22 prill, të cilat i hapin rrugë atij të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036. Autoritetet janë zotuar të mbajnë nën kontroll situatën nga koronavirusi, por deri më tani data e referendumit nuk është ndryshuar.
Emisioni investigativ italian, “Le Iene”, ka shkruar në lidhje me videon e postuar nga Rama, i cili pretendoi fillimisht se ajo ishte nga Spanja, në të cilën shiheshin disa policë me shkopa gome duke goditur njerëzit, për respektimin e masave kufizuese.
Emisioni italian thotë se kjo është një “fake news”, pasi në fakt, u publikua në 7 Mars në Twitter nga Algeria Revolt, që tregonte dhunën e policëve në Algjeri, ndaj demonstruesve.
Shkrimi i publikuar nga “Le iene”
Kryeministri shqiptar Edi Rama postoi një video në faqen e tij në Facebook, ku policë përdorin shkopat e gomës për të shpërndarë turmën. Ai thotë se vjen “nga Spanja, ku një person vdiq çdo 4 minuta dje” nga koronavirus. Por kjo nuk është e vërtetë.
Kryeministri shqiptar Edi Rama po përballet me rastet e para të koronavirusit që shpërtheu në vendin e tij: sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 76. Dhe për të ftuar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi autoritetet kenë miratuar masat kufizuese të kontrollit, Rama ka publikuar një video në Facebook që ka edhe aromën e lajmeve të rreme, por edhe të kërcënimit.
Kryeministri i Shqipërisë mund të llogarisë në Facebook një ekip të madh prej mbi 1.2 milion fansash. Disa orë më parë, në mesin e postimeve të tij të shumta, shfaqet një video në të cilën policë shihen duke u përplasur me një turmë e duke goditur disa persona. Në faqen e Ramës thuhet se “video vjen nga Spanja, ku një person vdiq çdo 4 minuta dje. Unë e publikoj atë për këdo që dëshiron të shkojë në pazar”. Nga Spanja një video ku agjentët përplasen me popullinë? Ndoshta një episod që lidhet me kontrollimin e koronavirusit, si do të sugjeronit shoqërimin e videos me ftesën për të qëndruar në shtëpi?
Në pamje të parë, megjithatë, mund të përjashtohet kategorikisht që është një video e lidhur me masat kufizuese në Spanjë. Videoja, në fakt, u publikua në 7 Mars në Tëitter nga AlgeriaRevolt, me tekstin: “Policia pa dallim rrahu sot demonstruesit paqeruajtës dhe kalimtarët në Algjeri”.
Gjithashtu në 7 mars, siç raportohet nga Al Arabyia, policia algjeriane arrestoi rreth dhjetë protestues gjatë një demonstrate antiqeveritare. Gjatë operacionit, policia dyshohet se shpërndau afro 300 demonstrues duke marshuar në kryeqytet.
Dhe nën postimin që shoqëron videon, Edi Rama përfundon: “Zbatimi i ligjit ka një përgjegjësi historike të veprojë me zero tolerancë”. Fjalë që duken si kërcënime të vërteta. Kundër koronavirusit vlen çdo armë, qoftë lajm i rremë, qoftë shkop gome?
Lojtarët me koronavirus te Juventusi duket se nuk kanë fund.Pas Matuidi dhe Ruganit, ditën e sotme është konfirmuar se edhe Dybala së bashku me të fejuarën e tij kanë rezultuar pozitv në testin e kryer.
Paulo Dybala ka konfirmuar se ai dhe e dashura e tij kanë rezultuar pozitiv në analizat për coronavirusi.
Është raportuar që disa ditë se sulmuesi argjentinas është infektuar me virus, mirëpo nuk dëshiron të bëjë publike.
Në një postim në Intagram, sulmuesi argjentinas ka bërë të ditur se së bashku me të dashurën janë prekur nga pandemia botërore.
“Përshëndetje të gjithëve, dua t’iu informoj se unë sapo kam pranuar rezultatet e testeve të Covid-19, dhe të dy unë dhe Oriana kemi dalë pozitivë. Për fat të mirë, jemi në gjendje shumë të mirë. Faleminderit për mesazhet. Përshëndetje për të gjithë”, ka shkruar ai.
Tashmë lojtarët e Juventusit janë vetëizoluar e disa prej tyre kanë rezultuar edhe pozitiv e po largohen nga Italia.
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 4825, që do të thotë janë 793 viktima në 24 orët e fundit.
Rastet janë shtuar me 4821 duke e çuar në 42681 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 6072 dhe 2857 janë në gjendje kritike. Rajonet më të prekura janë edhe një herë Lombardia, Emilia-Romagna, Veneto, Marche dhe Piemonte.
Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 12773.
Më poshtë është lista e plotë e siguruar nga Mbrojtja Civile e numrit të rajonit të pacientëve Covid-19
Nga viktimat e ditës së sotme vlen të theksohet se vetëm në zonën e Lombardisë e cila është edhe epiqendra e koronavirsut janë shënuar 546 viktima në 24 orët e fundit.
Një sherr masiv ka ndodhur këtë mesditë në Korçë. Ngjarja është shënuar për shkak të radhëve të gjata të krijuar para një furre buke.Sikundër shihet edhe në video, para furrës së bukës është krijuar një radhë e madhe, pas urdhrit të dhënë nga kryeministri për mbylljen e gjithçkaje gjatë kësaj fundjave, si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.
Kjo nuk është foto e bërë nga unë, më erdhi nga një qytetar, i cili shkruan “ju thoni qëndroni në shtëpi, ata hipin në taracë”! Për mua është e pabesueshme. Nuk mund t’ju besoj syve që qytetarët të mblidhen në taracat e pallateve, a thua aty nuk infektohen nga virusi, ndërkohë që virusi mund të jetë midis tyre, secili nga ata mund të jetë i infektuar, dhe edhe pa simptoma, transmetohet nga njeri person te tjetri.
Pse duhet kjo sjellje, pse vallë gjithë kjo indiferencë dhe shpërfillje ndaj një epidemie si kjo, që po merr mijëra jetë njerëzish në pak ditë dhe jo larg, por në Italinë fqinje.
Pse duhet vallë të përjetojmë një skenar si ai i Italisë fqinje kur e kemi në dorë vet ta parandalojmë dhe shumë thjesht. Vetëm duke qëndruar në shtëpi. Kaq pak duhet nga ju të dashur qytetarë! Vetem kaq, te qendroni ne shtepi. Dhe kjo eshte shume per ne, eshte ndihma me e madhe dhe e vetme qe mund te na jepni. Qendrimi ne shtepi eshte e vetmja mundesi dhe arme qe kemi ne dore per te ulur vrullin e kesaj epidemie, per ta ndalur e perballur ate. Ndryshe skenari italian nuk eshte larg. Vetem ne mjeket nuk mundemi, me ju ja dalim!
Nga vjeshta dhjetëra mijëra vetë mund të marrin vaksinën kundër virusit Corona, sipas kreut të firmës bioteknologjike, CureVac në Tybingen të Gjermanisë.
Kreu i firmës bioteknologjike gjermane në Tybingen, CureVac, Franz Werner Haas ka bërë të ditur, se nga vjeshta është i mundur furnizimi i dhjetëra mijëra vetëve me një vaksinë kundër virusit Corona. Të dhënat përkatëse për këtë do të jenë gati në tremujorin e tretë të vitit, tha Haas për revistën gjermane “Wirtschaftwoche” – Java Ekonomike. “Nëse të dhënat janë të mira, dhe autoritetet japin OK-in e tyre, atëherë mund të fillojmë që këtë vit me një studim të gjerë. Dhjetëra mijëra vetë mund të marrin ndërkohë vaksinën“, tha Haas. “Nëse vaksina për masën e gjerë është në dispozicion këtë vit apo në vitin 2021, kjo varet nga konkluzionet e studimeve klinike dhe vendimi i autoriteteve përkatëse.”
Në një repart ekzistues mund të prodhoheshin sipas tij “në vit 200-400 milionë doza vaksine” kundër virusit Corona. Faza e parë e prodhimit ndërkohë ka filluar. CureVac, që së fundmi mori nga Bashkimi Europian 80 milionë euro mbështetje, kërkon ta përdorë investimin e BE për zgjerimin e reparteve të prodhimit. Në vitin 2022 zgjerimi i repartit mund të jetë në funksion. “Aty mund të prodhojmë në vit 1 miliardë doza vaksine dhe më shumë kundër virusit”, tha Haas për gazetën. Reparti mund të përdoret edhe për prodhimin e vaksinave të tjera, në rast të shpërthimeve të ngjashme të epidemive.
Në mes të marsit u bë e ditur, se presidenti Donald Trump ishte përpjekur për të siguruar ekskluzivisht për SHBA një vaksinë kundër Coronës me një shumë të lartë financiare. Pas disa raportimeve në media, firma deklaroi, se nuk ka pasur një përpjekje të tillë të presidentit amerikan. /DW.COM
Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 76 persona, 6 prej të cilëve u raportuan sot si raste të reja, dalin detaje nga gjendja e pacientëve që ndodhen të shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT.
Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se ne Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar.
Njoftimi:
Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19: – 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive – 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti. Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste. Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është si vijon:
Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar. 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ edhe pas testit konfirmues që përfundoi mbrëmjen e djeshme. Por edhe pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.
Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Mënyra e vetme për ta ndërprerë këtë zinxhir është që qytetarët të vetëizolohen dhe të shmangin sa më shumë kontaktet.
Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale I drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!
Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.