Banorët thyejnë karantinën, nisin protestat dhe revolta në Tiranë kundër qeverisë (Video)

Një grup qytetarësh që jetojnë afër zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në Tiranë kanë dalë sot pasdite në protestë, duke thyer rregullat e karantinës. Siç shihet dhe nga pamjet, ata janë grumbulluar në rrugë, si të ishte një ditë normale.

Kauza e protestës së tyre ishte mungesa e ndihmës nga shteti, pasi janë ankuar se janë lënë në mëshirë të fatit gjatë gjithë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Pas nisjes se protestës forca të shumte Policie kanë shkuar aty, por nuk dihet nëse ka pasur të shoqëruar apo jo.

Italia gati të rihapë dy aeroporte javën tjetër

Italia dha lajmin sot se do të rihapë dy aeroporte. Ky lehtësim do ndodhë gjatë javës së ardhshme. Lajmi bëhet i ditur nga Repubblica.Mësohet se do rihapet një aeroport në Romë dhe një në Firence, disa javë pas mbylljes për shkak të pandemisë nga koronavirusi.Zyrtarët kanë filluar të lehtësojë masat kufizuese. Aeroportet Italia i mbylli më 13 mars.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit Paola De Micheli nënshkroi, në marrëveshje me Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, dispozitën për rifillimin e funksionimit të plotë të aeroporteve të Romës, Ciampino dhe Firence, Peretola”, shkruajnë mediat italiane.

Duke filluar nga 4 maj, sipas njoftimit nga ministria e Transportit, të dy aeroportet do të rihapen për udhëtarët për të përmbushur nevojat e shtuara në trafikun ajror dhe në të njëjtën kohë të kryhen testimet dhe një sere ekzaminimesh te tjera për te pare nese kane shenja te Covid-19 udhëtarët.

Kur do të hapen parukeritë, lokalet dhe qendrat tregtare ?Kur vjen lehtesimi i masave te reja …

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se prej 11 majit do të lehtësoshen masat për një tjetër grup biznesesh. Bëhet fjalë për parukeritë, berberët, dentistët dhe dyqanet që ndodhen në qendra tregtare.Këto biznese do të hapen me protokolle rigoroze sigurie.Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja.

Për sa i përket bareve, lokaleve dhe restoranteve, nga 18 maji do të vlerësohet hapja e këtyre subjekteve.”Nëse të dhënat janë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësojmë hapjen e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjieno-sanitare,”

Gjithashtu, po vlerësohet zgjerimi i lëvizjes së automjeteve pa autorizim, brenda qarqeve dhe fashave orare 05:00-17:30.

NDRYSHIMET PËR LËVIZJEN NË FUNDJAVË:FARMACITË DHE USHQIMORET DO JENË TË HAPURA TË SHTUNË

Pensionistët: Do të lejohen të lëvizin lirisht të shtunën dhe të dielën, deri në orën 10:00.
Prindërit me fëmijë deri në moshën 14-vjeçare: Do të lejohen të lëvizin lirisht të shtunën dhe të dielën, nga ora 11:00 deri në 17:30.

Këtë fundjavë farmacitë dhe ushqimoret do të qëndrojnë hapur të shtunën deri në orën 17:30, ndërsa të dielën të gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.

Në fundjavë, do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.

Zonës së gjelbër do ti shtohen edhe 18 bashki, emrat

Nga data 4 Maj do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë,Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë, Selenicë”, bëri të ditur Ministria e Shendetesisë.Në kete faze mungon Bashkia Korçë edhe pse sot mund te konsiderohet “e paster”, pasi nuk ka raste te reja prej 13 ditesh.

“Zonat e gjelbërta” do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të percaktuara më parë për këto zona.

Çfarë janë zonat e gjelbra?

Zonat e gjelbra quhen qarqet, bashkitë dhe qytetet me risk të ulët të transmetimit të infeksionit.

Cilat janë zonat e gjelbra aktuale ?

1. Qarku Dibër;
2. Qarku Gjjirokastër;
3. Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
4. Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd;
5. Bashkia Divjakë.

Çfarë ndodh në zonat e gjelbra?

1. Në zonat e gjelbra, lëvizja e pensionistëve është nga 6:00-08:30 të mëngjesit.
2. Qytetarët e tjerë lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.
3. Në zonat e gjelbra, parqet vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe nuk lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike.
4. Sa i takon mjeteve private të transportit, ato të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.
5. Nuk lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore. Përtej këtij orari, qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.

Itali/ Rekord të shëruarish, bie numri i viktimave. Ulet me rreth 3000 persona numri i rasteve aktive

Buletini i fundit i lëshuar nga Mbrojtja Civile tregon nje rekord të shëruarish dhe ulet numri i viktimave. Ulet me rreth 3000 persona numri i rasteve aktive.Në 24 orët e fundit janë regjistruar 285 vdekje (dje ishin 323). Numri i total i viktimave në Itali ka arritur në 27.967.Numri i përgjithshëm aktiv i personave pozitivë ndaj virusit eshte 101.551 (dje ishte 104.657). Numri i përgjithshëm i rasteve të personave të prekur nga Covid-19 që nga fillimi i monitorimit të shpërthimit ka arritur në 205.463.Rastet e reja sot jane 1,872 (dje rritja ishte +2.086).

4,693 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit (dje shifra ishte 2.317 persona të testuar negativ për tampon), për gjithsej 75.945 pacientë të rikuperuar.Ndersa pacientët në ambientet spitalore janë 18.114 (dje ishin 19.210), prej të cilëve 1.694 në kujdes intensiv (dje ishin 1.795).

Në Itali janë kryer gjithsej 1 milion e 979 mijë teste, ku 69 mijë prej tyre janë kryer në 24 orët e fundit, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të testeve të kryera brenda një dite.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Franca,Gjermania

Flet mjeku Pipero: Vera do jetë e shëndetshme, bëhuni gati për…

Në një lidhje me emisionin “Dita Jonë” në “A2”, mjeku Pëllumb Pipero ka bërë parashikime në lidhje me ecurinë e COVID-19 në vendin tonë.Mjeku tregoi se numri i rasteve të inféktuara me Covid-19 në Shqipëri ka ardhur në zbritje, ndërsa janë shtuar të shëruarit.Sipas Piperos, rastet e reja asimptomatike nuk janë tregues i epidemisë dhe do të shërbejnë më vonë për studim.

Mjeku tregoi se faza e dytë e virusit do të zgjasë shumë pak, ndërsa ka mundësi shumë të vogël që epidemia të kthehet në verë.Megjithatë, kjo nuk përjashton mundësinë që të shkojmë në plazh.

Po shtohet çdo ditë numri i pacientëve që shërohen dhe numri i rasteve të rénda është më i reduktuar. Natyrisht, media preferon më shumë lajmin, preferon të tregojë rastet e reja pozitive, por këto raste janë asimptomatike dhe nuk janë tregues i epidemisë. Ato janë thjesht tregues epidemiologjik që do t’i shërbejnë më vonë studimeve epidemiologjike për të na treguar se sa na preku koronavìrusi. Epidemia po kalon dhe po bie në mënyrë të qëndrueshme.

Faza e dytë zgjat pak më shumë, por duhet ta dimë që vìrusi është ende duke qarkulluar mes nesh. Duhet të jemi të kujdesshëm për të shikuar ritmin e transmetueshmërisë. Nuk mund të jemi tërësisht të sigurt pa pasur vaksìnë apo ìlaç kundër Covid-19. Por, muaji maj do të na gjejë shumë më të relaksuar. Mundësia e rikthimit në verë është e vogël, por mendoj se mund të ketë valë të dytë në vjeshtë apo dimër. Jam besimplotë që do të kemi një verë të shëndetshme dhe do të kemi edhe plazhe.”- u shpreh Pipero…

OBSH: Modeli suedez Anti-COVID, vlen për t’u ndjekur nga gjithë kombet

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), ka lavdëruar modelin e Suedisë, në luftën kundër koronavirusit, duke këshilluar dhe kombe të tjera të ndjekin të njëjtën rrugë.Suedia është i vetmi vend, i cili nuk aplikoi masa shtrënguese karantinimi për popullsinë, por u bazua në thirrjet për të mos dalë nga shtëpia për personat e riskut. Në Suedi nuk u mbyllën lokalet, nuk e ndalua lëvizja e njerëzve apo automjeteve dhe jeta vazhdoi normalisht, pa fasha oraresh dhe rregullash të përcaktuara.

Dr Mike Ryan, eksperti i lartë i urgjencave në OBSH, tha të mërkurën se leksioni që vjen nga vendi skandinav vlen për t’u mësuar dhe nga kombe të tjera. Ryan vuri në dukje se në vend të bllokimeve ky vend ka aplikuar një politike publike rreth distancave sociale, mbrojtjes dhe përkujdesjes në institucionet shëndetësore.

“Ajo që ka bërë ndryshe qeveria suedeze është marrëdhënia me qytetarin, dhe aftësia apo gatishmëria e qytetarëve të saj për të respektuar vetë-distancimin. Pra në vend të diktimit të rregullave, ata kanë zbatuar partneritetit me qytetarin”, tha Ryan.

Bar-kafe në Suedi, data 26 prill

Më tej ai shtoi se në rast se duhet t’i rikthehemi një vendi pa bllokime, Suedia është modeli më i mirë që e përfaqëson atë. Suedia nuk mori masa bllokuese për shkak të pandemisë COVID-19, dhe për këtë u kritikua jo pak nga vendet anëtare të BE-së por edhe nga vetë OBSH.

E megjithatë, ajo deri më tani ka shënuar 20 mijë raste dhe 2000 vdekje në total, shumë më pak se vende si Belgjika për shembull, që numëron 40 mijë raste infektimi dhe gati 8 mijë vdekje megjithëse ka të njëjtin numër popullsie me Suedinë. Në rrugët e Stockholmit apo dhe qyteteve të tjera për asnjë çast nuk është bllokuar jeta ekonomike dhe sociale e vendit.

Lokalet janë të hapura, shkollat fillore dhe gjimnazet po ashtu. Rregullat kanë pasur të bëjnë me shtrëngimin e masave për të moshuarit dhe ndalimin e hyrje dhe daljeve nëpër azile.

Zonë shërbimi, Suedi, 26 prill 2020

Në disa foto të publikuara nga Daily Mail, që i përkasin datave 22 deri më 26 prill shfaqen njerëz pa maska dhe të ulur në lokale të cilët shijojnë ngrohtësinë e parë të pranverës në vendin skandinav, në ndryshim nga vendet e tjera të evropës, ku njerëzit duhet ta shijojnë pranverën nga ballkonet apo dritaret e shtëpive.

Mënyra se si e përballoi pandeminë Suedia, ka ngritur dyshimin se masat karantinuese në vendet e evropës, nuk kanë qenë efikase dhe përvec stresit psikologjik të shoqërisë, rrënimit të ekonomisë nuk kanë sjellë efektet e pritura.

Rastet e Italisë, Spanjës, Francës apo dhe Anglisë janë dëshmia më e mirë për këtë.

Greqia hap sezonin turistik në korrik, por i trembet plazheve bosh

Greqia shpreson të mirëpresë turistët nga korriku, por hotelierët presin një sezon të zymtë, të frikësuar se pandemia e koronavirusit do t’i mbajë vizitorët larg dhe plazhet bosh.Turizmi është një nga të ardhurat kryesore për Greqinë. Ai tërhoqi 34 milion vizitorë vitin e kaluar, duke sjellë 18 miliardë euro (19.52 miliardë dollarë) të ardhura, rreth 10-12% të prodhimit ekonomik, dhe siguroi punësim për rreth një të pestën e fuqisë punëtore.

“Turizmi po përballet me krizën e tij më të madhe të brezit tonë,” tha presidenti i shoqatës hoteliere të Korfuzit, Charalambos Voulgaris, pronar i dy resorteve në ishullin grek në detin Jon.

Brigjet e gjata të plazhit, disa mbushur me rreshta shezllonesh që qëndrojnë bosh në Korfuz dhe hotelet si Voulgaris pyesin nëse do të hapin dyert e tyre këtë verë.Një bllokim nga 23 marsi për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ishte efektive në Greqi pasi shmangu nivelet e larta të viktimave si në disa vende të Europës, pritet të japë dhe kostot. Greqia tani po përpiqet të shpëtojë atë që ka mbetur nga sezoni.

Trafiku i pasagjerëve pësoi humbje në 90% me tragetet, sipas Shoqatës së Biznesit të Transportit të Pasagjerëve, dhe në masën 59% për fluturimet vendase dhe ndërkombëtare në mars, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil.

Muzikë dhe alkool/ Po festonin fundin e misionit në Breshia, gjobitet ekipi i mjekëve shqiptarë

Pak orë përpara mbylljes së misionit në Itali, grupi i parëve i mjekëve dhe infermierëve kanë kryer një veprim, për të cilin janë vënë në krye të faqeve të para të medias italiane.Gazeta “Corriere della Sera” shkruan se ata kanë festuar mbylljen e misionit me muzikë dhe birrë, por për këtë arsye janë gjobitur. Ata kanë thyer karantinën, por edhe janë grumbulluar më shumë se numri që lejohet.

Misioni i tyre është mbyllur me birra dhe festë të çmendur, por edhe me një gjobë të majme prej 500 euro.Shqiptarët u denoncuan për shkak të festës dhe zhurmave në hotel në Breshia. “Ata vendosën të festojnë ditën e fundit të punës dhe kthimin në atdhe me një festë në njërën nga dhomat e hotelit: kjo nuk kaloi pa u vënë re nga pronari i hotelit në Breshia, ku po qëndronte ekipi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, kështu që brenda pak minutash, forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe i gjobitën dhe i paditën, pasi disa shfaqën rezistencë” – shkruhet në mediat italiane.

Nuk do të jetë një histori me fund të lumtur për personelin shëndetësor që mbërriti në Itali 29 marsin e shkuar për të ndihmuar spitalet lombardë në vështirësi. Ardhja e tyre ishte përshëndetur me entuziazëm jo vetëm nga institucionet, por edhe nga qytetarët”, thuhet në media.

“Për fat të keq, disa nuk arritën të zbatojnë rregullat e bllokimit dhe shkuan në festime. Në fakt dhjetë prej tyre u gjetën në një dhomë hoteli në Breshia. Mes tingujve të muzikës dhe birrës ata kishin filluar festimet. Por gjithçka përfundoi kur erdhi policia dhe gjobiti të pranishmit. Gjërat u komplikuan kur disa prej mjekëve reaguan keq ndaj gjobave”, vijon portal italian. Dy prej tyre, janë paditur për rezistencë dhe fyerje. Policia ka nisur hetimet për episodin dhe do të hedhë dritë mbi incidentin.

Ilaçi Remdesivir, mjekja shqiptare në SHBA në krye të ekipit që zbuloi kurën ndaj Covid 19

Kontributi i komunitetit shqiptar në luftën globale kundër pandemisë COVID-19 është për t’u vlerësuar. Studimi më i fundit dhe më i besueshmi, në bazë të organizimit, strukturës së studimit dhe numrit të pacientëve, për efektin e terapisë anti-virale, Remdesivir, ndaj COVID-19 tregoi rezultate premtuese, bazuar në analizat preliminare. Ky studim u sponzorua nga Instituti Nacional për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID), pjesë e Instituteve Nacionale të Shëndetësisë të SHBA (NIH).

Studimi nuk ishte i hapur për publikun deri dje, dhe kjo është arsyeja pse askush nuk ishte në dijeni që aspekti i tij farmaceutik për Qendrën Klinike të Institucionit Nacional të Shëndetësisë (NIH) u drejtua nga Dr. Zana Blaku-Tanushi, që është me origjinë nga Prishtina.

Dr. Zana Blaku-Tanushi punon si farmaciste klinike në fushën e kërkimeve shkencore në mjekësi, në qendren klinike të Institutit Nacional të Shëndetësisë (NIH).

Sipas Dr. Blaku-Tanushi, edhe pse rezultatet janë ende preliminare dhe duhet të bëhet analizë e plotë e të gjitha të dhënave, ky është një hap premtues drejt krijimit të një armamentariumi efektiv në menaxhimin e këtij virusi. Remdesivir është një antiviral, prodhuar nga GILEAD Sciences, Inc, i cili është një analog nukleozid, konkretisht një analog i adenozines tre-fosfate (ATP), i cili futet në zinxhirët e ARN-së virale, duke shkaktuar ndërprerjen e tyre të parakohshme.

E lindur në Prishtinë, Dr. Blaku-Tanushi mbërriti në Shtetet e Bashkuara në 1999 si refugjate nga Kosova. Pasi mbaroi shkollën e mesme në New York, ajo u regjistrua në Universitetin St. John’s në Nju Jork, ku përfundoi studimet Bachelor në Farmaci, dhe më pas vazhdoi në Programin e Doktoratures në Farmaci në po të njëjtin Universitet. Pasi përfundoi studimet e doktoratës, ajo filloi praktiken në Spitalin Montefiore, Spitalin Universitar për Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein, ku iu ofrua pozita e përhershme sapo mbaroi praktikën. Pas disa viteve të kontributit, ajo u promovua në një pozitë të Farmacistit Kërkimor brenda Sistemit Mjekësor Montefiore.

Puna e saj hulumtuese tërhoqi vëmendjen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që i ofruan pozitën e Farmacistit Klinik në Kërkimet Shkencore në Mjekësi në Bethesda, Maryland, ku edhe punon që nga viti 2017.Illyria

Edhe 15 të shëruar në 24 orët e fundit, ja 6 zonat në vend ku të gjithë pacientët e mundën koronavirusin

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470. Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik ka bere me dije sot gjate deklarates se perditshme te ministrise se Shendetesise, se aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19.

Sipas saj, numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh.

Nderkohe qe referuar hartes se perhapjes, ka lajme te mira per numrin e larte te te sheruarve. Keshtu, ne 6 zona ne vend te gjithe pacientet e prekur rezultojne te sheruar. Ato jane, Korça Lezha, Kavaja, Rrogozhina, Mallakaster dhe Tropoja

SHKON NË 773 NUMRI I TË PREKURVE ,QARKU I KORÇES I RIKUPERUAR PLOTESISHT

Ka shkuar në 773 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë. 7 raste te reja te konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 3 raste ne Kruje, dy ne Tirane dhe dy ne Shkoder.Korça “e paster”, tashme asnjë rast i ri pozitiv prej 13 ditesh.Juglindja edhe pse te prekur ka 19 qytetare nga Covid-19, fatmirësisht nuk ka rezultuar me asnjë humbje jete.Ku prej tyre te gjithe qytetaret e kane fituar betejen me semundjen.Situata ne Qarkun e Korçës eshte rekuperuar plotësisht pasi Juglindja e vendit tashme nuk ka asnje person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 235.

Dr.Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 7 raste të reja, shkon në 773 numri i të prekurveDeri tani, 470 të shëruar nga COVID19

Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Si çdo ditë, ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve nga COVID 19 ku sot rezulton se numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus.
Nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 persona të dyshuar me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 8253 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 773 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470.
Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh.
Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:

Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar.
Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Kalo: Nuk dihet kur e ka fundin pandemia e COVID-19

Mjeku infeksionit Tritan Kalo deklaroi se virusi është ende i pranishëm në Shqipëri. Ai u shpreh se është e rrezikshme të bëhen parashikime të tilla nëse pandemia kalohet në muajin maj, sepse nuk dihet fundi i saj por edhe fillimi i këtij virusi nuk është qartë i përcaktuar.

Parashikime të tilla janë fatale po të bëhen, sepse e gjithë bota është përpara një infeksioni që nuk dihet kur e ka fundin, dihet kur e ka fillimin por edhe atë fillim nuk e ka qartë të përcaktuar, ka shumë abuzime në lidhje me fillimin e pandemisë.

Tendenca që thuhet për përfundimin në fillim të majit dhe që bota po fillon të hapet, niset nga fakti se numri i të shtruarve, dhe të infektuarve kanë tendence pozitive në rënie çfarë dikton ekonominë të marrë frymë por mbi të gjitha të marrë frymë mendja njerëzore e cila e mbyllur në një paraburgim virusal e bën njeriun të ketë çrregullime psikologjike. Këto çrregullime tek ne janë të shtuara edhe nga ato që janë trashëguar nga tërmeti i 26 nëntorit”, tha Kalo për Abcnews.

Grupi i parë/ 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë do të kthehen në atdhe

Grupi i i 10 mjekëve dhe 20 infermierëve shqiptarë të cilët shërbyen në spitalet e rajonit të Lombardisë në ndihmë të kolegëve italianë për përballimin e situatës me Covid-19 e ka mbaruar misionin.Ata do të rikthehen tashmë në Shqipëri pranë familjarëve të tyre. Para nisjes drejt Shqipërisë ata kanë shkrepur dhe një foto ndërsa në duar mbajnë flamurin shqiptar, atë italian dhe flamurin e rajonit të Lombardisë, raporton Ora Neës. Aktualisht në Itali ndodhet grupi i dytë i ekipit mjekësor shqiptar, me 60 mjekë dhe infermierë.

Grupi me 30 mjekë dhe infermierë u nisën drejt Italisë me 28 mars dhe dy ditë më vonë, me 31 mars ata filluan punës.

Në rajonin e Lombardisë aktualisht numri i pacientëve në terapi intensive është 634 dhe 7120 janë të shtruar në struktura spitalore.