LAJM I MIRË – Klubet shqiptare përfitojnë nga UEFA 4.3 milion euro si mbështetje për situatën e pandemisë…

Federata Evropiane e Futbollit ka ndarë 236.5 milionë euro për të gjitha federatat anëtare në këto kohë të vështira. Një lajm fantastik ky për FSHF dhe klubet shqiptare që do të përfitojnë plot 4.3 milion euro. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin. Ai deklaroi se kjo ndihmë po bëhet për të përballuar situatën me Covid-19.

Sporti ynë po kalon një sfidë të vështirë të provokuar nga COVID-19. Për pasojë, kemi ndarë një pagesë deri në 4.3 milionë euro për çdo federatë, që do të derdhet për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe atë që do të vijë dhe që anëtarët tanë mund ta përdorin në mënyrën më të arsyshme për të ndihmuar komunitetin futbollistik.Besoj se ky është një vendim i përgjegjshëm për të ndihmuar sa më shumë të gjithë dhe jam krenar për unitetin që futbolli po tregon gjatë kësaj krize. Pa asnjë dyshim, futbolli do të kthehet shpejt në qendër të jetëve tona, do të kthehemi në normalitet. Kur të vijë momenti, futbolli duhet të jetë gati t’i përgjigjet kësaj thirrjeje”, tha Ceferin.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka dhënë leje për heqjen e kushteve për pagesën e bërë përmes programit HatTrick.”Fondi HatTrick zakonisht u shpërndahet federatave për të mbuluar kostot dhe për të ndihmuar në zhvillimin e zonave specifike. Por UEFA ka vendosur të lejojë secilën shoqatë të vendosë prioritetet e veta, pas ndikimit negativ të koronavirusit në futboll”, njofton UEFA

Norvegjia rihapën shkollat fillore pas 6 javësh të mësimit nga shtëpia

Norvegjia të hënën e filloi rihapjen e shkollave fillore pasi qeveria e këtij vendi vlerësoi se përhapja e koronavirusit është vënë nën kontroll.Një javë pas çerdheve, në shtetin skandinav u hapën edhe shkollat për fëmijët e moshës gjashtë deri në 10-vjeçare. Ata ishin duke mësuar nga shtëpia për gjashtë javë. Megjithatë, numri maksimal i nxënësve në një klasë do të jetë 15.

Norvegjia ka filluar që në mënyrë progresive t’i largojë masat e vendosura më 12 mars kundër përhapjes së koronavirusit të ri.

Përveç shkollave, edhe sallonet e parukerive dhe ato stomatologjike morën leje për ta rifilluar punën e tyre, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.Sidoqoftë, shumë masa të tjera do të vazhdojnë të mbeten në fuqi, përfshirë ndalimin e ngjarjeve sportive dhe kulturore dhe rregullat për distancim fizik.Deri të dielën, Norvegjia i ka regjistruar 7,505 raste të koronavirusit dhe 193 të vdekur, ndërsa numri i pacientëve të shtrirë në spitale ka rënë në masë të konsiderueshme javëve të fundit.

Italia vazhdon betejën me Covid-19, në 24 orë 333 viktima, 199 414 të infektuar në total

Buletini i fundit i publikuar nga Mbrojtja Civile Italiane nënvizon një rënie të theksuar të numrit të infeksioneve të reja nga Coronavirus ndërsa numri i viktimave është pak më e lartë se dje. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 333 vdekje (dje ishin 260). Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arritur në 26.977.Numri total i personave pozitiv eshte 105.813 (dje ishin gjithsej 106,103). Me 15,508 raste, Piemonte kristalizon shkëputjen nga Rajoni i Emilia Romagna per nga numri i infeksioneve (kjo e fundit ka 12,225 njerëz aktualisht pozitive). Por, Lombardia është gjithnjë në epërsi,pasi eshte rajoni më i prekur, me 35.441 të infektuar.

Numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 që nga fillimi i monitorimit të epidemisë ka arritur në 199.414,sot kishte 1.739 raste te reja (dje ishte + 2,324).

1,696 persona jane sheruar (dje shifra e rikuperimit ishte pak më e mirë me 1,808 persona që testuan negativisht për tampon), kur totali ka arritur 66,624 persona të rikuperuar. Aktualisht janë 20,353 pacientë në ambientet spitalore (dje ishin 21.372), prej të cilëve 1.956 në kujdes intensiv (dje ishin 2,009).

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Franca,Gjermania

“Reagimi i fortë i mjekut Tritan Kalo:”Po fitimet tuaja për PPP, KÇK e tendera do t’i ndani me ne?”

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka shperthyer sot kunder politikaneve qe sipas tij prej 30 vitesh e kane zhytur vendin ne qorrsokak.Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai shkruan se “tani DUHET JU së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që JU keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!”

Postimi i Kalos :

KRIZËN do t’a përballojmë bashkë.” (I.B.)….Dakord, PO FITIMET tuaja si Politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, TENDERAVE, PRIVATIZIMEVE KLIENTELISTE, etj., të 30 këtyre viteve Demonkraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!…..APO lopa do të vijoj të mbetemi NE taksapaguesit, “il poppolo Albanese”, ndërsa QUMËSHTI do vjoj të milet e të shijohet vetëm nga JU….NO WAY….Sa mirë na zhytët në qorrsokaket e DEMON-KRACISË “Made in Albania” me yshtjen tuaj “Bashkëfajtorë, Bashkëvuajtës”, tani DUHET JU së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që JU keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…HAPINI sytë e mëndjes ju Bashkëkombas…..Quoa vadis Shqipëria ime!!!

SHKON NË 736 NUMRI I TË PREKURVE ,ASNJË RAST I RI NE KORÇËS

Ka shkuar në 736 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë. 10 raste te reja te konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 9 raste ne Tirane dhe 1 ne Shkoder.Korça përsëri “e paster”, asnjë rast i ri pozitiv.Juglindja edhe pse te prekur ka 19 qytetare nga Covid-19, fatmirësisht nuk ka rezultuar me asnjë humbje jete.Ku prej tyre 18 qytetare e kane fituar betejen me semundjen.Situata ne Qarkun e Korçës po vjen drejt nje rekuperimi te plotë pasi Juglindja e vendit tashme ka vetem 1 person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 233.

Dr.Mira Rakacolli nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 10 raste të reja, shkon në 736 numri i të prekurve.Shkon në 422 numri i të shëruarve

Prof. Mira Rakacolli

Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes SocialeNë kuadër të informimit të përditshëm për situatën e infeksionit Sars-Cov2 dhe sëmundjes COVID-19, ju bëjmë me dije se:Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212persona të dyshuar me COVID-19.Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Deri në këto momente janë testuar 7491raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736raste.Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve.Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 %e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit.Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Legjenda Kaka dhe besnikeria e shfaqur për Milan

Pas 6 sezonesh ku me fanellën kuqezi të Milan-it fitoi gjithçka, braziliani Ricardo Izecson dos Santos Leite në janar të vitit 2009 merr një lajm nga i ati:
“Ka ardhur një superofertë nga Anglia dhe Milan-i është i gatshëm ta pranojë. Bëhet fjalë për Manchester City-n.”
Në kulmin e karrierës, Kaká merr sinjalet e para se nuk konsiderohej më i paprekshëm.

“Në Milano në atë kohë isha shumë i lumtur. Jeta ime po shkonte siç dëshiroja. Adhuroja klubin, qytetin dhe familja ime ishte ambientuar më së miri. Skuadra luftonte çdo sezon për të fituar Champions-in dhe kur im atë më telefonoi u shtanga.
City kishte kontaktuar direkt Milan-in dhe jo mua fillimisht, siç ndodh zakonisht në këto raste.”

Projekti i sheikëve në Mançester ishte në fillimet e tij.
Verën paraardhëse City kishte afruar në skuadër Robinho-n ndërsa tani në janar po ofronin një shumë marramendëse për Kaká-në, me të cilin shpresonin t’i jepnin një fytyrë ndërkombëtare planit të tyre ambicioz.

Dhe e bëjnë duke kontaktuar drejtpërdrejt klubin që ka në pronësi kartonin e brazilianit. Milan-i pranon ofertën.
“Fakti që klubi ishte dakord me shitjen time më bëri që të dyzohesha.
Përpara se ta merrja vesh ndihesha qendër e projektit dhe as që e çoja nëpër mend largimin. Por tani që Milan-i ishte i gatshëm të pranonte ofertën gjërat nisën të ndryshojnë. Qe një periudhë shumë e vështirë për mua. Ishte janar dhe ishim në aktivitet.
Im atë fluturoi për në Mançester për të diskutuar detajet e marrëveshjes ndërsa paraqitjet e mia në fushë pësuan rënie. Kisha humbur siguri.
Kur erdhi koha për të vendosur përfundimisht nëse do pranoja apo jo ofertën angleze, dhjetëra tifozë u mblodhën poshtë apartamentit tim duke thërritur kundër largimit. Kur në telefon im atë më thonte se duhet të ktheja përgjigjen përfundimtare, unë vazhdoja të dëgjoja thirrjet e tifozëve.”

Kaká pas shumë ditësh meditim e lutje, kthen përgjigjen përfundimtare:
“Baba, falenderoji për ofertën por nuk dua të lëviz nga Milan-i…”

Më pas një skenë që bëhet e famshme botërisht për tifozerinë kuqezi, është ajo e brazilianit që del në ballkonin e apartamentit të tij dhe me fanellën me numër 22 ndër duar u lë tifozëve të kuptojnë se do vazhdojë të jetë pjesë e Milan-it.Në verën e ardhshme, Ricardo Izecson dos Santos Leite kalon te Real-i i Madridit. Milan-i jepte sinjalet e para të ndryshimit të politikave financiare në klub ndërsa braziliani feston sot 38 vjetorin e lindjes…

Nga Pjesa e tretë