Koronavirusi që nga janari në Shqipëri? Mjeku Kalo nuk e përjashton: Pati një rritje të…

Mjeku, Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë për koronavirusin nuk e përjashton mundësinë që virusi të ketë qarkulluar në vendin tonë që prej muajit janar, marrë shkas edhe nga numri i lartë i qytetarëve që kanë pasur shenja klinike të ngjashme me ato të Covid 19.Testi serologjik që do të nisë nga e hëna me stafet mjekësore te Infektivi dhe Shefqet Ndroqi, thotë ai për Ora News, do të hedhin dritë edhe në këtë drejtim.

“Te ne mundet të ketë ardhur, gjithmonë janari dhe shkurti shoqërohet me një kulm të grupit ose infeksioneve grip ngjasuese. Sars Cov2 nuk ka asnjë element klinik përveç disa imazheve radiologjike më specifike se infeksionet e tjera virale që nuk janë dhe ato të gjitha të lidhura me Covid 19.Studimi që do të bëhet dhe që nis të hënën na orienton dhe në këtë drejtim. Nëse i kemi të gjithë të testuar mundet që imuniteti IgG të jetë zhvilluar para datës 8 mars kur është izoluar rasti i parë”, shprehet Kalo

Mjeku i njohur sqaron se se çfarë janë analizat serologjike per te cilat po e aplikojne dhe shume shtete te tjera te Europes.

“Individët që trajtohen pozitiv për Covid 19 dhe popullata jashtë këtij grupi zhvillojnë atë që quajnë imunitet.Testet serologjike synojnë për të përcaktuar tre shkallë të imunitetit në popullatë. Nëse nuk gjenden antitrupëza në organizëm do të thotë se ky organizëm nuk ka qenë fare në kontakt me virusin dhe në çdo kohë mund të bëhet pre e një infeksioni të tillë. Së dyti në organizëm pas ditës së 7 të kontaktit me virusin zhvillohen antikorpet IgM dhe pas ditës së 14 dhe 20 shfaqen antitrupëza që shfaqin imunitet më të qëndrueshëm”, thekson Kalo.

Sipas tij, përmes testit serologjik përcaktohen tre grupe individësh, individë pa asnjë imunitet, individët që kanë vetëm IgM dhe ata që kanë IgM dhe IgG që do të thotë se janë tashmë të imunizuar nga një kontakt ndoshta dhe pa zë nga ky infeksion.Fillimisht është menduar të bëhet paralelisht me PCR dhe më pas është menduar të shtrihet më gjerë në popullatë.

Mjeku i njohur infeksionist thotë se paraprakisht ky test do të zhvillohet nga laboratori i QSUT në bashkëpunim dhe me ISHP dhe më pas do të jenë autoritetet që do të vendosin.”Është përcaktuar që do të jetë laboratori në QSUT në bashkëpunim me ISHP pastaj mundësia e bërjes do të përcaktohet nga autoritetet gjithmonë pasi të vlerësohen testet dhe teknika e përcaktimit. Në laboratorin e QSUT testet janë të vlerësuar, teknika që do të përdoret është tashmë e vlerësuar dhe efikase. Më pas do të mendohet për të shtrirë gamën e ekzaminimit të popullatës”, u shpreh Kalo.

Nju Jorku i gjunjëzuar, disa shtete në SHBA po shkojnë drejt lehtësimit të kufizimeve

Disa shtete amerikane pritet të njoftojnë të premten orare për heqjen e kufizimeve që synojnë reduktimin e pasojave të pandemisë, një ditë pasi Presidenti Donald Trump publikoi udhëzimet për një rihapje me faza të ekonomisë së vendit të dëmtuar rëndë.

Në Teksas dhe Florida, guvernatorët republikanë pritej të publikojnë planet për një rihapje graduale, sipas njoftimeve në media. Qyteti i Jacksonville në Florida do të lejojë rihapjen e plazheve dhe parqeve me disa kufizime.
Rihapja do të kërkojë kohë dhe do të bëhet në hapa të matur e të menduar mirë” shkruante në Twitter kryetari i bashkisë së Jacksonville Lenny Curry
.”

Ndërsa vendosim mbi hapjen është e rëndësishme që njerëzit të vazhdojnë të ruajnë distancën fizike. Plazhet dhe parqet tani për tani do të hapen me kufizime. Nuk do të ketë grupime të mëdha“, shkruante ai.

Të premten, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio anuloi të gjitha aktivitetet e planifikuarapërgjatë muajit maj. Ai tha se ngjarjet e planifikuar për në qershor ishin në proces shqyrtimi.Zoti de Blasio shtoi Nju Jorku ka vendosur një “standard të lartë” për rinisjen e ngjarjeve të mëdha e që përfshijnë një numër të madh njerëzish.

Të enjten Nju Jorku dhe gjashtë shtete të tjera në verilindje të vendit e zgjatën afatin e urdhrave të qëndrimit në shtëpi deri më 15 maj.Burimi:Noa

“I kam sytë me lot”, mjeku Pëllumb Pipero emocionohet gjatë intervistës

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është emocionuar sonte gjatë një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë”.Moderatori Arian Çani i vendosi videon që disa fëmijë ia kanë dedikuar mjekëve që janë në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit.

Kjo video e ka emocionuar shumë mjekun.

“Sot duhet të jesh mjek të përjetosh këto emocione, është e jashtëzakonshme. I kam sytë me lot, është e jashtëzakonshme. Duhet të jesh aty në spital dhe të dëgjosh këto vajza që të përjetosh këto emocione. Ju përqafoj fortë ato dhe juve që na i sollët këto emocionuese”, ka thënë mjeku i emocionuar.

Ministri i sportit dhe Presidenti i Federates në Itali jep lajmin e madh: Stërvitjet e skuadrave fillojnë në maj

Presidenti i Federatës Italiane të Futbolli (FIGC), Gabriel Gravina, ka bërë thirrje që të rifillojë sa më shpejt sezoni futbollistik.Me përhapjen e pandemisë Covid-19, kampionatet vazhdojnë të jenë të pezulluara.Synimet janë që skuadrat të kthehen në fushën e blertë më 4 maj, por varësisht prej përhapjes së Covid-19, situata mund të ndryshojë.Megjithatë, Gravina bën thirrje që futbolli të rifillojë për hir të Italisë, duke insistuar se ata që janë kundër rifillimit të Serie A, nuk e duan futbollin, por as Italinë.

Ai u shpreh:

Ndaj shpresën me ministrin Spadafora, për rikthim më 4 maj. Është moment kompleks për vendin, ekonominë dhe futbollin, gjë që është një nga industritë më të rëndësishme në vendin tonë. Ata që provokojnë anulimin e sezonit, nuk e pëlqejnë futbollin ose italianët dhe duan ta largojnë shpresën për të ardhmen.

Ndersa ministri i sportit italian Vincenzo Spadafora thekson :

“Javët e ardhshme do të jenë thelbësore për të kuptuar evolucionin e situatës së kujdesit shëndetësor dhe nëse mund të kthehemi për të luajtur sport”.”Shpresojmë se me datën 4 maj që skuadrat të rikthehen në stërvitje, por me dyer të mbyllura”, deklaroi Spadafora.

Italia drejt kthimit në normalitet, ja kur do hapen ndërmarrjet, dyqanet, gjykatat, restorantet

Ndonëse përjetoi ditë të vështira për shkak të COVID-19, Italia po përgatit për hapjen. Pasi faza e parë është bërë publike, ekspertët po ideojnë edhe fazën e dytë të hapjes. Instituti i Shëndetit ka bërë me dije se edhe në fazën e dytë masat do të jenë të rrepta, e kryesisht masat për distancim fizik.

Sipas eksperte, rikthimi në normalitet të plotë pritet në vitin 2021.

Ja subjektet që do hapen

Në 18 prill pritet të hapen ndërmarrjet industriale

Në 18 prill pritet të hapen ndërmarrjet agrare

Punonjësit do të përdorin maska dhe do mbajnë distancë fizike

Me 4 maj parashikohet hapja e dyqaneve

Më 4 maj do të rinisë lëvizja e njerëzve, por me maskë dhe duke mbajtur distancë sigurie me njëri-tjetrin.

11-12 maj parashikohet hapja e gjykatave

18-25 maj parashikohet hapja e restoranteve

Më 31 maj, Italia parashikon të hapë kampionatin e futbollit dhe sporteve të tjera kolektive.

Në shtator parashikohet hapja e shkollave me turne

Më tej ekspertët kanë bërë me dije se në rast se do të ketë një shpërthim të dytë, menjëherë do të shpallet “zonë e kuqe”.”Ne kemi nevojë për distancim fizik edhe më të ashpër.”, -theksoi drejtori i sëmundjeve infektive por në një fazë të ardhshme 2. “Ne do të duhet të ruajmë masa të distancimit shoqëror. Dhe natyrisht që ato do të jenë të rrepta. Jo vetëm kaq: Kur të arrijmë në një kohë kur virusi do të qarkullojë pak më avash, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme të forcojmë kontrollin mbi territorin.

Një masë që mund të ndikojë gjithashtu në udhëtime, përfshirë pushimet verore. Duket shumë herët të përgjigjem se çfarë do të ndodhë për pushimet”, tha ai.Ekpertët kanë bërë me dije se kur të nisë edhe hapja, çdo veprim do të jetë i kontrolluar për t’i shpëtuar kështu mundësisë për një shpërthim të dytë të pandemisë.

Reagon Policia e Shtetit,Leja për daljen e pensionistëve,ja çfarë duhet të kenë të gjithë parasysh

Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit se pensionistët në të gjithë vendin, në qendrat urbane do të lejohen ditën e shtunë të lëvizin me këmbë deri në orën 11 paradite.Në njoftimin shpërndarë për mediat, bëhet me dije se në rrugë do të jenë forca policore të cilat do të kujdesen që kjo liri dalje të bëhet në mënyrën e duhur dhe duke respektuar distancimin social.

NJOFTIMI I PLOTE

Bazuar në urdhrin e fundit të Kryeministrit të vendit, për lejimin e pensionistëve për të dalë ditën e shtunë deri në orën 11:00, Policia e Shtetit do të mirëpresë e asistojë pensionistët, për të respektuar distancimin social.Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pensionistëve që të mos ulen në grupe nëpër parqe apo lulishte, të mos jenë më shumë se dy persona bashkë dhe pas orës 11:00, duhet të kthehen në banesë. Shërbimet e Policisë do të jenë pranë tyre për çdo rast nevoje që ata mund të kenë.

Ndërkohë, në të gjithë vendin do të vijojnë kontrollet e pandërprera kryesisht në qendrat urbane, për respektimin e karantinës. Do të lejohen të qarkullojnë me makinë, të pajisur me autorizim apo në këmbë, në itinerarin shtëpi – punë – shtëpi, pa asnjë ndalesë të gjithë personat që kanë autorizim për të punuar gjatë fundjavës.Të gjithë të tjerët duhet të respektojnë masat kufizuese për të mos dalë nga banesa deri në orën 05:00 të ditës së hënë, duke përjashtuar lëvizjet për emergjencat mjekësore

50 jetë të humbura më shumë se një ditë më parë por bie numri i të infektuarëve dhe shtohen të shëruarit nga virusi në Itali

Sipas buletinit më të fundit të Mbrojtjes Civile të ilustruar nga Angelo Borrelli,Në 24 orë u regjistruan 3.493 raste të reja me COVID-19 rreth 300 më pak se një ditë më parë. Por ka një numër të lartë të pacientëve të shëruar. Në total të shëruarit janë 42.727 persona, 2563 vetëm në 24 orët e fundit.Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 575 si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Sic e shohim kemi një rritje krahasuar me ditën e djeshme, 50 të vdekur më shumë.Deri në këto momente numri i viktimave në Itali nga Covid-19 ka arritur në 22 745(dje kishte 22.1170 dhe viktimat në 24 orë kishin qenë 525).

Rastet e përgjithshme të infeksionit që nga fillimi i monitorimit të shpërthimit janë tani  172.434.

Sipas kreut të Emergjencave Civile, Andrea Borrelli lajm i mirë është që po vijon të ulet numri i personave të shtruar në terapinë intensive.

Numri i personave në kujdesin intensiv bie: ata janë 2,812 (-124 krahasuar me dje kur ishin 2.936).

Te shperndara sipas Rajoneve

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Franca,Gjermania

Greqia shtyn deri në 15 maj hapjen e kufijve tokësore dhe detar me Shqipërinë, Italinë dhe Maqedoninë e Veriut

Greqia vendosi që të shtyjë deri në 15 maj hapjen e kufijve tokësore dhe detare me Shqipërinë, Italinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimit për shtyp, deri në 15 maj, nuk do të ketë asnjë linjë tokësore apo detare me këto vende. Gjithashtu nuk lejohet as qarkullimi i mjeteve turistike, skafe jahte etj.

Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit me pasaportë të këtyre vendeve, të cilët riatdhesohen drejtë vendeve të origjinës, por vetëm nëse plotësojnë deklaratën përkatëse dhe kanë autorizim nga ambasada e vendit përkatës.

Ndërkohë vazhdon normalisht kalimi i kamioneve të mallrave me këto vende.

LAJM I FUNDIT/ SHKON NË 539 NUMRI I TË PREKURVE ,ASNJË RAST I RI NE KORÇË

Ka shkuar në 539 numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë, 21 raste te reja te konfirmuar.Qarku i Korçës edhe pse te prekur ka 19 qytetare nga Covid-19, fatmirësisht nuk ka rezultuar me asnjë humbje jete.Ku prej tyre 16 qytetare e kane fituar betejen me semundjen.Situata ne Korçë po vjen drejt nje rekuperimi te plotë pasi Juglindja e vendit tashme ka vetem 3 persona pozitive Covid-19, te cilet jane ne gjendje te qendrueshme shendetesore.

Harta e të prekurve nga COVID-19 u shtri ne Kurbin, kurse harta u zgjerua ne Shkoder, Kruje dhe ne Tirane.

Dr. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.

Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283. Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 245 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 35 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 9 rast
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 2 raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.