Lejet e ripërtërira të qëndrimit të emigrantëve që punojnë e jetojnë në Greqi për periudhën e situatës së pandemisë së koronavirusit do të dërgohen me postë në shtëpitë apo adresat e deklaruara në shërbimin e të huajve nga vetë emigrantët.Ministria greke e Emigracionit publikoi në gazeten zyrtare të qeverisë greke vendimin, sipas të cilit, lejet e qëndrimit lëshuar nga shkurti deri në prill dhe në vijim do t`u dërgohen emigrantëve me shërbimin e veçantë të postës greke, me kosto të qeverisë greke.
Vendimi shmang paraqitjen e emigrantëve apo avokatëve të tyre në Qendrat e të Huajve, të cilat me një vendim të qeverisë greke janë mbyllur. Pak kohë më parë Qeveria greke vendosi të shtyjë me 5 muaj lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e dorëzimit të kërkesës për ripërtëritjen tyre për të gjithë emigrantët e huaj, pjesa dërrmuese e të cilëve janë nga Shqipëria.
Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare lejet e qëndrimit që skaduan nga 11 shkurti deri në 11 mars dhe ato që skadojnë nga 12 Marsi deri më 12 Maj ripërtërihen automatikisht deri më 12 tetor. Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit zgjatinjë javë më parë me 4 muaj edhe vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe kartat e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare.
Vendimi u vjen në ndihmë disa mijëra qyetarëve shqiptarë që kanë marrë apo aplikuar për azil në Greqi dhe dokumentet e tyre kishin skaduar apo skadojnë gjatë kësaj periudhe./VOA
Një 67 vjeçar banues në Korçë, ka mbetur viktimë e një sulmi me thikë sonte teksa kthehej në banesën e tij në lagjen nr 7 të qytetit, konfirmoi Policia.Mësohet se viktimë ka mbetur 67-vjeçari Petrika Treska, i cili ka ndërruar jetë në spital.I moshuari është gjetur i gjallë nga bashkëshortja e tij në afërsi të banesës. Bashkëshortja e ka dërguar menjëherë në spital 67-vjeçarin, por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetë.
Sipas bluve, ai ka mbërritur i plagosur në Spitalin e Korçës, por ka ndërruar jetë pasi nuk i ka rezistuar dot plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.04.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, në rrethana ende të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Buletini i fundit i lëshuar nga Mbrojtja Civile shënon një rënie të re në numrin e pacientëve pozitivë .Rënia e numrit të pacientëve Covid-19 filloi me të dhënat e 20 Prillit,me -20 persona, në 21 Prill kishte qenë shumë më domethënëse, duke arritur në -528 persona në 22 Prill kishte qenë – 10. Sot ulja pozitive aktualisht me -851 ndersa gjithsej jane ne total 106.848 (dje 107,699).Numri i viktimave ka shkuar në 25549, që do të thotë janë 464 viktima në 24 orët e fundit.
Sa u përket të shëruarve është një rekord i ri me 3033. Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani 57,576 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërkohë që 2267 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në terapi intensive.
Gjithsej, në Itali janë kryer mbi 1 milion e 513 mijë teste, ku mbi 66 mijë prej tyre janë bërë gjatë 24 orëve të fundit.Italia është vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi në rang global për numrin e viktimave, pasi SHBA tejkaloi shtetin fqinj për numrin e viktimave.
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Franca,Gjermania
Futbolli është ndaluar në mbarë globin prej koronavirusit, dhe ligat më të rëndësishme të planetit janë pezulluar. Por Bundesliga, ka dhënë shenja se do të rikthehet, me planet për të rinisur në Maj, në stadiume pa tifozë. Gjermania ka rezultatet më të mira deri tani në luftën ndaj covid 19, me testimet e mëdha dhe të hershme. Liga e futbollit gjerman, është e vendosur që ta përfundojë sezonin e ndërperë, bën të ditur BBC.
Drejtuesit e 36 klubeve profesioniste në vend, do të takohen të mërkuren për të marrë vendimin, për të rifilluar ndeshjet muajin që vjen, për të mbyllur kështu edhe sezonin. Por sfidat nuk janë të vogla.Ndërkohë, qeveria gjermane ka thënë se eventet me turma të mëdha njerëzish, do të jenë të ndaluara deri në Gusht. E vetmja mënyrë ngelet për t’i zhvilluar ndeshjet pa spektatorë. Do të jenë prezentë vetëm lojtarët dhe stafi teknik, si dhe ekipet e medias që do të transmetojnë duelet. Po ashtu edhe stafi i sistemit VAR.
Të gjithë këta, mendohet se nuk janë më pak se 300 vetë. Ky numër është në diskutim, pasi disa shtete, nuk e lejojnë një grumbullim të tillë. Me 30 prill pritet të merret vendimi. Gjithsesi, fjalën e fundit e ka qeveria. Por specialistët mendojnë se ndeshjet nuk mund të nisin më herët se 16 maji. Sipas ekspertëve, duhen teste të rregullta të lojtarëve dhe stafeve, çka do të thotë se për gjithë bundesligën,kerkohen të paktën 20 mijë teste deri në përfundim të sezonit.
Ndërkohë, disa ekipe i janë kthyer stërvitjes në fushë, por gjithsesi duke ruajtur distancat fizike mes lojtarëve.
Dardha është zbardhur paraditen e kësaj të enjte.Sot data shënon 23 prill dhe jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, por kjo nuk e ka penguar motin që të na surprizojë.Ulja e temperaturave, ka risjellë dëborën në Dardhë. Ky është një fenomen tejet i rrallë dhe aspak i zakonshëm për këtë kohë të vitit.
Ashtu sic shihet edhe në foton e mëposhtme, dëbora ka mbuluar çatitë e shtëpive dhe ka mbushur rrugët e këtij fshati të bukur të Korçës.
Dardha ndodhet 19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m.
Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore.Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit.
Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Cervantes në Spanjë.
I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë “Don Kishoti”. Kjo datë lidh edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.
Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.
Nga takimi i djeshëm mes drejtuesve të Federatës Italiane të Futbollit dhe Ministrit të Sporteve, pritej më shumë qartësi rreth rifillimit të kampionatit, por përfaqësuesi i qeverisë vendosi të marrë më shumë kohë për t’u konsultuar edhe me aktorë të tjerë, para se të dalë me një vendim final.Në fakt, burime për mediat italiane shpjegojnë se nuk ka asnjë kundërshti për rinisjen e stërvitjes së diferencuar më datën 4 maj, menjëherë pas përfundimit të masave të izolimit, të imponuara nga qeveria, por shqetësimi i klubeve lidhet me një tjetër aspekt tashmë.
Kjo pasi deri tani qeveria ka dhënë një miratim paraprak për rinisjen e stërvitjes, por ende nuk ka folur për asnjë moment për zhvillim ndeshjesh dhe klubet me të drejtë janë shprehur se do të ishte e panevojshme të zbresin në stërvitje, nëse nuk do të ketë një datë për të zhvilluar ndeshjet.
Gjatë ditës së sotme ministri i sporteve Vincenzo Spadafora pritet të mbajë një takim me ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues të Komitetit Shkencor që po menaxhon situatën e pandemisë në Itali, në prani edhe të kryeministrit Conte, për të diskutuar për një vendim final.Megjithatë paraprakisht është hedhur ideja që stërvitja të rinisë më 4 maj në mënyrë të diferencuar të paktën deri më 18 maj dhe sa i përket zhvillimit të ndeshjeve, mendohet që gjithçka të rinisë rreth datës 13 qershor, një periudhë kjo kur mendohet që në Itali të jetë rivendosur normaliteti.
Opsioni tjetër është ai i nisjes së seancave stërvitore vetëm më datën 18 maj, por në këtë rast do të duhej një zgjidhje tjetër për mbylljen e kampionatit, pasi nuk do të kishte kohë për zhvillimin e të gjithë ndeshjeve të mbetura.
Situata e paqartë në të gjithë botën e bën të detyrueshme që të ketë disa skenarë mbi mënyrën se si do të vazhdojë pjesa e futbollit në vende të ndryshme. UEFA mund të ndërhyjë për të marrë skuadrat në kompeticionet europiane sipas vendeve që ato kanë në renditjen e përgjithshme, e jo në renditjen aktuale të kampionateve që do të quheshin të pavlefshme.
Në bazë të një skenari të tillë, nga “Gazzetta dello Sport” deri të “Daily Mail” bëjnë me dije se UEFA ka kërkuar që gjithçka të përfundojë deri më 3 gusht.
Në Itali Nëse futbolli nuk do të nxjerrë verdiktet përfundimtare deri në datën 3 gusht ky vendim e dërgon Interin dhe Atalantën jashtë Champions League, ndërsa vendin e tyre do ta merrnin me këtë rregull Roma dhe Napoli.
SKENARI I PRITSHËM EDHE NE SHQIPERI
Nëse futbolli shqiptar nuk do të nxjerrë verdiktet përfundimtare deri në datën 3 gusht, pra që të saktësojë ekipet që shkojnë në Europë nëpërmjet kampionatit dhe ekipin fitues të Kupës së Shqipërisë, atëherë në kompeticionet europiane ekipet do të shkojnë në bazë të renditjes së UEFA-s bazuar në koeficientet e klubeve. Në bazë të kësaj, Tirana është do të ishte e humbura më e madhe në Shqipëri, bardheblutë gjenden në vend të 378- të, e për nga renditja e ekipeve shqiptare klasifikohen në vendin e shtatë.
I pari në këtë listë nga ekipet e Superiores në renditjen e UEFA-s është Skënderbeu që renditet në vendin e 182.Por korçarët kanë ende dënimin e Europës, që nëse do të hiqej në vendimin që pritet në qershor, atëherë i lejonte kalimin në “Champions”.Menjëherë pas Skënderbeut …
Në radhë renditen Kukësi (198), Partizani (241), Laçi (321), Teuta (374), Luftëtari (377) dhe Tirana (378).
Pesëdhjetë punonjës të një fasonerie në Korçë në mëngjesin e sotëm protestuan përpara drejtorisë së tatimeve sepse ju është refuzuar paga e luftës.Ata janë revoltuar, pasi u lajmëruan nga pronari i tyre për mospërfitimin e pagës së luftës.
Të gjithë u mblodhën përpara drejtorisë së tatimeve në Korçë duke protestuar pasi nuk përballojnë dot jetesën ne kushtet e pandemisë por edhe pasi të ardhurat e tyre të vetme janë pikërisht nga kjo fasoneri. Ata thonë se janë hequr nga puna para datës 10 dhe pronari ju ka hequr sigurimet.
Qytetarët thonë se të ardhurat e vetme për familjen e tyre janë nga puna në fasoneri.
Një punonjëse deklaron se si pasojë e mbylljes së punës nuk ka bukë të hajë: “Kemi dalë të protestojmë se thonë nuk na takon paga e luftës. Ne na takon se kemi paguar dhe sigurimet dhe tatimet, çfarë ka dashur pronari kemi bërë … kemi punuar … ama tani kërkojmë edhe ne të drejtat tona. Firma është mbyllur që nga adata 10 mars, ne jemi me sigurime.
Jemi 50 veta, ndërsa unë i kam të vetmet të ardhura. Punoj vetëm, jetoj vetëm, se prindërit më kanë vdekur. Ushqim s’kam, puna na është ndërprerë, për të na paguar asgjë. Si mund të përballohet? Tjetra ka fëmijën e sëmurë. Presim se çfarë mund të na thonë…”
Një tjetër puntore e fabrikës e ka me pronarin. Ajo fillimisht thotë se kanë punuar në kushte skandalozë, ndërsa kërcënon edhe drejtuesit e biznesit:
“Dua të ha unë, jam burrë e grua në atë punë. Duan të na hedhin në rrugë dhe shikoni në çfarë ndërmarrje kemi punuar ne, na është rrezikuar jeta. Jam punëtorja më e vjetër, kam 22 vjet punë. Kemi dërguar dy përgjegjësit atje dhe një djalë tjetër. Kemi 22 vjet sigurime.Mos të ma takojë mua një 400 mijë lekëshe të ha bukë?!Unë skam asnjë fëmijë asnjë gjë… Jam atje me burrë e grua. Jam borxhë deri në grykë. Afendikoi (pronari) më hodhi në rrugë, deri dje shtynte karrocën me burrin tim. Sa e vështirë është për mua?! Ja unë s’kam bukë të haj. Jo kamera, se unë dhe një vit punë kam, por afendikoi (pronari) me gjithë afendikeshën (pronaren), jo në vrimë miu të futen, por do ta djeg të gjallë. Në vrimë miu të futet, me këdo që ka mbrapa, se jam pa bukë.”
Ka shkuar në 663 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë. 29 raste te reja te konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 20 persona ne Tiranë ,7 raste ne Kruje dhe dy raste ne Shkoder. Qarku i Korçës edhe pse te prekur ka 19 qytetare nga Covid-19, fatmirësisht nuk ka rezultuar me asnjë humbje jete.Ku prej tyre 17 qytetare e kane fituar betejen me semundjen.Situata ne Korçë po vjen drejt nje rekuperimi te plotë pasi Juglindja e vendit tashme ka vetem 2 persona pozitive Covid-19, te cilet jane ne gjendje te qendrueshme shendetesore.
Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 29 raste të reja, 29 të shëruar në 24 orët e funditShkon në 663 numri i të prekurve, ndërmjet tyre 385 janë të shëruar
Dr. Rovena Daja Instituti i Shëndetit Publik
Ju informojmë për situatën e deritanishme të përhapjes së COVID19 në vendin tonë: Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë. Janë testuar 240 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID19, mes të cilëve një personel shëndetësor, e vetëizoluar në shtëpi. Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranë, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër. Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren. Deri në këto momente janë testuar 6509 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 663 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 29 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 385. Rezulton se deri tani Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë të shëruar. Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: – Tiranë 276 raste – Durrës 42 raste – Lushnje 6 raste – Elbasan 18 raste – Fier 36 raste – Kavajë 9 raste – Rrogozhinë 4 raste – Korçë 19 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 102 raste – Lezhë 14 raste – Berat 2 raste – Has 13 raste – Krujë 65 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 5 raste – Mirditë 3 raste – Kukës 11 rast -Mallakastër 1 raste – Kurbin 28 raste
Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Në kushtet e lehtësimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
Dita e sotme pritet të katakterizohet nga mot me reshje shiu në të gjithë vendin.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në qarkun Vlorë priten reshje intensive, në qarkun Gjirokastër mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, priten reshje mesatare.Në pjesën tjetër të territorit priten reshje të dobëta. Reshjet ne qarqet Vlorë dhe Girokastër pritet të jenë të shoqëruara me shtrëngata.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 10 / 17 °C
në vendet malore: 2 / 5 °C
ERA
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, veçanërisht në pjesën veriore të territorit.
Qeveria Greke,përballë rrezikut të mungesës së krahëve të punës ka vendosur të zgjasë edhe për 6 muaj lejet e punës të shtetasve të huaj që kanë ardhur në Greqi si punëtorë sezonalë. Argumentimi i këtij vendimi ka të bëjë me pamundësinë e fermerëve për të hartuar kontrata të reja pune lidhur me përballimin e nevojave të stinës.
Vendimi përfshihet në ligjin mbi përballimin e pasojave të Covid -19-s që u publikua me urgjencë në Fletoren Zyrtare. Posaçërisht për punëtorët sezonalë të bujqësisë thuhet:
Vlefshmëria e lejeve të punës që janë dhënë në bazë të nenit 13 a të Kodit të Emigracionit, shtyhet automatikisht për një periudhë 6 mujore që nga data e skadencës. Për t’u realizuar shtyrja e lejes së punës, duhet që punëdhënësi të paraqesë në autoritetin e policisë një deklaratë përgjegjësie, ku deklaron se do të vazhdojë të punësojë punëtorin sezonal. Autoriteti i policisë do të nxjerrë një vendim për shtyrjen e largimit nga Greqia të punonjësit sezonal.
Vendimi i ri favorizon një numër të konsiderueshëm shtetasish shqiptarë që aktualisht ndodhen në Greqi me leje pune 6 mujore, apo që u ka skaduar ditët e fundit dhe nuk mund të largohen për shkak të situatës së emergjencës. Sa i përket numrit të fuqisë punëtore që do të ketë nevojë bujqësia greke, do të përcaktohet nga ministria e bujqësisë./ Tv Tribuna