Presidenti Meta uron Pashkët: Sot po i kremtojmë me ‘dyer të mbyllura’! Një lutje edhe për mjekët

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot gjithë besimtarët për festën e Pashkëve. Në një mesazh publik, Presidenti shprehet se situata që po kalon vendi dhe gjithë bota, bënë që njerëzit në këtë festë të kenë më shumë shpresë dhe besim për të ardhmen.

Mesazhi i Ilir Metes:

Të dashur qytetarë shqiptarë!
Të dashur besimtarë katolikë dhe ungjillorë!

Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e Shenjtë të Pashkëve! Festën e Ringjalljes, të jetës, të shpresës dhe të dritës!
Sot Pashkët po i kremtojmë me “dyer të mbyllura” për shkak të pandemisë, që po shkakton shumë dhimbje, varfëri dhe frikë.
Ndaj më shumë se kurrë të gjithë kemi nevojë të ndjejmë thellë në shpirt e në zemrat tona mesazhin e Krishtit të Ringjallur, i cili na porosit: “Unë jam i Gjallë në mesin Tuaj, prandaj MOS KINI FRIKË”.
Ringjallja e Krishtit na siguron se Zoti, për këdo që e beson, është i pranishëm kudo, në çdo vend dhe në çdo kohë.

Ndaj le t’i shndërrojmë këto momente të vështira që po përjetojmë, në forcë e kurajo, sepse edhe fizikisht larg njëri-tjetrit, por me solidaritet e gjithëpërfshirje, ne mund dhe do t’ia dalim.
Sepse siç na porosit edhe Papa Françesku: “Ringjallja e Krishtit është forcë dhe kurajo në momentet më të vështira për mbarë njerëzimin. Dashuria na bën të shpresojmë në një botë më të mirë”.
T’i gëzohemi thjeshtësisë së Festës së Pashkëve në familjet tona, dhe le ta ndajmë gëzimin tonë në lutje për shëndetin e të afërmve tanë, për shërimin e të prekurve nga kjo pandemi dhe për të gjithë mjekët e infermierët, heronjtë tanë, që po shërbejnë me përkushtim e sakrifica të pashembullta në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari. Të lutemi edhe për priftërinjtë dhe klerikët që po ndihmojnë sa mundin dhe janë pranë kategorive më të përvuajtura.

Të ndajmë të mirat dhe lumturinë tonë veçanërisht me të moshuarit, të vetmuarit dhe njerëzit më në nevojë, të cilët më shumë se kurrë kanë sot nevojë, jo vetëm për dhembshuri, por për dashuri dhe ndihmë.
Ju uroj të gjithëve Pashkë të bardha e të bekuara, me shpresën që mesazhi i kësaj Dite të Shenjtë të sjellë ringjallje të vërtetë në shpirtrat e zemrat tona, në familjet tona, në shoqërinë dhe në mbarë kombin tonë!
Një urim të veçantë kam për komunitetin e dashur të shqiptarëve në Italinë mike të prekur rëndë nga pandemia, për arbëreshët e mrekullueshëm, për arbanasit fisnikë të Kroacisë, dhe për të gjithë besimtarët shqiptarë kudo ndodhen.

PASHKË TË MBARA! 🇦🇱

Mjeku Tritan Kalo: Jemi ende larg të thirrurit “Fitore”

Mjeku Tritan Kalo thotë se ende nuk ka ardhur momenti që të themi “Fitore”. Në një postim në Facebook, Kalo kërkon nga shqiptarët që të vazhdojnë të zbatojnë rregullat. Ai thotë se nuk duhet abuzuar me liridjalet, ndërsa bën thirrje që qytetarët të dëgjojnë vetëm specialistët.

Mesazhi i mjekut Tritan Kalo

DURIM, durim dhe vetëm durim…..PËRSËRITJA mbetet mama e dijes, dhe aspak baba e mërzitjes….Jemi ende larg së të thirrurit FITORE….Vetëizolimi, distancimi fizik, higjiena vetjake dhe ajo kolektive, ushqimi, ajrimi i mjediseve tona, rehidrimi po fillojnë të na shpërblehen, POR me orët e “liridaljes” nuk duhet abuzuar….UDHËT e Tiranës zhurmojnë dhe t’a thyejnë pak zemrën ku sheh pamje si më poshtë…..

Në spital me infermieret tona duararta e fjalëpakë të Pavjonit të parë, Mirën e Lulin si dhe me Agimin, i cili po përballet me Sars-Coc2/Covid-19 dhe këmbëngul që të bëjmë një foto së bashku….Fjalët në mesazhin e tij që bashkëshoqërojnë foton me të, janë prekëse dhe përmbajnë shumë mirënjohje: “Më bërë ta shijoj këtë shkëlqim dielli në dritaren time.

Përqafime me mirënjohje të thellë.”…. DËGJONI vetëm këshillat e specialistëve dhe jo ato të gjithologëve, për të mirën e shëndetit tuaj fizik dhe mendor….JU DUAM shumë, POR edhe ju duhet të doni më shumë veten tuaj, si dhe të respektoni përkushtimin e punën tonë….BASHKË ME SIGURI do ja dalim mbanë!!!

Nje videourim percjellin dhe heronjte e delegacionit te infermiere Shqiptare ne Itali per Pashket

Kjo kohe qe po kalojme eshte nje test per njerezimin.Sot, me shume se kurre kemi nevoje per Ringjallje dhe sherbimin mjekesor!”Simbolika e Pashkeve eshte unike! Eshte Shpresa!Nje urim te vecante na percjellin dhe heronjte e delegacionit te infermiere Shqiptare ne Itali.Nje video nga Korcarja Suela Horanlli.

E plote

Nga Spitali civil i Breshias Për z. Ermes Nassini dhe për të gjithë italianët !

Gezuar Pashket nga Delegacioni i Infermierëve Shqiptarë! Zoti na bekoftë të gjithëve … 🙏🙏🙏KorcaBlog

“Kulmin e kaluam në shkurt”, mjeku thirrje qeverisë: Provo çlirimin nga karantina, nëse kurba ngjitet

Mjeku kirurg, Gëzim Xhepa në një lidhje live për emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 është shprehur se kulmi i COVID-19 në Shqipëri ka kaluar në shkurt.Ai tha se Shqipëria në 5 javë nuk ka pasur kurbë ngritëse dhe nëse nuk e ka para pikun atëhere e ka mbrapa.

”Si e shihni gjithë këtë situatë?
Nga rasti 0 që është shfaqur 5 javë më parë, prisnim në javën e 3-të rritjen e kurbës apo pikun. A janë këto 4 javë të nevojshme për të shfaqur këtë kurbë eksponenciale, kjo varret nga virusi dhe nga ekspertizat e

Në çdo rrethana duhet të kishim një kurbë rritëse. Ka 2 javë që ndjek me vëmendje tamponimet e popullatës së targetuar, pra ata që janë kontakt të drejtpërdrejtë me virusin. Dhe kjo rezultatet e tyre po rezultojnë më pak se 5%. Kurba është në rënie. Tashmë nuk mund të themi që karantina e ka kontrolluar kaq mirë situatën.

Sipas llogjikës së thjeshtë epidemiologjike, përderisa nuk kemi rritje në 5 javë. Nëse nuk e kemi përpara e kemi mbrapa. Sa i përket mjekëve të shërbimit parësor, muaji shkurt ka qenë epidemia e AH1N1 me tipare specifike ku temperatuar zgjaste mbi 3 ditë, kolla mbi 3 javë, shoqërohej me komplikacione pulmonare, pra ishin simptoma jo vetëm të AH1N1. Mund të ketë ardhur COVID-19 në kohën e asaj epidemie.
Nga ana tjetër në këto periudha ka pasur raste me pneumoni atipike. Dhe departamenti i Imazherisë duhet të balancojë këtë tezë, imazhet skanerografike që këto pneumoni kanë qenë apo jo COVID-19. Problemi është se ne nuk kemi rritje.

Ne rastin 0 e përcaktojmë atë 5 javë më parë. Kina apo Italia janë përpjekur të korrigjojnë rastin e parë pra 0. Italia e ka shtyrë në dhjetor, Kina po gjen në shtator.

Paniku vret më tepër se virusi?

Paniku është ai që shkaktoi vrasjet më të mëdhaja në Italinë e Veriut. Dalja e shërbimit shëndetësor jashtë kontrollit. Kemi një zonë të izoluar në Europë ku epidemia kishte agresivitet të jashtëzakonshëm dhe nuk mund të pretendojmë që vetëm në Lombardi ishte agresiv se sa në zonat e tjera.

Kush e ka bërë agresiv?
Për mua virusi do godiste zonat e varfëra, me kequshqyerje, shërbim shëndetësor defiçitar. çfarë kemi në Lombardi? Vaksinim i detyruar 2 herë në vit për gripin. Këtu duhet të kthehen sytë.

Pse skenari italian nuk po ndodh në atë Italinë Jugore apo Europën Lindore?

Janë shtete apo popullata më të varfëra, më të kequshqyera, të ngjeshura.
Pandemia botërore ka bërë ciklin e gjithë botës. Ka nisur në Kinë, ka përfunduar në Amerikë. Pandemi reale virale apo territoriale? Numri i të infektuarve është shumë defiçitar.

Tesimet laboratorike?
Çfarë kam kuptuar me zbutje të karantinës. Me lehtësim kuptoj që në radhë të parë pensionistët dhe mosha e thyer duhet që të ketë fashë oraresh 2 orë. Po i rrezikojmë me këtë bllokim. Duhet menduar për fëmijët. Duhen zgjeruar oraret. Me tamponet që shohim po patëm rritje siç hidhen para hapat kthehen dhe mbrapa.

Përsa i përket fëmijëve, popullsia aktive është në stres. Nuk mund të rruajmë një status- quo.
Kostot ekonomike? Do të shihnim do të ishte e imunizuar popullsia, ja doli që nuk ishte sa do e shtynim popullsinë. Kush do i mbulonte kostot. Do i bënin ata që kanë para.

Për mua teste të targetuara janë të mjaftueshme dhe të provohen me çlirimin e karantinës.”– tha Gëzim Xhepa.

Kovid-19 në Itali/ Shkon në mbi 100 mijë numri i të infektuarve, rriten viktimat, 619 persona humbën jetën 24 orët e fundit

Sipas të dhënave të sotme të Mbrojtjes Civile të lëshuar nga Angelo Borrelli, totali i personave pozitivë është 100.269 raste ,ose +1,996 në krahasim me ditën e djeshme. 619 është numri i viktimave gjatë 24 oreve te fundit,vdekjet kane arritur në 19,468 që nga fillimi i pandemisë.
Ka 32,534 shërime, +2,079 në 24 orët e fundit.Te rikuperuarit u rritën (dje ishin +1,985), si dhe vdekje (+570 dje) dhe pozitive të reja (+1.396).

Në Lombardi mbi 1.500 raste pozitive të reja në 24 orët e fundit dhe ka pasur 7 farmacistë të vdekur.

Lombardia konfirmohet si rajoni më i prekur me +1,544 raste në krahasim me ditën e djeshme, e ndjekur nga Emilia Romagna (+507 raste që nga dje, 19.635 në total dhe 2.481 vdekje) dhe Piemonte (+966 raste më shumë që nga dje.

Shperndarja sipas Rajoneve

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Gjermania,Franca

Virusi prek edhe botën e futbollit në Shqipëri, presidenti Armando Duka flet për tre raste deri tani…

Pandemia ka paralizuar shumicën e shteteve, ku regjistrohet një numër i madh të prekurish, por edhe jetësh të humbura. Ky virus është futur edhe në botën e futbollit, ku regjistrohen disa raste të prekurish. Edhe në futbollin shqiptar, janë 3 raste të prekurish nga virusi, diçka që është pranuar nga vetë presidenti i FSHF Armand Duka.

Ky i fundit në një prononcim të dhënë për “Në Fokus”, në “Tema TV”, është shprehur se janë 3 raste të prekurish nga bota e futbollit në Shqipëri, emrat e të cilëve nuk pranoi t’i thotë, duke ditur se një nga ta ka qenë pjesëtari i FSHF-së, Florian Riza.

Sipas Dukës dy nga këta të infektuar e kanë kaluar virusin, ndërsa një tjetër vazhdon të përballet me këtë virus.

Ardjan Takaj: Të mbyllet kampionati, shteti na mashtroi. Na janë bllokuar edhe bizneset

Ardjan Takaj thotë “stop”. Presidenti i Skënderbeut shikon një situatë të pashpresë në futbollin shqiptar dhe bën thirrje që pas injorimit që qeveria i bëri klubeve dhe vetë FSHF-së, të mbyllet përfundimisht këtu sezoni 2019-2020.

“Pse duhet të vazhdojmë në këto kushte?!? Ndihmë nga shteti nuk kemi, bizneset na janë bllokuar të gjitha… Si t’i paguaj lojtarët?! Ta mbyllin fare me këtë renditje se nuk ka më asnjë vlerë”, ka thënë ndër të tjera kreu i klubit korçar në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport”. Duke komentuar situatën aktuale dhe lëvizjen e fundit të institucionit të futbollit, presidenti i Skënderbeut e shikon të pamjaftueshme ndihmën, edhe pse falënderon FSHF-në.

Zoti Takaj, qeveria refuzoi të fuste futbollin në paketën e kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga koronavirusi. Ju keni ngritur disa herë zërin për këtë çështje, tani si e shikoni të ardhmen?

Qeveria injoroi të gjithë futbollin me atë që bëri, por kjo ishte diçka që pritej. U bënë 30 vite injorim për këtë sport në Shqipëri. Këtë rast nuk e shikon askund në Europë dhe më gjerë. Keni parë ju ndonjë shtet tjetër që të mos e ndihmojë futbollin…! Po pse Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë shtete më të forta se ne…?!. Ato e ndihmojnë sportin, ndërsa ne nuk bëjmë dot as “vezën” e Kosovës. Nuk vazhdohet më kështu, shteti na mashtroi edhe për Ligjin e Sportit. Na thanë do e miratojnë dhe si përfundim nuk e bënë as këtë. Pse duhet të luajmë në këto kushte, kur injorohemi totalisht nga shteti ynë?!

Po thoni se e keni të pamundur të mbani skuadrën në këto kushte…?

Ore zotëri më janë bllokuar të gjitha bizneset. Mirë shteti që nuk na ndihmon, por në çdo aspekt bëhet pengesë. Për çfarë të vazhdojë unë kur futbolli futet në kolaps dhe nuk dimë se çfarë do të bëhet. Askush se di sa do të zgjasë kjo situatë…?! Atëherë është më e ndershme ta mbyllin këtë futboll fare.

Në ç’kuptim ta mbyllin?

Ta ndalojnë kampionatin, ta mbyllin fare me këtë renditje që është. Për çfarë të luajmë në qershor dhe korrik, apo të shohim ekipe që zvarriten në fushë dhe luajnë me të rinjtë… Kjo është skamje. Nuk e di çfarë mendojnë të tjerët, por për mua është një situatë e pashpresë. Për kë po luajmë ne?!

OK, por janë edhe klube në garë për një vend në Europë dhe normalisht s’mund të pranojnë këtë situatë siç e kërkoni ju…

Unë flas për klubin që përfaqësoj. Secili shikon interesat e tij, të bëjnë çfarë të duan. Ky është mendimi im, duke parë realitetin e futbollit shqiptar aktualisht. Jemi në një kolaps total.

FSHF akordoi një fond për t’ju ardhur në ndihmë lojtarëve dhe stafeve teknike. Sa ju ndihmon kjo në këtë situatë?

Duhet falëndruar FSHF për këtë fond pagash që shpërndau për gjithë futbollin. Natyrisht është një pagesë minimale që ju vjen sadopak në ndihmë lojtarëve dhe familjeve të tyre për atë minimumin jetik, sepse kanë halle. Megjithatë, mua më shqetëson e ardhmja. Nuk mbahen klubet me 5 milionë lekë në muaj…

Sa do të vazhdojë kjo, ja na ndihmoi FSHF edhe një muaj, po më pas?! E përsëris, futbolli është në kolaps dhe tashmë një problem që shtohet janë kontratat e lojtarëve. Shpenzimet do të rriten dhe nuk e dimë se çfarë do të bëhet. Kemi futbollistë të izoluar, por sa do t’i mbajmë edhe ata… Janë qera, rroga, ushqim etj.

Si është gjendja e futbollistëve dhe stafit në këtë periudhë pandemie, a keni pasur ndonjë shqetësim?

Për fat të mirë lojtarët janë OK dhe po kalojnë këtë situatë pranë familjeve të tyre. Secili po stërvitet në mënyrë individuale. Kemi futbollistët e huaj që kanë mbetur në Korçë, sepse nuk kanë ku të shkojnë, pasi kufijtë janë mbyllur. Për momentin do të qëndrojnë të izoluar derisa të shikojmë një mundësi tjetër. Jemi në një situatë kritike, ku nuk funksionon asgjë.Panorama Sport

Kontrolli i befasishëm ne pogradec policia gjen brenda lokalit katër persona duke luajtur lojera fati

Policia e Pogradecit ka gjobitur dhe ka proceduar penalisht nje shtetas, pasi eshte konstatuar se mbante hapur lokalin në kundershtim me ligjin, me qellim ushtrimin e aktivitetit te paligjshem te lojërave të fatit.Ne njoftimin per media behet e ditur se ne momentin qe policia ka nderhyre jane gjetur brenda biznesit kater persona, qe po luanin lojera fati.

Njoftimi i policise Pogradec: 

Hapi lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ dhe e vuri në dispozicion për të ushtruar aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht dhe administrativisht pronari i lokalit.Procedohen penalisht dhe administrativisht edhe 4 shtetas, pasi janë kapur në orarin e ndalimit të lëvizjes, duke luajtur lojëra të palejuara të fatit.

Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara për monitorimin e zbatimit të masave shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në lagjen nr. 1, në lokalin e shtetasit A. B., 35 vjeç, kanë konstatuar shtetasit E. K., 34 vjeç, F. B., 34 vjeç, S. B., 27 vjeç dhe V. K., 23 vjeç, banues në Pogradec, duke luajtur lojëra fati të palejuara.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.Bazuar në Aktin normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, neni 3, pika 7 dhe 17, pronari i lokalit u ndëshkua me masë administrative në vlerën 1 milion lekë, ndërsa 4 të tjerët në vlerën 10.000 lekë të reja.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, kryer në bashkëpunim”.

Mbi 2 mijë vdekje brenda 24 orëve/ Thellohet bilanci tragjik në SHBA, shkon në 500 mijë numri i të infektuarve

Numri i viktimave dhe rasteve të reja nga koronavirusi vazhdon të rritet. Shumë shtete tani duket se po kalojnë kulmin e pandemisë.503.177 është numri i të infektuarve në SHBA nga Covid-19.Sipas një përditësimi nga Worldometer, shifrat zyrtare të ditës së premte regjistrojnë mbi 2000 viktima brenda 24 orëve. New York është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, ndërkohë që SHBA është vendi i dytë në botë për numrin e viktimave nga koronavirusi.

Sipas ekspertëve, java që do të vijë pritet të sjellë një numër të lartë vdekjesh, duke e cilësuar si pikun e tyre. SH.B.A. së shpejti mund të tejkalojë Italinë si vendi me vdekjet më te mëdha nga koronavirusi në të gjithë botën.

Ndërkohë numri i personave të shëruar ka shkuar në 27.314. Probleme ka edhe në spitale, pasi numri i shtretërve është shumë i vogël në krahasim me të infektuarit. E ngjashme situata është edhe me varret, ku autoritetet janë detyruar të procedojnë me varre masive.

LAJM I FUNDIT/ SHKON NË 433 NUMRI I TË PREKURVE ,ASNJË RAST I RI NE KORÇË

Numri i te prekurve me koronavirus ne vend eshte rritur sot me 17 raste, duke e cuar ne 433 numrin e te infektuarve ne total ne dy spitalet COVID ne vend vijon lufta per sherimin e te shtruarve.Nderkohe qe Kanë mbërritur përgjigjet e analizave për 11 tamponët e personelit mjekësor në Pogradec te cilet kane rezultuar negativ ndaj Testit Covid-19.Ndërkohë negativ kanë rezultuar edhe 7 persona në Korçë dhe një në Devoll.

Situata ne Korçë po vjen drejt nje permiresimi te ndjeshem pasi nuk ka shtim te rasteve të reja duke qendruar ne shifrat 17 qytetarë te prekur ne total.

Dr. Mira Rakacolli nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Prof. Mira Rakacolli Zv/Ministre e Shëndetësisē dha detajet:
“Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3644 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 433 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 197.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 209 raste
– Durrës 39 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 52 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”.

Shembuj shpresëdhënës”, katër vende në rajon po mendojnë lehtësimin e masave shtrënguese

Edhe pse koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish kudo nëpër Evropë, disa vende të rajonit po shqyrtojnë mundësinë e heqjes së kufizimeve për të rifituar një pamje të normalitetit dhe rifillimin e jetës ekonomike.
Por ekspertët kanë frikë se heqja e këtyre masave shumë shpejt, ose shumë shpejt, mund të shkaktojë një infeksion të madh, duke thelluar krizën shëndetësore të rajonit.

Por pavarësisht kësaj, Austria planifikon të lehtësojë masat javën e ardhshme, nëse infeksionet qëndrojnë në këtë nivel dhe nëse e bën këtë do të jetë kombi i parë i kontinentit që rihap dyqanet dhe restorantet.

Danimarka do të hapë shkolla dhe qendra të kujdesit ditor më 15 prill, duke i dhënë fund ndaljes tre-javore të vendit. Më 9 Prill, Republika Çeke hoqi një numër të masave sa i përket distancimit social dhe po planifikon të lejojë udhëtimet në 14 Prill, duke lejuar qytetarët të largohen dhe të huajt të hyjnë.

Në fillim të kësaj jave, Italia dhe Spanja dy nga vendet më të goditura në Evropë, gjithashtu po mendonin të lehtësonin pengesat e tyre, por më pas menduan zgjatjen e masave deri në maj.

Për atleten profesioniste Irena Gillarova, nga Republika Çeke, lehtësimi i kufizimeve të enjten do të thoshte që ajo mund të kthehej në stërvitje në stadiumin Juliska në Pragë për herë të parë pasi vendi i saj u mbyll.

“Është e shkëlqyeshme, sinqerisht. Unë jam shumë e gëzuar dhe ndihem shumë mirë,” i tha atletja CNN të Premten. “Këto dy javë në shtëpi më ndihmuan të vlerësoja punën time edhe më shumë se më parë dhe të mos e merrja si të mirëqenë.”

Atletët kanë një orar për të siguruar që vetëm një numër i caktuar i njerëzve do të jenë në stadium në të njëjtën kohë: “Jam ndjerë 100% e sigurt,” tha 28-vjeçarja. “Unë mendoj se sistemi është shumë i mirë dhe të gjithë po e marrim me përgjegjësi.”

Dr. Peter Drobac, një ekspert global i shëndetësisë në Shkollën e Biznesit në Oxford Saïd, i tha CNN se ato vende që tani po lehtësojnë kufizimet e tyre ishin “shembuj të rëndësishëm dhe shpresëdhënës” për Perëndimin.

Ndërsa drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit për Evropën, Dr. Hans Kluge, paralajmëroi këtë javë se situata në Evropë është ende “shumë shqetësuese” dhe insistoi se “tani nuk është koha për të lehtësuar masat”.

“Evropa mbetet ende në qendër të pandemisë”, tha ai të Mërkurën, me shtatë nga 10 vendet më të prekura që ndodhen globalisht në kontinent.

Një studim i bazuar në përhapjen e koronavirusit në Kinë, botuar në revistën mjekësore “The Lancet”, ka sugjeruar që masat shtrënguese ndaj COVID-19 në të gjithë globin nuk duhet të hiqen plotësisht derisa të gjendet një vaksinë për sëmundjen.

Panorama

Pipero:fundi i Prillit me më pak numra,zbutja e masave graduale pasi ‘Mund të zgjasë 2-3 vjet ndoshta’

Në një lidhje Skype me emisionin “Zonë e Lirë”, mjeku shumë popullor tashmë Pëllumb Pipero ka folur mbi situatën e Koronavirusit në vend.Sipas tij, fundi i prillit do na gjejë me më pak numra, ndërsa shtoi se zbutja e masave duhet të jetë graduale.Pipero shtoi më tej se, pse bie transmetimi, pse ulen numrat, nuk do të thotë që virusi do zhduket.”Nuk kam ndërmend ta ndryshoj mendimin mbi zgjatjen e virusit. Post epidemia në shumë aspekte do flasë ndryshe.

Ne jemi në thyerje të kurbës, nëse rastet janë të qëndrueshme, java tjetër do fillojë graduale. Do jetë gjysma e dytë e kësaj epidemie, do jetë më e gjatë por më e butë. Fundi i prillit do na zëjë me pak numra, maji do ketë ndonjë rast sporadik dhe qeveria të lehtësojë nga pak masat, për të lehtësuar punët, por dhe për të dhënë më shumë gjallëri për njerëzit. Epidemia po bie, virusi po largohet. Por zbutja e masave duhet të jetë graduale dhe t’i rikthehem sa do vazhdojë. Pse bie transmetimi, pse ulen numrat, nuk do të thotë që virusi do zhduket.

Epidemia mund të rikthehet në fund të vjeshtës, mund të zgjasë 2-3 vjet ndoshta, por nuk do i gjejë më sistemet shëndetësore të papërgatitura, disa njerëz do fitojnë imunitet, kemi shpresë tek vaksina. Janë një sërë veprimesh që mundësojnë fitoren e njeriut mbi këtë epidemi. Duhet të zbuten masat, që mos të ndodhi ajo që njerëzit të nevrikosen, të rebelohen”, tha Pipero.

Po më shkruajnë në telefon njerëzit pas deklaratës së Berishës, që janë të prekur nga ideja që mund të fshihen numrat reale të të vdekurve nga Koronavirusi. A mund të bëhet kjo gjë?”, e ka pyetur Çuri Piperon.

“Unë i referohem shifrave zyrtare, nuk kam asnjë informacion dhe koment tjetër”, u përgjigj shkurt mjeku.

Kemi fjetur pa ngrënë, ndonjëherë bukë me vaj, kurse për ditëlindje babi…”, rrëfimi rrëqethës i vajzës për historinë e familjes së saj

Shqiptarët për shqiptarët” i janë rikthyer historisë së familjes Bego në Maliq. Familja me pesë frymë jetonte në një shtëpi të rrënuar, me mure plot lagështirë mes një të ftohti të acartë që ndihet në të katërta anët.

Të ardhurat totale për 5 frymë janë 200 mijë lekë të vjetra në muaj që merren nga dy kempet. Por këto para nuk mjaftojnë. Fëmijët treguan mes lotësh që shumë herë kanë fjetur pa bukë.

Vetëm motra dhe babi marrin kemp, dhe në muaj kemi 200 mijë lekë dhe nuk na dalin pasi jemi 3 fëmijë në shkollë. Ushqimet i marrim me listë dhe kur presim muajin tjetër që marrim kempet, i paguajmë borxhet, por jo të gjitha sepse ngelim pa gjë për vete. Pasi vdiq gjyshi, ka patur momente kur nuk kemi pasur për të ngrënë e ka patur edhe netë që kemi fjetur pa ngrënë bukë. Ndonjëherë e lyenim një fetë bukë me vaj dhe e hanim, ndonjëherë na bënte babi pengjir për ditëlindje e nuk është se e festojmë si gjithë fëmijët e tjerë”,-rrëfyen vajzat.

Shumë herë Amarildo është drejtuar në market për të blerë bukë, por është kthyer duarbosh.

“Shkoj për të marrë bukë dhe nuk më japin pasi duan lekët në dorë, kthehem në shtëpi duke qarë. Shumë herë më ka ndodhur që të fle pa ngrënë bukë. Iki në shkollë pa ngrënë, po c’të bëj…ato kushte kam. Ata blejnë çdo gjë të mirë, kurse unë jo. Ata çdo ditë ndërrojnë rrobat, unë me këto rri. Shokët më thonë më shumë që pse si ndërron rrobat apo s’ke? Dhe mua më vjen shumë keq kur më thonë ashtu, shumë tallin. Kur mbaron shkolla, në vend që të bëjmë pushime, mbledhim hekura. Kur na shohin, fshihemi se na përbuzin. Marrim 2-3 mijë lekë të vjetra e blejmë bukë. Shtëpia ka shumë lagështirë, është shumë ftohtë këtu. Do doja të kisha një shtëpi të rregullt dhe të ngrohtë”,-thotë vogëlushi.

“Çdo gjë që kemi e kemi falë xhaxhallarëve se vetë nuk kemi patur mundësi. Kur na griseshin çorapet ndonjëherë, ne nuk blenim të reja, por qepnim të vjetrat. Këpucët i blejmë një herë në vit. Këpucët e motrës i marr unë, kurse motra merr këpucët e mamit, se nuk kemi mundësi. Ndihem shumë keq se rrobat unë i mbaj pothuajse një muaj, kurse fëmijët e tjerë i ndërrojnë”,-tregojnë vajzat.

Një operacion i gabuar në fëmijëri i kushtoi dëgjimin 41 vjeçarit nga Maliqi. Tashmë ai nuk mund të punojë dhe t’iu sigurojë bukën fëmijëve të tij.

“Kam bërë operim kur kam qenë fëmijë i vogël dhe më ka humbur dëgjimi, arrij vetëm të lexoj buzët. E kam patur shumë shumë të vështirë. Fëmija thonë: “O babi, o babi”; po ca të bëjë babi i shkretë. Pa punë jam se nuk dëgjoj nga veshët. Marr ndonjë borxh te kushërinjtë, te byrazerët”,-thotë babai.Amaridlo mes lotësh na thotë se shumë herë ka dëgjuar banorët e tjerë të shajnë të atin për shkak se nuk dëgjon.“Babin e shajnë shumë herë, i kam dëgjuar ti thonë nga të gjitha fjalët. Kur bëhet fjala që më shajnë familjen mërzitem shumë. E dua shumë familjen time!”,-thotë 9 vjeçari.

Në dhjetor të 2019, shtylla e familjes, ai që i ishte gjendur pranë në çdo moment të vështirë ndërroi jetë. Elsa, Sonila dhe Amarildo; 3 fëmijët e familjes Bego kujtojnë mes lotësh momentin e vdekjes së gjyshit të tyre 83 vjeçar. Pavarësisht vdekjes në moshë të re të gruas, ai nuk zgjodhi të martohej, por qëndroi me djalin (babain e 3 fëmijëve) pasi ai kishte humbur dëgjimin. 13 vjeçarja Sonila tregon se gjyshi ka arritur shpesh të marrë edhe borxh për ta.

Në rastet kur 13 vjeçarja Sonila është ndjerë e përbuzur për shkak të promblemit shëndetësor që ka me këmbën; gjyshi gjithmonë përpiqej t’i rikthente buzëqeshjen.

“Gjyshi më del shumë herë në ëndërr, kishim mardhënie shumë të ngushtë me njëri- tjetrin. Gjyshi më përkëdhelte kur më shtynin apo më përbuznin të tjerët. Ai më merrte më çonte në ndonjë park, luanim pak e ktheheshim. Por tani gjyshi ka vdekur dhe që kur ka vdekur, neve na është shkatërruar jeta plotësisht”,-thotë mes lotësh Sonila.Bw

Ndeshjet në Ligën Premier mund të mbeten të mbyllura për tifozët deri në vitin 2021

Premier Liga mund të merr vendim për të luajtur ndeshje prapa dyerve të mbyllura deri në fund të këtij sezoni, por edhe fillimin e sezonit të ardhshëm.Një takim do të mbahet të premten e ardhshme, ku do të diskutohet për hapat e ardhshëm që do të merren në futbollin anglez.

Sipas The Mirror, Liga Premier do të presë deri në fund të majit ose fillimin e qershorit për të rifilluar sezonin.

Sidoqoftë, gazeta angleze shkruan se jo vetëm nëntë ndeshjet e mbetura të sezonit 2019/20,  mund të luheshin pas dyerve të mbyllura, por edhe ato të muajve të parë të sezonit 2020/21.

Tifozët e Ligës Premier mund të mos lejohen të futen në stadiume deri në vitin 2021, sipas këtyre raporteve.

Sidoqoftë,Premier Liga po punon për përfundimin e këtij sezoni në mënyrë që të shmanget humbja e 850 milion eurove nga të drejtat televizive.

50 vite pas ndarjes ”Beatles” më popullorë se kurrë

Ata thyen miliona zemra kur u ndanë në fillim të viteve 1970, por, gjysmë shekulli më vonë, ”Beatles” nuk kanë humbur asnjë nga popullariteti i tyre dhe ende mbizotërojnë skenën botërore të muzikës pop.

10 prill 1970, dita e ndarjes.

Paul McCartney njofton se “Fab Four” (Katër të Mrekullueshmit – shën. i përkth.) nuk do të regjistronin më asgjë së bashku.

“Beatles’ konsiderohen aventura më përrallore e shekullit XX, askush nuk mund të parashikonte se një sukses i tillë i jashtëzakonshëm do të vazhdonte edhe në shekullin tjetër,” tha historiani i grupit, Mark Lewisohn.

“50 vjet pas ndarjes së tyre, ‘Beatles’ mbeten artistikisht të patejkalueshëm dhe shtyjnë krijuesit të shtyjnë kufijtë”, nënvizon autori i librit “Beatles: All these years”.

10 prilli i vitit 1970 shënohet përgjithmonë me rreth të zi për ithtarët e grupit: atë ditë u shfaq një intervistë me Paul-in, ku ai tha se ”Beatles” do të ndalnin së punuari së bashku, pak para lëshimit të albumit të tij të parë solo.

Pa arritur aq larg sa të njoftojë qartë përfundimin e grupit, Paul, i pyetur në lidhje me rifillimin e bashkëpunimit të tij me John Lennon-in, u përgjigj thatë “jo”.

“McCartney prishet me ‘Beatles-at”, ishte titulli i ”New York Times”.

Prishja e lidhjeve të tyre të biznesit pak më vonë, në një gjykatë britanike, vulosi përfundimisht edhe ndarjen e tyre./ atsh/