“Jemi mysafirë në një planet që mund t’i soset durimi me ne”

Shkrimtari Stefano Massini na tregon sesi ky virus, po ndryshon thellësisht perceptimin tonë për kohën dhe, në veçanti, për të ardhmen.

Të flasim për të ardhmen si të mirëqenë

Koronavirusi na e hoqi këtë abuzim në përdorimin e së ardhmes. Të ardhmen e kishim marrë absolutisht të mirëqenë. Përcaktuam kontrata që na lidhnin me këste për dy ose tre vjet, i rregulluam pushimet shtatë ose tetë muaj përpara, për të mos përmendur hipotekat tridhjetëvjeçare të shtëpive. E ardhmja ishte përgjithësisht një përfundim i parathënë. Tani mekanizmi ka ndaluar. Dhe ai na ka deklaruar që e ardhmja nuk është aspak e mirëqenë. Një gjë e tillë u vu në mëdyshje nga virusi.

Është një revolucion kopernikian, gjendemi në mëshirën e diçkaje që vendos për ne, kështu që na bën të ndjehemi plotësisht të privuar nga ajo e drejtë e vetes, mbi të cilën njerëzimi u orvat të nënshtrojë krijuesin. Por si? Kemi shpyllëzuar pyje, kemi nëpërkëmbur ekosistemin, kemi zhdukur specie shtazore, shkrirjen e akullnajave, kemi ndikuar në oqeane, kemi ngritur në mënyrë arbitrare ngrohjen globale të planetut me disa gradë… dhe tani të gjithë të gjunjëzuar, për të lypur mëshirën e një spërke të vogël vrastare? Po. Na pëlqen apo jo, kështu është.

Para, gjatë dhe pas

Gjithsesi, ka edhe një gjë tjetër në marrëdhënien tonë me kohën, që virusi ka futur në krizë. Ka nga ata që thonë se do të ketë një kohë para virusit dhe një kohë pas virusit. Por nuk është saktësisht kështu. Do të ketë një para, një gjatë dhe një pas. Ne nuk e pranojmë “gjatë”. Faza kalimtare, faza e paqartë, në të cilën gjithçka është pezulluar, nuk është në mentalitetin tonë të përparuar teknologjikisht. Ne mendojmë se mund të sigurojmë kohë në favorin tonë.

Për shembull, kur porosisim diçka në internet, edhe nëse nuk kemi ndonjë urgjencë, ne zgjedhim transportin e menjëhershëm. Sepse ne nuk mund ta konceptojmë një kohë pezull, pritjen, përpara se ajo që dëshirojmë të arrijë në duart tona. Këtë herë jo. Ne jemi të detyruar t’i nënshtrohemi një “gjatë”. Ne jemi duke pritur për këtë të mallkuar pik, që nuk vjen kurrë.

Çfarë do të na lërë virusi?

Kjo fazë është përtej kapacitetit tonë të kontrollit, pasi ka një mospërputhje të tmerrshme me mënyrën se si e menaxhojmë ne kohën, që është në thelb, e menjëhershme. Midis shumë gjërave që do të na lërë ky virus, ekziston edhe diçka jo aq negative: do të na japë një mësim mbi abuzimin e së ardhmes. Tani e tutje, para se të bashkojmë një folje për të ardhmen, ne do të ndalemi të mendojmë nëse po e hedhim hapin më shumë se ç’duhet. I vetmi mësim që do të mbetet, besoj, është ndërgjegjësimi drastik i ekuilibrit të vërtetë të forcës: njerëz, ne nuk kemi asgjë në dorë, ne jemi vogëlsira, mysafirë në një planet që në çdo moment mund t’i soset durimi duke na toleruar.

Qarku i Korçës nis drejt Tiranës 21 tamponë të dyshuara për Covid-19

Paraditen e sotme nga Qarku i Korçes u nisen drejt Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë 21 tamponë të dyshuar për virusin Covid-19, nga të cilat 11 i përkasin Pogradecit, 7 Korçës, (dyshohet edhe për disa emigrantë), 2 Devollit dhe 1 Kolonjës. Ndërkohë nga burime të sigurta mësohet se në Pikën e Kalimit Kufitare të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit mbërritën emigrantë të tjerë, të cilët u akomoduan ne hoteli “Kristal”.Numri gjithsej i tyre shkoi në 50, aq sa është dhe kapaciteti i hotelit.

Ndersa Burimet prane Drejtorise Vendore te Kujdesit Shendetesor ne Pogradec bejne te ditur se te gjithe personat e paraqitur prane sherbimit te urgjences i jane nenshtruar testit te tamponit pasi kane shfaqur shenja ta ngjashme me ato te Kovid-19.Ne te tilla kushte per te pasur siguri maksimale ,njesia e kujdesit shendetesor eshte vene ne levizje per te mare masat paraprake.Pritet qe Instituti i Shendetit Publik ne Tirane te beje analizat e 21 tamponeve per te kryer pergjigje nese kemi te bejme me ndonje rast te ri apo jo.

Kujtojme qe situata ne Korçë po vjen drejt nje permiresimi te ndjeshem pasi nuk ka shtim te rasteve të reja duke qendruar ne shifrat 17 qytetarë te prekur ne total ku prej 9 ditësh eshte shënuar vetëm 1 rast i ri pozitiv.

‘100 ditët që tronditën botën, rikthimi në normalitet është një mirazh i largët

1 janar 2020. Ndërkohë që i gjithë planeti, pa e patur haberin për atë që e pret, feston vitin e ri, në Wuhan të Kinës janë duke filluar njëqind ditët që tronditën botën: në prag të Vitit të Ri, autoritetet kineze informojnë OBSH se në atë qytet ka raste polmoniti, me origjinë të panjohur.

Në atë moment, jeta jonë ndryshon siç nuk do ta kishim imagjinuar kurrë. Sot, në ditën e 100 të emergjencës, numërojmë një milion e gjysmë të infektuar, 90 mijë të vdekur dhe gjysmën e popullsisë së botës të mbyllur në shtëpi.

Kur pamë fotografitë e para “ekzotike” të kinezëve me maska, menduam: nuk do të vijë kurrë tek ne. Sot shkojmë në supermarket të mbrojtur si në një superluftë bakteriologjike, dhe pothuaj nuk na bën më përshtypje. Tani edhe takimi me bërryla, një alternativë e parë kjo ndaj shtrëngimit të duarve dhe përqafimit, është shndërruar me shpejtësi në tabu për shkak se shkel atë barrierë të padukshme që na rrethon në një perimetër prej një metër.

Rikthimi në normalitet është një mirazh i largët, të paktën aq i largët sa edhe një vaksinë efikase kundër koronavirusit, domethënë jo më herët se një vit. Në ndërkohë, na thonë ekspertët, duhet të heqim dorë nga vendet e populluar, stadiume, koncerte, kongrese, kinema. Do të rikthehemi të udhëtojmë, por do të duhet të shohim se si kompanitë ajrore dhe hekurudhore do ia dalin që të sigurojnë të ardhurat, duke garantuar distancat në bord (domethënë dy të tretat e pasagjerëve më pak). Smart working, videokonferencat dhe leksionet në distancë do të jenë normë.

Një tjetër botë, pas vetëm 100 ditëve. Kurrë në historinë e njerëzimit, një ndryshim kaq radikal nuk ka ardhur në mënyrë kaq të beftë. E dimë arsyen: Në të kaluarën, viruset udhëtonin me karvanë, anije apo maksimumi trena, sot udhëtojnë në klasin e biznesit. Brenda pak javësh, Covid19 nga Kina kërceu në Korenë e Jugut dhe më pas në Iran dhe në Evropë, deri sa mbërriti në Shtetet e Bashkuara, që sot janë vendi më i goditur me më shumë se 451 mijë të infektuar.

Kudo është përsëritur i njëjti mekanizëm: nënvlerësim i asaj që kishte ndodhur në vendet e prekura pak javë më herët, deklaratat e politikanëve se kishin situatën nën kontroll dhe në fund, një garë e ethshme drejt po atyre masave të emergjencës, që kishin adoptuar të tjerët. Pamjet e izolimit dhe spitaleve të ndërtuar brenda pak ditësh në Wuhan, u përsëritën pothuaj identike, kudo.

Por 100 ditët që tronditën botën patën një periudhë inkubimi më të gjatë se sa ajo e koronavirusit. Dekada të tëra gjatë të cilave qeniet njerëzore shkatërruan habitate dhe prishën ekuilibrat e natyrës, pa e vrarë mendjen për pasojat. Menjëherë pas alarmit zyrtar kinez, në 1 janar 2020 u mbyll tregu i peshkut në Wuhan: është vendi që tregohet si pikënisja e epidemisë. Në javët që pasuan do të vinin konfirmime dhe përgënjeshtrime, por një gjë është e sigurt: koronavirusi kaloi nga një kafshë e egër, tek njeriu. Ishte parashikuar që mund të ndodhte, nga studiues dhe shkencëtarë si amerikani David Quammen i cili për kalimin e virusit nga një specie tek tjetra, kishte shkruar një bestseller ndërkombëtar në vitin 2012.

Këto 100 ditë që do të mbeten në histori mbyllen me kryeministrin britanik, Boris Johnson në terapi intensive. Sepse koronavirusi nuk bën dallime: godet të pushtetshmit dhe ata që nuk janë, mbi të gjitha nëse injorohen këshillat e dhëna nga ekspertët. Johnson, që mburrej se vazhdonte të shtrëngonte duar, e nxori mësimin në kurriz të vet. Dy ditë më parë, në 8 prill, u rihap më në fund Wuhani, pas 76 ditësh bllokim. Na mëson që edhe mund të dilet. Me durim, metodikë dhe maturi, por dilet. / La Repubblica – Bota.al

Shkon në 90 numri i viktimave në Greqi ndërsa numri total i personave të prekur arrin 2011

Katër pacientë të infektuar me koronavirus në Greqi kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të vik timave në 90.Autoritetet greke bëjnë me dije se nga testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe 56 persona.

Numri total i personave të prekur nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 2,011.

77 pacientë janë në kujdes intensive, ndërsa 17 të tjerë e kanë lënë kujesin intensive pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore.

SHPRESË E MADHE NGA ITALIA/SËRISH MË PAK VIKTIMA E TË INFEKTUAR.

Mbrojtja Civile ka publikuar të dhënat e 10 Prillit mbi epideminë e Coronavirus në Itali. Numri i përgjithshëm i njerëzve aktualisht pozitiv ka rënë me 603, duke e çuar kështu numrin aktual në 98.273 (dje ishin 98.877). Nga këta, 3,497 janë të shtruar në spital në kujdesin intensiv (u ul në krahasim me 3,605 dje). 66,534 njerëz janë në izolim në shtëpi (një rritje në krahasim me 64.873 dje), ndërsa 28,242 pacientë janë shtruar në spital me simptoma (duke u zvogëluar në krahasim me dje, kur ishin 28.399).

Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë është rritur në 18.849 persona që kanë vdekur (dje ishin 18.227). Numri i pacientëve të rikuperuar në total që nga fillimi i pandemisë është rritur nga 28.470 dje në 30,455 shëruar deri më tani.

Shperndarja sipas Rajoneve

Lombardia 56.048 (+1.246, +2,3%)
Emilia-Romagna 19.128(+451, +2,4%)
Veneto 13.421 (+488, +3,8%)
Piemonte 15.012 (+490, +3,4%)
Marche 5.084 (+129, +2,6%)
Liguria 5.191 (+171, +3,4%)
Campania 3.442 (+98, +2,9%)
Toscana 6.727 (+175, +2,7%)
Sicilia 2.302 (+70, +3,1%)
Lazio 4.583 (+154, +3,5%)
Friuli-Venezia Giulia 2.349 (+50, +2,2%)
Abruzzo 2.014 (+83, +4,3%)
Puglia 2.809 (+93, +3,4%)
Umbria 1.302 (+4, +0,3%)
Bolzano 1.955 (+52, +2,7%)
Calabria 901 (+27, +3,1%)
Sardegna 1.063 (+37, +3,6%)
Valle d’Aosta 879 (+11, +1,3%)
Trento 2.816 (+108, +4%)
Molise 243 (+9, +3,8%)
Basilicata 308 (+5, +1,6%)

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Gjermania,Franca

Kriza e Covid-19, anulohen shumë rezervime në hotelet e Korces

Në hotelet e Korces vijon anulimi i rezervimeve të bëra muaj më parë për shkak të krizës së Covid-19. Mësohet se faza e parë e anulimit të rezervimeve shkonte deri ne fund të prillit, ndërkohë që aktualisht mesazhet në vazhdim tek operatorët e hotelerisë kalojnë edhe muajt e verës. Turizmi është një nga sektorët që do të preket më shumë nga kriza e koronavirusit.

Situata e vështirë e hotelerisë paralajmëron një problematikë të shtrirë edhe në subjektet e tjera në këtë rajon që turizmin e ka prioritet zhvillimi dhe burimin kryesor të të ardhurave.

Situata është ende dinamike dhe askush nuk e di se sa do të zgjasë kriza e Covid-19.

Italia përgatitet të zgjasë masat e kufizimeve për shkak të pandemisë, mediat italiane japin afatet…

Italia po përgatitet të zgjasë bllokimin e rreptë në përpjekjen për të ndaluar çdo valë të dytë të mundshme të rasteve të pandemisë, pak ditë pasi vendi njoftoi se po shqyrtonte lehtësimin e masave. Kryeministri Giuseppe Conte u raportua sot se ishte i gatshëm të zgjaste masa më të mëdha të bllokimit edhe një muaj në Itali, deri në fillim të majit. Gazetat kryesore të Italisë thanë se Conte do të botojë një dekret, sot ose nesër, duke ndaluar njerëzit të bëjnë shëtitje ose të shkojnë në parqe deri më 3 maj.

Vendimi i raportuar pasoi disa ditë konsultimesh me shkencëtarë të qeverisë dhe udhëheqës rajonalë. Numri i jetëve të humbura në Itali nga virusi i ri zyrtarisht ka arritur në 18,227 vetë që nga fundi i shkurtit, më i larti në botë.

Gazeta “Corriere della Serra” tha se Conte do të përkulet ndaj presionit në rritje dhe do të lejojë që një numër i vogël i bizneseve të rihapen kur kufizimet ekzistuese të mbarojnë më 13 Prill. Këto përfshijnë librari, si dhe kompani të lëndëve të para dhe fabrika që prodhojnë makineri bujqësore. Qeveria dhe shkencëtarët raportohet se i shohin këto si biznese me ndërveprimin më të vogël njerëzor.

Do të përfaqësojnë “një hapje të vogël, të kujdesshme, simbolike”, shkroi “Corriere della Serra”.

“Nuk kemi kushtet për të rifilluar gjërat tani”, u raportua të ketë thënë Conte në takimin me udhëheqës të sindikatave dhe biznesit, gjatë një video-konference private të enjten.

Vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë janë lejuar të operojnë që prej 12 marsit. Një studim nga lobi i bizneseve të vogla, “Confcooperative” tha se mbylljet kanë lënë pushim më shumë se gjysmën e 1,3 milionë punëtorëve të ndërtimit dhe më shumë se një të tretën e 11,4 milionë punonjësve të sektorit të shërbimeve.

Shkencëtarët e qeverisë gjithashtu kanë bërë presion që ndalimi i tubimeve publike të zgjatet sa më gjatë që të jetë e mundur si një masë paraprake sigurie. Raportohet se Conte ishte gati të linte italianët të dilnin lirshëm shtëpitë e tyre për herë të parë në gati dy muaj, më 4 maj.

“Nëse shkencëtarët e konfirmojnë këtë, ne mund të fillojmë të qetësojmë disa masa tashmë deri në fund të këtij muaji”, konfirmoi Conte në BBC.

Spanja vazhdon trendin në rënie të jetëve të humbura nga virusi, deri në fund të prillit parashikohet fillimi i rikthimit…

Spanja regjistroi një shtim prej 605 jetësh të humbura në bilancin e saj të përditshëm, sipas buletinit të së premtes. Kjo shifër vazhdon trendin në ulje, si edhe në ditët më parë. Numri i njerëzve që kanë vde kur nga sëmundja u rrit në 15,843 në total të premten. Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të virusit u rrit në 157,022 sipas të dhënave të publikuara sot.Kurba e numrit të jetëve të humbura nga pandemia në Spanjë po ulet më tej ndërsa qeveria spanjolle po diskuton strategji të ndryshme për të filluar lehtësimin e masave të një prej bllokimeve më të rrepta në botë.

Çdo hap drejt uljes së përshkallëzimit të një bllokimi kaq intensiv duhet të bëhet me kujdes ekstrem”, tha zëvendëskryeministri, Pablo Iglesias në kanalin televiziv, TVE.

Kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se bllokimi zyrtar ndoshta do të vazhdojë në maj, por disa kufizime së shpejti mund të hiqen që të ketë pak frymëmarrje në një ekonomi të paralizuar. Ministri i Financave ka pohuar se vendi mund të fillojë të kthehet në “jetën normale” deri në fund të prillit. Sidoqoftë, pushuesit nuk kanë gjasa të jenë në gjendje të kthehen përsëri, me shumë linja ajrore që janë jashtë funksionit të paktën deri në maj.

LAJM I FUNDIT/ SHKON NË 416 NUMRI I TË PREKURVE ,ASNJË RAST I RI NE KORÇË

Ka shkuar në 416 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, në raportimin e sotëm, lidhur me situatën më të fundit të koronavirusit në Shqipëri.Situata ne Korçë po vjen drejt nje permiresimi te ndjeshem pasi nuk ka shtim te rasteve të reja duke qendruar ne shifrat 17 qytetarë te prekur ne total ku prej 9 ditësh eshte shënuar vetëm 1 rast i ri pozitiv.

Harta e perhapjes se virusit eshte zgjeruar se fundi ne Tirane dhe ne Shkoder.

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

E PLOTE/

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 7 raste të reja, shkon në 416 numri i të prekurve

17 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 182 numri i të shëruarve

Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste.
Duke ndjekur ecurinë e këtij infeksioni, në grafikun e shpërndarjes së rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-COV2 sipas ditëve, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182.Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 3 raste, Shkodër 4 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 199 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 49 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.