Tre qytetet “vatra” të nxehta në Shqipëri

Tirana, Shkodra dhe Fieri janë rrethet me numrin më të lartë të vatrave me Covid-19.Në një intervistë për Televizionin Klan, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetin Publik, Eugena Tomini tha se vatrat janë kryesisht familjare.

Përhapjen e Covid-19 nëpër fasoneri, Tomini e sheh të lidhur me mungesën e distancimit fizik. Kjo ka çuar edhe në mbylljen e tyre.

Lidhur me lehtësimin e masave nga qeveria, Tomini tha se janë ndërmarrë pas vlerësimit të kritereve epidemiologjike.Ndërkohë po vijon gjurmimi dhe testimi i kontakteve për personat e rezultuar pozitive me Covid-19.

Vazhdimi i Serie A ne Itali/hidhen sugjerime të zhvillohet në vetëm katër qytete

Me gjysmën e të gjitha vdekjeve nga coronavirusi në rajonin e Lombardisë, ndeshjet e Serie A mund të luheshin vetëm në katër qytete të qendrës dhe jugut, përfshirë Firencen, Romën dhe Napolin.Anëtari dhe këshilltari i Organizatës Botërore të Shëndetit në Komitetin Olimpik Italian, Walter Riccardi, konfirmoi për Radio Punto Nuovo se ata do të propozojnë të luajnë në qendër dhe jug të Italisë ndeshjet e mbetura të sezonit në Serie A.

Sipas Corriere dello Sport, qytetet e diskutuara janë Firence, Romë, Napoli dhe potencialisht një tjetër.Italia nuk është njëlloj në shifrat e infeksionit. Në qendër dhe jug nuk ka pasur atë shpërthim të tmerrshëm të parë në veri”.”Por njerëzit komunikojnë dhe udhëtojnë. Në disa pjesë të vendit, kjo nuk mund të bëhet akoma. Ka zona ku ka akoma 100 e më shumë vdekje në ditë”.

“Diferencimi i zonave sipas nivelit të rrezikut është i duhur, kështu që ne po propozojmë të luajmë në qendër dhe jug sepse nuk ka kuptim të ndalosh aktivitete kur nuk ka raste të tilla si Basilicata”.”Ajo që do të sugjerojmë është të kemi masa të ndryshme sipas zonave gjeografike”, ka thënë Riccardi.

Kjo është e ngjashme me sugjerimin e javës së kaluar që të gjitha ndeshjet e mbetura në Serie A të luhet në Romë dhe rreth Romës.

I rënduar psikologjikisht, shqiptari niset me biçikletë nga Italia drejt Shqipërisë

“Dua të kthehem në Shqipëri”. Këto ishin fjalët e një 33-vjeçari i cili u ndalua dje nga një patrullë e policisë italiane ndërsa pedalonte biçikletën e tij, përgjatë autostradës A27: një skenë në prag të surreales që nuk ka kaluar pa u vënë re nga shoferët e mjeteve që njoftuan policinë.Ai rrezikohej seriozisht prej trafikut të makinave në autostradë dhe ndërhyrja në kohën e duhur shmangi një tragjedi të mundshme.

Autor i këtij veprimi të çmendur është një shqiptar 33-vjeçar, me banim në Marca, i cili ishte shtruar në spital në Ca ‘Foncello për shkak se vuante nga problemet me ankthin shkaktuar prej izolimit të gjatë.Ai ende mbante në kyçin e dorës, byzylykun e spitalit me emrin dhe datën dhe shtrimit në spital.

Burri mori biçikletën e tij i pa pajisur me doreza dhe maskë, të cilat janë gjithashtu të detyrueshme për çdo lloj lëvizje dhe u drejtua drejt daljes së autostradës Treviso Nord, në San Sisto di Villorba.Pas njoftimit prej shoferave në autostradë, një ambulancë është dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa një patrullë e nga policia e autostradës arriti tek ai në pak minuta.

33-vjeçari ishte në gjendje psikologjike të rëndë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur një gjobë shumë të lartë: 42 euro për hyrje të paligjshme në autostradë (biçikletat nuk lejohen) dhe 533.33 euro për mosrespektim të dekretit të lëshuar nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Koronavirus.I pyetur nga policët për arsyet që e kishin nxitur të dilte me biçikletë në autostradë, burri u përgjigj se ishte i rraskapitur dhe se dëshironte të kthehej në vendin e tij të origjinës, Shqipëri.Por fatkeqësisht ai duhet të presë ende gjatë për të bërë këtë gjë.

Burimi: ilgazzettino

Bilanc tragjik nga Covid-19 në SHBA: Mbi 38 miijë të vdekur dhe 728 mijë të infektuar

SHBA ka shënuar sërish një ditë të zezë nga Covid-19, pas asaj të djeshmes. Gjatë 24 orëve të fundit mësohet se kanë humbur jetën mbi 3,500 persona.Tashmë numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 38.244

Që nga shpërthimi i pandemisë në SHBA janë regjistruar mbi 728 mijë raste me koronavirus.Numri i rasteve ditore vazhdon të rritet dhe SHBA është një nga vendet më të prekura nga COVID-19. Pavarësisht kësaj, presidenti Donald Trump, ditë më parë deklaroi se piku në SHBA ka kaluar, por shifrat mbeten ende alarmante.

Ai shtoi gjithashtu se shumë shpejt shumë shtete do të hapen.

Burimi:worldometer

Koronavirusi në Itali/ Në Lombardi 5 herë më shumë viktima se në Luftën e Dytë Botërore

Pavarësisht tendencës pozitive të kurbës, në Itali numri i viktimave mbetet i lartë, ndërsa vendi është i dyti në listën me më shumë humbje jete nga koronavirusi në botë.Lombardia është edhe rajoni më i goditur që ka shënuar numrin më të lartë të viktimave, numër që kalon 5 herë më shumë atë të viktimave të shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore.

Midis 11 qershorit 1940 dhe 1 majit 1945 në Milano 2.000 civilë vdiqën në bombat e Luftës së Dytë Botërore, në 5 vjet; në dy muaj në Lombardi 11 855 persona vdiqën nga koronavirusi, 5 herë më shumë.

Një referencë e bujshme numerike. Përveç solidaritetit që i detyrohemi Lombardisë dhe ndërgjegjësimin për seriozitetin e urgjencës në ato vende, duhet të dimë gjithashtu se po përjetojmë një tragjedi të madhe, ende nuk e kemi mposhtur atë”, thotë komisioneri i urgjencës në Itali, Domenico Arcuri.

Koronavirusi, shënon rënie numri i viktimave dhe rastet e infeksionit në Itali. Në 24 orë humbën jetën 482 persona

Sipas buletinit të fundit të lëshuar nga Mbrojtja Civile, rastet e përgjithshme të infeksioneve që nga fillimi i monitorimit të shpërthimit janë tani 175.925, një rritje prej 3,491 për një ditë (dje ato ishin 172.434 dhe rritja në krahasim me 24 orët e mëparshme kishte qenë 3,493).

Numri i viktimave ka shkuar në 23227, që do të thotë janë 482 viktima në 24 orët e fundit. (dje ata ishin 22.745 dhe viktimat në 24 orë kishin qenë 575).

Në total numri i te sheruarve ka shkuar 44.927 ku 2,200 persona jane sheruar në 24 orët e fundit (dje ishin +2,563). Ata që janë shtruar me simptoma janë 25,007 (-779 që nga dje kur ishin 25.786). Numri i personave në kujdesin intensiv bie: ata janë 2.733 (-79 krahasuar me dje kur ishin 2.812).

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Franca,Gjermania

LAJM I FUNDIT/ SHKON NË 548 NUMRI I TË PREKURVE ,ASNJË RAST I RI NE KORÇË

Ka shkuar në 548 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë. 9 raste te reja te konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet ne ne Kukes, Fier, Kurbin dhe ne Tirane.Një lajm i mirë vjen për qytetarët korçarë kur shënohet edhe një tjetër person i shëruar nga COVID-19, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 17.Nga ana tjetër, janë dërguar 7 tampona nga qyteti i Pogradecit, për të cilat ende pritet një përgjigje.Bëhet fjalë për shtatë emigrantë shqiptarë të ardhur nga Greqia e Maqedonia e Veriut dhe të karantinuar gjatë ditëve të fundit në një prej hoteleve të qytetit liqenor.

Dr. Mira Rakacolli nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja, shkon në 548 numri i të prekurve19 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 302 numri i të shëruarve. Numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se numri i të infektuarve aktivë.
Prof. Mira Rakacolli

Zv/ Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Në komunikimin tonë të përditshëm në lidhje me situatën e infeksionit Sars Cov 2 dhe Sëmundjen Covid 19 në Shqipëri, ju bëjmë me dije se:
Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar si bartës të virusit, ose të sëmurë me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 5 i përkasin Kurbinit, 2 raste në Kukës, 1 rast në Tiranë, 1 rast në Fier.
Deri në këto momente janë testuar 5311 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 548 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve.

Kjo shifër, e komentuar nga epidemiologët, tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm tesimesh për të vlerësuar situatën.
Gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302.Aktualisht në vendin tonë janë 220 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej 7 ditësh.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Tiranë, Kukës dhe Fier.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 246 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 7 raste
Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.
Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifrat e qëndrueshme, më pak se 15% e të prekurve aktivë.
Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar është e rëndësishme që qytetarët me durim të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Lista e plotë: Të gjitha bizneset që lejohet të hapen nga dita e hënë

Publikohet ne e-Albania lista e aktiviteteve që do të lejohen të rifillojnë punën që prej të hënës së javës së ardhshme nga ora 05:30 deri në 17:30.Lista parashikon rihapjen e aktivitetit për tregtinë me shumicë dhe pakicë për disa produkte. Listen e plote te gjithe aktiviteteve qe jane te lejuar te rinisin punen e lexononi ne linkun me poshte,

duke klikuar ketu: LISTA E PLOTE

Pas vendimit të hapjes Ministria e Shëndetësisë ka imponuar kushte të rrepta sigurie për kompanitë, të cilat duhet që t’u sigurojnë punonjësve mundësitë që të mos infektohen nga koronavirusi.Sipas listes, do të vijojnë të qendrojnë të mbyllura baret, restorantet, parukeritë, dhe shërbime të ngjashme që veprojnë përmes kontaktit të afërt të stafit me klientet.

Nderkohe qe do te lejohet sherbimi katering, ose me dergim i produkteve.Pjese e listes se re jane tregtia e veshjeve, artikujve të ngjashëm, ajo e mishit, peshkut, elektroshtëpiaket, luleve, automjeteve dhe pjesëve të automjeteve, kafshëve, bimëve, pjeset e kembimit te autometeve etj.

Grekët po i tregojnë botës si duhet reaguar ndaj Covid-19 (Analiza)

E përqeshur nga vendet e BE-së si një fëmijë problematik gjatë dekadës së saj të gjatë të krizës financiare, Greqia po vë një shembull në botë me përgjigjen e saj të shpejtë ndaj epidemisë së koronavirusit.Vendi i rreth 11 milionë qytetarëve ka raportuar 2,207 raste të konfirmuara me koronavirus deri tani dhe 105 vdekje që prej të enjtes, ky një numër shumë i vogël krahasuar me raportet e të vdekurve me popullsinë në Itali, Spanjë e Francë të cilat kanë rreth 58,000 vdekje në total. Situata në Greqi duke se është shumë e ngjashme me atë të Gjermanisë, atij të një kombi tjetër që është vlerësuar nga arena ndërkombëtare t’a ketë përballuar përgjigjen kundrejt virusit me përgjegjshmëri dhe efektivitet të lartë.

Udhëheqësit greke ia atribuojnë përgatitjen dhe disiplinën popullsisë së tyre. Kryeministri Qirjako Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) i ka kërkuar ekspertëve të tij një plan përgjigjeje ndaj virusit që në Janar. Gjithaashtu, ai e ka vlerësuar respektimin e gjerë që popullsia greke ka treguar ndaj masave izoluese në një fjalim të mbajtur ndaj shtypit gjatë kësaj jave, duke thënë se “Ndërprerja më e vogël e masave izoluese mund ta çojnë vendin në një regresion të dhmbshëm”.

Masat e hershme për t’a mbrojtur sistermin shëndetësor grek kanë përfshirë ngritjen e një komiteti për sëmundjet infektive, kontrrolle në aeroporte dhe pika të tjera kufitare, përpjekje për të informuar popullatën dhe mbajtja e kontakteve të afërta me autoritetet e ndryshme europiane e botërore që kanë ekspertizë më të kualifikuar në këtë aspekt, sipas ministrit të shëndetësisë greke zotit Vassilis Kikilias në një intervistë për Bloomberg

“Heqja graduale e masave nuk do të jetë e pakushtëzuar, por përkundrazi me kushte, në mënyrë që të mos rrezikojmë përhapjen e një valë të dytë,” tha Kikilias.

Micotaqis, mbështetja popullore e të cilit është rritur gjatë krizës, ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve në 10 mars, 13 ditë pasi Greqia raportoi rastin e parë me koronavirus.

Pasi Greqia raportoi vdekjen e parë në 12 mars, qeveria vendosi mbylljen e bizneseve si kinemave, palestrave, klubeve, lokaleve dhe restoranteve brenda katër ditëve. Një javë më pas u vu shtetrrethimi (apo ndryshe karantina) ku nuk lejoheshin lëvizjet jo esenciale jashtë shtëpisë. Greqia jo vetëm që ka raporte shumë më të ulta të të infektuarëve dhe të vdekurve më popullsinë krahasuar me vendet që janë goditur më rëndë nga covid-19 (si Italia, Spanja, e Franca), por dhe me vendet e BE-së me të cilat ndan numër popullsie të njëjtë ajo përsëri ka më pak viktima.

Micotaqis urdhëroi që një plan veprimi të jetë gati në fillim të shkurtit e që më pas të aktivizohej menjëherë pas rastit të parë, shprehet zëvëndës ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, në një telefonatë për Bloomberg. Kjo bëri të mundur që përhapja e virusit të vihej në kontrroll shumë herët, shton ai.

Hardalias i kërkon qytetarëve çdo herë në daljet e tij televizive që të respektojnë kufizimet dhe të mos komprometojnë sakrificat që ata kanë bërë deri tani, duke i’u recituar atyre frazën, që është kthyer në një moto tani në Greqi gjatë kësaj kohe krizeje nga koronavirusi, “Menoume spiti” (e përkthyer në Shqip “Qëndrojmë në shtëpi”)Sfida e ardhshme e qeverisë greke do të jetë mbajtja e këtij qëndrimi admirues gjatë festave shumë të festuara në vendin ortodoks. Atë të Pashkëve të Krishtere Ortodokse që fillojnë të Premten. Aktualisht karantina e Greqisë është në fuqi deri më 27 prill.

Qeveria po punon për një plan për ta kthyer vendin në gjendje normaliteti, një lëvizje kjo e cila do të jetë graduale, e gjatë dhe nuk pritet të jetë automatike, sipas zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas në deklaratë për shtypin të enjten. “Grekët e kanë kuptuar se kjo pashkë ka për të qënë ndryshe nga pashkët e kaluara”, shprehet ai.Hardalias është shprehur për shtypin se zyrtarët grekë i kanë respektuar e sjellë në veprim proçedurat dhe protokollet që i’u janë udhëzuar që në rastin e parë të shfaqjes së koronavirusit.

“Ne gjithashtu kemi një sistem shumë të fortë gjurmimi dhe një platformë monitorimi shumë të mirë për të tërë ata që janë në karantinë”, shprehet ai.”Ajo çfarë na ndihmoi ne ishte fakti që e trajtuam secilin rast të koronavirusit si një rreth të vogël epidemie. Kështu ne u përpoqëm që këta rrathë të mos takoheshin me njëri tjetrin apo të rriteshin se përndryshe do të kishim një efekt kaskadë i cili do t’a çonte situatën jashtë kontrrollit”, shton zoti Hardalias.

Bloomberg