Kalo: Nuk dihet kur e ka fundin pandemia e COVID-19

Mjeku infeksionit Tritan Kalo deklaroi se virusi është ende i pranishëm në Shqipëri. Ai u shpreh se është e rrezikshme të bëhen parashikime të tilla nëse pandemia kalohet në muajin maj, sepse nuk dihet fundi i saj por edhe fillimi i këtij virusi nuk është qartë i përcaktuar.

Parashikime të tilla janë fatale po të bëhen, sepse e gjithë bota është përpara një infeksioni që nuk dihet kur e ka fundin, dihet kur e ka fillimin por edhe atë fillim nuk e ka qartë të përcaktuar, ka shumë abuzime në lidhje me fillimin e pandemisë.

Tendenca që thuhet për përfundimin në fillim të majit dhe që bota po fillon të hapet, niset nga fakti se numri i të shtruarve, dhe të infektuarve kanë tendence pozitive në rënie çfarë dikton ekonominë të marrë frymë por mbi të gjitha të marrë frymë mendja njerëzore e cila e mbyllur në një paraburgim virusal e bën njeriun të ketë çrregullime psikologjike. Këto çrregullime tek ne janë të shtuara edhe nga ato që janë trashëguar nga tërmeti i 26 nëntorit”, tha Kalo për Abcnews.

Grupi i parë/ 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë do të kthehen në atdhe

Grupi i i 10 mjekëve dhe 20 infermierëve shqiptarë të cilët shërbyen në spitalet e rajonit të Lombardisë në ndihmë të kolegëve italianë për përballimin e situatës me Covid-19 e ka mbaruar misionin.Ata do të rikthehen tashmë në Shqipëri pranë familjarëve të tyre. Para nisjes drejt Shqipërisë ata kanë shkrepur dhe një foto ndërsa në duar mbajnë flamurin shqiptar, atë italian dhe flamurin e rajonit të Lombardisë, raporton Ora Neës. Aktualisht në Itali ndodhet grupi i dytë i ekipit mjekësor shqiptar, me 60 mjekë dhe infermierë.

Grupi me 30 mjekë dhe infermierë u nisën drejt Italisë me 28 mars dhe dy ditë më vonë, me 31 mars ata filluan punës.

Në rajonin e Lombardisë aktualisht numri i pacientëve në terapi intensive është 634 dhe 7120 janë të shtruar në struktura spitalore.

ITALIA VAZHDON BETEJËN ME COVID-19, NË 24 ORË 323 VIKTIMA, 203.591 TË INFEKTUAR NË TOTAL

Buletini i fundit i lëshuar nga Mbrojtja Civile tregon një trend të qëndrueshëm në numrin e personave të infektuar me Coronavirus ndërsa shifra për viktimat është ulur në krahasim me ditën e djeshme. 323 vdekje të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit (382 dje). Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arritur në 27.682.Numri i   “rasteve pozitivive aktive”,eshte 104,657 (dje ato ishin 105,205 në total).Numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 që nga monitorimi i shpërthimit ka arritur në 203.591.Raste të reja janë  +2.086 diten e sotme (dje ishte + 2,091).

2311 persona janë shëruar në 24 orët e fundit (dje shifra ishte 2.317 persona të testuar negativ për tampon),gjithsej janë 71.2252 pacientë të rikuperuar. Në objektet spitalore aktualisht janë 19.210 (dje ishte 19,723), nga të cilat 1.795 në kujdes intensiv (dje ishin 1,863).
Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 1 milion e 910 mijë teste, ku 64 mijë prej tyre janë kryer në 24 orët e fundit.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Franca,Britania,Gjermania

NUK PËRFITUAN PAGËN E LUFTËS,TREGTARËT E RROBAVE TË PËRDORURA NGRIHEN NË PROTESTË

Pas protestave te punonjesve te fasonerive per pagën e luftës,sot kane qene Tregtarët e rrobave të përdorura.Gjendja në vendin tonë është e rënduar nga Codid-19.E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë. E disa ndoshta edhe nuk kanë fare.Ata kërkojnë pagën e luftës pasi nuk kanë të ardhura te tjera për të mbajtur familjet.

Në protestën para Bashkisë,e ditur bëhet se ata kanë kërkuar hapjen e tregut, kjo pasi asnjëri prej tyre nuk ka përfituar pagën e luftës.

Këta tregtarë janë në ditë më të vështira se kurrë më parë dhe janë lënë në mëshirë të fatit.

Nëse keni aplikuar për Lotarinë Amerikane, nuk do t’a mësoni me 5 maj nëse jeni fitues apo jo…

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka informuar se rezultatet e lotarisë Elektronike të Vizave (EDV) për vitin 2021 janë shtyrë.Llotaria_amerikane1.Më parë, rezultatet e lotarisë DV ishin caktuar për 5 maj, por pandemia e koronavirusit ka shkaktuar vonesa.

Formularët e aplikimit ishin hapur në tetor të vitit të kaluar nga 2 tetor deri më 5 nëntor.

Sipas Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rezultatet do të dalin në 6 qershor.Sidoqoftë, përkundër vonesës në rezultatet e DV-së siç është planifikuar, intervista e të përzgjedhurve do të fillojë nga 1 tetori.

STRATEGJIA: Këtë verë resortet mund të krijojnë “korridore” për turistët

Disa nga ministrat e Turizmit në Europë janë duke kërkuar krijimin e “korridoreve turistike” në mënyrë që resorted të mund të hapen në kohë për sezonin veror.Drejtuesit e Turizmit nga 9 vende, përfshirë Francën, Italinë, Greqinë dhe Spanjën i shkruan një letër krerëve të Bashkimit Europian ku parashtronin rreziqet se industria e turizmit mund të falimentojë nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme.

Idetë që po diskutohen përfshijnë një sërë rregullash dhe protokollesh në mbarë Europën për mbërritjen dhe largimin e turistëve.”Korridoret për turistët” do të ketë rregullat strikte të distancimit social, programe testimi që do të lejojë parandalimin e përhapjen e Covid-19.

Disa vende të BE-së po shqyrtojnë mundësinë se si të lejojnë rihapjen e resorteve, por i kërkojnë Brukselit që të hartojë një plan, në një përpjekje për të shmangur një situatë kaotike të marrëveshjeve dypalëshe, të cilat krijojnë konfuzion për udhëtarët.

Ministrja malteze e Turizmit, Julia Farrugia Portelli kërkoi vendosjen e “korridoreve të sigurta në mes të territoreve dhe rajoneve”, të cilat duhet të përfshijë “protokolle të reja për fluturimet, akomodimet, ushqimin dhe vizitat turistike”.Ajo shtoi se vendet europiane duhet të angazhohen për të hapur turizmin sa me shpejt që të jetë e mundur. “E di që ka rreziqe, por ne duhet t’i menaxhojmë ato”, u shpreh Portelli.

SHKON NË 766 NUMRI I TË PREKURVE ,ASNJË RAST I RI NE KORÇËS

Ka shkuar në 766 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë. 16 raste te reja te konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 9 persona në Tiranë, 5 në Krujë me nga 1 rast në Shkodër dhe Berat.Korça përsëri “e paster”, asnjë rast i ri pozitiv prej 12 ditesh.Juglindja edhe pse te prekur ka 19 qytetare nga Covid-19, fatmirësisht nuk ka rezultuar me asnjë humbje jete.Ku prej tyre 18 qytetare e kane fituar betejen me semundjen.Situata ne Qarkun e Korçës po vjen drejt nje rekuperimi te plotë pasi Juglindja e vendit tashme ka vetem 1 person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 233.

Dr.Eugena Tominin nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 16 raste të reja, shkon në 766 numri i të prekurve10 % e pacientëve trajtohen në spitalet COVID, 90 % e tyre ndiqen nga mjeku i familjes. Shkon në 455 numri i pacientëve të shëruar.

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.Deri në këto momente janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 766 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455.Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.Deri tani 30 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë Shkodër dhe Berat.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:

Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar.
Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.Që kjo situatë të vazhdojë të jetë e kontrolluar dhe në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.