Ministrat britanikë druhen se pandemia e koronavirusit mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje në një laborator kinez.Kështu shkruan e përditshmja e madhe britanike, Daily Mail.Burimet qeveritare thonë për gazetën se nuk përjashtohet mundësia që virusi të ketë dalë nga një laborator në një qytet kinez.
Një anëtar i Kobrës, komitetit të emergjencave qeveritare në Britani, tha se nuk diskutohet që virusi është zoonotik, me origjinë nga kafshët, por nuk e përjashtoi që virusi të jetë shpërndarë te njerëzit pasi ka dalë nga një laborator në Wuhan.
“Nuk është koincidencë që laboratori është në Wuhan”, tha ai.
Në Wuhan është Instituti i Virologjisë, laboratori më i avancuar i këtij lloji në Kinë.Ai është 10 milje larg tregut ku mendohet se ka dalë virusi dhe ka kushtuar 30 milionë sterlina.Në vitin 2018, mediat qeveritare kineze shkruanin se laboratori mund të kryejë eksperimente me mikroorganizma thellësisht patogjenë, njësoj si virusi vdekjeprurës Ebola.
Daily Mail shkruan se ka raportime lokale të paverifikuara se punonjësit e laboratorit janë spërkatur me gjak dhe më pas e kanë dërguar infeksionin te popullata lokale.Një tjetër laborator në Wuhan, akoma më afër tregut, thuhet se kryen eksperimente me kafshë, si lakuriqët e natës për të shqyrtuar përhapjen e viruseve.
Në vitin 2004, një virus u largua nga një laborator kinez dhe vrau 1 person dhe infektoi nëntë të tjerë. Qeveria tha se ishte rezultat i neglizhencës.
Emigrantët e bllokuar prej 3 ditësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticë, si pasojë e mbylljes së kufijve për shkak të koronavirusit kanë reaguar ashpër ditën e sotme.Vendimi i tyre për të mos u kthyer mbrapa duke pritur zgjidhjen e situatës ka bërë që të përleshen me policinë shqiptare.
Prej 2 ditësh 50 emigrantë shqiptarë janë bllokur mes Shqipërisë dhe Greqisë në Kapshticë dhe nuk lejohen as të hyjnë në atdheun e tyre dhe as të kthehen andej nga erdhën, nga Greqia.
Ata janë detyruar të bllokojnë kamionat e mallrave si shenjë proteste për të ardhur në Shqipëri. Po ashtu një ambulancë nga qyteti më i afërt, Bilishti është nisur drejt Kapshticës për të monitoruar situatën shëndetësore të atyre që kanë shfaqur probleme. Në videon qytetarët mes thirrjeve, shihen teksa shtyhen me policinë për të kaluar kufirin.Nga komunikimet me policinë kufitare është konfirmuar se mund të kalojnë vetëm personat që kanë një vërtetim nga ana e konsullatës shqiptare në Greqi, që mund të jetë për arsye shëndetësore apo për arsye studimesh.
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 15887, që do të thotë janë 525 viktima në 24 orët e fundit.Rastet të reja janë 4591 duke e çuar në 91246 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 21815 dhe 3977 janë në gjendje kritike.
Ditën e djeshme rastet aktive kanë qenë 88274 ndërsa sot janë 91246 kjo do të thotë se numri është rritur me 2972 persona.
Por personat që kanë rezultuar pozitiv sot janë 4591 pasi tek shifra e përgjithshme zbritet numri i të shëruarave dhe personave që kanë ndërruar jetë.Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 67807.
Ditën e djeshme ishin 681 viktima dhe sot janë 156 viktima më pak. Ndonëse numri është i lartë, por nga shifrat që jemi mësuar të shikojmë në ditët e fundit kjo është shenjë e mirë pasi është dita e dytë radhazi që bie numri i vdekjeve.
Vendet me te prekura nga Covid -19 jane Shba,Spanja,Italia ,Gjermania
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero shkruan se COVID-19 ka arritur kulmin në Shqipëri dhe ka publikuar një tabelë me shifra. Sipas tij ky është një kulm i butë falë masave të marra dhe shton se ato janë bërë në kohën e duhur.
Pipero më tej shprehet se priten numra të njëjtë dhe javën e ardhshme dhe më tej do fillojë rënia e kurbës të pandemisë.
REAGIMI I PLOTË
Nje grafik dhe nje leter! E fillova keshtu kete postim nisur nga shqetesimi i Prof. E. Ruka per kurben qe tregon ecurine e epidemise ne vendin tone, duke e falenderuar profesorin e nderuar por dhe duke spjeguar se nisur nga ecuria e covid 19 ne vendet e tjera edhe ne prisnim qe kjo jave te mbyllej pak a shume me keto numura, duke arritur sipas mendimit tim kulimin e saj, nje kulm i bute ky fale masave te mara nga qeveria, ne kohen e duhur sipas meje!
Numurat jane realtivisht te larte pasi jane testuar ne menyre “agresive” rastet e kontaktit te ngushte, dhe ne pergjithesi rezultoje familjare. Ne presim pak a shume te njejtat numura dhe ne javen qe vjen, une e kam quajtur shesh pushim, e mandej fillimin e renies se kurbes. Por ka tre indikatore te rendesishem ne ecurine e kesaj kurbe, se pari masat e mara nga qeveria kombinuar me keshillat tona, se dyti gjurmimi i rasteve te kontaktit dhe testimi i tyre, se treti qendrimi i qytetareve ne shtepi. Nese njeri nga keto komponente ka çaluar kurba nuk do jete ajo qe presim, por ajo qe shohim jo larg nesh, ne Itali, Spanje apo dhe me tej!!!
Po e vazhdoj postimin me nje leter te Nene Vezikos, gjyshes nga Vlora, e shtruar ne spital se bashku me tre pjestare te familjes se saj me Covid 19, sot te gjithe te sheruar.
E fundit doli nga spitali Nene Veziko, e moshuar por luftarake deri me fund, dhe se bashku me ne ja doli, fitoi ndoshta betejen me te veshtire te jetes se saj, fitoi mbi Covid 19. Te shkuara dhe jete te gjate Nene Veziko!
Një numër ceremonish martesore në vend, raportohet se janë anuluar nga pasiguria për fundin e epidemisë që ka paralizuar çdo gjë në vend. Koronavirusi i trembi çiftet që kishin vendosur të organizonin një ceremoni martesore për celebrimin e tyre.Ndalimi i grumbullimeve të njerëzve, lirisë së lëvizjes dhe aktivitetit tregtar, siç duket ka prekur kështu edhe një industri në dukje të klasifikuar si luks, që ka të bëjë me atë të organizimit të eventeve në Shqipëri.
Ku Një pjesë i shtyu për në vjeshtë, një pjesë janë të pavendosur. Anulimi i një dasme sjell humbje për shumè biznese, nisur nga restoranti ku do të zhvillohej ceremonia, agjencia a arredimit, atelieja e fustanit të nusërisë, parukeria, kameramani e fotografi.
Situata e krijuar nga koronavirusi bëri që edhe shumë gëzime të tjera familjare të anuloheshin, si përvjetorë, ditëlindje etj.
Drande Xhaj, një nga ikonat e humorit shkodran tregon në një lidhje telefonike për Report Tv pengun e kolosit Gëzim Kruja, që sot paradite u shua.“Me keqardhje para një ore pushoi së rrahuri zemra e mjeshtrit të humorit Gëzim Kruja.
Ky është një lajmi trishtë, kontributi dhe karriera e tij ka qenë e shpërndarë në të gjitha viset dhe vendet ku ka shqiptarë. E mora këtë lajm të trishtë me shumë keqardhje. Ai ka qenë një njeri i mrekullueshëm dhe një mësues për mua.
Ai prej disa vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë. Hera e fundit që u takuam ishte 80-vjetori, në atë gjendje, por më mirë, se e kemi si kujtim atë ditë.
Ai fatkeqësisht nuk e kaloi këtë sëmundje. Gëzim Kruja do të mbetet në historinë e humorit shqiptar dhe do të jetë një nga artistët më të dashur të humorit në Shqipëri.
Cilat ishin pengjet e Gëzim Krujës? “Është e vërtetë që në portretin e tij dukej se kishte pengje, një ishte festimi i 80-vjetorit me një premier të re, me materiale të reja. Dhe iku me këtë peng, por ai ka materiale të jas htëzakonshme që do të mbështesin në historinë e humorit shqiptar” tha ajo.
Parodistët e Vlorës i kanë dedikuar një këngë situatës në vend që ka shkaktuar përhapja e koronavirusit.Afrim Agalliu, Artur Dhamo dhe Agron Hamo, përmes ndihmës që ofrojnë rrjetet sociale kanë dhuruar humor edhe përmes këngës që ata kanë shkruar dhe më pas e kanë shoqëruar edhe me muzikë.
“U hap lajmi mori dhënë, një armik po na vjen, e gjithë bota ulërin, ky armik po bën kë rdinë! Doli shkurti hyri Marsi në Shqipëri virusi plasi, me tragete me avione, mbërriti dhe te ne korona”, janë disa nga vargjet e këngës së parodistëve, të cilët tregojnë.
“Ky nuk është grip, është flamë, çdo gjë që del para e dizinfektojmë”, vijon më tej kënga e tyre.
“E nëse doni që të jetoni, këto këshilla respektojini, të martuar dhe me fëmijë, të rrinë brenda në shtëpi”, është mesazhi i tyre, që bëjnë thirrje dhe për të lidhur besën të gjithë, në mënyrë që ta kalojmë këtë situatë të vështirë.
Per mbi 60 vite kontribuoi duke u bërë një prej figurave më të dashura të artit shqiptar me pjesë të pafundme humoristike. Është nje nga emblemat e skenes se humorit. Gezim Kruja u nda nga jeta ne moshen 80 vjeçare pas disa problemeve shëndetësore.Gëzim Kruja ka lindur në Shkodër, në vitin 1939. Karrierën humoristike e ka nisur që në moshën 13-vjeçare. Fillimet me Estradën amatore nisin që në kohën kur ishte ushtar më 1958. Më pas vazhdon aktivizimin në vitin 1960 me Estradën profesioniste të Shkodrës.
Gëzim Kruja ka mbaruar në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë po në qytetin e lindjes.Kohët e fundit ai vuante nga një sëmundje e rendë teksa kishte humbur edhe zërin.Ai ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit.
Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, nga të cilët një është fëmijë. Kjo e çon në total numrin e të prekurve në 361.Në Korçë nuk ka shtim te rasteve të reja duke qendruar ne shifrat 16 qytarë te prekur ne total nga keta katër të shëruar ne ditët e fundit.
Deri në këto momente janë testuar 2396 raste të dyshuara dhe janë konfirmuar pozitiv 361 raste. Mosha mesatare është 50 vjeç”- sqaroi Dr. Albana Fico, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik.
Deklarata e plotë:
Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.Në 24 orët e fundit janë testuar 149 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 fëmijë.
Deri në këto momente janë testuar 2396 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 361 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.
Ju informojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme afër mesnatës se një 80-vjeçare nga Shkodra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. E moshuara ishte paraqitur mëngjesin e datës 4 Prill në spital.80-vjeçarja u izolua si e dyshuar me COVID dhe i janë bërë të gjitha ekzaminimet e duhura. E moshuara ishte vendosur menjëherë në terapi intensive.
Në mbrëmje ka dalë përgjigjia e analizave, pozitive me COVID-19. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore transporti ka qenë i pamundur dhe afër mesnatës e moshuara ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerës.
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 5 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 104.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 64 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, prej të cilëve 2 janë të intubuar, ndërsa 1 pacient ndodhet në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 174 raste – Durrës 36 raste – Lushnje 5 raste – Elbasan 10 raste – Fier 25 raste – Kavajë 8 raste – Rrogozhinë 4 raste – Korçë 16 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 38 raste – Lezhë 14 raste – Berat 1 rast – Has 9 raste – Krujë 5 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 4 raste – Mirditë 3 raste
Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike. Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
Ajo që po flitet nga seriali “La Casa de Papel” është se Berlin është një këngëtar i lindur. Tashmë ka nisur të flitet nëse aktori Pedro Alonso i ka interpretuar vet këngët “Ti Amo” dhe “Bella Ciao”.
Sezoni i katërt i “Casa de Papel” tashmë ndodhet në Netflix, ndërsa krahas skenave interesante, karakteri Berlin interpreton hitin e famshëm, “Ti Amo”, të këngëtarit italian Umberto Tozzi.
Dhe menjëherë, admiruesit e këtij seriali kanë nisur debatin se a është vërtet aktori Alonso ai qe e këndon këngën.
Gjatë kujtimit të ceremonisë martesore të Berlin me partneren e tij, Tatiana, protagonisti tregon talentin e tij në këndim. Ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai e ka bërë këtë gjë.