“E gjithë bota ulërin, ky armik po bën kërdinë!”, parodistët e Vlorës i thurin këngë koronavirusit: Doli Shkurti, hyri Marsi… (Video)

Parodistët e Vlorës i kanë dedikuar një këngë situatës në vend që ka shkaktuar përhapja e koronavirusit.Afrim Agalliu, Artur Dhamo dhe Agron Hamo, përmes ndihmës që ofrojnë rrjetet sociale kanë dhuruar humor edhe përmes këngës që ata kanë shkruar dhe më pas e kanë shoqëruar edhe me muzikë.

“U hap lajmi mori dhënë, një armik po na vjen, e gjithë bota ulërin, ky armik po bën kë rdinë! Doli shkurti hyri Marsi në Shqipëri virusi plasi, me tragete me avione, mbërriti dhe te ne korona”, janë disa nga vargjet e këngës së parodistëve, të cilët tregojnë.

“Ky nuk është grip, është flamë, çdo gjë që del para e dizinfektojmë”, vijon më tej kënga e tyre.

“E nëse doni që të jetoni, këto këshilla respektojini, të martuar dhe me fëmijë, të rrinë brenda në shtëpi”, është mesazhi i tyre, që bëjnë thirrje dhe për të lidhur besën të gjithë, në mënyrë që ta kalojmë këtë situatë të vështirë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.