Kryeministri britanik, Boris Johnson është dërguar në kujdes intensiv, pas infektimit disa ditë më parë me koronavirus.Lajmin e konfirmon BBC, sipas së cilës, kreu i qeverisë britanike, i cili u prek nga koronavirusi, i ka kërkuar ministrit të Jashtëm, Dominic Raab, që ta zëvendësojë momentalisht.
Ndërkohë në lidhje me këtë lajm ka reaguar në emisioni Open edhe doktor Pëllumb Pipero. Ai është shprehur se gjendja për Boris Johnson duke qënë se është futur në terapi intensive do të thotë së është e rëndë.
“Nëse shkon në terapi intensive pra, intubohet është shumë kritike. Është pak tragjike se ai e mori pak me sportivitet.” tha Pipero.
“Në këtë lloj situate është shumë kritike dhe duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze masat e vendosura nga OBSH” tha Pipero.
“Nuk bëhet trim me këtë virus. Trim është ai që rri në shtëpi jo që shkon në nëpër rrugë e pazar.” tha Pipero./tch
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është dërguar në terapi intensive. Lajmin e konfirmon BBC, sipas së cilës, kreu i qeverisë britanike, i cili u prek nga koronavirusi, i ka kërkuar ministrit të Jashtëm, Dominic Raab, që ta zëvendësojë momentalisht.
“Kryeministri po merr kujdes të shkëlqyeshëm dhe falënderon të gjithë stafin e NHS për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur.”
Distancimi social, përdorimi i maskave, higjiena personale dhe mjedisore: Tani dihen rregullat për të luftuar përhapjen e korona virusit. Të gjitha janë masa të rekomanduara nga ekspertët për të zvogëluar dozën e viruseve me të cilët jemi në kontakt. Por sa është sasia e Covid-19, ndaj të cilës i ekspozohemi çdo ditë?
“Si me çdo helm tjetër, viruset zakonisht janë më të rrezikshëm në sasi të mëdha. Ekspozimet e vogla fillestare kanë tendencë të çojnë në infeksione të buta ose asimptomatike, ndërsa dozat e mëdha mund të jenë vde kjeprurëse”, thonë profesori Joshua Rabinowitz dhe studiuesja Caroline Bartman për gazetën New York Times.
“Kur hyn në një ndërtesë apo në një zyrë ku ka qenë dikush me koronavirus, nuk është aq e rrezikshme sa të ulesh pranë atij personi të infektuar gjatë një ore udhëtim me tren”, shtojnë ata.
Për këtë arsye, distancimi social dhe higjena e duhur ndihmojnë në uljen e dozës së viruseve, ndaj të cilëve jemi të ekspozuar. Siç shpjegon Corriere, për këtë arsye duhet pasur kujdes i veçantë për të parandaluar ekspozimin ndaj dozave të larta me Covid-19. “Këto doza janë më të mundshme gjatë ndërveprimeve të ngushta me njerëzit, por edhe gjatë takimeve në lokale të mbushura apo kur prekim fytyrën pasi kemi marrë një sasi të konsiderueshme në duar”.
Dy studiuesit kanë sqaruar në fakt se “ndërveprimet njerëzore janë më të rrezikshme në hapësira të mbyllura dhe në një distancë të shkurtër, me një përshkallëzim të dozave në rritje me kohën e ekspozimit”.
“Sa u përket ndërveprimeve kalimtare, që shkelin rregullin e ruajtjes së distancës prej 1.80 metra, si për shembull gjatë pagesës në një supermarket, ato duhet të jenë sa më të shkurtra, duke synuar rregullin: “Brenda një metri dhe tetëdhjetë centimetra, vetëm gjashtë sekonda”.
OBSH aktualisht rekomandon që të ruhet një distancë minimale prej të paktën 1 metër nga një person tjetër. Kjo distancë sugjerohet edhe nga Ministria jonë e Shëndetësisë. Sidoqoftë, për ekspertët e shëndetit në SHBA, është e nevojshme që të ruhet një distancë prej 1.80 metra nga të tjerët. Dhe në rast se kjo masë nuk është e mundur, për shembull kur paguajmë në supermarket, rregulli që duhet të ndiqet është ai i një kontakti të shkurtër, maksimumi gjashtë sekonda.
Ekspertët shtojnë se “rrobat dhe ambalazhet ushqimore që janë ekspozuar ndaj dikujt me virus duket se paraqesin një rrezikshmëri të ulët”.
“Personat e shëndetshëm, që janë së bashku në një dyqan apo në një vend pune, kanë një rrezik të tolerueshëm, për sa kohë marrin masa si maska apo distanca”. Të gjitha këto janë të dhëna që duhen mbajtur mend për të përballuar fazën e dytë të emergjencës. /Burimi:American Eye/
Numri i viktimave të shkaktuar nga Koronavirusi në Itali vijon të mbetët i lartë. Sipas të dhënave të fundit, në Itali kanë humbur jetën 636 persona të infektuar nga CoVid-19 vetëm në 24 orët e fundit nga 525 të dielën.
Tashmë numri i të vdekurve nga virusi ka shkuar në 16523.
Ndërkohë numri i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në të paktën 132.547.Nga rastet pozitive, 60,313 janë në izolim në shtëpi, 28.976 janë shtruar në spital ndërsa 3898 janë nën kujdesin intensiv.
Ky është një sukses më shumë në karrierën e saj.Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka tashmë të lansuar albumin e dytë në karrierën e saj.Albumi i titulluar “Future Nostalgia” e që në shqip përkthehet “Nostalgjia e së ardhmes”, ka të përfshira 11 këngë, të cilat janë pothuajse të gjitha në stilin e viteve 80′.
Nga ana e saj, artistja e ka “ngacmuar” jashtëzakonisht këtë dalje në muajt e fundit, duke zbuluar gradualisht disa videoklipe tejet të kuruara dhe me muzikë tërheqëse.
Future Nostalgia arrin të kombinojë këngë që padyshim do t’ju bëjnë të vallëzoni deri në fund të natës dhe të tjera që do të mund t’i dëgjoni më me kënaqësi në divanin tuaj. Albumi ofron një dozë të thellë nostalgjie, pa rënë asnjëherë në trishtim të tepruar.
Ka shkuar në 377 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, në raportimin e sotëm, lidhur me situatën më të fundit të koronavirusit në Shqipëri.Në Korçë nuk ka shtim te rasteve të reja duke qendruar ne shifrat 16 qytarë te prekur ne total nga keta katër të shëruar ne ditët e fundit.
E PLOTE/
Ministria e Shëndetësisë: 16 raste të reja me COVID-19, shkon në 377 numri i të prekurve
12 të shëruar në 24 orë. Shkon në 116 numri i të shëruarve
Dr. Mira Rakacolli Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.
Në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste. Janë testuar gjithashtu 11 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19.
Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 21 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive.Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 177 raste – Durrës 38 raste – Lushnje 5 raste – Elbasan 10 raste – Fier 26 raste – Kavajë 8 raste – Rrogozhinë 4 raste – Korçë 16 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 44 raste – Lezhë 14 raste – Berat 2 rast – Has 12 raste – Krujë 5 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 4 raste – Mirditë 3 raste
Siç shihet, kemi një rritje të numrit të rasteve kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Has, që tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë në komunikimet publike. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
Dalin pamjet nga pika kufitare e Kapshticës, ku emigrantët e bllokuar në kufi u përplasën me Policinë Kufitare. Dhjetëra emigrantë, të cilët vijojnë të jenë të bllokuar në zonën neturale, bllokuan rrugën për dita momente dhe nuk lejuan që të kalonin kamionët. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga aktivisti, Adriatik Lapaj, policia u përplas me qytetarët, me qëllimin për të liruar rrugën dhe njëkohësisht nuk i lejonte ata që të futeshin në tokën shqiptare. Emigrantët në video shfaqen të revoltuar dhe shprehen se duan liri.
Ndërkohë, pedagogu Lapaj ka ngritur edhe disa pyetje për shtetin shqiptar në lidhje me emigrantët e bllokuar. Ai ndër të tjera kërkon edhe reagimin e Avokatit të Popullit për këtë çështje.
Reagimi:
Tani pa dashur të rendis 1 çarçaf me konventa të shkelura e t’u lodh kokën kam vetëm nja dy pyetje:Tani pa dashur të rendis 1 çarçaf me konventa të shkelura e t’u lodh kokën kam vetëm nja dy pyetje:
1. Nuk mundet shteti jonë t’i marrë shtetasit e vetë nga rruga dhe t’i akomodojë në një karantinë për të parë a janë sëmurë?
2. E zëmë se janë sëmurë, kush duhet t’i mjekojëkëta shtetas që mbajnë pasaportën e Republikës së Shqipërisë? Greku apo Japonezi? Janë te dera e shtëpisë…
3. Po si mund të sillesh me kaq papërgjegjshmëri?Po më mirë ti marrësh dhe kontrollosh apo të kalojnë kufirin ilegalisht dhe mos e dish kush vjen me virus e ku e shpërndan?
4. A mund t’i thuash bashkëpronarit mos u fut në shtëpi? A e dinë këta që çdo shtetas i kësaj Republike është edhe bashkëpronar i saj?
5. Ata policat aty nuk e marin virusin?
6. Po Avokat Populli a ka ky vend a jo? Në fund imagjinoni që këta të ishin shtetas grekë dhe qeveria greke t’i linte si fakir në kufi. Mendoni çfarë i ndodhte qeverisë në Athinë.
Disa emigrantë jane ende të bllokuar në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës. Po ashtu 5 prej tyre kanë pasur probleme shëndetësore dhe janë dërguar në spitalin e Bilishtit. Opozita dhe Presidenti kërkojnë zgjidhje për këtë situatë. Ndërkohë, qeveria nuk i lejon të futen në tokën shqiptare, pas masave të marra për COVID-19.
Prej tre ditësh disa emigrantë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës.Së fundmi raportohet se pesë prej tyre kanë patur probleme me shëndetin dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bilishtit.
Sipas informacioneve, paraprake emigrantët shqiptarët kanë patur luhatje tensioni. Po ashtu e ditur bëhet se janë tre gra dhe dy të moshuar, ata që janë u dërguar në spitalin e Bilishtit.
Kujtojmë këtu se pak më parë një tjetër emigrant shqiptar që është i bllokuar në këtë pikë kufitare tregoi se kishin tre ditë pa ushqim dhe se po flinin jashtë, nën temperatura nën zero.
Shqipëria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Itali për të ndihmuar vendin fqinj nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.Shumë nga mjekët dhe infermierët janë vendosur në provincën e Brescias.Përmes një videoje, Ermes Nassini nga një provincë e Brescias i ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim Korçares Suela Horanlli dhe Eduardit për përkushtimin e dhënë ndaj tij.
“Dua të falenderoj Suelën dhe Eduardin për punën dhe ndihmën e dhënë”- thotë italiani duke u përlotur. Ju ftojmë të ndiqni videon:
Mjekët shqiptarë gjithashtu e kanë falenderuar atë për fjalët e bukura dhe mirënjohjen e ofruar, ndërsa i kanë uruar të dalë sa më shpejt nga ambientet e spitalit dhe të zotërojë shëndet të plotë.