Ka njerëz të cilët mendojnë se pandemia e koronavirusit është një përpjekje e liderëve “në hije” të botës për të kontrolluar njerëzimin. Kështu është shprehur, për shembull, ish-numri 1 i tenisit botëror, Marat Safin.Sipas tij, kjo është e gjitha e planifikuar. “Janë bërë të gjitha gati për t’u vendosur microchip njerëzve. Në 2015, Bill Gates ka deklaruar se do të kishte një pandemi. Nuk besoj se ai është fallxhor.
E dinin dhe të gjithë po përgatiteshin. Në World Economic Forum të Davos janë bërë simulime dy javë para se virusi të përhapej në botë”, ka deklaruar Safin.Duket tamam si teori konspiracioni, por Marat Safin e ka shumë seriozisht me deklaratën e tij.
“Njerëzit po futen në panik dhe u besojnë asaj që shikojnë në televizor. Do të vaksinohen me microchip. Ka njerëz më të fuqishëm se liderët politikë. Quajini si të doni, por janë qeveri në hije e botës”.
Gjithë bota është në karantinë si pasojë e koronavirusit, por në shumë shtete po rritet rreziku i qeverive autoritare për shkak të ligjeve të jashtëzakonshme.Në Izrael mijëra qytetarë kanë dalë sot në një protestë në mbrojtje të demokracisë. Protesta ka zgjatur disa orë. E veçanta e këtij tubimi është se qytetarët janë mbledhur duke ruajtur distancën, disa metra larg njeri-tjetrit.
Qytetarët janë mbledhur në shesh për të kundërshtuar ligjet e qeverisë për ndalimin e qytetarëve gjatë pandemisë. Benjamin Gantz, një nga politikanët që drejtoi protestën tha se ligjet e miratuara së fundi nga qeveria janë vdekje e demokracisë. “Kjo është mënyra e re si po vdesin demokracisë. Ato nuk po shtypen me armë dhe tanke, por po vdesin nga brenda”,- tha ai duke ju referuar ligjeve që sipas opozitës kanë rritur arbitraritetin e qeverisë.
Në shumicën e vendeve tubimet janë ndalur për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme. Për të mos cenuar parimin themelor të protestës, në Gjermani Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një vendim të lejon manifestimet politike nëse zbatohet distanca mes qytetarëve.
Vijon të bjerë numri viktimave nga koronavirusi në Itali buletini i fundit i lëshuar nga Mbrojtja Civile konfirmon trendin në rënie të numrit të pacientëve të prekur nga Covid-19. Në 24 orët e fundit 433 persona të tjerë humben jeten nga Coronavirus (dje kishte 482), numri i përgjithshëm i viktimave rritet në 23660. Infeksionet e reja gjithashtu po zvogëlohen.
Në përgjithësi, numri i përgjithshëm i rasteve të personave të prekur nga Covid-19 që nga fillimi i monitorimit të shpërthimit kanë arritur në 178.972, një rritje prej 3,047 për një ditë (dje ata ishin 175.925 dhe rritje në krahasim me 24 orët e mëparshme kishte qenë 3,491 persona të prekur nga virusi).
Po ashtu ka rënë edhe numri i personave në terapi intensive , sot ishin 98 të sëmurë më pak, ndërsa 2.635 mbeten të shtruar në spital.
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Franca,Gjermania
Suedia mund të ketë “imunitet të tufës” deri në muajin e ardhshëm, ka pretenduar shefi i sëmundjeve infektive në mes të rritjes së vdekjeve së rasteve të reja të koronavirusit. Ndërkohë që vendi është duke vijuar jetën normalisht, pa masa drastike si shumë vende të tjera. Nrërkohe qe bilanci ditor i viktimave është rritur ndjeshëm ditët e fundit.
Qeveria po përballet me një mbyllje totale, megjithë është bërë thirrje për rritje të masave të ashpra për të përmbajtur shpërthimin e koronavirusit në vend. Si shkak i përhapjes së koronavirusit, vendi ka pezulluar ndeshjet e futbollit dhe mësimin në universitete, ndërsa restorantet, kinematë, palestrat, baret, dyqanet janë ende të hapura.
Javën e kaluar, Suedia njoftoi planet për një regjim agresiv të testimit i cili mund të aplikojë 100,000 teste. Duke folur për median lokale, Dr Anders Tegnell pretendoi se popullsia e Stokholmit, epiqendra e shpërthimit të virusit mund të arrijë ‘imunitetin e tufës’ qe në muajin e ardhshëm.”Ne kemi filluar të shohim kaq shumë njerëz që janë imun në popullatën e Stokholmit sa që po fillon të ketë një efekt në përhapjen e infeksionit. Modelet tona tregojnë se virusi do zgjasë deri në maj.”- tha Dr Tegnell.
Vlerësimi i doktor Tegnell erdhi pasi numri i të vdekurve në rang kombëtar, shkoi në 1.511, me 13.822 raste të konfirmuara.I pyetur në lidhje me nivelin e vdekjeve në vend Dr.Tegnell tha: Nuk është një dështim për strategjinë e përgjithshme, por është një dështim për të mbrojtur të moshuarit tanë që jetojnë në azile.Suedia është përshkruar si vendi më i çuditshëm pasi refuzon të imponojë një bllokim të stilit të BE-së, pavarësisht se niveli i vdekjeve nga koronavirusi rritet.Aktualisht rreth 50 përqind e fuqisë punëtore suedeze po punon nga shtëpia, ndërsa transporti publik ka rënë me 50 përqind në Stokholm.
Greqia pasi shifrat e koronavirusit kanë rënë ndjeshëm ka shpalosur edhe planin e rihapjes dhe çlirimit nga Lock-Down. Siç shkruajnë mediat greke, më 4 maj ësht faza e parë e rihapjes teksa qytetarët nga kjo datë nuk do të duhet të kërkojnë autorizim për të lënë shtëpitë.
Po ashtu në këtë datë do të lejohen edhe dyqanet dhe parukeritë të hapen. Më 11- 18 maj janë datat kur do të hapen për herë të parë pas mbylljes kafet, bare dhe restoranet por po ashtu edhe institucionet arsimore si shkolla dhe universitete.
Hotelet më pas do të hapen në qershor saktësisht në datën 15 qershor.BW
Neser e hënë, do të rinisin punën shumë aktivitete, biznese dhe shërbime. Nga ato të prodhimit, tek minierat, industritë e shumë të tjera. Teksa oraret ngelen të njëjtat, nga ora 5 e mengjesit deri në 17 e 30 pasdite, ku kanë dalë edhe udhëzimet për marrjen e autorizimit për liri daljen, janë përcaktuar edhe rregullat që duhen respektuar gjatë punës. Si distanca fizike, qendrimi në një makinë jo më shumë se i dy vetëve në mënyrë diagonale, dhe vetëm me një pasagjer që duhet të jetë në të njëjtin institucion apo vend pune.
Listen e plote te gjithe aktiviteteve qe jane te lejuar te rinisin punen e lexononi ne linkun me poshte,
Ndërkohë, janë disa aktivitete që kanë interes të lartë publik, që do të vijojnë të jenë të mbyllura. Baret, restorantet, parukeritë, berberhanet, taksitë, qendrat tregtare, qendrat e kujdesit shëndetësor, klinikat dentare, transporti i udhëtarëve, pra këto shërbime kyçe, do të vijojnë të mos funksionojnë edhe javën që po vjen, deri në një urdhër të dytë.
Përsa i përket trasportit të udhëtarëve, përcaktohet se lejohen vetëm riatdhesimet që po bëhen me avionë, çka do të thotë se gjithë të tjerat do të jenë mbyllur.Java që po vjen mesa duket do të jetë përcaktuese për të parë nëse do të ketë rihapje edhe më shumë, dhe nisje të funksionimit të këtyre aktiviteteve.Ngelet për tu monitoruar se çfarë do të ndodhë me pandeminë, a do të vijojë të mbahet në kontroll pasi të rihapen nesër shumë njësi e sipërmarrje, apo jo. Nëse gjithçka shkon mirë, me siguri që do të kemi rikthim të normalitetit edhe në sektorët që vijojnë të qendrojnë të mbyllura.
Illustratori fitues i çmimit Oscar dhe regjisori legjendar i Tom & Jerry, Gene Deitch, ka vdekur në moshën 95 vjeçare.Gene vdiq në apartamentin e tij në Pragë të enjten, 16 prill, megjithëse ende nuk është dhënë asnjë shkak vdekjeje.Gene, emri i plotë i të cilit ishte Eugene Merrill Deitch, punoi si hartues i Aviacionit të Amerikës së Veriut para se të shkonte për në ushtri, dhe të hynte në trajnime si pilot. Ai u shkarkua për arsye mjekësore në 1944 dhe u kthye për të punuar në botën e artit tregtar, pas së cilës karriera e tij e animacionit u ndërpre.
Në 1958, Deitch u emërua për një çmim Akademie për filmin e tij Sidney’s Family Tree. Ai vazhdoi çmimin Akademia për filmin më të mirë të shkurtër të animuar për filmin e tij Munro në 1960, dhe ishte nominuar dy herë të tjera në të njëjtën kategori në 1964.
Gjatë karrierës së tij, Gene punoi si drejtor krijues në Terrytoons, nën 20th Century Fox, ku ai krijoi karaktere si Sidney the Elephant, Gaston Le Crayon, Clint Clobber dhe Terr’ble Thompson.
Ai vazhdoi të punojë me Rembrandt Films përgjatë viteve 1960 për të prodhuar një numër karikaturash Popeye, si dhe një duzinë të Tom dhe Jerry për Metro-Goldwyn-Mayer.
Infermieria e spitalit të Brescias, Lidia Liotta ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. 55-vjeçarja punonte në një azil të moshuarish në Predore, dhe ishte infektuar që në fund të shkurtit .Edhe pse e infektuar, Lidia vijonte të punonte duke asistuar të gjithë të moshuarit e infektuar, edhe pse vetë nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ajo po lu ftonte me gjithë fuqinë e saj,”-thotë familjarët e saj. Ditët e fundit, ajo ishte shtruar në kujdesin intensive, dhe ndërroi jetë për shkak të një hemoragjie të trurit duke lënë pas bashkëshortin dhe vajzën e saj 20-vjeçare.
Në të njëjtin spital ku ndërroi jetë infermierja Lidia, po shpërbejnë 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë të dërguar në Itali. Sapo mbërritën, ata u caktuan që të punonin në Brescia, e cila është një nga zonat më të prekura nga pandemia në Itali.
Ka shkuar në 562 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë. 14 raste te reja te konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 7 raste ne Krujë, pesë raste në Tiranë, dy në Shkodër.Qarku i Korçës edhe pse te prekur ka 19 qytetare nga Covid-19, fatmirësisht nuk ka rezultuar me asnjë humbje jete.Ku prej tyre 17 qytetare e kane fituar betejen me semundjen.Situata ne Korçë po vjen drejt nje rekuperimi te plotë pasi Juglindja e vendit tashme ka vetem 2 persona pozitive Covid-19, te cilet jane ne gjendje te qendrueshme shendetesore.
Dr. Marjeta Dervishinga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:
Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar me COVID-19, prej të cilëve 35 janë personel shëndetësor. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 1 është personel shëndetësor në Shkodër. Nga rastet e reja 7 i përkasin Krujës, 5 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër.
Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve. Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën.Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314.Aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: – Tiranë 251 raste – Durrës 42 raste – Lushnje 6 raste – Elbasan 16 raste – Fier 36 raste – Kavajë 9 raste – Rrogozhinë 4 raste – Korçë 19 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 96 raste – Lezhë 14 raste – Berat 2 raste – Has 13 raste – Krujë 18 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 5 raste – Mirditë 3 raste – Kukës 11 rast -Mallakastër 1 raste – Kurbin 7 raste Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
UEFA pritet të paraqesë planet e tyre për Ligën e Kampionëve, për të luajtur nga 7-31 gusht me nga në ndeshje çdo tre ditë deri në finalen më 29 gusht.Një seri takimesh janë iniciuar për të martën, të mërkurën dhe të enjten e javës së ardhshme, për të diskutuar se si të vazhdohet deri në përmbyllje sezoni 2019-20 në mes të pandemisë së coronavirusit.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, ideja është që të luhen garat evropiane nga 7 gushti, pasi ligat vendase kanë arritur në përfundimin e tyre.Opsioni më i mundshëm do të shohë ndeshjet e dyta të fazës së eliminimit direkt, ku përfshihen Juventus-Lyon dhe Barcelona-Napoli, të luhen më 7-8 gusht.
Pas kësaj, ata mund të fillojnë të luajnë çdo tre ditë për çerekfinalen në shtëpi dhe jashtë, gjysmëfinalen dhe një finale.Atletico Madridi, Atalanta, Paris Saint-Germain dhe RB Leipzig tashmë janë kualifikuar në çerekfinale, kështu që nuk do të duhej të luanin deri më 11-12 gusht, dhe ndeshjen e dytë në 14-15 gusht.
Gjysmëfinalja do të ishte në 18-19 ndeshja e parë dhe 21-22 gusht ndeshjet kthyese, më pas finalja parashihet të luhet në Stamboll më 29 gusht.Nga ana tjetër, faza grupore e sezonit 2020-21 të Ligës së Kampionëve nuk do të fillonte deri më 20 tetor.
Krishti u Ngjall, me këtë urim besimtarët ortodosë pritën Pashkën, ditën e ngjalljes së Jezu Krishtit.Ishte një Pashkë që ndryshe nga vitet e tjera i mbajti besimtarët larg kishave për shkak të masave kufizuese për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Megjithatë, liturgjia u përcoll nëpërmjet televizionit dhe mediave sociale.
Mitropoliti i Korçës Joan Pelushi ndërsa uroi Pashkën nga Katedralja e Korçës iu bëri thirrje besimtarëve që ta mundin pandeminë duke mos pasur frikë.
Sipas traditës besimtarët shkojnë në kishë në vigjiljen e Pashkës për të marrë dritën e shenjtë dhe përplasin vezët e lyera me ngjyrë të kuqe, por kësaj here Kisha tha se ata mund të ndezin qirinj në shtëpi. Festa vazhdon sot me drekën e Pashkës.