Nuk përfituan pagën e luftës, 118 punonjës të një fasonerie në Korçë protestë

118 punonjës të një fasonerie në Korçë kanë protestuar pasi nuk përfitojnë pagën e luftës.Punonjësit shprehen se Subjekti ku ato punonin është mbyllur në datën 4 prill por deklarimin tek drejtoria tatimore e ka bërë në 14 çka ka bërë që ata të mos jenë përfitues pasi vendimi i qeverisë parashikon si afat 10 prillin. Ata kërkojnë pagën e luftës pasi nuk kanë asnjë të ardhur për të mbajtur familjet ku sqarojnë se e kanë edhe te librezat e punës.

Ky nuk është rasti i parë që punonjës të fasonerive përballen me këto situata.Përveç mbylljes së subjektit si pasojë e mungesës së lëndës së parë nga greqia për shkak të pandemise ky ngërç ka shkaktuar jo pak vështirësi për punonjësit. Nga ana tjetër ekonomisti i firmës thote se deklarimi i ndërprejes së punës është bërë brenda afateve ligjore por vendimi i qeverisë ka dalë në dt 16 prill dhe përfshin punonjësit e larguar deri në 10 prill

Sipas tij e vetmja zgjidhje për një pjesë të këtyre punonjëseve mbetet përfitimi i asistencës për ato qe kanë një kohë më të gjatë që janë punësuar ndërsa të tjerat mbeten në mëshirë të fatit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: