Dritë jeshile nga Italia/ Studimi plot shpresë: Më 6 prill do kemi zonën me “zero të infektuar” nga koronavirus

Në Itali, epidemia e koronavirusit do bjerë gradualisht derisa të zhduket plotësisht. Kjo u zbulua nga një studim i drejtuar nga Instituti Einaudi për Ekonomi dhe Financa, një institucion që u themelua nga Banka e Italisë.

Ky hulumtim tregon tre datat në të cilat objektivi themelor “infeksion zero” mund të arrihet në Itali, bazuar në të dhënat statistikore të siguruara nga Mbrojtja Civile.

Epidemia do të arrijë kulmin në fillim të prillit, por mund të përfundojë midis 5 dhe 16 maj. Sipas Eief, rajonet e para që do të dalin nga tuneli i epidemisë do të ishin Trentino Alto Adige (6 Prill), i ndjekur nga Basilicata, Umbria dhe Liguria (7 Prill). Menjëherë pas kësaj do ta kishte Valle d’Aosta e cila mund të arrinte objektivin zero të infeksionit në 8 Prill, atëherë do të ishte radha e Puglia (9 Prill), e ndjekur nga Friuli Venezia Giulia (10 Prill) dhe Abruzzo (11 Prill).

Siçili dhe Veneto duhet të presin për 14 Prillin, ndërsa Piemonte më 15 Prill, pasuar nga Lazio (16 Prill) dhe Kalabria (17 Prill). Rajonet e fundit ku kthesat do të prekin zeron, do të ishin Lombardia (22 Prill), Emilia Romagna (28 Prill) dhe Toscana (5 maj).

Sipas autorit të kërkimit shkencor Franco Pedraçhi, duhet të konsiderohet se numri i rasteve nuk është i barabartë me numrin e italianëve të infektuar aktualisht, por vetëm për ata që dolën pozitiv pas ekzaminimit. Prandaj, sasia e njerëzve të infektuar është pothuajse me siguri më e madhe.

Për më tepër, Pedraçhi tha që proporcioni midis rasteve pozitive dhe sasisë së personave të infektuar në çdo moment të caktuar nuk duhet të konsiderohet konstante, pasi metodat dhe efektiviteti i testeve ndryshojnë me kalimin e kohës dhe midis rajoneve. Sidoqoftë, të dhënat e siguruara nga Mbrojtja Civile janë qëllimi më i mirë që ekziston për të matur gjerësisht progresin e epidemisë./balkanweb

Lajm i mirë! Ishte i shtruar tek Infektivi me CoVid-19, shërohet pacienti i parë në Korçë

Një tjetër lajm i mirë vjen për qytetin e Korçës ku raportohet se është shëruar pacienti i parë që ishte infektuar me koronavrius.Laerti nga Korça tashmë i shëruar plotësisht ka lënë ambientet e spitalit Infektiv dhe gjatë mbrëmjes së sotme ka mbërritur në vendlindjen e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur doktori i Spitali Korçë, Litjan Broka i cili ka falenderuar stafin mjekësor në spitalin e Infektivit në Tiranë.

“Sapo mberiti ne Korce pacenti i pare nga qyteti i cili le Spitalin Infektiv plotesisht i sheruar 🙂

Faleminderit gjithe stafit mjeksor te Spitalit Infektiv dhe Spitalit Rajonal te Korces qe ne dy faza sebashku ndihmuan Laertin te kalonte me sukses semundjen e Corona Virusit.

Urojme qe kemi lajme te mira per te gjithe qytetaret e Korces por dhe gjithe Shqiperise te prekur nga Covid-19

#Forca” shkruan Doktori.

Në Korçë janë 16 persona të infektuar me CoVid-19.

1400 të infektuar dhe 50 të vdekur nga koronavirusi në Greqi

Greqia ka shënuar 50 viktima në total teksa numëron 1 mijë e 400 të infektuar. Së fundmi në 24 orë janë shënuar 81 raste të reja poziive teksa lajm i mirë është se 6 persona të intubuar janë shëruar por janë dhe 86 të tjerë ndërkohë.

Greqia vijon të mbajë vendin e parë në Ballkan sa i përket të infektuarve dhe viktimave si një nga vendet e para në Ballkan i prekur nga COVID-19.

Lufta me koronavirusin, ja ilaçi që na ka dhënë rezultate pozitive në Shqipëri

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka ndarë përmes emisionit “Vizioni i Pasdites” një lajm të mirë sa i përket situatës së Koronavirus dhe të prekurve në vendin tonë.Duke iu referuar medikamentit të klorokinës, Pipero u shpreh se prej ditësh tashmë janë duke e përdorur atë tek pacientët me koronavirus dhe se ka dhënë rezultat.

“Medikamentet bazë, që dhe kolegët në Kinë dhe Itali kanë përdorur, antiviralë, antibiotik oksigjeno-terapi, i kemi patur dhe nuk na kanë munguar. Natyrisht medikamenti që ka bërë bujë, dhe i konfirmuar nga FDA klorokina ka ardhur në Shqipëri dhe kemi ditë që e perdorim. Ka rezultate optimiste dhe pse jemi në ditët e para të trajtimit me të”.

Dr. Pipero u shpreh gjithashtu se dy javët në vazhdim janë vendimtare për të përcaktuar vazhdueshmërinë e gjendjes emergjente në Shqipëri. Sipas tij, sëmundja do të arrijë maksimumin e saj, e më pas do të bjerë gradualisht.

“Si çdo epidemi dhe kjo epidemi ka logjikën e saj. Nuk është e ngjashme me epidemitë që kemi kaluar. Kjo javë besoj fort se do të arrijë maksimumin e mundshëm, sipas meje… Askush nuk e parashikon saktë… Java tjetër do të sjellë një gjendje të qëndrueshme. Do të bjerë gradualisht, do të na japë shumë mundësi për të bërë parashikime të sakta, qeverisë më shumë mundësi të rishikojë masat… Kjo javë dhe java tjetër do jene deçizive.”

I pyetur nga moderatorja Evi Reçi, për detaje nga gjendja shëndetësore e mjekut Dhimitër Kraja, i shtruar në spitalin infektiv si mbartës i koronavirus, Pipero u shpreh se gjendja e tij është e mirë dhe se nuk mund të jepte më shumë detaje për arsye etike.

Dëborë në pranverë, prilli nis me rreshje të pazakonta (Video)

Ulja e temperaturave në pranverë kanë risjellë dimrin. Sot data shënon 1 prill dhe jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, por kjo nuk e ka penguar motin që të na surprizojë.

Reshjet e dendura të borës nisën të binin sot ne mesditë.

Kryesisht zonat e prekura nga reshjet e dëborës kanë qenë Veriu –Lindja dhe Jug-Lindja e Shqipërisë.

Edhe pse në disa qytete pranvera i ka dhënë shenjat e para, në veri dhe juglindje dëbora është prezente.

Hera e parë në historinë e Eurovision/ Anulohet edicioni i 65-të i Konkursit të Këngës, por do të ketë një shfaqje alternative

Eurovision i përshtatet kohërave të koronavirusit dhe pas anulimit të Konkursit të Këngës 2020, EBU (Unioni Evropian i Transmetimit) dhe anëtarët e saj Hollandezë Npo, Nos dhe Avrotros kanë konfirmuar prodhimin e një shfaqje alternative që do të transmetohet në vend të finales së madhe të shtunën, 16 maj.

Shfaqja do të quhet “Europe Shine A Light”, që do të nderojë të gjitha 41 këngët e zgjedhura, për shqipërinë do të jetë këngëtarja Arilena Ara me këngën “Shaj”, dhe premtohet të sjellë shumë surpriza për fansat dhe spektatorët nga shtëpia.

Do të drejtohet nga prezantuesit holandezë të Eurovision Chantal Janzen, Edsilia Rombley dhe Jan Smit. Shfaqja gjithashtu synon të sjellë së bashku artistët e edicionit 2020, nga vendet e tyre në të gjithë Evropën, në një shfaqje korale të një Eurovizioni të suksesshëm të së kaluarës, me tekste unifikuese të përshtatur për gjendjen e jashtëzakonshme të shkaktuar nga Cvid-19.

Artistë të mirënjohur nga edicionet e kaluara të Konkursit gjithashtu do të ftohen të marrin pjesë, me shfaqje të hiteve të tyre më të mëdha nga e gjithë Evropa.

Shfaqja drejtpërdrejt pritet të zgjasë rreth dy orë, ndërsa më shumë detaje do të zbulohen në javët në vazhdim. Do të jetë gjithashtu e mundur të ndiqni programin në kanalin zyrtar të Eurovision YouTube. Jon Ola Sand, Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Konkursit në emër të EBU, tha: “Fatkeqësisht këtë vit nuk do të ketë konkurs për këngët në Eurovizion. Përkundrazi, ne kemi ndërmend ta bashkojmë Evropën në 16 maj me një program unik televiziv. Ne inkurajojmë të gjitha stacionet televizive që duhet të kishin marrë pjesë në konkursin e sivjetëm të këngëve në Eurovizion dhe anëtarët e EBU në vendet e tjera për të transmetuar këtë shfaqje në frymën e unitetit dhe solidaritetit “.

Kjo është hera e parë në historinë e Eurovizion që EBU detyrohet të anulojë ngjarjen. “Ne duam të krijojmë një shfaqje që nxjerr në pah jo vetëm 41 artistët që duhet të ishin shfaqur në Roterdam, por edhe për të frymëzuar ata në shtëpi, dhe kështu të lidhim njerëz nga e gjithë Evropa (dhe më gjerë) në këto periudha të vështira”, shton Sietse Bakker, producent ekzekutiv i asaj që do të kishte qenë edicioni i 65-të i Konkursit të Këngës në Eurovizion.

Bie numri i rasteve të reja/ Shifra shprese nga Italia, 110 më pak të vdekur se dje në 24 orë

Mbrojtja Civile ka lëshuar të dhënat e azhurnuara deri më sot (1 Prill). Numri i përgjithshëm i njerëzve aktualisht pozitiv është 80.572, nga të cilët 28.403 të shtruar në spital me simptoma, 4,035 në kujdes intensiv dhe 48.134 në izolim në shtëpi. Numri i pacientëve të rikuperuar është gjithsej 16.847, ndërsa vdekjet janë 13.155.

Bie numri i rasteve të reja/ Shifra shprese nga Italia, 110 më pak të vdekur se dje në 24 orë 727 (pra duke u zvogëluar).

Në zonën e Lombardisë që është më e prekura deri më tani janë shënuar 394 viktima në 24-orët e fundit.

Situata në rajonet italiane

LAJM I FUNDIT/ Shkon në 259 numri i të prekurve ,një rast i ri ne Korçë

Ka shkuar në 259 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, me 16 raste te reja, te testuara ne 24 oret e fundit.Ne Korce kemi shtim të nje rasti te ri duke e çuar numrin ne 16 qytetare të prekur.

Lajmin e ka bërë të ditur këtë paradite Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar të rejat më të fundit lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

E PLOTE

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 16 raste të reja, shkon në 259 numri i të prekurve

15 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 67 numri i të shëruarve

Silva Bino
Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 140 raste
– Durrës 29 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 8 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!
Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe çdo pyetje për COVID-19, ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.