Publikohet traileri i sezonit të katërt të serialit “La casa de papel”

Është publikuar traileri i hit- serialit “La Casa De Papel” i njohur edhe si “Money Heist” që pritet të kthehet me sezonin e katërt në muajin prill.

Kanë mbetur më pak se një muaj për rikthimin e pritshëm të “La Casa De Papel 4” dhe pas një pritjeje të gjatë Netflix lansoi këtë të enjte trailerin e parë të serisë së suksesshme që mund të shihet nga e premtja, 3 prill.

Në rimorkio mund të shihni përplasjet midis anëtarëve të bandës dhe një propozim të jashtëzakonshëm nga inspektorja Alicia Sierra për Raquel: liri në këmbim të bashkëpunimit për të kapur bandën e hajdutëve.

Përndryshe, “Lisbona” duhet të kalojë 30 vjet në burg, ndërsa profesori supozon se Lisbona është ekzekutuar.

Përfundimi është më intrigues: Berlini shfaqet përsëri, duke vrarë një person që nuk e di kush është.

Banda më e famshme e hajdutëve në televizione kthehet nga dora e Alvaro Morte (Profesori), Úrsula Corberó (Tokio), Pedro Alonso (Berlin), Alba Flores (Nairobi), Itziar Ituño (Lisbona), Miguel Herrán (Río) , Esther Acebo (Stockholm), Jaime Lorente (Denver), Darko Peric (Helsinki), Luka Peros (Marseille), Hovik Keuchkerian (Bogotá) dhe Rodrigo de la Serna (Palermo).

Najwa Nimri (Inspektorja Sierra), Fernando Cayo (Coronel Tamayo), Juan Fernández (Coronel Prieto), Fernando Soto (Angel) dhe Mario de la Rosa (Su (rez) u japin jetë pjesëtarëve të policisë që do të përpiqen të shkatërrojnë “rezistencën” .

Kasti kryesor është kompletuar me Pep Munné (Guvernator), Enrique Arce (Arturo Román), Kiti Manver (Mariví) dhe José Manuel Poga (Gandía).

Xhirimet e sezonit të katërt të këtij seriali kanë përfunduar në korrik të vitit 2019, por dilema vazhdon të jetë akoma nëse ky do të jetë apo jo sezoni i fundit i serialit. /Telegrafi/

“Jemi në një periudhë shumë të mirë”, flet Daja:Skënderbeu ndjen shkëlqimin e 2020-s

Skënderbeu është duke kaluar një formë shumë të mirë në këtë fazë të kampionatit, ku duket një ekip shumë ndryshe nga ai fazave të para për vitin 2020, teksa loja e korçarëve vjen gjithnjë në rritje dhe bashkë me lojën kanë ardhur edhe rezultatet. Një ecuri pozitive, ku tre javët e fundit kanë marrë po aq fitore. Kjo ka sjellë edhe frytet e saj persa i përket tabelës së klasifikimit, që tashmë i gjen juglindorët në vendin e 6 me vëtëm 3 pikë larg vendit të tretë.

Përveç Superiores,Sjenderbeu do të luajë edhe në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku për të arritur në fazën tjetër u duhet të kalojnë Bylisin. Megjithatë Daja mund të buzëqeshë disi, teksa përpara këtyre javëve vendimtare do të ketë në dispozicion grupin të plotë. Jashanica është rikthyer në fushë dhe menjëherë ka rrëmbyer shiritin e kapitenit dhe ia ka dalë të udhëheqë skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme.

I vetmi shqetësim mund të jetë Bregu, që është në bisedime për të finalizuar transferimin e tij jashtë Shqipërisë dhe mungesa e tij mund të linte hapërisa të mëdha në sulmin bardhekuq.

Për “Rubrika Sportive”, ka folur pikërisht trajneri Ilir Daja. Ky i fundit u shpreh se tashmë skuadra po tregon paraqitje të mira, duke thënë se çelësi i suksesit është bashkëpunimi në këtë klub.

Ecuria?

Është një moment ndryshe nga ai fillimit të kampionatit. Kjo shikohet në ndeshjet e treguara dhe me pikët e grumbulluara. Golavarazhi ka qenë negativ në ndeshjet e para, ndërsa tani e kemi plus 5. Çelësi i suksesit është bashkëpunimi, duke filluar nga presidenti te tifozët dhe merita kryesore është për lojtarët, për pikët e grumbulluara deri tani.

Luftëtari?

Në të gjitha ndeshjet e tjera kemi qenë me performancë tjetër, ndërsa dje pas shënimit të golit të parë, pashë një demotivim, në raport me ndeshjet e tjera. Kjo bëri që të marrë kontrollin Luftëtari.

Në pjesën e parë të kampionatit e kishim problemin me ekipet e vogla, por në këtë vit të ri, përveç ndeshjes me Luftëtarin kemi qenë shumë mirë. Një ekip nuk mund të qëndrojë në formë të njëjtë gjatë gjithë kohës. Edhe Kukësi me Tiranën nuk kanë treguar një formë të njëjtë.

Organika?

Nuk kemi pasur mungesa në organikë, por kishim fillim të kampionatit me vonesë, ne ishim të tretët që u grumbulluam të fundit pas Flamurtarit dhe Luftëtarit. Jashanica është një ndihmesë e madhe, mund të them se është përforcimi më i mirë në merkato.

Teknologjia zbulon si do të dukeshin sot ikonat e artit gjatë ndryshimit te viteve

Legjenda të artit e muzikës si John Lennon e Kurt Cobain kanë frymëzuar miliona njerëz me krijimtarinë e tyre por për fat të keq ata dhe shumë talente të tjerë nuk janë më mes nesh.

Nostalgjia për ta dhe zhvillimi i teknologjisë janë kombinuar për të rindërtuar imazhin e tyre, sikur të kishin jetuar, në disa rezultate që megjithse fiktive shuajnë disi mallin e fansave të tyre. Disa nga punimet më të spikatura listohen në galerinë e mëposhtme:

Mijëra sirianë në kufinjtë e Shqipërisë/ Zbulohet plani i qeverisë dhe harta e plotë ku do të ngrihen kampet

Ditën e djeshme u dha nëpër media lajmi se katër struktura shtetërore në vendin tonë kishin nisur përgatitjet për të bërë gati kushtet e duhura të pritjes së 30 mijë refugjatëve, ndërsa si opsione për qendrat pritëse mund të jenë në Elbasan, Gjirokastër, Korçë por edhe në Lezhë.

Ndërkohë Fax News ka siguruar informacione nga burime kofidenciale brenda grupit të punës për hartimin e Planit Pritës të Refugjatëve.

Burimi tregon se ka qenë parapregatur ky plan para Konferencës së Donatorëve të mbajtur në Bruksel më 17 Shkurt të këtij viti dhe njëkohësisht edhe si kusht për mbështetje nga ana e Bashkimit Europian.

Ajo çfarë përbën problemin më të madh ka të bëjë me diuskutimet për këtë çështje dhe ndarjen e informacioneve me publikun ku theksojmë se kryeministri Edi Rama sipas burimit e ka mbajtur sekret dhe nuk i ka trajtuar as në Parlament dhe as në takime zyrtae apo dalje publike.

Por cilat janë masat që po merren dhe puna që po bëhet në këtë aspekt?

Fax News mëson se njëri prej tyre është ngritja e kampingjeve në Gjirokastër Gjirokastër (Arshilengo – kapaciteti akomodues afërsisht 5000 persona, përfshi këtu të gjithë emigrantët që mund të hyjnë në këtë Qark), Korçë (Pocest afërsisht 5000 persona; Floq afërsisht….), Sarandë – Krane afërsisht 1000 persona, në Mjekës, Krastë dhe NSHU tek rruga e Zaranikës /Elbasan 5000 – 10000 persona, në Gjadër/Lezhë afërsisht 5000; pra në total rreth 26000 persona.

Po sipas burimeve pritja, grumbullimi, regjistrimi, dhënia e ndihmës së parë shëndetësore do të bëhet në pikat e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pikat e pritjes/grumbullimit do të jenë: Kakavijë, Sopik, Qaf-Botë, Rrips, Tre Urat, Leskovik, Shtikë, Kapshticë.

Siç bëjnë me dije burimet e institucionet që po punojnë për ktë plan janë, Emergjencat, Policia e Shtetit, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes të cilat po ndajnë detyrat në rast se ndodh që Shqipëria të përballet me fluksin e refugjatëve sirianë të ardhur nga Greqia.

Siç e thamë edhye më lart, është llogaritur që kapaciteti pritës në gjashtë qendra të jetë për rreth 21000 mijë refugjatë dhe në një rast të tillë të fluksit të refugjatëve parashikimi fillestar i institucioneve përkatëse është edhe hapja e vendgrumbullimeve përpara shpërndarjes së refugjatëve.

Ky plan masash që është nën diskutim përfshin edhe angazhimin e mjekëve por edhe të logjistikës nga institucionet e tjera.

Kujtojmë sevetë para 5 vitesh një diskutim i tillë nëse Shqipëria do të strehonte apo jo refugjatë sirianë u hap, kur u kërkua ngritja e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje.

Kriza e refugjateve u rihap pak dite me pare kur Turqia hapi dyert për të lejuar rrugëtimin e refugjatet siriane drejt vendeve te BE-se, ndërkohë që menjëherë pas këtij veprimi Greqia dhe Bullgaria deklaruan se kishin forcuar masat në kufi. /Faxnews/

Dua Lipa zgjedh fotografi të rralla nga fëmijëria për të uruar ditëlindjen e 51-të të babait të saj

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është treguar gjithnjë krenare për origjinën e saj.Ajo e ka permendur në shumë intervista se është e lumtur që ka prejardhje nga prindër shqiptar, teksa ka cituar babanë e saj, Dukagjinin, si njeriu kryesor për atë që ajo është sot – një artiste e madhe.

Babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, ish-frontmen i grupit “ODA”, feston sot (e enjte) ditëlindjen e tij të 51-të.

Dua si frymëzim për t’u bërë këngëtare pati gjithmonë babanë e saj,ku u kujdes që në këtë ditë të veçantë, ta urojë ndryshe të atin e saj në përvjetorin e tij të 51-të.

Dua publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi të realizuara me Dukagjinin kur ishte e vogël, ndër to mund të shihen edhe imazhe nga koha kur familja kalonin së bashku pushimet në Ulqin.

“Një tjetër xhiro rreth diellit – Gëzuar Ditëlindjen për Merman-in (i referohet sirenës mashkull) tim të preferuar, të duam ty kaq shumë! Faleminderit për gjithë dashurinë, përkrahjen, udhëzimin dhe qeshjet që na dhuron të gjithëve çdo ditë. Jemi kaq me fat, Anesa, Rina dhe Gjin Lipa”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet për babanë e saj që 24-vjeçarja ka pranuar nga fansat e saj në hapësirën për komente.

Dalin shifrat/ Shqiptarët, të parët në botë për kërkesat për azil në BE, lëmë pas Sirinë e Afganistanin

Shumë shqiptarë ende kërkojnë të gjejnë shpëtimin si azilantë. Edhe për vitin 2019, në raport me popullsinë, Shqipëria ka shënuar numrin më të lartë të azilkërkuesve, duke u renditur kështu në vendin e parë me 59 aplikime për çdo 10 mijë banorë, sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), të përpunuara në raport me popullsinë. Madje lë pas me një diferencë të konsiderueshme, si Siria apo Afganistanit.

Monitor bëri përllogaritjet në raport me popullsinë për të pasur të dhënat të krahasueshme midis shteteve, ku për të disatin vit radhazi, Shqipëria e vogël rezulton e para në botë për aplikime në raport me popullsinë.

Sipas të dhënave të Zyrës Europian të Mbështetjes së Azilit, edhe si numër aplikimesh në vlerë absolute, Shqipëria renditet në 10 vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve.

Në raport me popullsinë, me një diferencë të theksuar, në vend të dytë renditen sirianët, të cilët në raport me popullsinë regjistruan 39 aplikime për çdo 10 mijë banorë, apo rreth 20 aplikime më pak se shqiptarët.

Në vend të dytë renditen afganët, ku për çdo 10 mijë banorë numri i aplikimeve ishte 17, ndjekur nga Venezuela me 14 aplikime, Iraku dhe Kolumbia me përkatësisht 9 dhe 7 aplikime për çdo 10 mijë banorë.

Ndër 10 vendet kryesore të origjinës Turqia, Irani, Pakistani dhe Nigeria kanë  një numër më të ulët aplikimesh në raport me popullsinë. Kështu turqit dhe iranianët kishin një normë prej 3 aplikimesh për 10 mijë banorë, ndjekur nga pakistanezët dhe nigerianët me 1 aplikim.

Aplikimet nga Shqipëria u rritën sërish në 2019-n

Të dhënat e Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO) bënë të ditur se në vitin 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje të lehtë prej 2% në raport me vitin e mëparshëm, duke iu kthyer tendencës rritëse pas katër vitesh radhazi kur numri i azilantëve po vinte në rënie.

Rreth 88% e aplikimeve ishin për herë të parë, kurse pjesa tjetër ishin aplikime të përsëritura. Numri më i lartë i kërkesave për azil ishte në mars, shtator dhe tetor, kur i kaloi 2 mijë në muaj.

Të dhënat e EASO tregojnë se në total ka një numër prej rreth 15 mijë rastesh që janë pezull. Përgjithësisht, mbi 90% e vendimeve për herë të parë që merren për azilantët shqiptarë janë negative, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt.

Të dhënat historike (shih grafikun) tregojnë se që nga viti 2013 ka një rritje të kërkesave për azil, që kulmoi në 2015-n, me rreth 68 mijë dhe më pas ndonëse erdhi në ulje, sërish mbeti më i larti nga shtetet e tjera të Europës që nuk janë pjesë e BE-së.

Në total, që nga viti 2013, janë rreth 200 mijë persona që kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së. Monitor

Eksodi 1991, përmes fotove të rralla

Nga Gëzim Kabashi

Java e parë e marsit 1991 ka hyrë në memorien e shqiptarëve me një fjalë të vetme: Eksodi. Ajo kujtohet si java e largimit masiv të mijra bashkëatdhetarëve, për të cilët askush nuk mbajti statistika. Java e parë e marsit 1991 ka hyrë në memorien e shqiptarëve me një fjalë të vetme: Eksodi. Ajo kujtohet si java e largimit masiv të mijra bashkëatdhetarëve, për të cilët askush nuk mbajti statistika.

Jo vetëm në Durrës, nga ku u nisën dhjetra anije e motopeshkatore, të tejmbushura me qytetarë të të gjitha moshave, por edhe në anën tjetër të Adriatikut janë gjendur të papërgatitur dhe megjithëse kanë kaluar 28 vjet shifrat janë kontradiktore. Mediat italiane shkruajtën në atë kohë se në portet e Barit, Otrantos dhe Brindizit mbërritën brenda pak ditësh mbi 25 mijë shqiptarë.

Në Durrës, e kujtojnë fillimin e marsit sikur të ishte dje. Por më shumë e kujtojnë ata që u larguan në kërkim të një jete më të mirë.

Një prej tyre, Mimi Turra, ka arritur të përkthejë në gjuhën shqipe librin e tij “Il mare di ghiaccio – diario di un esodo”. “Është një libër i shkruar pak ditë pasi mbërritëm në Brindizi –tregon Mimi, ndërsa mediat lokale italiane nënvizojnë se libri “ndihmon për të kuptuar se çfarë do të thotë “ëndrra italiane” për një popull të izoluar me forcë brenda kufijve të tij për disa dhjetëvjeçarë radhazi”.

Një tjetër, Sandër Miraj, dërgon nga SHBA foto të tjera nga eksodi i marsit 1991, “për të mos harruar”.

Tre vjet më parë, në 25-vjetorin e eksodit të marsit Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim me ATSH-në dhe Bashkinë e Durrësit organizuan ekspozitën fotografike “Porti i Durrësit – 25 vjet pas eksodit 1991”.

Ngjarjet e marsit 1991, njëlloj si ato të korrikut 1990 dhe gushtit 1991 u fokusuan në portin më të madh të vendit, nga ku u nisën dhjetra anije dhe motopeshkatore me qytetarë shqiptarë kryesisht drejt brigjeve italiane.

Ekspozita solli për herë të parë foto të panjohura që fotografët e ATSH-së Gani Xhengo dhe Arben Çela kanë fiksuar në celuloid në mars dhe në gusht të vitit 1991.

Vizitorët e galerisë “Nikolet Vasia” në Durrës përmes fotove bardhezi iu rikthyen emocioneve të një çerek shekulli më parë, kur ndryshonte e ardhmja e vendit.

Eksodi  i madh – Durrës 1991

Një gjë është e sigurtë: përkufizimi “eksod biblik” i shkonte mjaft afër të vërtetës, jo për mijra e mijra qytetarët që u larguan, por për nga motivet që i shtynë ata të lënë pas dheun e tyre, tokën, shtëpinë dhe të afërmit.

 Njerëzit që iu ngjitën anijeve në marsin e vitit 1991 shfrytëzuan shumë pak ditë, ndoshta vetëm 100 orë për të ikur. Ishin orët që i dhanë grushtin e fundit diktaturës. 

Në korrik të vitit 1990 qindra qytetarë që “vranë frikën” dhe kërkuan strehim në ambasadat e vendeve perëndimore ishin përcjellë nga autoritetet policore të kohës me autobuzë nga Tirana drejt portit të Durrësit.

Më pas me tragete në Itali, Francë e Gjermani.

Durrësi gjatë gjithë muajit shkurt 1991 përjetoi disa tentativa të njerëzve për ti hapur dyert e portit, përpjekje që shpesh herë nënshtroheshin vetëm nga zinxhirët e tankeve të diktaturës në rrugë.

Qyteti bregdetar nuk mund ta harrojë javën e parë të marsit të 28 viteve më parë.  Të ardhur nga e gjithë Shqipëria burra e gra të të gjitha moshave guxonin për herë të parë ti drejtoheshin lirisë së ëndërruar.

Pamjet apokaliptike të djemve dhe vajzave që ngjiteshin nga cimat dhe litarët në vaporët e tejmbushur janë në memorien e shqiptarëve edhe pas një çerek shekulli.

E po ashtu në gusht 1991, kur shpresat e mijra shqiptarëve të tjerë që shkuan me anijen “Vlora, u kyçën në stadiumin e Barit.

Eksodi 1991

Në javën e parë të marsit 1991 brenda 30 orësh në portin e Brindizit janë ankoruar 24 mjete lundruese, me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish.

6…

Motopeshkatorja    “Panajot Papa”      141 vetë

Anija                     “Alba”                  600 vetë

Motopeshkatorja    “Ibrahim”              273 vetë

Motopeshkatorja    “Fadil Dauti”         35 vetë

7….

Anija                     “Lirija”                  4000 vetë

Anija                     “Kallmi”                1000 vetë

Anija                     “Tirana”                3000 vetë

Anija                     “Apollonia”           300 vetë

Anija                     “Gj. Sokoli”          300 vetë

Motopeshkatorja    “Zagri”                  100 vetë

Motopeshkatorja    “Kepi i Rodonit”   150 vetë

Motopeshkatorja    “Mitat Dauti”         100 vetë

Motopeshkatorja    “26 marsi”             15 vetë

“Inxh. Ilia Plasa”    150 vetë

Anija                     “Legend”              5000 vetë

Anija                     “Sazani”                400 vetë

Anija                     “Butrinti”               500 vetë

 (Të dhënat nga libri-album  “Brindizi, il porto della speranza” , 

Mario Ada Editore 2006) G.M./b.ha./Shqiptarja.com