Nga nesër e gjithë Italia në karantinë, Conte: ‘Zonë e kuqe’, ndalohet lëvizja

E gjithë Italia nga nesër do të jetë një karantinë kundër koronavirusi. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Italian Conte i cili ka vendosur që i gjithë vendi të futet në karantinë duke ndaluar lëvizjet e brendshme.

“Nuk do të ketë më një zonë të kuqe. Masat kufizuese shtrihen në të gjithë Italinë” ka thënë Conte.

Me anë të një deklarate për mediat Conte ka shtuar se infektimet dhe rastet e vd ekjeve nga virusi vd ekjeprurës po përhapen me shpejtësi dhe për këtë shkak duhet që të merren masat për të shpallur karantinë të gjithë Italinë.

“Lëvizjet vetëm për punë, domosdoshmëri apo shëndet. Lëvizjet në të gjithë Italinë do të jenë të mundshme vetëm për arsye të punës, domosdoshmërisë apo shëndetit”, njoftoi Conte.

Më tej Conte është shprehur se do të ndalohen të gjitha tubime, aktivitetet sportive dhe mbledhjet e tjera masive të njerëzve.

“Numrat – përsëriti Conte – na tregojnë se ne kemi një rritje të madhe të njerëzve nën kujdes intensiv dhe për fat të keq edhe të personave që kanë vd ekur. Zakonet tona duhet të ndryshohen tani: të gjithë duhet të heqim dorë nga diçka për të mirë të Italisë. Ne duhet ta bëjmë atë menjëherë dhe do të kemi sukses vetëm nëse të gjithë bashkëpunojmë dhe përshtatemi me këto rregulla më të rrepta. Stop të gjitha ngjarjet sportive” tha Conte.

Kryeministri italian tha më tej se “nuk ka asnjë arsye pse të vazhdojnë aktivitetet sportive, ne kemi ndërmarrë edhe veprime për këtë”.

Kujtojmë se dje qeveria italiane vendosi të zgjerojë zonën e kuqe në tërë Lombardinë dhe 14 provinca të tjera të shpërndara midis Piemonte, Emilia Romagna, Veneto dhe Marche, një masë që preku rreth 16 milion njerëz, ndërsa nga nesër e gjithë Italia do të jetë një “Zonë e Kuqe” karantine.

Në Itali, janë 463 të vdekur, 7.985 të in fektuar, 724 të shëruar; vetëm gjatë 24 orëve të fundit, bilanci i vi ktimave nga koronavirusi në Itali u rëndua me 97 vdekje./TCH

Shtohet numri i të infektuarve,edhe katër raste të reja me koronavirus

Është shtuar numri i të infektuarve me koronavirus. Janë rregjistruar edhe 4 raste të reja me Covid-19. Tani numri në total është 6 persona të infektuar.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Informacion i përditësuar
Sot 4 raste të reja me COVID-19; 3 prej tyre në familjen e 2 rasteve të djeshme. Gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 14 raste të dyshuara për COVID-19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri në vendin tonë. 

Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirman mbrëmjen e djeshme. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore.

Aktualisht gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta. Rasti tjetër i konfirmuar gjatë ditës së sotme, është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka patur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor në vendin fqinj. Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e mbrëmshme, në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta. 

Deri tani janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 është 6. Duke vlerësuar punën e stafeve mjekësore në këto momente të vështira dhe garantuar gatishmërinë e shërbimit tonë shëndetësor sipas planit të hartuar mbi protokollin e OBSH-së, Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të ndjekin me kujdes rekomandimet zyrtare dhe të kujdesen posaçërisht për masat e higjienës personale. 

Për çdo rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit respirator, si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, sidomos për personat që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura apo kanë pasur kontakt me ta, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social u lutet qytetarëve të lidhen me Urgjencën Kombëtare në nr. 127!

ZYRTARE: Serie A ndërpritet deri më 3 prill, titulli i jepet Juventus nëse nuk rifillon

Një moment i vështirësisë së madhe për Italinë, e cila e gjen veten përballë emergjencës koronavirus, e cila ka ndryshuar plotësisht aktivitetet e zakonshme në çdo sektor.Pasojat edhe në botën e futbollit janë të pashmangshme, gjë që ka parë që kalendari i Serisë A të kthehet përmbys.

Pas apelit të Ministrit të Sporteve, Vincenzo Spadafora dhe kreut të Federatës Italiane, Massimo Gravina, ka ardhur më në fund edhe reagimi i Kryeministrit Giuseppe Conte, që nëpërmjet një konference për shtyp njoftoi për ndërprerjen e çdo lloj aktiviteti sportiv, përfshi edhe kampionatin e Serie A, deri më 3 prill.

Ky ka qenë vendimi i Kryeministrit Conte që së bashku me Komitetin Olimpik kanë vendosur të ndërpritet të gjitha aktivitetet sportive për tre javët e ardhshme.

E gjithë Italia do të jetë zonë e mbrojtur dhe nuk ka asnjë arsye pse të vazhdojnë të zhvillohen aktivitet sportive. Nuk ka arsye që të vazhdojnë të luhen ndeshjet, pasi në to duhet të marrin pjesë edhe tifozët, që momentalisht e kanë të pamundur.

Kujtojmë se në rast se kampionati nuk do të rifillojë, titulli do t’i jepet skuadrës së Juventus pasi është ajo skuadra që kryeson momentalisht.

Këngëtari më me ndikim në histori, shtatë gjëra që nuk i keni ditur për Freddie Mercury-n

Freddie Mercury do të mbahet mend për gjurmët e mëdha që la në historinë e muzikës botërore, për vokalin e tij të fuqishëm dhe për energjinë e tij të mrekullueshme që shpaloste në skenë, shkruan KultPlus.

Më poshtë mund të lexoni disa fakte jo shumë të njohura për këngëtarin.

Bohemiian Rapsody- Një histori e shekullit rreth traumave të Freddie-t

Freddie e shkruajti këtë këngë në 1975 dhe në atë kohë “Bohemiian Rapsody” u konsiderua kënga më e gjatë e regjistruar ndonjëherë. Kënga zuri vend në albumin e katërt të grupit, A Night at the Opera. Mediat e huaja shkruanin në atë kohë që kënga në të vërtetë fliste për traumat që këngëtari kishte përjetuar në fëmijëri.

Festat deri në mëngjes me Princeshën Diana

Thuhej se princeshë Diana takohej me Freddien dhe ekipin e tij gjatë kohës kur kishte probleme martesore me princin Charles. Duke parë atë të trishtuar, Freddie i kishte thënë Dianës: “Eja e dashur, dil dhe argëtohu pak”. Pasi ishte e pamundur që Diana të vizitonte klubet e natës, Freddie ishte ai që i kishte sugjeruar që princesha të maskohej si burrë dhe të dilte në klubet për personat gay. Diana e pranoi idenë me entuziazëm, dhe u gëzua veçanërisht me “lirinë” që fitoi ngase mund të argëtohej si çdo person i zakonshëm.

Pse nuk donte të dihej varri i tij?

Në testamentin e tij, Freddie në vullnetin e tij të fundit e detyroi ish-të fejuarën e tij Mary Austin që të kujdesej për hirin dhe kurrë të mos tregonte publikisht atë që kishte bërë me urnë. Në fillim të këtij viti, një pllakë u zbulua në Varrezat e ëest London: “Në kujtim të Farok Balsar. Unë gjithmonë do të jem me ju me dashurinë time. M”. Ende, askush nuk ka konfirmuar zyrtarisht se urna e muzikantit legjendar ndodhet poshtë pllakës.

Freddie nuk ka asnjë përmendore në Londër 

Ndikimi i tij vihet ende në diskutim në publikun britanik. Konservatorët mohojnë rëndësinë e tij, kryesisht për shkak të zgjedhjeve private dhe mënyrës së jetesës. Edhe pse adhuruesit e tij janë përpjekur të ngrenë një monument në Londër për vite me radhë, kjo ende nuk ka ndodhur. Busti i tij përkujtimor ndodhet në Zvicër, në qytetin Montreux, i cili është bërë një vend pelegrinazhi për tifozët e Freddie dhe grupin Queen.

Koncerti për Guinness

Gjysmë viti pas vdekjes së Freddie, grupi organizoi një koncert në stadiumin ëembley të Londrës. Të gjitha të ardhurat shkuan për bamirësi për një organizatë në luftën kundër AIDS, Fondi “Mercury Phoenix”. Koncerti është në Librin e Rekordeve Guinness dhe konsiderohet të jetë koncerti më i madh bamirës rock ndonjëherë.

Ai ishte tejet i turpshëm

Edhe pse ai ishte i njohur për performancën e tij të egër dhe “skandaloze”, shumë njerëz që e njihnin Merkurin personalisht thonë që ai ishte shumë i turpshëm, kjo është një nga arsyet që ai rrallë paraqitej në intervista.

Para se të bëhej yll rocku, punonte në aeroport

Shumë kohë para se të bëhej një nga këngëtarët më ikonikë në historinë e muzikës, Freddie nxirrte jetesën duke punuar në aeroportin Heathroë të Londrës. / KultPlus.com

Shifra shqetësuese nga Italia, shkon në 7985 numri i te infektuarve,463 te vdekur

Autoritetet Italianë kanë bërë përditësimin e të dhënave për sa i përket Koronavirusit.

7985 persona janë prekur ndërsa 724 janë shëruar.Rreth 100 persona kanë vdekur për një ditë nga coronavirusi në Itali, duke e çuar numrin në 463.Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Mbrojtjes Civile dhe Komisioneri i Emergjencave, Angelo Borelli, pasi deklaroi se 97 persona ndërruan jetë të dielën.

Numri i të infektuarve (gjithsej) në rajone:
5,469 Lombardia (+1,280)
1,386 Emilia-Romagna (+206)
744 Veneto (+74)
323 Markat (+51)
350 Piemonte (-10)
208 Toscana (+42)
102 Lazio (+15)
120 Campania (+19)
109 Liguria (+31)
93 Friuli Venezia Giulia (+36)
54 Siçili (+1)
50 Puglia (+10)
28 Umbria (+2)
14 Molise (-)
33 Provinca Autonome e Trentos (+10)
30 Abruzzo (+13)
19 Sardenjë (+8)
5 Bazilika (+1)
15 Lugina e Aostës (+6)
11 Kalabria (+2)
9 Provinca Autonome e Bolzano (-)

(Të dhëna nga krahina sipas provincave (të siguruara nga Mbrojtja Civile)
Lombardia
Bergamo: 1254
Laudhat: 928
Kremona: 916
Pavia: 296
Brescia: 739
Milano: 506
Monza Brianza: 64
Mantua: 102
Varese: 44
Sondrio: 7
Komo: 40
Leko: 66

Emilia-Romagna
Piacenza 602
Parma 279
Modena 116
Rimini 164
Reggio Emilia 103
Bolonja 80
Ravenna 19
Forlì Cesena 16
Ferrara 7

Veneto
Padova 273
Treviso 136
Venecia 130
Verona 73
Vicenza 53
Belluno 29
Rovigo 7
Piedmont
Torino 87
Novara 14
Asti 58
Vercelli 11
Alexandria 63
Verbano-Cusio-OSSOLA 11
Shufra lidhëse 18

Kujtojmë se rajonet më të prekura në Itali,jane ai i Lombardisë,Emilia-Romagna dhe Veneto.

Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit, rasti i 13-të i infeksionit me coronavirus është konfirmuar sot në Kroaci.

Bëhet fjalë për një shtetas kroat që punon në Itali, i cili është shtruar në një spital në qytetin Pula, njoftoi sot Shtabi i Mbrojtjes Civile i Kroacisë.

Që prej mbrëmjes së djeshme edhe në Shqipëri janë konfirmuar dy rastet e para.

Ndërsa një tjetër lajm na vjen nga Gjermania ku janë shënuar dy viktimat e para.

Daja:fitore qe dedikohet për tifozëve tanë, që edhe pse sot nuk lejoheshin në stadium, atë na përkrahnin jashtë saj

Superiora lë pas sot javën e 26 të saj, me dy takimet e fundit të luajtura në orën 18:00 pa praninë e tifozëve. Skënderbeu vazhdon serinë e rezultateve pozitive, duke mundur 2-1 pretedentët e Kukësit për titullin kampion.Ilir Daja, u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës, teksa në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, u shpreh:

Ilir Daja :Në gjysmën e dytë të kampionatit kemi zhvilluar lojëra të mira dhe morem rezultateve pozitive. Shikoj frymë në skuadër, gjithë çunat sakrifikojnë për të marrë rezultatin. Gjithë merita është e tyre. Fitoren ia dedikojmë tifozëve, që me gjithë situatën, ata prap na mbështetën jashtë stadiumit.

Kemi  pasur dy pamje këtë sezon. Gjysmën e parë të kampionatit kemi pasur goxha oshilacione. Kemi fituar një stabilitet qoftë në lojë dhe rezultat. Jemi ekipi i dytë pas Tiranës që kemi grumbulluar më shumë pikë në fazën e dytë. Tani e kemi kontingjentin e plotësuar. Nëse vazhdojmë të ulemi me këmbë në tokë, mendoj që do kemi një ecuri pozitive.

LOJA – Edhe filtri i parë, edhe shoqërimi nga pjesa tjetër e mbrojtjes ishte goxha mirë. Ishim një ekip i shkurtër. Dita ka disa ndeshje që luan i sakrifikuar. Ka probleme në gju. Ka më shumë merita, pavarësisht se edhe Daja shkel shumë territor. I jep qetësi edhe Elezi. Jashanica ka qenë në sinkron me veprimet. Treshja me mesfushës ka funksionuar shumë mirë. Para pak muajsh kisha 37-vjetorin. Jemi mirë deri tani (Batutë).

DËNIMI – Ka ndikuar. Nuk do ta lija vetëm te pjesa e Skënderbeut. Është ulur standarti që kishte krijuar ky ekip, duke i dhënë tonin kampionatit. Kjo gjë ndikoi edhe në rënien e nivelit të kampionatit. Shpresojmë që në fund të sezonit të vijë dhe një përgjigje pozitive. Gjë që do të na bënte shumë mirë.

SHEHI DHE FATET E TITULLIT KAMPION- Nuk luajnë trajnerët. Kanë pjesën e tyre të drejtimit. Sot luante Skënderbeu me Kukësin. E gjithë fitorja i shkon lojtarëve. Nëse bëjnë kështu sakrificash mund edhe ekipe që kanë lojtarë të mirë. Kukësi ka qenë deri para pak javësh kryesuesja e kampionatit. Nuk shohim se kush fiton dhe kush humbet, fokusohemi vetëm te Skënderbeu, shpresoj që të rikuperojmë akoma më shumë, por duke qenë me këmbë në tokë.

Trajneri i Kukësit Orges Shehi u shpreh i dëshpëruar për humbjen kundër Skënderbeut me rezultatin 2-1.

Për “Supersport”, Shehi thekson se synimi krysor i skuadrës është rikthimi te fitorja. Ai arsyetoi se ekipi gaboi në topat e falur ndaj kundërshtarit, ndërsa mbështeti deklaratën e Gjicit, se në rast se nuk fiton titullin, ai do të largohet. Skuadra verilindore ndodhet tashmë 9 pikë larg Tiranës së vendit të parë, duke vështirësuar garën për titull.

“Kukësi e nisi me gabime – Falëm topa, kjo është për të ardhur keq. U ndëshkuam nga ato nga topat që falëm. Ishin gola të evitueshëm, tentuam me të gjitha forcat, pornuk ia dolëm.

Titulli – Tani të kthehemi te fitorja. Kur nuk fiton, je në krizë besimi. Tani lojtarët janë të ngarkuar. Objektivi është fitorja e ndeshjes së radhës.

Ka mundësi Kukësi të zëvendësojë të futbollistët – Musolli nuk është stërvitur 100 përqind. Na u desh ta kishim në fushë, sepse alternativat I kemi të cunguara. Në pjesën e parë, Abazaj nuk ishte në pozicionin natyral. Do të doja të kisha më shumë futbollistë në formacion. Shkurtaj është pika jonë e referimit. Alternativat janë të pakta. Musoll doli sot për arsye dëmtimi.

Humbje në fushën e ish-skuadrës së tij Skënderbeu- Sigurisht, meritonim të merrnim pak më shumë. Pësuam gola të evitueshëm.

Gjici – Personalisht ,respektoj deklaratën e tij .Presidenti ka të drejtën ekzkluzive.

Titulli – Titulli është objektiv”, përfundoi Shehi.

Skenderbeu prove force,vjen fitorja e 4 rradhazi dhe vendi i tretë

Një përballje speciale për trajnerin e Kukësit, Orges Shehi, i cili do rikthehet në Korçë si rival. Kjo është hera e parë, që ish-portieri që shkroi historinë me skuadrën korçare do të sfidojë Skënderbeun si trajner kundërshtar.Kukësin e pret ditën e sotme një transfertë e vështirë kundër Skënderbeut.Orges Shehi ,përballë ka një strateg si Daja që nuk ka për t’ja bërë aspak të lehtë në fushen e lojës.Shehi e sfidoi për herë te parë si kundërshtar në stadiumin ku dikur ishte idhull! Dhe humbi! 

Skënderbeu dhe Kukësi janë duke matur forcat me njëri-tjetrin, teksa luajnë mes tyre javën e 26 të Superiores. Zhvillimet e fundit në lidhje me koronavirusin kanë sjellë edhe vendimin e FSHF-së për të mbyllur dyer për tifozët e dy takimeve të sotme, gjë që ka sjellë edhe një stadium të boshatisur.Skënderbeu ndez motoret dhe ecen me marsh kampioni ne 10 ndeshjet e fundit janë marrë 7 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Mëkat që nuk ka tifozë ….!
Megjithatë kjo nuk i ka ndalur aspak tifozët korçarë që të mbështesin ekipin e tyre të zemrës. Zëri i tyre është ndjerë edhe në këtë takim, teksa një grup tifozerie ishte i pranishëm jashtë stadiumit, ku nuk i kanë ndalur brohorimat e tyre.

FT:SKËNDERBE-KUKËSI 2-1

Bregu 24′, Dita 33′ / Ethemi 40′

KOMENTI LIVE:

90’Akordohet 4 minutë shtesë.

85-90 Minuta qe flasin vetem per bardhekuqte qe shperdorojne 2-3 raste te pastra . Sërish Bregu dhe Krasniqi portagonistë.

83′ Tjetër zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha e lojës Bruno Dita, vendin e tij e zë Ndeki.

75′ Pranë golit të tretë Skënderbeu, pas një aksioni të shkëlqyer. Meksi serviri në afërsi të pikës së penalltisë për Bregun, por gjuajtja e vlonjatit, nuk ishte e duhura, duke shkuar jashtë kuadratit.

70′ Skënderbeu bën zëvendësimin e parë. Trajneri Daja largon nga fusha Mensah dhe aktivizon Krasniqin.

68′ Fantasik Enea Koliçi i ka mohuar një gol të sigurt Krista Abazajt, duke bërë një pritje shpëtimtare, teksa e ka dërguar rrezikun në këndore.

61′ Bregu gjen sërish rrugën e rrjetës, por nuk vlen goli, pasi anësori Çokaj sinjalizon pozicion jashtë loje. Nuk është dakord me këtë vendim vlonjati.

56′ Traversa i mohon golin e barazimit skuadrës së Kukësit. Gjuajtja e Abazajt nga goditja e dënimit u stampua në traversën e portës së mbrojtur nga Koliçi.

49′ Pranë golit të tretë Skënderbeu me Pëllumbin, gjuajtja e mbrojtësit me kokë nga brenda zonës, ka shkuar mbi kuadrat.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ GOOOOOL KUKËSI 2-1/ Fantastik Valon Ethemi, i cili me një gjuajtje me të majtën nga jashtë zonës, i ka shtangur të gjithë duke e dërguar topin në cepin e portës së Koliçit. Rihapet kështu sfida në Korçë.

33′ GOOOOOL SKËNDERBEU 2-0/ Tronditet skuadra e Orges Shehit. Korçarët shënojnë golin e dytë me anë të Bruno Ditës. Një gol me “dhunë” në portën e Xhikës, në tentativën e dytë të mesfushorit, pasi e pari u ndal nga gardiani i Kukësit.

24′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohet sfida në Korçë. Bregu kalon në avantazh skuadrën e Ilir Dajës, me një perlë me të djathtën në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. Fantastik goli.

20′ Mundësi e mirë për Kukësin nga krahu i majtë, por Koliçi zotëron topin pa problem.

15′ Momenti më i mirë për Skënderbeun. Dejvi Bregu ka sfumuar një rast të artë, i vetëm përballë Xhikës, vlonjati ka goditur keq, duke ia dorëzuar topin në duar gardianit të portës verilindore.

6′ E para tentativë drejt portës bëhet nga Bruno Dita, gjuajtja e mesfushorit shkon drejt e në duart e portierit Xhika.

5′ Minuta të para me mjaft rritëm në Korçë, me të dy skuadrat që sulmojnë dhe kërkojnë golin e avantazhit.

1′ Ka startuar sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Jashanica, Pëllumbi, Imami, Daja, Dita, Elezi, Gripshi, Bregu, Mensah. Trajner: Ilir Daja

KUKËSI: Xhika, MaliQi, Lulaj, Obanor, Kotobelli, Limaj, Musolli, Gavazaj, Rroca, Et’hemi, Abazaj. Trajner: Orges Shehi

Klasifikimi pas javes se 26

Ujë i nxehtë dhe ekspozimi në diell, mjeku: Koronavirusi vdes në 26 gradë

Një informacion i dobishëm është bërë publik në Facebook nga mjeku, Klodian Allahbeu i cili është dhe drejtor ekzekutiv i Spitalit Amerikan.Allajbeu ka shpjeguar përse është efikas përdorimi i dezinfektuesit dhe duke cituar UNICEF po ashtu shkruan se virusi vritet në temperaturë mbi 26 gradë Celsius.

Postimi i plotë i mjekut:

Koronavirusi është me madhësi të madhe me një diametër qelizor prej 400-500 mikro, kështu që çdo maskë parandalon hyrjen e saj, kështu që nuk ka nevojë të shfrytëzoni farmacistët për të tregtuar me enigma. Virusi nuk vendoset në ajër, por në tokë, kështu që nuk transmetohet nga ajri. Koronavirusi, kur të bjerë në një sipërfaqe metalike, do të jetojë 12 orë, kështu që larja e duarve me sapun dhe ujë me pus do të bëjë hile. Coronavirus, kur bie pëlhura, qëndron për 9 orë, kështu që larja e rrobave ose ekspozimi i tyre në diell për dy orë është e mjaftueshme për qëllimin e vrasjes së tij. Virusi jeton në duar për 10 minuta, kështu që vendosja e sanitizuesit të alkoolit në xhep është e mjaftueshme për qëllimin e parandalimit. Nëse virusi është i ekspozuar në një temperaturë prej 26-27 ° C, do të vritet, nuk jeton në zona të nxehta. Gjithashtu pirja e ujit të nxehtë dhe ekspozimi në diell është mjaft i mirë. Qëndroni larg akullores dhe ujit të ftohtë dhe ekspozimi ndaj diellit është mjaft i mirë. Qëndroni larg akullores dhe ushqimi i ftohtë është i rëndësishëm. Gargëzimi me ujë të ngrohtë dhe kripë vret bajamet dhe i parandalon ata të rrjedhin në mushkëri. Respektimi i këtyre udhëzimeve është i mjaftueshëm për të parandaluar virusin.

ZYRTARE/ Frika nga Koronavirusi, merret vendimi përfundimtar për ndeshjet e sotme në Kategorinë Superiore

Dy ndeshjet e Kategorisë Superiore Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi, do të luhen pa tifozë.Kjo për shkak të frikës nga Koronavirusi, i cili së fundmi ka mbërritur në vendin tonë, ku janë konfirmuar dy raste të prekurish. Në këtë mënyrë ndeshjet e sotme nuk do të pezullohen siç edhe flitej, por ato do të luhen pa praninë e publikut.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me ndeshje e javë së ardhshme në Kampionatin shqiptar, por e sigurt është që ndeshjet e sotme nuk do të pezullohen.

Njoftimi i federatës:

Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar situatën pas të urdhërit nr. 132, dt. 8/3/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive dhe sociale në vend.

Komiteti i Emergjencës vlerësoi se duke qenë se katër ekipet janë grumbulluar tashmë respektivisht në Shkodër (Vllaznia-Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu – Kukësi), të vijojë me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, me dyer të mbyllura. Komiteti i Emergjencës në FSHF, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend.

Njoftimi i Klubit Skenderbeu

Mjekja e konfirmon: I prekuri nuk u kontrollua në Muriqan

Mjekja Dhurata Hysi, e cila ndodhet në doganën e Muriqanit për kontrollin e personave që kalojnë në këtë pikë kufitare ka dhënë një intervistë për mediat.Në intervistë ajo ka deklaruar se shtetasi 28-vjeçar i diagnostikuar me Koronavirus në Shqipëri ka kaluar në këtë pikë kufitare dhe nuk është kontrolluar.

Deklarata e mjekes për mediat:

Shtetasi ka hyrë në datën 26 në orën 12:40 të natës.

Gazetari:

Mjekja:

Nuk është kontrolluar, pasi Firence nuk ka qenë në zonën e kuqe. Nuk ka pasur asnjë rast në Firence. Ne kemi pasur prioritet Codognon edhe Veneton plus edhe shtete të tjera si Kina, Azia. Ka ditë që kontrollohen të gjithë personat nga Italia, por pas datës 26, më parë vetëm ata që vinin nga zonat e prekura. Nuk di ç’të them për të atin. Lista është vetëm djali. Qytetarët që vijnë në kufi nuk kanë maska, vetëm një italian kishte. Listat me të prekur në Itali ndryshonin nga dita në ditë, ndaj ne e kemi marrë vetë informacionin. Në fazën fillestare nuk kuptohet virusi te qytetarët. Është e rëndësishme vetëkarantimi, të gjithë personat për t’u ruajtur duhet të qëndrojnë në shtëpi. Virusi transmetohet te të tjerët.

Detaje të rënda! Babë e bir të infektuar me koronavirus kanë biznese në Tiranë, edhe një LOKAL, iu bëhen analizat të afërmëve

Detaje të reja nga dy të infektuarit me koronavirus.Dy të prekurit nga koronavi.rusi janë banorë të Tiranës. V.Kola 54 vjeç dhe P.Kola, 28 vjeç banojnë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe janë me origjinë nga Puka.

Ata janë pronarë të disa bizneseve, mes të cilëve edhe një lokal. Lokali në pronësi të tyre ndodhet pas “Diplomat 2”, në rrugën “Irfan Tomini”, në Tiranën e Re

Djali ka hyrë më 26 shkurt nga pika kufitare e Murriqanit dhe më pas ka udhëtuar drejt Tiranës ku mesa duket ka infektuar të atin.

Frika lidhet me personat që mund të kenë kontaktuar gjatë këtyre ditëve babë e bir ndërsa janë duke duke u bërë analizat për 14 të afërm të 28 vjeçarit dhe babait të tij.

28-vjeçari i prekur nga koronavirusi është “pacienti zero” në Shqipëri, Bino: Si do veprohet me karantinën e Durrësit

Specialistja Silva Bino, shefe e departamentit te semundjeve infektive ne ISHP, ka konfirmuar sot se 28-vjeçari i parë i prekur me koronavirusin në Shqipëri, i cili kishte udhëtuar nga Firence, është ai që quhet “pacienti zero” dhe janë identifikuar të gjitha kontaktet e ngushta që ai ka pasur duke i izoluar.

Kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero dhe kemi kontaktin e ngushtë të tij,pra nuk kemi transmetim komunitar për momentin. Ky është rasti zero për vendin tonë e kemi të qartë edhe kontaktin e ngushtë që ai ka pasur”

Ajo ka bere me dije se jane gjurmuar 8 kontaktet e ngushta te pacienteve, qe mbreme, sapo dolen analizat, nderkohe qe sot jane vetekarantinuar ne menyre te kontrolluar 24 persona, qe kane pasur kontakt me dy te prekurit.

Sipas Binos janë edhe 24 raste të tjera që tashmë po hetohen dhe priten përgjigjet brenda 24 orëve.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare doktori, Skënder Brataj tha se për të riun e infektuar “ishte marrë tamponi e sapo morëm përgjigjen nga ISHP pacienti u transferua në kushtet e mbrojtjes në ambientet e Infektivit”.

Mjeku Brataj bëri me dije se vetëm sot paradite, “është rritur shumë numri i thirrjeve në numrin 127, ku deri në gjysmën e ditës ka pasur 751 thirrje nga të cilat 211 ishin vetëm për koronavirusin”.

E pyetur për karantinën e përcaktuar në ambientet e kavalishencës në Durrës, Bino tha: Karantina është e gatshme, me mjekët e personel, do transportohen drejt Durrësit sipas rastit e nevojës.

Në bazë të shifrave janë 97% e të sëmurëve që shërohen plotësisht,kjo eshtë shifër optimiste,nderkohe qe ky virus ka vrarë mbi 3500 vetë”.

KARANTINA MASIVE E KORONAVIRUSIT TË ITALISË PROVOKON PANIK

Masat e zgjeruara të karantinës në Itali që kufizojnë lëvizjen e njerëzve në rajonet veriore kanë provokuar panik midis banorëve dhe theksuan ndarjen e vendit në veri-jug.

Të Dielën, Kryeministri Giuseppe Conte nënshkroi një dekret që vendos kufizime në lëvizjen e njerëzve në rajonin verior të Lombardisë – epiqendra e shpërthimit në Itali – dhe 14 provinca të tjera në të gjithë veriun, deri në 3 Prill. Masat (një shtrirje e një bllokim para-ekzistues i 11 qyteteve në Lombardi dhe Veneto) tani prek më shumë se 16 milion njerëz, duke i ndaluar ata të lëvizin brenda dhe jashtë atyre zonave.

Publikimi i një projekt-dekreti të Shtunën pasdite nga një gazetë që zbulon masat e ardhshme, më të gjera karantine, shkaktoi panik midis banorëve që përpiqeshin të dilnin para se kufizimet të hynin në fuqi pas mesnatës.

Raportet e mediave thanë që baret dhe restorantet boshatisen me mijëra njerëz që përpiqeshin të linin rajonin me makina dhe trena, ku kishte raporte për lëvizje dhe shtytje nga udhëtarët.

Një trazirë shpërtheu në një burg në Modena pasi të burgosurit u njoftuan se vizitat nga të afërmit ishin ndaluar për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Ndërkohë, të afërmit e të arrestuarve në një burg Poggioreale në Napoli u përleshën me policinë kundër ndalimit të qeverisë dhe disa burgje të tjera raportuan përleshje.

Tani Italia ka 7.375 raste të konfirmuara të virusit dhe 366 vdekje. Përhapja është përqendruar në rajonet më të pasura të Italisë së Lombardisë (ku ka 3,372 raste të konfirmuara), Emilia-Romagna (me 1.097 raste) dhe Veneto dhe ka nxjerrë në pah ndarjen ekonomike dhe kulturore në veri-jug të Italisë.

Mos u ul këtu ”

Presidentët e rajoneve jugore të Campania, Puglia dhe Kalabria – të cilat kanë shumë pak raste të virusit – janë lutur që banorët e saj të studiojnë ose të punojnë në veri për të mos e sjellë virusin poshtë në jug, duke u thënë njerëzve “nuk vijnë ketu poshte.”

Ato rajone, si dhe Bazilicata dhe Molise, kanë nënshkruar dekrete që urdhërojnë këdo që arrin nga rajonet veriore të prekura në një karantinë të vetë-imponuar për dy javë. Presidenti i Puglia tha që ata që injoruan urdhrin po kryenin një krim dhe mund të ndiqeshin penalisht.

“Unë po ju flas sikur të ishit fëmijët e mi, vëllezërit e mi, nipërit dhe mbesat e mia: Ndaluni dhe kthehuni përsëri”, tha Michele Emiliano, presidenti i Puglia, të shtunën në Facebook.

“Zbriteni në stacionin e parë të trenit, mos kapni aeroplanët për Bari dhe Brindisi, kthehuni përsëri në makinat tuaja, zbrisni autobusët tuaj në ndalesën tjetër. Mos e sillni në episodin që ka goditur Lombardinë, Veneto dhe Emilia-Romagna Puglia, “tha ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të rajonit të mbërthyer në zonat e prekura.

Gazeta La Repubblica citoi Jole Santelli, guvernatorin e Kalabrisë, duke u thënë njerëzve se “kthimi nga veriu në një mënyrë të pakontrolluar e vë vendin tonë në rrezik … Mos e bëni atë, ndaloni!”

“Qeveria duhet të bllokojë një eksod në Kalabri, i cili rrezikon të shkaktojë një bombë katastrofike,” tha Jole Santelli, presidenti i Kalabria.

Ekonomistët parashikojnë që ekonomia e Italisë, e dobët para shpërthimit, do të shkojë në recesion dhe qeveria tashmë ka njoftuar se do të shpenzojë miliarda euro për të provuar të zbusë ndikimin ekonomik të virusit në bizneset dhe të ndihmojë sistemin e kujdesit shëndetësor të përhapur nga Veriu .

Burimi:Pershtati dhe perktheu nga Cnbc korcablog.

Dalin emrat e babë e bir me koronavirusi, banorë të Tiranës: Lagja ku jetojnë dhe gjendja e tyre

ISHP zbuloi dy raste pozitive me koronav irus në Shqipëri. Bëhet fjalë për babë e bir. Ky i fundit kishte ardhur nga Firence e Italisë dhe kishte infektuar babanë.

Gazetari i Abc News zbuloi emrat e dy personave të in fektuar me korona virus. Bëhet fjalë për V.K, 54 vjeç dhe P.K, 28 vjeç (emra të njohur për redaksinë).

Ata kanë hyrë më datë 26 shkurt nga pika kufitare e Hanit të Hotit në Shkodër duke udhëtuar për në Tiranë.

Ndërkohë abcnews.al zbulon se dy të inf ektuarit banojnë në rrugën Irfan Tomini në Tiranë dhe janë me origjinë nga Puka.

ABCNews.al

LAJMI I FUNDIT / Mbyllja e aktiviteteve sportive deri më 3 prill, zbulohet propozimi i FSHF-së

Vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për mbylljen e çdo aktiviteti sportiv deri më 3 prill prej frikës së përhapjes së koronavirusit ka krijuar një kaos edhe për futbollin shqiptar.

Sot luhen dy ndeshje në orën 18:00 në Korçë dhe Shkodër, pikërisht Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani.

Burime zyrtare në FSHF i thanë pak minuta më parë “Panorama Sport”, se institucioni i futbollit i ka propozuar qeverisë vazhdimin e kampionatit, por pa praninë e tifozëve. Deri në një përgjigje zyrtare, pritet që duke filluar nga sot ndeshjet të luhen pa tifozë.

Mirëpo, gjithçka është në dorë të qeverisë, pasi mund të vendosë mos zhvillimin e aktivitetit deri më 3 prill. Gjithashtu edhe dy ndeshjet e Kombëtares, të parashikuara në fund të këtij muaji, janë drejt dështimit.