EKSKLUZIVE/ Daja: Rrezikojmë 6 javë që te marrim veten, lojtarëve nuk u dhashë asnjë plan, sepse ka nga ata që jetojnë në…

Edhe në Korçë nuk mund të flitet më për futboll. Skënderbeu është shpërndarë dhe mbetet në pritje të fundit të këtij makthi. Trajneri Ilir Daja është munduar t’ua bëjë sa më të lehtë këtë periudhë karantinimi lojtarëve të tij, duke shmangur programet individuale apo dietat.

Për trajnerin e korçarëve tashmë rëndësi ka vetëm respektimi i këshillave që jep OBSH, ndonëse i druhet faktit që tejzgjatja e kësaj ndëprerje prej Koronavirusit, mund të detyrojë ekipin që të kryej një fazë përgatitore prej 6 javësh. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, Daja tregon përjetimin e tij në këtë kohë karantine.

Profesor, si vepruat në momentin që u vendos të ndërpritej futbolli i luajtur?

Në momentin e parë na u desh të përshtateshim me lajmin, pasi edhe kjo do kohën e vetë në një situatë kaq të jashtëzakonshme. Atë ditë kur erdhi lajmi për pezullimin e kampionatit, një pjesë e ekipit ishte grumbulluar në Durrës.

Direkt i njoftova lojtarët në grupin që kemi në “Whats app” dhe personalisht mora makinën dhe shkova të takoja presidentin Takaj, që të bënin të mundur shpërndarjen e pjesës tjetër të ekipit. Flas për ata që nuk kishin mjete private.

Lëvizën me taksi dhe mendoj se ishte zgjedhja e duhur për të evituar masat. Deri sa të ktheheshin në Korçë menduam që mos kishin kontakte me më shumë individë. Pjesa tjetër pastaj nuk erdhi fare në stervitje atë ditë. Dy ditë kemi komunikuar në grup.

I keni dhënë ndonjë program?

Të them të drejtë jo. U kam dhënë vetëm një porosi. Pra, të kujdeseshin për veten dhe njerëzit e dashur. Ky është mesazhi i vetëm në këto çaste, për të evituar përhapjen e këtij virusi, në mënyrë që dëmet të jenë sa më minimale.

Sa kohë mund t’i duhet ekipit që të rikuperohet kur t’i riktheheni normalitetit?

Gjithçka varet nga ditët që do të jetë i ndërprerë aktiviteti. Sa më pak ditë, aq më i thjeshtë do të jetë rikuperimi. Por nëse zgjat aq shumë, që uroj të mos ndodhë, duhen 4 deri në 6 javë.

Pra, duhet një fazë e mirfilltë përgatitore?

Po, patjetër. Nëse kjo gjë do të zgjas më shumë se një muaj, duhet fazë. Paralele nuk heqim dot. Kam lexuar dhe dëgjuar shumë këtë kohë, që filan ekip nga filan shtet i ka dhënë program individual lojtarëve.

Por, po flasim për ata futbollistë që në shtëpitë e tyre mund të kenë edhe palestra, të cilat të ndihmojnë për të kryer aktivitet fizik. Por, mos harroni që në vendin tonë jo të gjitha i kanë këto kushte. Ka nga ata që banojnë me familjarët dhe në apartamente 1+1. Ndaj, si mund të ketë hapësirën për të kryer programin, në një kohë që duhet të ketë parasysh edhe higjenën, që është kaq parësore në këtë kohë.

Po dietat?

As ndaj dietave nuk jemi orinetuar apo këshillave për peshën. Në situatën që jemi, primar është shëndeti dhe ndjekja e keshillave nga OBSH për të rritur imunitetin, ndaj nuk mund të respektohet asnjë dietë sportive.

Ju a po e respektoni karantinën?

Si trajner dhe udhëheqës i një grupi, më mbetet mua i pari për detyrë që të jap shembullin më të mirë. Po, e respketoj, thuajse nuk po dal fare nga shtëpia. Përveç rasteve kur më duhet të shkoj të bëj pazaret e nevojshme.

Ju vjen keq që prej situatës së Covid-19, mund të vonoj edhe një vendim prej Gjykatës Federale në Zvicër?

Ne jemi munduar edhe para kësaj situate që të jemi të përqendruar, të japim dhe marrim maksimumin sportivisht. Klubi ka pajtuar një zyrë juridike dhe janë ata që merren me pjesën tjetër. Çdo institucion është në “stand by”, ndaj rëndësi ka t’i rikthehemi jetës normale, e më pas futbollit dhe të gjitha të tjerave me radhë.

Në varësi të dinamikës do veprojmë dhe ne. Por, në të mirë të futbollit shqiptar, është që të vijë një përgjigje pozitive prej Gjykatës Federale.Panorama Sport

Vargjet e këngës së Dua Lipës bëhen hit, si një thirrje kundër koronavirusit

Vargjet e këngës së Dua Lipës, “Don’t Start Now” janë bërë hit nepër rrjetet sociale për shkak të përmbajtjes se tyre.

Duket se producentët e Dua Lipës kanë bërë një parashikim kur kanë prodhuar këngën “Don’t Start Now” të këngëtares.

Vargjet “Don’t show up, Don’t Come Out, Don’t start caring about me now, Walk Away, you know how, Don’t Start caring about me now”, janë bërë hit dhe po përdoren që njerëzit të vetizolohen dhe të mos dalin jashtë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Covid-19/ 64 të prekur në vend

Rritet numri i të prekurve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipërim, ku janë konstatuar 5 raste të reja. Numri total i të infektuarve shkon në 64 rasteDrejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, duke informuar mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri, bëri me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar:

Jane 5 raste të reja me COVID-19:

– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri
– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

• Tiranë 45 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 6 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetar

Jane shënuar deri tani dy raste humbje jete

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar.
3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.
Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.
Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!
Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Gjest i madh nga Igli Tare, strehon në shtëpinë e tij talentin korçar

Italia po kalon një moment të vështirë, teksa i gjithë vendi është izoluar nga frika prej koronavirusit.Virusi i tmerrshëm ka pushtuar edhe futbollin, teksa momentalisht Seria A është pezulluar. Shumë ekipe janë izoluar nëpër karantina, ndërsa një gjest i madh vjen nga drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare,ku pjesë e ekipit të Lazios është edhe talenti korçar, Dean Liço.

Bëhet fjalë për talentin që deri para pak muajsh po stërvitej te Skënderbeu. Duke pritur përgjigjen e dokumentave për të kaluar te Peruxhia, erdhi edhe oferta nga Igli Tare për t’u transferuar tek të rinjtë e Lacios, që nuk mund të refuzohej nga Liço. Në këto kohë të vështira dhe kur kampionati tek të rinjtë është mbyllur në Itali, ashtu si edhe në të gjitha nivelet e tjera,për të mos e lejuar talentin korçar të qëndrojë i vetëm,ai gjen strehimin në shtëpinë e Tares shkruan “Sporti sipas Bakut”.

Padyshim, një gjest fantastik i drejtorit vlonjat, i cili tregon anën e tij humane dhe njerëzore.