Mjeku Pipero/ja kur përfundon karantina në Shqipëri ndersa shton qe mund te rikthehet vitin tjeter më i egër

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur se masat e dhëna nga qeveria do të zbuten në javën e tretë të muajit prill. I ftuar në emisionin “Opinion”, Pipero tha se sipas mendimit të tij, nëse janë zbatuar të gjithë rregullat e karantinës vala e të infektuarve do të bjerë dhe se masat mund të zbuten.

Pjesë nga biseda

Fevziu: Z. Blendi të lutem pyete doktor Piperon që sipas mendimit të tij personal kur mendon se mund të përfundojnë masat e marra të karantinës?

Pipero: Nëse qytetarët kanë respektuar urdhërat e qeverisë, nga fillimi i javës së tretë të prillit do fillojnë të zbuten, se kur do hiqen fare nuk e di. Fundi i javës së tretë fillimi i javës së tretë të prillit do fillojnë të zbuten shumë.

Ndersa shton se :

Koronavirusi mund të rikthehet vitin tjetër dhe mund të jetë më i egër, Pipero tha se nëse pëson mutacion, eshtë shumë i vështirë për t’u luftuar.

Ende nuk e dime si do sillet virusi. Duhet të kalojnë të paktën gjashtë muaj që të shohim se sa do të zgjasë imuniteti. Të gjitha gjasat janë që do të rikthehet vitin tjetër. Madje mund të jetë më i egër, nëse pëson mutacion. Është i vështirë,”– tha Pipero.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

Ilda Bejleri përlotet nga karantina dhe “kthehet” në rrugën e Zotit: Kam ankth, më duket sikur tavani po më bie mbi kokë

Moderatorja Ilda Bejleri ndodhet prej dy javësh e izoluar në shtëpi nga koronavirusi.Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo tregon e përlotur se po kalon një gjendje ankthi.

Sipas Ildës, ka momente ku i duket sikur po i bie tavani mbi kokë nga stresi.Më tej, ajo i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten.

https://www.instagram.com/tv/B-NM8GPjxHD/?igshid=1krokrlsydazk

Prej 15 ditësh po qëndroj në shtëpi. Njerëzit e kanë kaluar kohën në shtëpi duke bërë palestër, duke gatuar, por për mua këto ditë kanë qenë të vështira. 

Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos në këto momente. 

Mbi të gjitha stresi që po kalojmë dhe fakti sikur tavani po të bie mbi kokë është diçka që duket sikur po të merr frymën. 

Kam filluar ta gjej qetësinë time duke filluar të besoj tek Zoti. 

Është momenti që të reflektojmë dhe t’i lutemi shumë Zotit që kjo të kalojë. 

Duhet të bëjmë kujdes sepse kjo mund të kthehet në një dramë të vërtetë nëse nuk qëndrojmë në shtëpi”, deklaron Ilda.

Ekspertët: Ndeshja Atalanta – Valencia në Milano më 19 shkurt ishte bomba biologjike e koronavirusit

Shkencëtarë të njohur kanë deklaruar sot me keqardhje se një ndeshje e Kupës së Kampionëve muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika e shpërthimit të pandemisë në Evropë.

Më shumë se 44,000 njerëz udhëtuan për të ndjekur ndeshjen Atalanta vs Valencia të luajtur në stadiumin San Siro muajin e kaluar, pasi stadiumi i Atalantës në Bergamo u konsiderua shumë i vogël.

Në ndeshjen e 19 shkurtit që shumë pak kishin menduar se do të zhvillohej me tifozë, Atalanta fitoi 4-1 ndërsa tani si Italia dhe Spanja kanë më shumë se 70,000 të infektuar mekoronavirusin vrasës.

Bergamo është qyteti i prekur më rëndë në Itali 3,800 me më shumë se 580 vdekje.

Profesori imunolog Francesco Le Foche tha: “Me shumë gjasa aty ndodhën shkëndijat dhe katalistët e përhapjes së virusit. Për të ardhur keq sepse Atalanta-Valencia ishte maja e euforisë së klubit nga Bergamo e ndoshta dhe për Valencia. Një muaj ka kaluar prej saj kështu që koha përputhet. Grumbullimi i mijëra njerëzve, disa centimetra larg njëri-tjetrit, përqafimet, të thirrurat, ishin nxitje masive virale. Duke parë në retrospektivë, ishte një cmenduri që ajo të luhej me spektatorë, por asokohe gjërat nuk ishin shumë të qarta. Tani do të ishte e pamendueshme” .

Valencia ka njoftuar se 35 përqind e stafit dhe futbolistëve kanë rezultuar pozitiv me sëmudjen, ndërsa te Atalanta vetëm portieri Marco Sportiello, por të gjithë janë në karantinë.

Kryebashkiaku i Bergamo, Giorgio Gori e quajti ndeshjen “bombë biologjike” dhe beson se ajo ishte shkaku i epidemisë në Evropë.

Sërish ditë e zezë për Italinë: Ndërrojnë jetë 662 persona, shkon në 80.539 numri i të infektuarve

Tendenca në rënie e përhapjes së koronavirusit në Itali ndaloi ditën e pestë. Sot është shënuar një tjetër rritje rastesh të reja të infektuarish me koronavirus.Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 8156, që do të thotë janë 662 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 5249 duke e çuar në 54030 numrin total të rasteve aktive.Personat e rikuperuar tejkaluan dhjetë mijë (10,361 persona) për herë të parë, me 999 më shumë në ditë.

Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile, numri i njerëzve aktualisht pozitivë për SARS-CoV-2 shpërndahet si më poshtë nga rajoni në rajon:

22.189 në Lombardi
8.850 në Emilia Romagna
6.140 në Veneto
5,950 në Piemonte
2.795 në Marche
2,973 në Toscana
1.885 në Trentino A.A.
2.027 në Liguria
1.835 në Lazio
1.169 në Campania
954 në Friuli Venezia Giulia
1,095 në Puglia
1,095 në Siçili

738 në Abruzzo
860 në Umbria
378 në Luginën e Aosta
462 në Sardenjë
372 në Kalabri
133 në Basilicata
81 në Molise

Mjeku shqiptar në Itali tregon ilaçet që po japin shpresë kundër koronavirusit

Mjeku shqiptar, Albert Troci, që prej vitesh punon në Milano ka thënë se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19. Në një lidhje direkte me ABC News, Troci u shpreh se ditët e fundit por shohin një trend negativ të uljes së personave që po infektohen dhe se po mundohen të gjejnë kurën më të domosdoshme për të shëruar këtë semundje.

Ai sqaroi edhe ilaçet të cilët janë përdorur si alternativë për të ndihmuar sadopak në kurimin e pacientëve me koronavirus. “Avigani nuk është akoma aktiv dhe është duke u bërë gati për tu vënë në funksion. Terapia që është më e përdorur është “Hidroksilklorokina ose Klorokina” bashkë me antiretroviralet. Ajo që është përdorur shumë që në fillim është hidrosiklorokina dhe antiviralet.

Ilaçi që dha një shpresë ështe “Tolicizumab”, një ilaç që funksionon jo mbi virusin por në dëmin që shkakton inflamacioni dhe mund të jepet vetëm në një kohë të caktuar. Kemi “Remdesivir” që është antiviral direkt, që është përdorur të SARS COV i 2002 që ka një efekt në uljen e replikimit të virusit. Këtë e kemi në protokoll dhe po e përdorim. Nuk ka një terapi specifike për këtë virus”, u shpreh ai.

Mjeku Albert Troci ka folur edhe simptomat e shkaktuar nga koronavirusi dhe sipas tij rastet që shfaqen si grip kanë më shumë probabilitet të shfaqen me COVID-19.

174 të infektuar në Shqipëri me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

Transportoi 2 të moshuarit me Covid-19, infektohet shoferi i ambulancës në Korçë

Është shënuar një rast tjetër me koronavirus në Qarkun e Korçës .Raportohet se së fundmi është konfirmuar si i infektuar edhe shoferi i ambulancës në bashkinë Maliq.

Shoferi ka pasur temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje dhe për këtë arsye ka bërë edhe testin, raporton ABC news.

Dyshohet se shoferi ka transportuar për në spital dy të moshuarit që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Fatkeqësisht ai ka rezultuar pozitiv dhe është izoluar në banesë deri në përmirësimin e gjendjes shëndetësore. Ndërkohë, deri më tani numri i të prekurve me COVID-19 në Korçë ka shkuar në 12.

Ditën e sotme numri i të infektuarëve me koronavirus në vend shkoi në 174, nga këta 6 persona kanë humbur jetën.

Nga virusi tek rimëkëmbja: Si do ndryshojë bota gjatë 18 muajve të ardhshëm

Jemi nën karantinë. Raftet e supermarketeve janë boshatisur. Fluturimet janë anuluar.

Punëtorët kanë lënë punën, dhe janë shndërruar në mësues të fëmijëve të tyre në shtëpi. Një qeveri konservatore, ka shtetëzuar hekurudhat, dhe po paguan njerëzit që nuk punojnë. Dhe jemi ende vetëm në javën e dytë.

Në më pak se 2 javë, Britania ka përjetuar një lloj trazire sociale dhe politike, që ndodh normalisht vetëm pasi i është prerë koka një mbreti, apo kur turmat mësyjnë në pallatin mbretëror. Por a është ky një moment i shkurtër i solidaritetit kombëtar, apo “normaliteti” i ri”?

Gjithçka varet nga kohazgjatja e krizës së koronavirusit. Ekspertët besojnë se një vaksinë për Covid-19 (sëmundja e shkaktuar nga virusi Sars-CoV-2) është ende të paktën 18 muaj larg, gjë që bën i premtimet e Donald Trumpit se SHBA-ja do të “rihapet” brenda 3 javësh, të duken në rastin më të mirë optimiste.

Në Britani një raport nga studiuesit e Kolegjit Mbretëror të Londrës, vlerësoi se elementët e normalitetit të ri – distancimi social, vetë-izolimi, bllokimet – mund të zgjasin deri në shtatorin e vitit 2021. Pra çfarë mund të ndodhë, ndërsa vazhdon kriza e koronavirusit? Ja se çfarë thonë ekspertët.

Muaji i parë: Infektimet

Një gjë është gati e sigurtë:gjërat do të përkeqësohen, para se të përmirësohen. “Mendoj se  epidemia do të vazhdojë me siguri për 3 muajt e ardhshëm”-thotë dr.Pol Hanter, profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore. Ai beson se kufizimet e lëvizjeve, do të bëhen

më të ashpra gjatë 30 ditëve të ardhshme.

Qendrat e qytetit do të shkretohen. Dyqanet, baret, restorantet dhe baret, do të qëndrojnë të mbyllura. Në mungesë të tyre, do të lulëzojnë supermarketet dhe kompanitë që ofrojnë ushqime. Prilli është muaji kur Shërbimi Shëndetësor Britanik (NHS), pret pikun e parë të pandemisë.

Të gjitha të dhënat, tregojnë se në aspektin e përhapjes së virusit, jemi në rrugën e Italisë. Mbretëria e Bashkuar ka 2.8 mjekë për 1.000 njerëz – një normë më e ulët se Spanja dhe Italia, të cilat kanë 4.1 mjekë për 1000 pacientë. Numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes kritik, do të rritet në mënyrë dramatike, dhe NHS ka të ngjarë të kalojë në kolaps.

Muaji i tretë: Recesioni ekonomik

Shpresohet që deri në korrik, të kemi një ngadalësim të ndjeshëm të përhapjes së epidemisë. “Unë dyshoj derisa ta shohim këtë gjë vërtet”- thotë Hanter, që shton se do të befasohej nëse bllokimi nuk do të ishte hequr deri në atë kohë. “Shpresojmë që do të ndodhë para fundit të majit, por mundet edhe të mos ndodhë”- thekson ai.

Nëse premtimi i Trumpit për të rihapur ekonominë amerikane brenda një muaji do të realizohet, duket se ka gjasa që pas 3 muajsh një numër vendesh të kenë nisur të rikthehen në të paktën në një imazhi të normalitetit. Ndërkohë, pritet që ekonomia të pasojë atë që po ndodh në spitale. “Gjendja do të jetë e rëndë, por unë personalisht mendoj se gjërat do të përmirësohen nga vera. Nuk e di me siguri, por dyshoj se epidemia do ta humbasë shumë forcën nga fundi i qershorit. Kjo pjesërisht për shkak të masave që ka marrë qeveria, por edhe pjesërisht për faktin se është verë, dhe gjërat do të lehtësohen”- thekson Hanter.

Ndërkohë supermarketet do të riorganzohen me më pak staf. Edhe marrëdhënia jonë me ushqimin do të ndryshojë. Frutat tropikale do të zhduken nga raftet, për t’ja lënë vendin frutave të sezonit. Por rikthimi në normalitetin shoqëror, ka të ngjarë të shkaktojë një raund të ri të infektimeve.

Muaji i gjashtë: Rikthimi në normalitet

Nga shtatori, ne do të fillojmë të llogarisim me efektet e krizës tek buxheti i shtetit. Ka nga ata

që mund të rikthehen në vendet e tyre të punës. Ata që janë pushuar nga puna, do të përballen me pasiguri të mëdha mbi të ardhmen. Ato vende pune, që u zhdukën gjatë krizës nuk ka gjasa që të kthehen, gjë që mund të çojë në një rritje të papunësisë.

Përgjigja mund të jetë një sistem më bujar i mirëqënies sociale. Një e ardhur themelore universale, e cila u aludua në Finlandë dhe Kanada se ka dhënë rezultate të përziera, mund të ishte shkatërruese për klasën punëtore. Për ata, punët e të cilëve mbijetuan, mënyra e punës do të ndryshojë.

Zyrat do të reduktohen në personel, dhe do të shndërrohen në vende ku shkohet vetëm 2 herë në javë për ndonjë konsultim, pasi shumë punë mund të kryhen nga shtëpia. Por nën rimeson e normalitetit, virusi do të rizgjohet. Ndërsa vera largohet, do të shohim një ringjallje të numrin e rasteve të reja me koronavirus, që do të kërkojë një menaxhim të kujdesshëm.

Do ketë sërish bllokime të lëvizjeve, që do të zbatohen në zona të ndryshme të Britanisë. Nga ana tjetër, kjo do të thotë se duhet duhet t’i krijojmë sa më pak probleme shtesë sistemit shëndetësor. “Krishtlindjet e ardhshme apo më tej, unë besoj se do kemi një rritje të dukshme të numrit të lindjeve”- mendon Hanter.

Do të rihapen shkollat dhe universitetet, por me më pak studentë të huaj. Ashtu si punonjësit nëpër zyra, edhe mes tyre do ketë një debat nëse studentët dhe pedagogët duhet të jenë

në të njëjtën dhomë. Prandaj shkollat ​​e mesme dhe universitetet, mund të nisin të marrin në konsideratë mësimin online për një periudhë afatgjatë.

Muaji dymbëdhjetë: Qëndrueshmëria

Megjithëse vaksina nuk do të jetë ende gati, stafi mjekësor do të jetë mësuar të përballet me Covid-19 dhe ndërlikimet që ai shkakton. Ndaj që do të ketë opsione më të mira trajtimi. Ndërkohë, mund të ndryshojë mënyra se si qeveria gjurmon përhapjen e virusit.

Një element pozitiv është se me ndalimin e udhëtimeve, emetimet e karbonit në ajër do të bien ndjeshëm. Studiuesit kanë vëzhguar tashmë rënie të mëdha në emetimin e dioksidit të azotit , teksa në pjesë të caktuara të Kinës, niveli i ndotjes është deri në 30 për qind më i ulët se normalja.

Edhe në Italinë veriore, nivelet e dioksidit të azotit, kanë rënë me 40 përqind. Por gjithçka tjetër do të jetë shumë më pak rozë. Me siguri do të jemi ende në recesion, dhe sektorë të tërë të ekonomisë do të duhet të ristrukturohen rrënjësisht. Mund të shohim falimentimin e disa ndërmarrjeve që nuk mund të jenë më fitimprurëse. Por do të ketë një dritë në fund të tunelit:një vaksinë.

Muaji i tetëmbëdhjetë: Rimëkëmbja

Si sëmundje, koronavirusi është këtu për të qëndruar gjatë. Por vaksina, do të lehtësojë ndikimin e saj. Mund të ketë ndryshime të mëdha në rendin botëror. Kina do të jetë e prirur të rifitojë ritmin e vjetër të rritjes së saj ekonomike. Vendet që përfituan nga ndihma mjekësore kineze, si Italia, do të krijojnë lidhje më të ngushta me Pekinin.

SHBA-ja ndoshta do të rishikojë më në fund efektivitetin e një sistemi të kujdesit shëndetësor të bazuar tek tregu. Koronavirusi, do të sjellë një revolucion mbi mënyrën se si jetohet dhe punohet. Testi për shoqërinë tone, është se si do të kujdesemi për ata që do të jenë më të humbur, teksa shoqëria do të riorganizohet.

Marrë me shkurtime nga “Esquire” /

INSTAT publikon shifrën: Ja sa banorë ka Shqipëria sot/ Ja cila është mosha mesatare

Popullsia e Shqipërisë, më 1 janar 2020, ishte 2.845.955 banorë. Kjo shifër është bërë publike nga INSTAT, ku theksohet se kemi një rënie të popullsisë me 0,6 %, krahasuar me 1 janarin e vitit 2019.

Sipas INSTAT, Në 1 janar 2020 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me 1 janar 2019, nga 25,1 % në 24,6 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka pësuar rritje, nga 20,5 % në 21,6 % gjatë të njëjtës periudhë.

Gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3%, krahasuar me një vit më parë.

Numri i vdekjeve në 2019 është 21.937 persona, duke patur një rritje prej 0,6 %, krahasuar me një vit më parë.

Rënia, emigracioni faktor madhor

Emigracioni shihet të ketë një faktor madhor për rënien e popullsisë, raporton INSTAT. Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2020 rezulton 2.845.955 banorë duke pësuar një rënie me 0,6 %, krahasuar me 1 Janar 2019. Gjatë vitit 2019, shtesa natyrore e popullsisë është 6.624 banorë, duke pësuar një rënie prej 7,1 %, krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (Imigrantë-Emigrantë) është -23.082 banorë

Mosha mesatare rritet me 5 muaj, arrion në 37,2 vjeç

Në 1 janar 2020 mosha mediane e popullsisë rezulton 37,2 vjeç nga 36,7 që ishte në 1 janar 2019. Në 1 janar 2020 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me 1 janar 2019, nga 25,1 % në 24,6 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka pësuar rritje, nga 20,5 % në 21,6 % gjatë të njëjtës periudhë.

Pakësohen meshkujt

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar rënie në 1 janar 2020, në krahasim me 1 janar 2019, nga 99,8 në 99,7 meshkuj për 100 femra. Raporti gjinor në lindje ka pësuar rritje, duke shënuar vlerën 109,0 në vitin 2019 nga 108,0 që ishte në vitin 2018.

Lindjet rënie me 1.3%, vdekjet rriten me 0,6%

Gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2019 është 21.937 persona, duke pasur një rritje prej 0,6 %, krahasuar me një vit më parë.

2019, kanë emigruar 43,835 persona

Në vitin 2019, numri i emigrantëve është 43.835 persona, duke pësuar një rritje prej 13,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i imigrantëve në 2019 është 20.753 persona, duke pësuar një rënie prej 12,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Tre qytetet me të populluara

Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej. Në 1 Janar 2020, Tirana zë rreth 31,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,2 % secili. Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.

Popullsia me rritje vetëm në Tiranë dhe Durrës

Në 1 Janar 2020, popullsia u rrit vetëm në dy qarqe të vendit Përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2020 treguan se vetëm dy qarqe të vendit shënuan rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa dhjetë qarqet e tjera shënuan rënie të popullsisë. Rritja më e madhe u shënua në Tiranë (+1,2 %), pasuar nga Durrësi (+0,2 %). Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (-3,3 %), Dibër (-2,6 %) dhe Berat (-2,5 %). Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (32,6 %), ndërsa qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë është Gjirokastra (23,8 %).Monitor

LAJM I FUNDIT/ Shkon në 174 numri i të prekurve me koronavirus në vend, ja harta e përhapjes

Ka shkuar në 174 numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë. Lajmin e ka njoftuar këtë paradite ministria e Shëndetësisë, në përditësimin më të fundit të situtaës së virusit corona në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja.Harta e te prekurve eshte shtrire edhe ne Tropoje, ndërkohë qe eshte zgjeruar ne Tirane me 102 raste ndërsa Korça ngelet ne  shifrat 11 qytetare.

E PLOTE/ 

Ministria e Shëndetësisë: 28 raste të reja në 24 orë, 174 të prekur nga COVID-19

Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik informon për situatën më të fundit të COVID-19 në Shqipëri.

Ju informojmë mbi situatën e fundit të përhapjes së COVID-19 në vendin tonë

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime.
Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 rast
-Tropoje 2 raste

Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!