Shkon në 66 numri i të prekurve me koronavirus në Greqi, 21 raste të reja të konfirmuara sot

Vijon te rritet numri i të prekurve nga koronavirusi edhe në Greqi, ku vetëm sot janë konfirmuar 21 raste të reja, duke e çuar numrin total të personave të infektuar në 66. Prej tyre, 13 janë në prefekturat e Akaisë dhe Ilisë, 7 në Atika dhe 1 në Eube.

Deri më tani nuk ka asnjë viktimë, ndërsa njëri nga pacientët është duke u trajtuar për pneumoni të rëndë, në Njësinë e Kujdesit për Pacientët në Patras.

Mediat greke shkruajnë se pacientët e tjerë janë në gjendje të qëndrueshme dhe vazhdon mbikëqyrja e tyre shëndetësore.

Shumica e rasteve ishin individë që kishin shkuar në një pelegrinazh në Izrael dhe Egjipt,deklaroi ministria e shëndetësisë në një njoftim. Grupi u kthye në Greqi në 27 shkurt.

Një nga pasagjerët, një burrë 66-vjeçar ishte në kujdesin intensiv në qytetin Patras në Peloponezin perëndimor.

Shumica e rasteve të mbetura u karantinohen në shtëpitë e tyre, dhe 22 ishin në spital në gjendje të qëndrueshme, tha ministria.

Greqia raportoi rastin e parë të koronavirusit në 26 shkurt. (Raportimi nga Michele Kambas).

“Tani i sfidojmë të gjithë”, Gripshi: Shehi super, por do vuajë kundër Skënderbeut

Skënderbeu pret ndeshjen e së hënës ndaj Kukësit në kampionat në një përballje të veçantë. Ndeshja e kësaj jave nuk është thjesht një provë zjarri për Skënderbeun, por mbi të gjitha, një takim ku do të përballen me ish-trajnerin dhe kapitenin Orges Shehi. Për një nga beniaminët e ish-trajnerit, përballja me Shehin mbetet speciale.

Skënderbeu po i jep dorën finale përgatitjeve dhe pak nga pak ekipi po përshtatet për kushte loje.Ilir Daja, ditën e djeshme, ka marrë DVD e ndeshjeve të fundit të Kukësit për të analizuar me kujdes kundërshtarin.

Nazmi Gripshi, në një deklaratë për “Panorama Sport”, flet për këtë takim fillimisht si një ndeshje, si një takim që Skënderbeu i ka të gjitha mundësitë ta fitojë. Kjo sipas Gripshit vjen nga forma e mirë që korçarët po tregojnë këtë vit dhe rezultatet pozitive të marra në vijimësi. Për Gripshin, ndeshja ndaj Kukësit, pavarësisht vështirësisë që mbart, është një takim që mund dhe duhet fituar, por lojtari ka bindjen se Skënderbeu nuk del pa pikë në këtë ndeshje. “Jemi duke kaluar një formë të mirë dhe kjo është diçka që duket.

Pjesa e dytë e sezonit na ka gjetur më të fortë dhe më të kompletuar. Kemi hyrë plotësisht në mekanizmat e kërkuara nga trajneri dhe një gjë e tillë kuptohet lehtësisht nga rezultatet. Nëse do të shohim të gjitha ndeshjet e luajtura në këtë pjesë të dytë të sezonit, pavarësisht se kemi humbur një herë dhe kemi marrë dy barazime, loja ka qenë konstante dhe e një niveli të lartë. Mund të them se jemi ekipi më në formë nga ana fizike.

Për këtë arsye, besoj se edhe ndaj Kukësit kemi mundësi që t’ia dalim dhe të marrim një rezultat pozitiv. Kukësi është një ndër pretendentët për titull dhe duhet thënë se ka një grup mjaft të mirë lojtarësh, por kjo nuk do të thotë se është i pandalshëm. Besimi në radhët tona është maksimal dhe optimizmi gjithashtu. Jam i mendimit se nuk dalim pa pikë nga kjo ndeshje”, theksoi fillimisht Nazmi Gripshi.

SFIDA NDAJ ISH-TRAJNERIT

Më pas, numri 10 i Skënderbeut u ndal edhe te përballja ndaj ish-trajnerit të tyre. Konsiderata e lojtarit për Orges Shehin është maksimale dhe nuk ka dashur të bëjë asnjë batutë të rastit, teksa ka folur vetëm për meritat e tij si trajner dhe ndihmesën e madhe që i ka dhënë në sezonin e kaluar durrsakut.

“Orges Shehi është i prerë për këtë lojë. Qoftë si portier, kapiten dhe trajner ka dhënë shumëçka. Të them të drejtën, unë kam një konsideratë të veçantë për të, pasi në sezonin e kaluar më ka ndihmuar mjaft të rritem dhe mbështetja e tij ka qenë një plus i madh për mua. Ka drejtuar Skënderbeun në një sezon aspak të lehtë, në një vit transitor dhe ka mundur të marrë maksimumin.

Jam i bindur se edhe te Kukësi ka të gjitha mundësitë të bëjë mirë dhe të lërë shenjë. Unë e di sesi punon dhe sa shumë punon Shehi për ekipin. Por besoj se ndaj nesh do e ketë të vështirë, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar te ne pas ikjes së tij”, mbylli prononcimin e tij Nazmi Gripshi.Panorama Sport

Coronavirus: Për herë të parë në histori të futbollit skuadrat kundërshtare nuk përshëndeten

Coronavirusi që ka shpërthyer para pak muajsh në Kinë, ka arritur në Evropë tashmë dhe ka bërë që disa rregulla të ndryshohen.

Fillimisht ndeshjet filluan të anuloheshin në Serie A, më pas edhe disa aktivitete sportive, e deri tek zhvillimi i përballjeve me dyert e mbyllura.

Në Ligën Premier është marrë vendim që skuadrat kundërshtare mos të bëjnë përshëndetjen me duar, në mënyrë që t’i  shpëtojnë infektimit me coronavirus.

Një gjë e tillë ndodhi sot për herë të parë në Ligën Premier në takimin që u zhvilluar në mes të Liverpoolit dhe Bournemouthit.

Koronavirusi infekton 5.883 persona në Itali, i merr jetën 233 të tjerëve

Ka shkuar në 5061 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali, ku vetëm sot janë regjistruar 1145 raste të reja më shumë se sa dje.

233 persona kanë humbur jetën, ku 36 viktima vetëm sot, ndërsa virusin vdekjeprurës kanë arritur ta mposhtin 589 persona.

Presidenti i Institutit Superior të Shëndetit, Silvio Brusaferro, tha se mosha mesatare e viktimave është mbi 81-vjeç, kryesisht meshkuj, bartës të patologjive të shumëfishta.

Nga ana tjetër, 1,843 njerëz janë në izolim në shtëpi. 

Ndër të prekurit është edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Nicola Zingaretti ka rezultuar pozitiv ndaj testeve të koronavirusit.

Vendi tani raporton shifrën më të lartë të viktimave jashtë Kinës, ku virusi u shfaq në dhjetor. Instituti kombëtar i shëndetit tha se mosha mesatare e viktimave ishte 81, dhe shumica e tyre, vuanin nga probleme të tjera shëndetësore.

Të gjitha eventet sportive, përfshirë futbollin, do të luhen me dyer të mbyllura për një muaj. Ajo që po shqetëson banorët ndërkohë është se ceremonitë funerale për viktimat e koronavirusit nuk po lejohen për shkak të nevojës për të kufizuar tubimet e njerëzve.

Korça

Hapja e shkollës së parë shqipe, ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe për gjithë lëvizjen kombëtare, të cilës edhe Naim Frashëri i ka shkruar.

Korça

O vëllezër shqipëtarë,
Gëzohi që erth kjo ditë
Kaq’ e mir’e kaq’e mbarë,
Që sjell gjithë mirësitë!

Kjo është një dit’e rezë,
Që bie vëllazërinë
E dëbon jetën e zezë
Dhe ndarjen e marrëzinë.

Ta lusimë këtë ditë,
Q’e bekoi zot’i vërtetë
Dh’e dërgoi me shumë dritë,
T’i mbes’emëri përjetë.

Sot e vumë gurr’e parë,
Sa’sht’e bekuar kjo ditë!
Zot’i math e pruftë mbarë
E na dhëntë urtësinë!

Hapu, hapu, errësirë!
Pa jakë tëhu, o dritë!
Se arriti koh’e mirë,
U gdhi nata, u bë ditë.

Sot niset një tjatrë jetë,
Të rremenë posht’e shtije,
Mbretëron fjal’e vërtetë,
Dhe të mirat gjith’i bije.

Zot’i math qoft’i lëvduar,
Q’e nxjer në shesht të vërtetën,
Se ajo sij ka buruar,
Pa e ndritur jetën.

Lumja ti, moj korç’o lule,
Q’i le pas shoqet’ e tua!
Si trimi në ball’u sule,
Ta paçim përjetë hua!

Kushdo që është sot burrë
Dhe shqipëtar i vërtetë,
Emëri s’i shuhet kurrë
Dhe nderi i rron përjetë.

Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmblë, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!

Kjo ‘shtë mëm’ e mirësisë,
Që bije qytetërinë,
Gasthin e vëllazërisë,
Njerëzin’ e miqësinë.

S’jemi grekër as bullgarë,
Asgjë tjetër nukë jemi,
Jemi vetëm shqipëtarë,
Në kët’emër nderr’e kemi.

Ky emr’ është shum’ i mirë,
Se më s’jemi të gënjyer,
Nukë jemi n’errësirë,
E njohëmë gjën’ e vjyer.

Perëndia na e lëntë
Përjetë ta trashëgojmë,
Edhe kurrë mos e dhëntë
Ta humbim e ta harrojmë!

Të lemë mëmënë tënë
E të marimë një shtrigë!
Zoti mos e pastë thënë!
Pun’e keq’e shum’e ligë.

O, sa qenë të gënjyer
Ata që vuan për botë!
Turp të math kanë rrëfyer,
Punuanë fare kotë.

Pa mejtoni, o të gjorë,
Efialtin, Pafsaninë,
Që u bënë trathëtorë
Dh’e gjenë më perëndinë.

Nga gjithë ç’kemi kënduar
Për të njohur vetëhenë,
Kaqë gjë kemi mësuar,
Të nderojmë mëmëdhenë.

Se njerëstë gjithë vdesin,
Po jeta s’mbetet e shkretë,
Gjuha, mëmëdheu mbesin
Të patundurë përjetë.

Me zëmërë të gëzuar
Dhe me gjithë shpirt uroni!
Zotërinjt’ e zotëruar,
Gjithë përnjëherë thoni:

Rroft’ e qoftë Shqipëria
Dhe kombi e gjuha jonë!
Lulëzoftë dituria,
Edhe ndihmës paçim zonë.

Itali/ Kreu i rajonit të Lazios del pozitiv ndaj Koronavirusit

Edhe presidenti i rajonit Lazio i prekur nga sëmundja Covid-19: në një video në mediat sociale presidenti sqaroi se ishte i infektuar: “Mjekët më thanë që jam pozitiv në Covid19. Jam mirë, por do të më duhet të qëndroj në shtëpi për ditët e ardhshme. Nga këtu unë do të vazhdoj të ndjek punën që duhet të bëni. Guxim për të gjithë dhe do t’ju shoh së shpejti! “

Unë i përmbahem protokollit në fuqi në këtë rast për të gjithë – shpjegon Presidenti Zingaretti – Edhe familja ime po ndjek cilat janë protokollet që ndiqen në këto situata. ASL është duke kontaktuar njerëzit që kanë qenë më afër meje në këto ditë për kontrollet e duhura. Unë njoftova Zëvendës Presidentin Leodori për Këshillin Rajonal për të vazhduar punën – shton ai – si dhe Zëvendës Sekretarin e Partisë Demokratike Andrea Orlando që do të ndjekë të gjitha aktivitetet politike “.

FATI TRAGJIK I MOTRAVE QIRIAZI DHE SHËRBESA QË ATA I DHANË GJUHËS DHE MËMËDHEUT

Në vitin 1891, Korça qyteti më elitar shqiptar, qyteti i dijeve dhe i mësonjëtores së parë shqipe do të shënonte dhe hapjen e një shkolle për vashat. Ishte një hap i madh për kohën. Ndoshta më moderni. Në një kohë kur prej pesëqind vjetësh sundonin osmanët, të cilët e kishin mbajtur në obskurantizëm popullin shqiptar dhe veçanërisht femrën, hapja e një shkolle për vashat do të ishte një kthesë vendimtare drejt emancipimit.

Të ishe mësues në atë kohë për meshkujt ishte e vështirë sepse të rrezikohej jeta në çdo moment nga turqit, dhe qarqet shoviniste greke, të cilët dënonin çdo përpjekje për mësimin e gjuhës shqipe. Janë jo të rralla rastet kur ata që predikonin shqip dhe mësuesit e parë vdiqën në mënyrë të llahtarshme e të mistershme.

Por brezi i shqiptarëve që rritej në atë kohë do ishte me të vërtetë brezi i artë i kombit shqiptar. Ata e adhuronin kombin, ata edukoheshin me një frymë të tillë, ku jeta nuk ishte asgjë para këtij ideali të çmuar. Dhe jepnin çdo gjë për idealin. Ishte një frymë mahnitëse shqiptare.

Motrat Qiriazi do të ishin pjesë e kësaj fryme, pjesë e këtij ideali me emrin komb. Dhe do realizonin diçka që deri në atë kohë as nuk ishte menduar e jo më të bëhej realitet. Do ishin mësueset e para shqiptare në shkollën e vashave dhe vite më pas do bëheshin drejtueset e saj. Sa guxim, sa ngjadhnjim, sa forcë!

Të bën përshtypje karriera e tyre në një kohë obskurantizmi. Por ia dolën. Të dyja bashkë në udhëtimin e arsimit shqip, aq sa më të drejtë mund të cilësohen si binjaket e shqipes së çmuar.

“Motër, punë më të mirë dhe më të vyer nuk mund të bësh për Shqipërinë e mjerë”.

Për Sevastinë kjo ishte porosia dhe “bekimi” i Naim Frashërit, kur e takoi në Stamboll dhe i firmosi diplomën e arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit turk.

Dhe në fakt të dyja do shkëlqenin në karrierën e tyre në një vend të vështirë si Shqipëria duke dhënë kontribute të çmuara jo vetëm në arsim por dhe në emancipimin e gruas shqiptare.

Ishin të pandara në veprimtarinë e tyre derisa vdekja i ndau. Së bashku do ishin mësueset e para të shkollës së vashave, më pas do shkonin në Rumani dhe në Amerikë ku do jepnin një kontribut të padiskutueshëm dhe në revistën “Ylli i mëngjesit” në Amerikë.

Ajo që do ndriste pak më shumë nga këto veprimtare patriote dhe ndër më të kulturuarat në jetën shqiptare do ishte Parashqevia. Rezultatet e saj do ishin shkëlqyese.

Parashqevi Qiriazi lindi më 2 qershor të vitit 1880 në Manastir. Shkollën e parë fillore dhe të mesme e kreu në vendin e saj të lindjes. Më pas vazhdoi studimet në kolegjin e Stambollit për vajza në degën e letërsisë dhe do të shquhej për veprimtaritë e saj studentore.

Ëndrra e saj e madhe ishte të kontribuonte për Atdheun. Në një kohë të artë ku veprimtaria patriotike ishte në kulmin e saj njerëzit më të ndritur të kombit shqiptar iu përkushtuan ideve kombëtare dhe veçanërisht çështjes së gjuhës shqipe. Kështu ajo do bëhet mësuese dhe pak muaj më vonë drejtuese në Shkollën shqipe të Vashave në Korçë.

Parashqevia do të marrë pjesë në Kongresin e Manastirit ku u hartua alfabeti shqip dhe ajo do të përpilonte këngën e Famshme të alfabetit.

Në 16 janar të vitit 1909 Parashqevia do të hartojë në bazë të alfabetit të ri të vendosur nga Kongresi i Manastirit abetaren shqipe që është teksti i parë i hartuar me alfabetin e ri.

Në vitin 1912 ajo do regjistrohet në studimet pauniversitare për pedagogji në Kolegjin e Oberlinit në Ohaio, SHBA. Dhe aty ajo do shkëlqente me temën e saj të doktoraturës që ishte: “Zhvillimi i shkollave në Perandorinë Turke dhe një sistem ideal i arsimit në Shqipëri.”

Në Amerikë ajo hartoi dhe programin mësimor të Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit.

Për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore në vitin 1914 do të largohet nga Shqipëria. Gjatë fundit të vitit mori pjesë në krijimin e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në Sofje ku do të jetë sekretare.

Gjatë viteve 1917-1920 ajo do qëndrojë në SHBA ku do të hapë një revistë shumë të njohur me emrin “Ylli i mëngjesit”. Në vitin 1913 ajo emërohet drejtoreshë e shkollës së Vashave në Korçë e cila më pas do hapet në Tiranë.

Në vitet e pushtimit nazifashist do të arrestohet dhe do të internohet në kampet e përqëndrimit. Pas çlirimit do t’i shtetëzohet Instituti Qiriazi. Dhe do ta ngrysë jetën si Mësuese patriote. / KultPlus.com

-Kush guxon të japë mësim, kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari.

Sot në 133 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, ju sjellim disa thënie për rëndësinë e mësuesit dhe mësimeve.

-Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë

-Ai njeri që i bënë të lehta gjërat e vështira është vetëm mësuesi.

-Mësimdhënia është profesioni ndoshta më i cmuar, më i dobishëm për bashkësinë dhe ka ndikim më të madh në lumturinë e përbashkët.

-Secila fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim; secili hap që bën ai duhet të jetë shembull i mirë – Jean-Baptiste de La Salle.

-Kush guxon të japë mësim, kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari.

-Ëndrra fillon me një mësues i cili beson në ju, i cili ju shtyn dhe ju shpie në një plato tjetër, nganjëherë ju ngacmon me një shkop të mprehtë të quajtur ‘e vërteta‘.

-Mësuesi është ai që të hap derën, në të cilën ti duhet të hysh vet.

-Mësuesi është përhapësi i dritës.

-Shkolla vlen aq sa vlen arsimtari i saj.

‘Një mësues i mirë është si një qiri, konsumon vetveten për të ndriçuar rrugën e të tjerëve’

7 Marsi – Dita e Mësuesit, datë historike për arsimin

Në të gjithë vendin 7 mars, festohet.
Në këtë ditë institucionet arsimore organizojnë evente të ndryshme për mësuesit, ndërkohë që këta të fundit, festojnë fillimisht me nxënësit e tyre. Nxënësit u dhurojnë lule dhe çokollata në shenjë falenderimi dhe respekti atyre që i mësojnë ABC-në.
Kjo festë kombëtare e ka zanafillën 133 vjet më parë, më 7 mars 1887, kur në Korçë u hap Mësonjëtorja e parë e shkollës shqipe.

Vargjet e të madhit Naim Frashëri

Lumja ti moj Korç’ o lule!
Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball u sule,
Ta paçim për jetë hua

Dita e Mësuesit – 7 Marsi

Sot, më 7 Mars 2020, 133 vjet nga dita e themelimit te Mësonjtores së Parë Shqipe të Korçës,u shënua një kthesë thelbësore në historinë e popullit shqiptar e veçanërisht në historinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kjo datë përfaqëson një ngjarje të rëndësishme politike e kulturore në historinë e arsimit kombëtar shqiptar.

Shkolla e parë shqipe kombëtare, ku mësimet mbaheshin në gjuhën shqipe, u themelua në kushtet e pushtimit osman, në Korçë më 7 Mars të vitit 1887.

Shkolla e parë shqipe u hap me inciativën e një grupi rilindasish dhe me përkrahjen e masave patriotike nga Korça, si dhe atyre të mërgimit.

Atëherë drejtor e mësues i parë i shkollës shqipe në Korçë ishte rilindësi e patrioti Pandeli Sotiri.

Ai ishte një patriot i madh, i cili me vizionin e tij njerëzor e kombëtar mundesoi qe të përhapet drita e arsimit dhe ngjallja kulturore e kombëtare e popullit shqiptar. Shkolla e parë shqipe konsiderohet një institucion kombëtar, si nga përmbajtja, po ashtu edhe nga forma, sepse ishte shkolla e parë shqipe laike për nxënës të të gjitha besimeve, gjinive dhe shtresave popullore dhe demokratike ku mësimi jepej falas. Si e tillë, ajo shkollë u kthye në një vatër të edukimit të vetëdijes kombëtare, sepse këtu mbizotronte parimi i kombëtares mbi ndasitë fetare.

Si për nga përmbajtja, struktura dhe plani mësimor shkolla në fjalë kishte fizionominë e një shkolle të përparuar, e cila shërbeu si penë (model) për shkollat e ngritura më vonë.

Në atë shkollë jepeshin lëndët: shkrim-këndim, gjuhë shqipe, gramatikë shqipe, histori e Shqipërisë, gjeografi, aritmetikë, dituri natyre, edukatë muzike, etj.

Përmbajtja e kësaj shkolle
përshkohej nga fryma patriotike, e cila mbrohej nga lëvizja që kishte ngjallur Rilindja jonë kombëtare nga edukata e punës dhe dashuria për dije. Realisht Korça për këtë arsye në historinë kombëtare zë një vend të madh dhe të pakrahasueshëm me qytetet tjera, sepse ishte e para në këtë drejtim.

Pas Pandeli Sotirit, drejtues të shkollës shqipe të Korçës, kanë qenë edhe disa personalitete të shquara të kulturës e të arsimit tonë të asaj kohe, si Petro Nini Luarasi , Nuçi Naçi, etj.

Në fillim të viteve ’80-ta të shekullit të XIX-të, patrioti Petro Nini Luarasi, në Shqipërinë jugore hapi pesë shkolla shqipe, por qeveria turke i mbylli. Kontribut të çmueshëm në hapjen e shkollës së parë shqipe të Korçës dhanë edhe Naim e Sami Frashëri.

Në vitin 1890 në këtë qytet u hap e para shkollë fillore shqipe për vajza.
Si tekste shkolle të para u përdoren ato të Naim Frashërit, Sami Frashërit, Jani Vretos dhe shënime të përgatitura sipas nevojës nga vetë mësuesit e shkollës.

Mësonjtorja e parë shqipe veproi 15 vjet, sepse më 1902 u mbyll mizorisht nga pushtuesit, por me vonë sërish u rihap. Shumica e atyre që mbaruan këtë shkollë u bëne një repart pararoje për çuarjen përpara të arsimit kombëtar dhe për edukimin e ndjenjës patriotike në masat e gjera të popullit.

Për ta mbajtur gjallë shkollën shqipe, arsimtarët e popullit tonë kanë bërë sakrifica të mëdha. Prandaj, në këto kushte, duke nisur që nga Korça lindi dhe lëshoi shtat sistemi kombëtar edukativo-arsimor.

Rëndësia historike e 7 Marsit është dhe mbetet burim për frymëzimin edukativo- arsimor të rinisë dhe të gjithë popullit në përgjithësi, gjeneratë pas gjenerate, për të çliruar atdheun nga pushtuesit e huaj.

Duke ju uruar Ditën e Mësuesit – 7 Marsin, shpresojme qe vitet e ardhshme ,ditën e mësuesit,ta festojme në kushte dhe gjendje materiale me standarde më të mira.

Gëzuar 7 Marsin….!

Paçit shëndet e jetë ju mësimdhënës të dashur e të nderuar! Ju frymëzuat popullin shqiptar në rrugën e lirisë e të pavarësisë së arsimit shqip…!

“PRETTY WOMAN” – NJË PËRRALLË MODERNE KOMEDIA ROMANTIKE, SI MUZIKAL NË LONDËR

Tridhjet vjet pas suksesit të filmit “Pretty Woman”, historia e famshme e dashurisë mes një biznesmeni dhe një prostitute, vjen në teatër në versionin muzikal.

Shfaqja po mbahet në Londër, në teatrin ‘Piccadilly’, teksa për hërë të parë, në skenë është vënë në “Broadway”, më gusht të 2018. Vivian Ward, interpretuar nga Giulia Roberts në film, në versionin teatral vjen nga Aimie Atkinson, ndërsa biznesmeni që dashurohet papritur me bukuroshen moskokëçarëse, Edward Lewis, në film aktori i famshëm Richard Gere, është portretizuar nga Danny Mac.

Me regji nga Garry Marshall, shfaqja është pritur mirë nga publiku dhe kritika, teksa sukkesi pritet të përsëritet me atë të vitit 1990.

Burimi: Konica.al

‘Fëmrat pranë meje pinin më shumë uiski, se ujë’, del CV-ja e deputetit Don Zhuan

Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa ka mbajtur një fjalim “bombë” gjatë ditës së djeshme në Kuvend duke tërhequr jo pak vëmendjen e të pranishmëve në sallë.Deputeti Kostaq Papa i habiti të gjithë me fjalimin e tij në sallën e Kuvendit.

Perla’ e tij në seancën më të fundit parlamentare:

Të gjithë duhet të jemi pak xhentëlmenë. Fëmrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për fëmrat, sepse në rininë time, të gjitha fëmrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurrelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski ose pije të mira se sa ujë. Faleminderit!

Në rrjetet sociale po qarkullon një CV e tij, ku Papa tregon eksperiencat e tij të punës në “institucione kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare”.

Përveç kësaj, në formularin e dekriminalizimit Kostaq Papa shkruan se është dënuar në vitin 2006 për veprën penale “Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Pikërisht për këtë, sipas Papës, deputeti ka marrë dënim të formës së prerë dhe ka paguar gjobën 50 mijë lekë të reja.

Ndërsa në vitin 2003 është dënuar për ‘shpifje’ nga Gjykata e Durrësit, por në Apel ka marrë pafajsinë.

Por ajo që bie në sy është fakti se Kostaq Papa i ka fshehur këto dënime në vitin 2017, kur u bë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Gjithsesi ajo që bie në sy është se në formularin e dekriminalizimit të plotësuar nga deputeti Kostaq Papa në vitin 2017, ai rezulton i patër. Dënimet e mësipërme, pavarëissht se janë kryer para vitit 2017, Papa i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në vitin 2019, kur i erdhi radha për të hyrë në Parlamentin e Shqipërisë.

Madje në formularin e plotësuar së fundmi, Kostaq Papa ka deklaruar dhe faktin se ka ndryshuar emrin nga “Kostandin” në “Kostaq”.

Por çfarë ndodh tashmë me mandatin e deputetit, duke qenë se ai ka gënjyer në formularin e parë?! Në ligjin e dekriminalizimit përcaktohet qartë se fshehja e të dhënave dhe pasqyrimi i tyre në mënyrë të rreme dënohet me burg dhe me heqjen e mandatit.

Deputeti i Kuvendit ka fshehur të dhënat e dënimeve të tij në vitin 2017 por së fundmi i ka zbuluar po vetë. A do ti hiqet mandati Kostaq (Kostandin) Papës?!