Një 50 vjeçare nga Korça me sëmundje kronike ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Korçës.Mësohet se 50 vjeçarja vuante prej kohësh nga diabeti dhe ndodhej në reanimacion ndërsa kishte shfaqur probleme me frymemarrjen gjatë shtrimit në spital.
Analizat e gruas janë dërguar në Tiranë dhe pritet përgjigjja ditën e nesërme edhe pse paraprakisht mësohet se gruaja nuk kishte kontakte me persona nga vendet e tjera që mund te ishin të prekur nga Koronavirusi.
Ndërkohë që ky rast i dyshimtë ka bërë që spitali rajonal i Korçës së bashku me stafin mjekësor të marrin masat, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare. Nga informacionet paraprake, mësohet se 50-vjeçarja nuk kishte udhëtuar së fundmi jashtë vendit, por nuk dihet nëse ka pasur kontakte me persona që vinin nga vende të prekura nga ky virus.
Ditën e nesërme pritet të dalin analizat që do të sqarojne shkaqet e vërteta të vdekjes së 50 vjeçares.
Një dekret i ri qeveritar ka vendosur që të gjitha ngjarjet sportive në Itali të zhvillohen pas dyerve të mbyllura deri më 3 prill për shkak të shpërthimit të coronavirusit.
Kjo përfshin të gjitha zonat, përfshirë ato që ende nuk janë goditur ende nga ky virus.
Kjo vjen pasi numri i rasteve pozitive në Itali u rrit në mbi 3,000, përfshirë 107 vdekje, megjithëse në këtë moment janë 2.706 persona që aktualisht që vuajnë nga sëmundja.
Dekreti gjithashtu thotë se klubet janë përgjegjëse për të bërë kontrolle të rregullta dhe për tu siguruar që asnjë prej atletëve ose stafit të tyre nuk kanë coronavirus.
Shkollat dhe universitetet janë mbyllur në të gjithë vendin deri të paktën më 15 mars, megjithëse kjo mund të zgjatet.
Është pothuajse e sigurt tani që Seria A do të rifillojë aty ku ka mbetur, kështu që do të zhvillohen gjashtë ndeshjet e shtyra nga java 26, që do të luhen në vend të ndeshjeve të java 27.
Kjo do të thotë se Juventus-Inter, Milano-Genova dhe të tjerat do të zhvillohen këtë fundjavë, duke i zhvendosur ndeshjet e javës së 27 në javën tjetër.
Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Juventus-Milan dhe Napoli-Inter nuk janë zhvilluar dhe do të vendohet këtë mbrëmje për to.
Pas krizës në Evropë me refugjatët nga Siria, Shqipëria po parapërgatitet për të qenë gati në rast se do të përballet me një situatë të tillë emergjente. Burime të sigurta bëjnë me dije se katër institucione në vend po diskutojnë për të marrë përgjegjësitë në një situatë të tille dhe paraprakisht është menduar të bëhen gati 6 qendra pritëse, të cilat mund të vendosen në jug të vendit në kufi me Greqinë.
Sic bëjnë me dije burime e sigurta të Top Channel, Emergjencat, Policia e Shtetit, Ministria e shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes po ndajnë detyrat në rast se ndodh qw Shqipëria të përballet me fluksin e refugjatëve sirianë të ardhur nga Greqia. Opsioni për qendrat pritëse mund të jenë sipas burimeve në Elbasan, Gjirokastër, Korçë por edhe në Lezhë.
Paraprakisht është llogaritur që kapaciteti pritës në gjashtë qendra të jetë për rreth 30 mijë refugjatë. në një rast të tillë të fluksit të refugjatëve parashikimi fillestar i institucioneve përkatëse është edhe hapja e vendgrumbullimeve përpara shpërndarjes së refugjatëve drejt qendrave. mendohet tha një burim që këto vende pritëse të jenë në pikat kufitare të Kakavijës, Rips, qafë botë, 3 urat dhe Kapshticë.
E thënë ndryshe në të gjitha pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë. ky plan masash që është nën diskutim përfshin edhe angazhimin e mjekëve por edhe të logjistikës nga institucionet e tjera. Një diskutim i tillë nëse Shqipëria do të strehonte apo jo refugjatë sirianë u hap edhe gjatë 2015, kur u kërkua ngritja e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje. kriza e refugjateve u rihap pak dite me pare kur Turqia hapi dyert për te lejuar rrugëtimin e refugjatet siriane drejt vendeve te BE=se, ndërkohë që menjëherë pas këtij veprimi Greqia dhe Bullgaria deklaruan se kishin forcuar masat në kufi.
Naim Frashëri është figura më përfaqësuese e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Lindi në vitin 1846 në fshatin Frashër dhe vdiq në vitin 1900. Jetoi në Frashër deri në moshën 19-vjeç. I detyruar emigroi jashtë atdheut. Zjarrin e mallit dhe të dashurisë për Atdhe e përjetësoi nëpërmjet vargjeve, që edhe sot tingëllojnë aktuale.
ATDHEU
O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka Më je nënë, më je motër, më je vlla. Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je, Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé. Ty përditë të pat parë ime nënë, Dheu yt në fund atë e pati ngrënë. Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj. Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj. Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi, Edhe eshtërat tretur ua ke po ti.
Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë. Pranë teje patën qeshur, patën qarë. Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë, Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë, Numri prapë në vend mbetet kurdoherë. Begatoje, o Zot, ti këtë vend! Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend! Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij! Gas përjetë paçin zotërit e tij! I begatë, i lulëzuar qoftë ai, Një të ardhme pastë plot me lumturi!
Bagëti e Bujqësi
O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar, Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.
Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë, Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë, Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë, E ta trëmbin, ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë, Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua, Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua. Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë, Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m’erë,
Skënderbeu triumfoi ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, foli pas ndeshjes për emisionin “Gol pas goli”, duke u shprehur:
Na vjen mirë që në ndeshjen e dytë, me një performancë pozitive. Jashanica gjeti golin. Kjo do ta risë moralisht. Na vjen mirë edhe për Mensah, është një djalë i ri me të ardhme. Ndoshta u zhbllokua në këtë ndeshje. Sot ishte goxha meritë e tij te goli, pavarësisht se meritë pati dhe dita te pasimi i saktë.
Ne kemi tentuar që ta ulnim ekipin me këmbë në tokë. Çdo ndeshje ka 3 pikë brenda. Nuk mundet që ekipi të performojë në të gjitha ndeshjet në maksimum. Pozitive është që është kthyer kontigjenti dhe ekipi triumfoi.
Ndaj Kukësit, gjithë grupin e kemi në dispozicion. Përfitoj t’i bëj thirrje të gjithë tifozëve korçarë që të na mbështesin. Do jetë motivim plus për të gjithë ekipin. Hap mbas hapit do të shikojmë se çfarë do të sjellë fundi i kampionatit”, u shpreh Daja.
Humbja në Korçë ka mërzitur shumë lojtarët e Luftëtarit, të cilët pas ndeshjes janë mbyllur në dhomat e zhveshjes dhe i kanë nxjerrë inatin njëri-tjetrit.
Megjithatë, më tepër ka qenë një zënkë për atë që nuk ka shkuar brenda fushës.
Skënderbeu priti Luftëtarin ditën e sotme për të mbyllur javën e 25-të të Superiores. Bardhekuqtë e Ilir Dajës vijnë në këtë përballje pas 2 triumfesh radhazi, ndërkohë që gjirokastritët janë mposhtur në 3 sfidat e fundit.Fitorja ishte detyrim për bardhekuqte.Skenderbeu i Ilir Dajës, ishte favorit për të siguruar fitoren e tretë radhazi duke pare lart klasifikimit dhe duke kthyer optimizmin per ndeshjen e rradhes ate ndaj kukesit diten e hene ne Korce.
Diferencën e bëri kualiteti i ekipit korçar duke shenuar dy here.Skënderbeu pati edhe shanse të tjera për të trefishuar, por Bregu, Gripshi dhe Krasniqi shpërdoruan. Keshtu bardhekuqte koleksionojnë tre pikë shumë të rëndësishme duke qene më te sigurt në tabelë dhe shohin më tepër nga Europa duke qene në garë për vendet e para.
KOMENTI LIVE:
FT: SKËNDERBEU-LUFTËTARI 2-0
Mensah 18′, Jashanica 61
Përfundon takimi.
85’ Joan Çela shërben te Oshafi brenda zonës, që rrotullohet bukur dhe godet me të djathtën tokazi, por Dajsinani shpëton portën, duke grushtuar në korne.
62’ Aksion me pasime të shpejta i gjirokastritëve, Lika shërben për Açkën, që godet tokazi nga një pozicion diagonal, teksa afër portës është i sapofuturi Oshafi që devijon topin, por Koliçi eviton golin.
61′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-0/ Goditje dënimi për Skënderbeun nga një pozicion diagonal, Gripshi kroson në zonë, aty ky Pollozhani del huq me kokë dhe topi shkon në këmbët e Jashanicës, që nuk mendohet dy herë dhe godet me të djathtën, duke mposhtur portierin Shala, 2-0.Sa shumë pritje! Bajram Jashanica gjen golin në Korçë
55′ Goditje dënimi për Skënderbeun nga një pozicion tepër i favorshëm, provon Bregu, gjuajtja e vlonjatit shkon mbi kuadrat.
46′ Starton pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
37’ Rast i artë i Mensah pas një topi të kthyer gabim nga mbroijtësit gjirokastritë, Mensah dhe Bregu shpërdorojnë njëri pas tjetrit, teksa Shala del nga porta dhe në të dyja rastet bllokon topin.
29’ Bregu lëviz mirë në krahun e majtë, driblon Lalën dhe shërben në zonë për Gripshin, që gjuan direkt me të djathtën, por jashtë.
18′ GOOOOOL SKËNDERBEU/ Bregu kombinon me Ditën, që kroson në zonë dhe aty Mensah i vidhet Dukës, duke u zhytur me kokë dhe mposhtur portierin Shala, 1-0 për Skënderbeun.
3’ Bregu kroson në zonë nga një goditje dënimi, Mensah kërcen mbi të gjithë me kokë, por portieri Shala shpëton portën, duke grushtuar në korne.
Transmetuesi publik Zviceran SRF njoftoi sot se artisti me nofkën Gjon’s Tears është zgjedhur të përfaqësojë shtetin helvetik në “Eurovision 2020” me këngën “Répondez-moi”. Ai do të performojnë në gjysmëfinalen e dytë më 14 maj.
Gjon’s Tears, emri i vërtetë i të cilit është Gjon Muharremaj është këngëtar me prejardhje shqiptare. Babai i tij është nga Kosova, gjersa mamaja e tij nga Shqipëria.
Kjo është hera e parë në historinë e shtetit zviceran në “Eurovision”, që përfaqësohet nga një këngëtar me prejardhje shqiptare.
Pas më shumë se 10 vjetësh, Zvicra ka zgjedhur një këngë franceze për konkursin e këngëve në “Eurovision”. Muzikanti 21-vjeçar Gjon, me këngën e tij “Répondez-moi”, u zgjodh nga një panel i 100 anëtarëve të audiencës dhe një juri ndërkombëtare që përfshin 20 ekspertë të muzikës pasi paraqiti këngën e tij në një thirrje të hapur për hyrje në këtë garë. Paneli dhe juria secili mbartnin nga 50 për qind të vendimit, shkruan Eurovision.Tv.
Tema e këngës është shumë personale për këngëtarin shqiptar dhe është gjithashtu universale dhe flet për të gjithë. Gjon thotë për këngën e tij: “Të gjithë pyesin veten pse ne jemi saktësisht këtu, nga vijmë dhe ku po shkojmë. Këto janë pyetje kryesore, veçanërisht për njerëzit me prejardhje migrante. Prindërit e mi janë nga Shqipëria dhe Kosova. Jam rritur në Zvicër dhe është shtëpia ime, këto janë pyetje për të cilat mendoj shumë”.
Gjon Muharremaj, ia ka kushtuar zemrën dhe shpirtin e tij muzikës që kur ishte fëmijë. Ai e përloti gjyshin e tij me interpretimin që i bëri këngës “Can’t Help Falling in Love” së Elvis Presleyt si një nëntë vjeçar. Nofka e artistit rrjedh edhe nga kjo përvojë: “Gjon Tears (Lotët e Gjonit)”. “Pavarësisht nga gëzimi, trishtimi apo melankolia – Unë dua t’i prek njerëzit me muzikën time në çdo mënyrë të mundshme”, thotë këngëtari tani 21-vjeçar.
Gjyshi i Gjonit, i cili ka rrënjët shqiptare, u zhvendos e regjistroi nipin e tij në konkursin e talenteve “Albanian Got’s Talent” në vitin 2010. 12-vjeçari i atëhershëm doli i treti në konkurs. Një vit më vonë, ai arriti në gjysmëfinale në ekuivalentin zviceran të “Got’s Talent” të Zvicrës dhe arriti në gjysmëfinalen e “The Voice of France” në vitin 2019.
“Eurovision është ngjarja më e madhe muzikore dhe është e madhe për një artist të jetë pjesë e saj. E vërtetë për sloganin e këtij viti – “Open Up (Hapeni)” – Unë jam plotësisht i hapur për këtë aventurë unike dhe mezi pres gjithçka që vjen me të”, thotë ai.
Ai vazhdon: “Dua të jap gjithçka që kam në Garën e Eurovizionit dhe dua të krenohem me atë se kush jam, nga kam ardhur dhe atë që kam arritur. Unë dua të frymëzoj njerëzit që të ndjekin rrugën e tyre me këngën time ‘Répondez-moi’”, thotë artisti shqiptar.
Çfarë mesazhi transmeton klipi i këngës?
Ekipi i realizimit të klipit të këngës “Répondez-moi” donin ta bënin Gjonin të ngjallte emocione: Gjon dëshironte të krijonte botën e tij të kujtimeve, ëndrrave dhe realitetit. Për këtë, Gjoni mori frymëzim nga regjisori i shumë prej filmave të tij të preferuar, Andrei Tarkovsky. Nuk ishte një sfidë e lehtë për artistin 21-vjeçar: “Xhirimet ishin më të vështira sesa pritej sepse ne donim të përdornim elementë të vërtetë për të krijuar shi, dëborë dhe zjarr”, tha ai. “Për të kontrolluar zjarrin në skenën e luftës, kemi djegur tetë perde me siguri.”
Një aksident ka ndodhur në rrugën Dishnicë-Korçë, pranë fshatit Dishnicë,ku shtetasi B.Z., rreth 40 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar mjetin tip trajler është përplasur me mjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin E. S., rreth 35 vjeç.
Ky i fundit u transportua në Spitalin Rajonal Korçë, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia njofton se ‘grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit’.
Do të luhet në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Luftëtarit e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Bardhekuqtë e Ilir Dajës vijnë në këtë përballje pas 2 triumfesh radhazi, ndërkohë që gjirokastritët janë mposhtur në 3 sfidat e fundit.
E veçanta e kësaj jave është fakti që trajneri i Skënderbeut do të ketë të gjithë ekipin e plotë në dispozicion. Por pavarësisht kësaj duket se Pëllumbi, Elezi, Ndeki dhe Krasniqi ende nuk janë gati për të startuar nga minuta e parë takimin. Të katër këta lojtarë do të jenë në dispozicion, por duke nisur nga stoli.
Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajneri i skuadrës korçare ka hedhur nga minuta e parë, Jashanicën,Marën dhe Mensah, ashtu si në ndeshjen ndaj Vllaznisë.
Në Itali, koronavirusi po përhapet me ritme të shpejta. Numri i personave të infektuar ka shkuar në 2.263 ndërsa janë regjistruar 79 të vdekur. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se 160 persona janë shëruar.Viktimat janë 55 në Lombardi, 18 në Emilia Romagna, 3 në Veneto, 2 në Marche dhe një në Liguria.
Ata janë kryesisht persona mbi 70 vjeç, disa me patologji të mëparshme.
Personave mbi 75 vjeç dhe mbi 65 të sëmurë u kërkohet të mos shkojnë në vende të mbushura me njerëz. Ky është një nga rekomandimet e Komitetit Teknik Shkencor të kërkuar nga Kryeministri italian Giuseppe Conte.
Gjithashtu u rekomandohet të gjithëve që të shmangin përqafimet dhe shtrëngimet e duarve, kur është e mundur, dhe të mbajnë një distancë prej një meter nga njerëzit e tjerë.
Ata me ethe do të duhet të qëndrojnë në shtëpi edhe nëse nuk kanë qenë në zona me rrezik. Masat kanë përfshirë të gjithë vendin për 30 ditë, por ato duhet të rivlerësohen çdo dy javë.
Italia po shqyrton dhe mundësinë për të mbyllur shkollat në gjithë vendin, por ende nuk ka një vendim.
Është propozuar ndërkohë që të ndalohen të gjitha organizimet sportive për një muaj. Kjo masë do të rrezikonte, ndër të tjera, mbajtjen e kampionatit të futbollit në Serie A. Gjysmëfinalja e Coppa Italia Juventus-Milan, e planifikuar për të Mërkurën 4 Mars tashmë është shtyrë deri në një datë të mëvonshme. Ka të ngjarë që mund të vendoset që të mos ndalet kampionati i futbollit në Serie A (vendimi i takon Ligës), por të parashikohen vetëm ndeshje me dyer të mbyllura.
Policia e Fierit ka dale me informacionin e pare zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur ne gjimnazin “Janaq Kilica” ne kete qytet, ku 30 nxenes u derguan me urgjence ne spital, me shenja helmimi, probleme me frymemarrjen dhe keputje e marrje mendsh.
Sipas policise, “paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle”.
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Askush nuk e braktis shtëpinë .Nga shtëpia ik vetëm kur ajo është goja e peshkaqenit.
Ti vrapon drejt kufijve vetëm kur e sheh të gjithë qytetin duke vrapuar.
Fqinjët e tu duke vrapuar më shpejt se ti, djali me të cilin ke shkuar në shkollë që të puthi ty të trullosur mbrapa fabrikës së vjetër të kanaqeve mban armën më të madhe se trupi i tij, ti e braktis shtëpinë.
Vetëm kur shtëpia nuk të lë ty të rrish.
Askush nuk e braktis shtëpinë, nga ajo ik vetëm kur shtëpia të ndjek ty, zjarri poshtë këmbëve, gjaku i nxehtë në barkun tënd.
Nuk është diçka që ke menduar ta bësh, dhe kur e bëre – ti e barte himnin në përshpëritjen tënde duke pritur në banjon e aeroportit të grisësh pasaporten dhe ta përpish atë, në secilën kafshatë me gojën plot letër ta bësh të qartë që ti nuk do të kthehesh mbrapa.
Ti duhet të kuptosh, askush nuk e fut femijën në anije përpos atëherë kur uji është më i sigurt se toka.
Kush do të pëlqente me i kalu ditët dhe netët në barkun e kamionit përpos atëherë kur miljet e udhëtuara nënkuptojnë diçka më shumë se sa udhëtimi. askush nuk do të pëlqente të zvarritej poshtë telit, të hajë dajak derisa të braktis edhe hija jote
Dhe nese mbijeton të drejtohen nga… shkoni në shtëpi zezakë, refugjatë imigrantë të ndytë, azil kërkues që po e thithni qumështin e vendit tonë, të zinj, me duart e tyre kërkuese,
e të lenë të dhunuar, pastaj i fundosur, goditesh në fundin e anijes sepse je më i zi, shitesh, vuan nga uria, qëllohesh në kufi si një kafshë e sëmurë, të mëshirojnë, humb emrin tënd, humb familjën tënde, që ta bësh kampin e refugjatëve shtëpi për një vit ose dy ose dhjetë, i zhveshur dhe i kontrolluar, të gjesh burg çdo kund
me kundërmim të çuditshëm, të egër- shikoni çka i kanë bërë vendit të tyre, a thua çka do t’i bëjnë tonit?
shikimet poshtruese në rrugë më të buta se një gjymtyrë e këputur, nënçmimi i përditshëm më i durueshëm se katërmbëdhjetë burrat që duken si babai yt, në mes këmbëve, fyerjet që më lehtë kapërdihen
se rrënojat, se sa trupi i fëmijës tënd I coptuar- harroje krenarinë tashme mbijetesa është më e rëndesishme.
Dua të shkoj në shtëpi, por shtëpia është goja e peshkaqenit shtëpia është tytë pushke dhe askush nuk e braktis shtëpinë përpos kur shtëpia të ndjek në breg përpos kur shtëpia të thotë të lësh mbrapa edhe atë çka nuk mundesh edhe nëse është njeri.
Askush nuk e braktis shtëpinë përpos kur shtëpia është një zë i drithëruar në veshin tënd që thotë shko, vrapo tashme,unë nuk e di më cka jam.
Po të ishte biri yt do ta mbushje detin me anije të çdo lloj flamuri.
Do të dëshiroje që të gjithë bashkë me miliona të bënin urën që ai të kalonte.
Po të ishte biri yt do të hidheshe në det, do ta vrisje peshkatarin që nuk ta huazoi barkën, do të ulërije për të kërkuar ndihmë, do të trokisje në dyert e qeverive.
Por rri i qetë, nuk është biri yt. Mund të flesh i qetë E sidomos i sigurt. Nuk është biri yt.
Është vetëm biri i humanizmit të humbur, i humanizmit të ndytë, që nuk bën zhurmë.
Nuk është biri yt. Fli i qetë, nuk është i yti. Ende jo…