Xhani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, është shqiptaro-italian pasi në fund të aventurës së tij me me ekipin tonë përfaqësues, mori edhe pasaportën shqiptare, duke u shndërruar edhe zyrtarisht në “njërin prej nesh”.
Arkitekti i kualifikimit historik për në Euro 2016, flet për të përditshmen torineze “TuttoSport”, duke u ndalur te gjesti i funditi Shqiperisë per dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierë ne Breshia për të ndihmuar sado pak në emergjëncën e koronavirusit.
“Me shqiptarët kemi dhënë reciprokisht diçka.
U ndjeva menjëherë pjesë e atij populli, aq sa në vitin 2017 u bëra njëri prej tyre pasi mora nënshtetësinë.
Vite më parë ne u dhamë atyre një mundësi, sot janë ata që po na e japin një të tillë.
Është një shembull i madh në nivel ndërkombëtar.”, thotë De Biazi.
Ajo pjesë përtej Adriatikut është pjesë e zemrës tonë, pjesë e botës tonë dhe shtëpia jonë. Dashuria dhe mirënjohja që shqiptarët ndjejnë për Italinë u shfaq me përgjigjen e natyrshme të 30 mjekëve dhe infermierëve për të shkuar në ‘vatrën e zjarrit’ dhe ndihmuar kolegët e tyre italianë në këtë luftë të ashpër me koronavirusin.
Rrugëtimi i tyre drejt Italisë nuk ishte dhe aq i lehtë për ta dhe familjarët e tyre. Disa prej tyre nuk kanë dashur të shqetësojnë prindërit në këtë rrugëtim të vështirë që ndërmorën, duke mos i lajmëruar se do të nisen, por do i njoftonin me të mbërritur në Itali. Ato dëshironin të ishin atje, t’i tregoni Italisë së ‘Shqipëria ju mbështet’ duke bërë sakrifica dhe gjeste që prekin dhe emocionojnë.
10 mjekët dhe 20 infermierët e dërguar në Itali, nuk janë vetëm heronjtë dhe krenaria shqiptare, por dhe mesazhi e solidariteti njerëzor që bëri të gjithë botën të flas për ta.
Jemi në një kohë kur të gjithë vuajnë heshtjen dhe vetminë dhe është pikërisht momenti ku solidariteti dhe humanizmi duhet t’i zënë vendin indiferencës dhe të shfaqen vlerat e vërteta njerëzore.
Ato 30 mjekë dhe infermierë, dhe pse jo të shumtë në numër, dhanë mesazhin më njerëzor dhe emocionues se ‘jeta, miku dhe mirënjohja’ janë gjërat më të vlefshme dhe kjo mund të gjejë mënyra shfaqje në çdo kohë./shqiptarja
Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është një vendim personal i Ramës, tipik për operacionet propagandistike që përdorin regjimet kudo në botë.
Në një intervisë për NEWS 24 ai ka theksuar se veprime të tilla kanë ndërmarrë vetëm Kuba, Kina dhe Rusia.
“Unë e kam shprehur mendimin tim. Pajtohem me ata që e shikojnë si një operacion propagandistik. Nga ata që bëjnë rëndom regjimet. Ndërkohë që keqtrajtojnë historikisht vendasit e tyre, regjimet kanë bërë gjithmonë operacione imazhi në botë. Po të shohësh në rastin konkret, Italinë e kanë ndihmuar vende si Kina që ka përgjegjësi jo vetëm për këtë, por që është një regjim që ka mbajtur sekret numrin e viktimave dhe fillimin e sëmundjes në Huan. Po të njëtën gjë ka bërë Rusia e Putinit ku dihet që vendiet i merr ai dhe i përdor për imazhin e vet personal. Po ashtu edhe Kuba” ka shtuar Lubonja.
Ai e ka mbështetur mendimin e tij edhe me argumentin se “nëse je kaq vërtet fisnik, këtë duhet ta tregosh edhe brenda vendit. Shqipëria është e 13- ta në botë sipas kombeve të Bashkuara për korrupsion. Pra të keqtrajtosh vendasit dhe të bësh mirë për Italinë është propagandë”.
Infermierët që i dërguam Italisë kishin shkuar pa asnjë dokument që tregon se janë mjekë, kështu që Istituti i Shendetit Publik i kishte futur në provim.Ndërsa Polakët ,ndryshe nga Shqipëria dërguan 15 specialista rianimacioni. Pikërisht ajo që duhet.
Tridhjetë mjekë dhe infermierë shqiptarë mbërrijnë në Brescia. Por ata nuk do të jenë në gjendje të fillojnë të punojnë menjëherë.Sot ata do të intervistohen për të vendosur në cilin departament mund të punojnë.
“Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve që kanë mbërritur nga Shqipëria, por për fat të keq mbetet një problem themelor: prania e personelit të specializuar për kujdes intensiv”, thotë menaxheri i përgjithshëm i Spitalit Civil të Brescia Gianmarco Trivelli. “Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe ata do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se ku t’i drejtojnë ata,” shpjegon Trivelli. Menaxheri i përgjithshëm shton: “Sot dy mjekë të ICU do të arrijnë në Civile nga instituti Besta në Milano, por njëqind tjetër do të duheshin”.
Shqiptarët mezi dëshirojnë të hyjnë në veprim menjëherë dhe tashmë kanë vizituar Spitalet Civile dhe thonë që duan të “ndihmojnë”. Ata janë vendosur në një hotel afër spitalit dhe sqarojnë se “kjo përvojë do të na shërbejë gjithashtu, sepse nëse gjërat shkojnë keq në Shqipëri ne do të kemi tashmë përvojën e nevojshme. Kjo është shtëpia jonë, ne jemi në Brescia dhe kemi një dëshirë të madhe për të ndihmë. “
15 specialistë polakë të ICU gjithashtu zbarkojnë në qytet.
Ndërkohë, 15 mjekët polakë që do të ndihmojnë kolegët italianë në luftën me koronavirusin, do të mbërrijnë në Brescia në një fluturim humanitar këtë pasdite. Ata janë specialistë të kujdesit intensiv dhe resuscitators, të ndarë në tre ekipe të mjekësisë urgjente. Polakët do të japin ndihmën e tyre në spitalin fushor Brescia, ku situata është për momentin më kritike dhe që vazhdon të regjistrojë numrin më të lartë të pacientëve Covid-19.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka dhënë një intervistë për “Sport1”. Tema e parë kishte të bënte me shkurtimin e rrogave të futbollistëve përballë emergjencës aktuale.
“Duhet ende ta mendojmë. Futbollistët tanë janë në kontakt mes tyre, por nuk kemi biseduar ende. Por, e mendoj dhe se shumë shpejt edhe ne drejtuesit dhe stafi do të shkurtojmë rrogat ose do t’i presim fare”.
“Duket sikur jetojmë një film horror. Në fillim gjithçka u mor pak lehtë. Tani nuk flasim për vetëm një situatë, por një luftë. Nëse sheh kamiona ushtarakë me arkivole e kufoma brenda tyre, atëherë mbetesh i shokuar, pa fjalë. Dhe numri i të vdekurve çdo ditë është i tmerrshëm, pa fajlë! Kjo është një katastrofë dhe shkatërrim për gjithë vendin”.
Shkon në 11.591 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali. Të dhënat e fundit nga Mbrojtja Civile tregojnë se në 24 orët e fundit humbën jetën 812 persona, ndërsa të dielën shifra e viktimave u raportua 756, shkruan “Repubblica“.
Në total janë 75.528 pacientë të infektuar me koronavirus në vend, dhe në 24 orët e fundit u shtuan 1.648 persona të infektuar.
Shifrat e të shëruarve gjithashtu u rritën.
14.620 ka shkuar në total numri i personave të shëruar në Itali, 1.590 vetëm në 24 orët e fundit.
Laboratori Abbott në Illinois ka krijuar një test përmes një pajisje të lëvizshme që tregon nëse je i infektuar me koronavirus apo jo. Nëse je pozitiv, kjo pajisje ta nxjerr përgjigjen për 5 munuta, nëse je negative ta nxjerr përgjigjen për 13 minuta.
Agjensia Federale Amerikane i ka dhënë leje kompanisë që të prodhojë këtë lloj testi për të furnizuar personelet mjekësore dhe të fillojë punën nga java e ardhshme.
Kjo pajisje e ndërtuar nga teknologjia molekulare pritet që të kryejë rreth 50 mijë teste në ditë.
Më poshtë do shihni videon si funksionon kjo pajisje:
Dy rastet e reja me Covid-19 janë konfirmuar në Korçë. Dy rastet e reja janë një çift të moshuarish,70 vjeçarja e infektuar është në Tiranë është nisur dy ditë më parë.Mësohet se i është kryer analiza edhe bashkëshortit i cili me testin e pare ka rezultuar negativ.
Rëndimi i gjendjes shëndetësore bëri ti nënshtrohej një testi të dytë, ku tashme rezultoi pozitiv. Ndërkohë i ështe bërë testi edhe djalit të tyre 45 vjeç ku dhe pritet përgjigjja e testit.
Burime thonë se çifti i te moshuarve janë fqinj me çiftin e te moshuarve të parë të konfirmuar në Korcë, të cilët u infektuan nga mbesa e tyre.
Presidenti i një prej klubeve më të suksesshme të dekadës së fundit vendos alarmin për situatën ku ndodhet futbolli shqiptar. Sikur të mos mjaftonte kriza financiare që ka mbërthyer prej kohësh klubet e Superiores dhe jo vetëm, ndërprerja e kampionatit prej përhapjes së koronavirusit pritet të lërë pasoja të mëdha për të ardhmen. Ardjan Takaj flet ekskluzivisht për “Panorama Sport”, duke ironizuar jo pak për mungesën e mbështetjes nga shteti për klubet.
“Qeveria jonë ka hallin e Juventusit, ndërsa futbolli shqiptar diskuton ekzistencën. Të bëjnë atë që bëri Kosova së fundmi…”, thotë ndër të tjera presidenti i Skënderbeut, i cili konfirmon se nga ky moment, klubi i tij është minus 300 mijë euro për shkak të dështimit të shitjes së Dejvi Bregut.
Zoti Takaj, si po e kaloni këtë moment të pazakontë për të gjithë…? Të ngujuar, si të gjithë. Po kalojmë një situatë të pa jetuar më parë. Nga kontaktet me lojtarët dhe stafin në këtë periudhë, ka pasur ndonjë shqetësime? Jo, për fat të mirë asnjë në klubin tonë nuk ka probleme pas përhapjes së virusit. Liga ka bërë një kërkesë për përfshirjen e klubeve në listën e subjekteve që qeveria do të kompensojë nga dëmet që shkaktohen pas pezullimit të aktiviteteve… Çfarë prisni të ndodhë? Tani që po flas me ju, sapo kam lexuar njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fondin prej 5 milionë eurosh që kishte dhënë qeveria aty për sportin. Edhe ne si klube e kemi bërë kërkesën për t’u kompensuar, por kemi hallen e Juventusit një herë. Të ndihmojmë Juven…
Futbolli shqiptar ka kohë që është në krizë financiare, mos ndoshta tani po shkojmë drejt falimentit të klubeve? Po normalisht që kriza dhe humbjet do jenë shumë të mëdha pas këtij bllokimi total. Në këtë moment asnjë nuk e di sa do të vazhdojë kjo situatë.
A kanë nisur lojtarët e Skënderbeut të ankohen për rrogat? Probleme do të ketë në të gjitha drejtimet. Vetëm shitja e Dejvi Bregut është minus 300 mijë euro për klubin tone në këtë moment.
Përfundimisht dështoi transferimi i Bregut në Suedi? Po kush e ka mendjen te futbolli tani… Suedia mund të jetë vend më pak i prekur dhe i qetë, por si të shkosh aty tani në këtë situatë…
Keni ndonjë shpresë që shteti do të bëj të paktën atë që bëri Kosova me sportin në këtë moment delikat…? Po atë duhet të bëjë patjetër, sepse këtu flitet për ekzistencën e klubeve të futbollit.
Në gjithë këtë periudhë të vështirë për ju si klub, e mendoni ndonjëherë se lajmi më i mirë mund të vijë nga Gjykata Federale për shfuqizimin e dënimit të Skënderbeut? Po nuk e di, sepse kjo situatë që po kalojmë, ka bërë që të mos e kemi mendjen fare andej. Të kalojmë këtë një herë.
Beson apo je skeptik për një vendim në favor të klubit? Unë kam besim.
Së fundmi FSHF ka bërë disa propozime për rifillimin e kampionatit, edhe pse nuk është asgjë e sigurtë për momentin se kur skuadrat do të zbresin në fushë. Për ju si duhet të vazhdojë gara? Kjo nuk është në dorën tonë. Varet si do të vazhdojë gjithë Europa.PanoramaSport
Lereni të shuhet në heshtje vrasësin e padukshëm!Të vrasësh një njeri është krim, por të vrasësh shumë është diçka e tmerrshme!
Shpesh ne qëniet njerëzore jemi shumë të çuditshëm!Hapim luftëra me vite dhe vrasim llojin tonë pa na u dridhur qerpiku, vrasim në momente dobësie, vrasim aksidentalisht… Por të gjitha këto vrasje kanë një arsye. Në luftë ne i ndajmë njerëzit në të mirët dhe të këqinjtë, në momente dobësie i ndajmë në fajtorin dhe provokatorin, në rast aksidenti themi se ashtu ishte e shkruajtur nga Zoti…
Po ka dhe forca më madhore se forca njerëzore. Ka armë më vdekjeprurëse se ato që ne përdorim. Ka vrasje më të tmerrshme se ato që ne mendojmë…
Vrasësi mban emrin:Papërgjegjshmëri! E këtë dreq vrasësi po e rrisim çdo ditë!
Unë dua të besoj që ne nuk kemi nevojë për masa ndëshkuese, as për masa të rrepta. Ne e dimë që jemi në kohë të vështira! Ne e dimë që e vetmja gjë që kemi tani në dorë është të ndjekim rregullat, të mbrojmë veten dhe të tjerët.
Çdo ditë po vdesin njerëz! Sa e trishtueshme! Refuzoj të pranoj që do ketë akoma më shumë… Refuzoni dhe ju dhe bëni kujdes. Me vdekjen nuk ka trimëri dhe nuk besoj që një njeri i aftë mendërisht të luaj me propabilitete.
Vrasësi i padukshëm vret më shumë se ai që e njohim. Mos e ndihmoni! Lëreni të shuhet në heshtje! Askush nuk meriton të vdes pa emër, por si numër.
Nëse harroj të marr frymë për një minutë a dy, më zgjo! ‘Kam qenë njëherë gjallë dhe gjithçka mund të filloj nga e para’, thotë Xhojsi tek vepra e tij “Të vdekurit”.Eh nëse je gjallë njeriu vërtet mund tia filloj nga e para!
Por a e kuptojmë ne rëndësinë e të qënit gjallë? Ne, shqiptarët kemi vuajtur aq shumë sa nuk e dallojmë dot fijen ndarëse midis jetës dhe vdekjes. Por, mos harroni shpresën. Unë jam e sigurt dhe e di që edhe në jetën tonë të vështirë ka grimca lumturie!
Mos i humbni ato! Një grimcë e vogël lumturie mund të shkëlqej një qiell të errët.
Shqiptarë! Shqiptarët e mi! Shqiptarë të dashur! Tregoni qytetari që të dalim fitimtarë dhe në këtë luftë të ashpër dhe të trishtë.
Unë besoj tek ju, shqiptarët sot duhet të bëhet bashkë dhe të mbrojë njeri-tjetrin!
Pas kësaj ndoshta do kuptohet që jeta është shumë e shkurtër për t’u përçarë e ndarë për arsye politike, për një metër tokë, për një fjalë apo për arsye të tjera.
Bashkë ne do ia dalim, bashkë ne jemi më të fortë se çdo gjë!
Ka shkruar në 223 numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë. Nga testimet e bera ne 24 oret e fundit jane konfirmuar 11 raste te reja. “Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë.Zgjerohet harta e perhapjes ne Korce me dy raste te reja duke arritur numrin 14 qytetare te prekur ne total.
E PLOTE
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 11 raste të reja, shkon në 223 numri i të prekurve
Ndërron jetë një 79-vjeçar, viktima e 11 e COVID-19. Shkon në 44 numri i të shëruarve Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara. Në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1526 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 223 raste. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar. Kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 124 raste – Durrës 14 raste – Lushnje 4 raste – Elbasan 5 raste – Fier 23 raste – Kavajë 4 raste – Rrogozhinë 2 raste – Korçë 14 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 7 raste – Lezhë 5 raste – Berat 1 rast – Has 2 raste – Krujë 5 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 3 raste – Mirditë 1 rast Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme. Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!
Për sa i përket numrit të viktimave, Italia është shteti më i prekur në botë nga koronavirusi.Mbi 10 mijë të humbura ka shkaktuar Covid-19 në shtetin fqinj, ndërsa mijëra të tjerë janë duke luftuar me vdekjen nëpër spitale, në kujdesin intensiv të mjekëve.
E gjendur përballë kësaj situate dramatike, Italia u braktis edhe nga vendet e Bashkimit Europian, të cilët nuk iu ofruan ndihmë, ndonëse shteti ynë fqinj ka më shumë se kurrë nevojë për staf mjekësor, pajisje mjekësore dhe shtretër, pasi numri i lartë i të infektuarve e ka bërë situatën tejet të vështirë për t’u menaxhuar.
Ndërkohë, në këto momente të vështira, vendi ynë i vogël, por me zemër të madhe, vendosi t’i qëndrojë pranë Italisë fqinje, duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë për ndihmë.
Ky gjest i Shqipërisë preku masë mbarë italianët, të cilët e vlerësuan, shprehën mirënjohje dhe e çmuan këtë gjë që vendi ynë bëri për ta.
Vajtja e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në ndihmë të kolegëve të tyre italianë bëri jehonë të madhe mediatike jo vetëm në mediat italiane, por edhe në ato europiane e më gjerë.
Në lidhje me gjestin e Shqipërisë ndaj Italisë ka reaguar edhe aktorja e famshme hollivudiane, Sharon Stone, e cila përmes një story të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ka falenderuar nga zemra vendin tonë.
Ajo përmend edhe faktin që italianët i ndihmuan shqiptarët 30 vjet më parë, ndërsa ka vendosur një foto të anijes Vlora, e cila u nis drejt Italisë me mbi 20 mijë shqiptarë në bord në vitin 1991.
Ajo shkruan:
30 vjet më parë Italia vendosi t’i ndihmonte ata. Sot Shqipëria po dërgon mjekë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri, me gjithë zemër.