De Biazi “Me Shqiptarët kemi dhënë reciprokisht diçka Është një shembull i madh në nivel ndërkombëtar.”

Xhani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, është shqiptaro-italian pasi në fund të aventurës së tij me me ekipin tonë përfaqësues, mori edhe pasaportën shqiptare, duke u shndërruar edhe zyrtarisht në “njërin prej nesh”.

Arkitekti i kualifikimit historik për në Euro 2016, flet për të përditshmen torineze “TuttoSport”, duke u ndalur te gjesti i funditi Shqiperisë per dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierë ne Breshia për të ndihmuar sado pak në emergjëncën e koronavirusit.

“Me shqiptarët kemi dhënë reciprokisht diçka.

U ndjeva menjëherë pjesë e atij populli, aq sa në vitin 2017 u bëra njëri prej tyre pasi mora nënshtetësinë.

Vite më parë ne u dhamë atyre një mundësi, sot janë ata që po na e japin një të tillë.

Është një shembull i madh në nivel ndërkombëtar.”, thotë De Biazi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: