Dy rastet e reja me Covid-19 janë konfirmuar në Korçë.
Dy rastet e reja janë një çift të moshuarish,70 vjeçarja e infektuar është në Tiranë është nisur dy ditë më parë.Mësohet se i është kryer analiza edhe bashkëshortit i cili me testin e pare ka rezultuar negativ.
Rëndimi i gjendjes shëndetësore bëri ti nënshtrohej një testi të dytë, ku tashme rezultoi pozitiv. Ndërkohë i ështe bërë testi edhe djalit të tyre 45 vjeç ku dhe pritet përgjigjja e testit.

Burime thonë se çifti i te moshuarve janë fqinj me çiftin e te moshuarve të parë të konfirmuar në Korcë, të cilët u infektuan nga mbesa e tyre.
