Jashanica: “Ndeshje e radhës, shpresoj të dalim me 3 pikë. Shiriti është përgjegjësi”

Bajram Jashanica është ambientuar më shpejt nga sa mendohej, duke treguar se do të jetë ai lideri i mbrojtjes korçare.Edhe pse ka dy vite pa ndeshje zyrtare, mbetet një ndër lojtarët me më shumë cilësi tek korçarët.

Diçka që të bën të kuptosh se te Skënderbeu nuk po dorëzohen, përkundrazi, po mendojnë seriozisht për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin 2019-2020 ,pikerisht nje nga vendet qe te çon ne Europe.

Nje dite para takimit me Kukesin ne deklaraten per mediat flasin zv trajneri Gentian Lici dhe kapiteni Bajram Jashanica .

Liçi: “Nuk kemi mungesa, nesër e vështirë por duhet të japim maksimumin” pasi kampionati tashmë ka hyrë në një fazë kur të gjitha ndeshjet bëhen të vështira, dhe kjo e rradhës me Kukësin që rregjistron mbi 80% të kampionatit si kryesues bëhet edhe më e vështirë. ‘Thjesht duhet të japim maksimumin tonë. Ekipi nuk ka asnjë mungesë.Pjesa e Shehit që e njeh ambjentin këtu mund të jetë diçka pozitive për kundërshtarin’ u shpreh Liçi.

Jashanica:Edhe vete se kam pritur kete nivel pasi kam munguar 2 vjet por qe nga 4 janari kam dhene maksimumin ne stervitje.

Ndeshje e veshtire me Kukesin por ne e shohim si ndeshjen e rradhes dhe shpresojme te marim 3 pike .Duhet të tregojmë se në stadiumin tonë çdo kundërshtar e ka të vështirë’ u shpreh Jashanica.

Kam pas dëshirë të punoj edhe me Shehin si trajner, por ajo çfare ka ikur nuk kthehet. I uroj suksese duke shpresuar se në këtë ndeshje do të fitojmë ne’ tha Jashanica.

Shiriti i kapitenit,motiv shtese per mua,vleresim dhe pergjegjesi shpresoj ta mbaj.Eshte ndjesi e mire.

 

 

8 Marsi – Historia e festës së gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas ,festohet më 8 mars të çdo viti. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme në të cilën kujtohen arritjet e kushteve sociale, politike dhe ekonomike të grave në botë.

Zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Gruas u vendos në Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt të vitit 1909. E vendosi Partia Socialiste amerikane që atë ditë organizoi një manifestim të madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar. Ky ishte një diskutim i hershëm, si në SHBA (janë të famshëm artikujt e socialistes Corinne Brown), si në Kongresin e VII Ndërkombëtar Socialsit (i mbajtur në Shtutgard në vitin 1907).

Demonstratave që kishin si qëllim votimin, shumë shpejt ju bashkuan edhe pretendime të tjera për të drejtat e grave. Nga nëntori i vitit 1908 deri në shkurt 1909 mijëra punëtore në Nju Jork hynë në grevë për ditë të tëra duke kërkuar rritjen e rrogës dhe përmirësim të kushteve të punës. Në vitin 1910, Kongresi i VIII Ndërkombëtar Socialist propozoi për herë të parë vendosjen e një dite dedikuar grave.  

Më 25 mars të vitit 1911 kupa u mbush: në fabrikën “Triangle” në Nju Jork shpërtheu një zjarr dhe 146 punonjëse (gra të reja emigrante), humbën jetën. Mbase nga kjo ngjarje lindi edhe legjenda e fabrikës “Cotton”, shumë e ngjashme me të. Që nga ky moment manifestimet e grave u shumëfishuan. Në shumë vende, mes të cilëve edhe në Gjermani, Austri dhe Zvicër, lindi dita dedikuar grave.
Data 8 mars u shënua për herë të parë në histori si Festa e Gruas në vitin 1917, kur gratë e Shën Petërburgut dolën në shesh për të kërkuar fundin e luftës, duke i dhënë kështu jetë “Revolucionit rus të shkurtit”. Ishte kjo ngjarje që frymëzoi delegatet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të Grave Komuniste në Moskë të vendosnin datën 8 mars si, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.


Në vendet fqinjë me ne, në Itali, Festa e Gruas u përkujtua në vitin 1922 me të njëjtin kuptim politik dhe social. Gjithashtu në Shqipëri, 8 marsi është festuar herë si Dita e Gruas e herë si festa e Nënës. Më shumë ka qenë kjo e fundit që ka mbizotëruar, ndërsa vitet e fundit, më shumë se një ditë ku gratë duhet të kujtojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, 8 marsi është shndërruar në një manifestim femëror. Fundja edhe kështu vlen, mjafton që të paktën një ditë në vit gratë të jenë në qendër të vëmendjes dhe të flitet për to.

Përse lule mimoza është
simbol i festës?

Edhe në këtë rast rrëfenjat janë të ndryshme. Por duket se mimoza është përdorur si lulja simbol e Festës së Gruas nga italianët. Në vitin 1946, Unioni i Grave Italiane përgatitej për 8 marsin e pasluftës. Kërkohej një lule që të simbolizonte këtë ditë. Ishin vetë gratë ato që zgjodhen lulet e verdha, të buta dhe gjithë aromë për festën e tyre. Përveç kësaj mimozat çelin pikërisht në periudhën kur 8 marsi festohet dhe nuk janë të kushtueshme

‘Nëna e zë vendin e cilitdo, por vendin e saj nuk e zë dot askush’

-Zemërmi i nënës është si bora e pranverës. Bie shumë, por shkrin shpejt.

-Nëna është ajo që mund të zërë vendin e kujtdo, por vendin e saj nuk mund ta zërë askush.

Theodore Hesburgh: Gjëja më me rëndësi që babai mund të bëjë për fëmijën është ta dashurojë nënën e tyre!

Rumi: Kemi lindur nga dashuria; dashuria është nëna jonë!

Marion C. Garretty: Dashuria e nënës është karburanti që lejon një person të thjeshtë për të arritur të pamundurën!

Sophia Loren: Kur je nënë, nuk je kurrë vetëm në mendimet e tua. Një nënë gjithmonë duhet të mendojë dy herë. Një për vete dhe një për fëmijën e saj!

Proverb shqiptar: Nëna është drita e shtëpisë!

Seneka: Dashuria e nënës nuk vjetrohet kurrë!

-Nënë është fjala më e bukur në buzët e njerëzimit.

-Nuk gjen në botë jastëk më të mirë se sa prehëri i nënës, e as trëndafil më të bukur sesa thellësia e shpirtit të saj.

-Në këtë botë egoiste, vetëm nëna dëshiron të të shohë gjithmonë të lumtur.

-Një nënë shikon gjithçka, flet pak, sakrifikon çdo gjë , ankohet pak, jep shumë dhe pret pak. Gjithçka që ajo dëshiron është që fëmijët e saj të jenë të lumtur.

-Dora që përkund djepin, është ajo që rrotullon fatin e njerëzisë, sepse ajo dhe vetëm ajo e drejton jetën drejt horizonteve të ndritura ose të errta.

-Nëntë muaj je ushqyer nga gjaku i saj, ke marrë frymë nga oksigjeni i saj. Në hapat e para të jetës je mbajtur nga duart e saj… Mundohu që pjesën tjetër të jetës të bëhesh shkaku i lumturisë së saj. / bota.al/

 

FOTO/ Koronavirusi zbraz sheshet italiane ,16 milion njerëz në karantine deri ne 3 prill

Sheshet italiane që zakonisht janë të mbushur me turistë janë zbrazur ditët e fundit mes frikës së përhapjes së koronavirusit vdekjeprurës.Sot, qeveria italiane ndërmori një strategji të ashpër të kontrollit të koronavirusit pas numrit të lartë të vdekjeve që brenda një dite regjistruan 36 viktima.

Numri i turistëve të fotografuar në disa nga destinacionet më të njohura të vendit është zvogëluar ndërsa numri i vdekjeve është rritur.

Masa, e njoftuar të Shtunën, vendos rreth 16 milion njerëz në zonat e reja të kuqe deri më 3 prill.

“Ne e kuptojmë se këto masa do të kërkojnë flijime, por kjo është lëvizja e vetë-përgjegjësisë,” tha Conte në një konferencë shtypi të Shtunën.

Vendimi i qeverisë kufizon të gjitha lëvizjet në zonën e karantizuar. Forcat e policisë do të patrullojnë rrugët në këto krahina.

Ata që hyjnë ose dalin nga rajoni pa ndonjë arsye të rëndësishme dhe “jo të rëndësishme për punë” ose një urgjencë shëndetësore do të gjobiten.

“Kjo nuk është ndalim për çdo lëvizje, por qytetarët do të duhet t’i justifikojnë ato,” tha Conte.

Muzetë janë mbyllur dhe çdo lloj ceremonie civile, përfshirë funeralin, pezullohen. Baret dhe pijet që mund të garantojnë një distancë prej një metri (3.3 këmbë) midis klientëve janë të hapura, por do të mbyllin dyert e tyre në ora 6 pasdite.

Palestrat, pishinat, teatrot dhe dyqanet e basteve do të mbyllen dhe atletët do të detyrohen të stërviten brenda shtëpive pa asnjë turmë.

“Ne duhet të veprojmë për të shmangur përhapjen e infeksionit dhe mbingarkesën e sistemit tonë shëndetësor,” tha Conte.

Italia ka parë shpërthimin më të madh të koronavirusit në Evropë me mbi 5.883 persona të prekur. Kryeministri italian Giuseppe Conte ka vendosur rreth 16 milion qytetarë në veri të vendit nën “karantinë” duke mos lejuar hyrjet dhe daljet.

Serisë A meret vendimi per ndeshjet e sotme

Koronavirusi ka bërë që Italia të paralizohet totalisht dhe po e pëson edhe futbolli, Në orën 12:30 ishte programuar të luhej sfida e parë për ditën e sotme mes Parmës dhe Spal, por ajo nuk po zhvillohet.

Shkak për këtë është bërë ministri i sportit në Itali, Vinçenco Spadafira, i cili ka kërkuar që federata të vlerësojë shtyrjen e ndeshjeve në këtë moment delikat të vendit.

Megjithatë ka ardhur një vendim zyrtar Seria A do te zhvillohet dhe ndeshja do te filloje normalisht ne oren 13:45 .

Kompanitë ajrore shqiptare fillojnë të anulojnë fluturime nga Tirana drejt Italisë

Operatorët ajrorë që kryejnë fluturime nga Tirana drejt Milanos kanë filluar sot të anulojnë fluturimet e tyre drejt Italisë.Kjo lëvizje vjen, pasi qeveria italiane vendosi shpalljen e Lombardisë si zonë karantine, duke ndaluar lëvizjen deri në datën 3 prill.

Sipas faqes zyrtare të aeroportit të Rinasit, të paktën tre fluturime janë anuluar. I pari është fluturimi drejt Romës i planifikuar në 5.30 të mëngjesit nga Air Albania. Po ky operator ka anuluar dhe fluturimin që është parashikuar për në Milano në orën 11.15, si dhe atë për në Bolonjë në orën në orën 18.20.

Sot ishin parashikuar të paktën 5 fluturime nga Tirana në Milano (Bergamo) nga Air Albania, Blue Panorame dhe Easy jet. Blue Panorama po kryen check-in për në Bergamo, të parashikuar në 11.15. Alitalia po kryen fluturimet drejt Romës. Ndërsa Air Albania i ka anuluar fluturimet.

Të kontaktuar me telefon, operatorët e Air Albania thanë se të gjitha fluturimet me Italinë ditën e sotme janë anuluar për arsye operacionale nga kompania, pa konfirmuar një lidhje me karantinën. Ata thanë se nuk kanë konfirmim nëse dhe nesër do të ketë fluturime. Të gjithë ata që kanë prerë biletat mund të drejtohen tek kompania për të ndryshuar datën ose rimbursuar biletën.

Qeveria italiane miratoi të shtunën në mbrëmje dekretin që bllokon lëvizjen në rajonin verior të Lombardisë, pasi po përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit. Dekreti ka zgjatur zonat e karantinës, të ashtuquajturat “zona të kuqe”, duke i urdhëruar njerëzit të mos hyjnë ose të largohen nga rajoni.

Vendi po mundohet të përmbajë shpërthimin më të keq të Evropës së Covid-19, i cili ka marrë jetën e 233 personave dhe ka infektuar gjithsej 5.883 njerëz.

Lombardia është një nga 20 zonat administrative të Italisë, e gjendur në veri dhe ka rreth 10 milionë banorë (një të gjashtën e popullsisë), ndërsa kontribuon në një të pestën e prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Qendra e saj është Milano..

Nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas fluturojnë çdo vit rreth 1.7 milionë pasagjerë, pjesa më e madhe e të cilëve i drejtohen rajonit verior, kryesisht Milanos e Bergamos.

Anulime ka pasur dhe nga Milano për në vende të tjera. Sipas faqes zyrtare të aeroportit të Milanos, Malpensa, United ka anuluar fluturimin nga Malpensa në Nju Jork. Flybe ka anuluar udhëtimin nga Malpensa në Birmingan. Është anuluar dhe fluturimi për në Singapor. Drejt Tiranës, Blue Panorama pritet të fluturojë nga Malpensa në orën 14.00./Monitor/

Coronavirus, Conte ‘mbyll’ Lombardinë dhe 14 provincat,Italianët marrin “arratinë” pas dekretit

“Pengesë për të shmangur çdo lëvizje” në të gjithë Lombardinë dhe në katërmbëdhjetë provincat e Veneto, Emilia Romagna, Piemonte, Marche. Giuseppe Conte nënshkruan një dekret nga Kryeministri që kufizon mundësinë e lëvizjes në zonat më të prekura nga infeksioni i Coronavirus.

Shpallja e dekretit nga ana e qeverisë së kryeministrit Conte për të vënë në kontroll koronavirusin duke vendosur në “karantinë” 15 provinca në veri ta Italisë duket se ka shkaktuar më shumë panik tek banorët e këtyre zonave.

Mijëra njerëz me çanta në duar iu janë drejtuar stacionave të trenave në Milano përpara se të bllokohej totalisht dalja e tyre nga zona e caktuar në dekret.

Një zemërim popullor ka shpërthyer në rrjet pas pamjeve të publikuara online ku shfaqen njerëz në nxitim për tu larguar nga veriu i Italisë. Njerëzit akuzojne për paaftësi qeverinë pasi pikat kryesore të dekretit u bënë publike në shumë media përpara se ai të miratohej. Shumë prej tyre me ironi të thellë shkruajnë se tashmë virusi nuk mund të kontrollohet më dhe se ai është shpërndarë në të gjithë Italinë.

Nuk është një “ndalim absolut”, shpjegon ai, “gjithçka nuk ndalet”, trenat dhe aeroplanët nuk ndalen: do të jetë e mundur të lëvizësh për nevoja të provuara për punë ose për raste emergjente dhe arsye shëndetësore. Por policia do të jetë në gjendje të ndalojë qytetarët dhe t’i pyesë ata pse po lëvizin në territore ku rritja e rasteve të infektimit çon qeverinë të urdhërojë masa që nuk kanë qenë kurrë kaq kufizuese.

Një apel i menjëhershëm ka ardhur nga guvernatori i Emilia Romagnas i cili iu ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalojnë udhëtimin dhe të kthehen në shtëpitë e tyre pasi rrezikojnë të përkeqësojnë situatën.

Po transportonte 1 kg kokainë në drejtim të Greqisë, shihni ku e kishte fshehur drogën 49 vjeçari korçar

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë në Kapshticë pasi janë kapur me rreth 1 kg kokainë.

Në pranga përfunduan shtetasin I. F., 40 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

Njoftimi: 

Masat e shtuara nga Policia Kufitare dhe shkëmbimi i informacionit me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP, çuan në parandalimin dhe goditjen e  një tjetër tentative për trafikim të drogave të forta.

Tentuan të trafikonin kokainë drejt Greqisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë por bien në prangat e Policisë Kufitare dy autorët.

Sekuestrohet 1 kilogramë e 28 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së riskut, dhe shkëmbimit të informaciomeve me Sektorin për Hetimin e  Narkotikëve, kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasin I. F., 40 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, punonjësit e Policisë Kufitare kanë vijuar me kontrollin fizik ndaj dy shtetasve të lartpërmendur.

Si rezultat i kontrollit fizik, shtetasit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale dhe hetimore, u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Puthi foshnjën dhe e rriti! Puthi qiellin dhe e ndriti! Puthi plagën e shëroi! Vetëm Nëna!

NËNËS

Puthi foshnjën dhe e rriti!
Puthi qiellin dhe e ndriti!
Puthi plagën e shëroi!
Vetëm Nëna!

E puth ballin, çelin lule!
E puth gushën, me pekule!
Puth Ajo – inati ulet
Veç nga Nëna!

Themi NËNË!
kur na ther zemra!
Dhe kur s’është buzëqesh ndër ëndrra!
Se është Nënë e Dashurive
mal nga Dhëmbja.

Nina nana na përkundi
dorë e saj e bardh si pëllumbi!
Veç nga Zoti dhe nga Nëna
çelet Jeta !!!

Hap i saj i lehtë si flutur
kur ke dhëmbje vjen i pari…
Zëri i saj aq shumë i bukur
zgjon të vdekurin nga varri!

~ Agim Doçi ~

Fjala “Nënë” kudo në botë zgjon në zemra dashurinë mirëmëngjes jetës i thonë se nëna e lind njerin

Kur një zog,një pëllumb ne shikojmë
duam krahë si ata të fluturojmë
zemra jonë tik e tak kur troket
me zemrat flet

Në çdo stinë kudo janë pranverojnë
dhe në sy ata mbajnë jetën tonë
dashurinë, lumturinë e pafund
me ëndërra shumë

Kanë një botë me ëndërra
janë të vegjël shumë
mos lëndoni nënat
syrin e pagjumë

(2 herë)
Të gjitha do i dhuroja
kaq të lumtur ti shikoja
dhe fëmijët në gjithë globin
anembanë

Mos ja u prishni lumturinë
mos iu prekni dashurinë
askërrkush mos ta provojë
se nënat s’ju lejojnë

Fjala “Nënë” kudo në botë
zgjon në zemra dashurinë
mirëmëngjes jetës i thotë
se nëna e lind njerinë.

Mos ja u prishni ëndërrat
janë të vegjël shumë
Mos lëndoni nënat
syrin e pagjumë

(2 herë)
Të gjitha do i dhuroja
kaq të lumtur ti shikoja
dhe fëmijët në gjithë globin
anembanë

Mos ja u prishni lumturinë
mos ja u prekni dashurinë
askërrkush mos ta provojë
se nënat s’ju lejojnë

Kjo dorë që e tundi djepin
gjithë boten e gëzon oooooooooo ooooooo oooooo