“Mafia” e koronavirusit: 4.4 milion ilaçe të rreme në të gjithë botën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ,paralajmëroi qytetarët e BE-së në lidhje me praninë e shtuar të barnave të rreme në përgatitjet për të luftuar koronëavirusin.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që “thjesht të qëndrojnë në shtëpi” dhe të ndjekin udhëzimet nga shërbimet kompetente në mënyrë që të zvogëlojnë përhapjen e COVID-19.

Numri i barnave të rreme, dezinfektantëve, apo ilaçeve “mrekulli” të shitura në internet, është mahnitëse. Ne po punojmë me qeveritë kombëtare dhe agjensitë e BE për të adresuar këtë dhe për të mbrojtur njerëzit,” tha Von der Leyen.

Me rritjen e përdorimit të internetit dhe rritjen e shkallës së abuzimit, Agjensia Evropiane e Bashkëpunimit Policor (Europol) ka mbështetur një operacion global kundër trafikimit të barnavetë falsifikuara.

Me këtë rast, u kapën më shumë se 4.4 milion njësi të tyre të paligjshme, pasuar nga eliminimi i 37 grupeve të krimit të organizuar me 121 arrestime.

Von der Leyen u bëri thirrje qytetarëve që të kontrollojnë faqet e internetit ku shfaqen reklamat për ilaçe ose mjete të tjera që synojnë të luftojnë koronëvirusin.

“Nëse zhvillohet një vaksinë ndaj virusit, qeveria juaj dhe institucionet publike do ta njoftojnë. Do ta dini këtë nga një burim i besueshëm. Deri atëherë, ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me qeveritë kombëtare, me ndihmën e agjencive tona, për të parandaluar që ilaçet e rrezikshme të falsifikuara të mbërrijnë tek ju”, tha zyrtarja e lartë e Brukselit.

I dënuari me vdekje nga mafia, Saviano: Koronavirusi është fundi i Europës

Teksa Italia dhe e gjithë Europa po përballet me humbje të mëdha njerëzore si pasojë e pandemisë COVID-19, shkrimtari italian, dikur pjesë e mafias, Roberto Saviano, bën një paralajmërim të frikshëm.

Në një shkrim të publikuar sot nga “La Repubblica”, Saviano e cilëson Coronavirusin si fundin e Europës.

Në analizën e tij, ai hedh poshtë menaxhimin italian të pandemisë dhe gjithashtu papërgatitjen që kanë treguar institucionet evropiane, ndërsa paralajmëron gjithashtu se mafia dhe krimi i organizuar janë gati për të përfituar nga situata.

“Një shtet që brenda dy javësh njoftoi së pari izolimin, më pas pësoi ulje në ekonomi dhe në fund mbylli njerëzit në shtëpi, është një shtet i dobët. Është lehtësisht pre e çdo forme të organizuar, parimi i autoritetit i të cilit merret përmes dhunës dhe parave të paguara menjëherë, shkruan Saviano.

Më tej ai shton:

“Evropa gjithashtu ka rezultuar plotësisht e papërgatitur. Kjo Evropë ka tradhtuar plotësisht pritjet dhe ëndrrat e themeluesve. Në rastin e parë urgjent ne e gjejmë veten në një situatë në të cilën xhelozitë kombëtare privojnë mundësinë e një platforme të përbashkët për t’i bërë ballë pandemisë. Evropa edhe sot duket se kthen shpinën, në kuptimin e mirë të fjalës, dhe në mënyrën e vetme që kemi për të shpëtuar jetët tona: të ndajmë gjithçka. Kjo Evropë, siç është, me siguri do të përfundojë me Coronavirusin, sepse pas kaq shumë vuajtjesh, pas frikë, pas pamundësisë që qenia njerëzore po shikon, mbase do të lindë diçka e re dhe ndryshe”.

https://www.liberoquotidiano.it/news/personaggi/21508647/roberto_saviano_coronavirus_fine_europa.html

Profil/ Njihuni me priftin që mposhti koronavirusin

MotoGuzzi i vjetër dhe i zhurmshëm bashkë me kaskën e dale boje që lëvizte rrugëve të Casnigos në Bergamo, nuk do te dëgjohet më. Drejtuesi i motorrit më të njohur në zonë, ka ikur nga kjo botë.

Duke u gdhirë 16 marsi, ndërroi jetë në një spital në Lovere në Bergamo, prifti 72 vjecar, don Giuseppe Berardelli. Në fillim, lajmi mbushi gazetat dhe portalet e vogla lokale. Sot, pas një jave, është më i lexuari në mediat më të mëdha të botës, dhe cdokush po flet për të.

Pse?

Sepse prifti bëri një sakrificë sublime, duke hequr dorë nga respiratori i tij që mund ta mbante në jete, per tia dhënë dikujt më të ri, që kishte nevojë në këto ditë të pandemisë së Koronavirusit, që më shumë se kudo, ka goditur pikërisht në qytetin verior të Italisë, Bergamo.

Gjesti i don Giuseppes ka prekur mbarë globin. Miqtë e tij, në qytezën e bukur Casnigo ku kishte shërbyer gjithë jetën, i kishin siguruar një ventilator, kur ai doli i infektuar. Por duke parë nevojat e mëdha, dhe kur dalloi që kishte të rinj në këtë ditë të vështirë, ai e refuzoi paisjen që do ti jepte një shans për të vijuar jetën.

Ta marrë ndonjë i ri, ka thënë ai me vendosmëri. Iku sic i takon një prifti, tha infermierja që i bëri trajtimin e fundit. Të tjerë njerez të afërt me të u shprehën se ai ra si hero në fushën e betejës. Në një kohë pezmi dhe ankthi si kjo, të tilla histori frymëzuese të mbushin zemrën. E tillë kurajo të bën të mendosh se asnjë semundje nuk mund ta mposhtë në të vërtetë forcën e njeriut.

Giuseppe Berardelli shërbente si prift prej 48 vitesh. Në qytezën ku qendroi më shumë deri në frymën e fundit, ai mbahet mend nga të gjithë për buzëqeshjen e përhershme dhe ndihmën që u jepte të varfërve.

Dhe po ashtu, për shëtitijet me motorrr. Shtypi ka zbuluar shumë këto ditë nga jeta e tij. Qe i zoti në mbledhjen e ndihmave financiare për të pamundurit, dhe zor se dikush ja mbyllte derën.

Disa media e kanë krahasuar me shejtin Maksimilian Kolbe, prifti polak që dha jetën në kampin e shfarosjes në Aushviz, në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Kolbe u vetofrua në vend të një burri që u lut t’i falej jeta pasi kishte familje. Oficerët nazistë kishin vendosur të dënonin me vdekje 10 të dënuar duke i mbyllur në gropën e urisë, pas një arratisje që kishte ndodhur. Kolbe zëvendësoi njërin prej tyre, duke dalë vullnetar.

Prifti italian ka dëshmuar kështu misionin e lartë të shërbëtorëve të zotit dhe guximin e tyre. Shpesh, mjafton një lajm i keq për një abuzim të një rregulltari, për të mjegulluar gjithë kishën. Por janë dëshmi si kjo, që tregojnë se pa pretenduar lavdi, shumë prej tyre janë në krah të njerëzve dhe të të pamundurve, edhe me sakrificën më sublime./ Mapo.al

Koronavirusi në Itali / Dita e tretë ku shënohet rënie në numrin e të infektuarve, por rriten viktimat- Tabela

Mbrojtja civile italiane ka publikuar të dhënat e fundit nga situate e pandemisë në koronavirusit në Itali, ku shpresat janë ndezur përsëri pasi në tretën ditë radhazi shënohet një ulje e mëtejshme e numrit të të prekurve.

Shifrat janë sërish të larta por është një “fitore” që kurba e rasteve po nis uljen. Por fatkeqësisht është rritur shumë numri i të vdekurve.

Regjistri i Mbrojtjes Civile për të tretën ditë radhazi një ngadalësim të rritjes së numrit të infeksioneve, ndërsa numri i viktimave rritet pak në krahasim me të hënën.
Aktualisht janë 54.030 njerëz pozitivë nga koronavirus në Itali, ose 3,612 më shumë njerëz sesa të hënën. Rritja e infeksioneve nga një ditë në tjetrën është pra 7.2% më e ulët se rritja e regjistruar midis të dielës dhe të hënës (+ 8.1%).
Viktimat e regjistruara në buletin janë 743, që e çojnë numrin e përgjithshëm të viktimave në Itali në 6.820. Të hënën, ishin 601 viktima. Bilanci total i të prekurve nga sëmundja në Itali është 69,176 vetë.

Në konferencë doli edhe Presidenti i Këshillit Suprem të Shëndetësisë Franco Locatelli, i cili përgënjeshtroi zgjatjen e masave deri në verë.
“Janë shfaqur lajme në disa gazeta që sugjerojnë mundësinë që masat të zgjaten në mënyrë të paracaktuar deri në korrik. Absolutisht jo. Kohëzgjatja e masave aktuale është 3 prill. Në ditët e mëparshme do të merren vendimet e duhura në lidhje me zgjatjen ose shkurtimin”, tha ai.

Por përse u godit kaq shumë Italia nga kjo pandemi?

Pierluigi Cocco, një epidemiolog italian me qendër në Kaljari, i tha BBC se, ndërsa është akoma herët për të përcaktuar arsyet, ato mund të jenë disa.

“Një arsye mund të jetë gjenetike,” tha ai, duke shpjeguar se efektet e virusit mund të ndryshojnë mes grupeve të ndryshme etnike, sikundër edhe mes individëve të ndryshëm.

“Disa mund ta mbajnë virusin pa simptoma, të tjerë vdesin shpejt, me një variacion ashpërsie mes tyre”, tha ai.

Ai shtoi se Italia ka një nga numrat më të lartë të qytetarëve të moshuar në botë- të moshuarit janë përgjithësisht më të ndjeshëm dhe më të prirur për të zhviluar pasoja serioze pasi infektohen.

Ka edhe faktorë të tjerë kontribues, thotë ai, siç është qasja kulturore dhe sociale e italianëve, të cilët ‘preferojnë të takohen në grupe të mëdha dhe të shkëmbejnë shenja dashurie me njëri-tjetrin”.

Familjet gjithashtu kanë lidhje të ngushta, me brezat që shoqërohen së bashku.

Përveç kësaj, shto ai, një arsye e mundshme e niveleve të larta të vdekshmërisë në veri është ndotja e ajrit.

“Niveli i veprimtarisë industriale në atë zonë, shoqëruar me trafikun urban dhe veçoritë klimatike të Luginës Po, e përkeqësojnë ndotjen e ajrit, duke shtuar kështu rrezikun e përhapjes së sëmundjeve të frymëmarrjes, që i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj efekteve të Covid-19”.

“Përshëndetje, unë quhem Covid-19”, letra që po emocionon botën

E gjithë bota po lufton me një pandemi të tmerrshme, e cila po shkatërron atë ngadalë.Koronavirusi është përhapur në pjesën më të madh të botës, duke shkaktuar viktima dhe izolim për miliona njerëz.

Media italiane, “SportFair” ka publikuar një shkrim, ku COVID-19 “i shkruan” gjithë botës e pse ka ardhur.

“Letra nga COVID-19”:

Përshëndetje,

Unë quhem Covid-19. Shumë prej jush me njohin si koronavirus. Më falni për informacionin e pakët, po nuk më thanë se kur do të vij dhe me çfarë forme e force do të prezantohesha tek ju. Përse jam këtu?

Le të themi se jam këtu sepse u lodha duke ju parë se si ecni pas dhe nuk evoluoni.

U lodha teksa shihja se si vazhdimisht shkatërroheshit nga duart tuaja.

U lodha nga mënyra se si e trajtoni planetin.

U lodha nga mënyra se si silleni me njëri – tjetrin.

U lodha me abuzimet, dhunën, luftërat, konfliktet dhe paragjykimet tuaja.

U lodha nga zilia e shoqërisë suaj, nga hipokrizia juaj, nga egoizmi juaj.

U lodha nga koha e pakët që i dedikon vetes dhe familjes.

U lodha nga vëmendja e pakët që i kushtoni fëmijëve tuaj.

U lodha nga rëndësia që i jepni gjërave të panevojshme në kurriz të gjërave thelbësore.

U lodha nga kërkimi juaj i furishëm për fustanin më të bukur, modelin më të fundit të celularit, makinën më të bukur, thjesht për tu dukur më i plotësuar.

U lodha nga tradhëtitë tuaja.

U lodha nga keqinformimi juaj.

U lodha nga koha e pakët që i dedikonin komunikimit.

U lodha nga ankesat tuaja të vazhdueshme ndërsa nuk bënit asgjë për të përmirësuar jetën tuaj.

E di se jam i ashpër me ju, ndoshta shumë, por jam i paanshëm, jam një virus.

Mesazhi që dua t’ju jap është i thjeshtë, dua të theksoj të gjitha kufizimet e shoqërisë ku jetoni, sepse mund t’i eleminoni ato, dhe dua të ndaloj çdo gjë që të kuptoni se e vetmja gjë me rëndësi ku duhet të përdorni gjithë energjinë tuaj që tani e tutje, është thjesht jeta, jeta.

Jeta juaj dhe e fëmijëve tuaj, ajo ka me të vërtetë nevojë për mbrojtje, për përkëdhelje dhe për ta jetuar së bashku.

Kam dashur që të qëndroni sa më shumë të jetë e mundur të mbyllur dhe të izoluar në shtëpitë tuaja, larg nga prindërit, nga gjyshërit, nga fëmijët dhe nga nipërit tuaj.

Që të kuptoni se sa i rëndësishëm është një përqafim, kontakti njerëzor, bashkëbisedimi, një shtrëngim duarsh, një mbrëmje mes miqsh, një shëtitje nga qendra, një darkë në lokal, ose një vrap në park, në ajër të pastër.

Rinisni gjithçka me këto gjeste. Jeni të gjithë njësoj, jeni të gjithë njësoj, jeni të gjithë njësoj, jeni të gjithë njësoj.

Mos bëni dallime midis jush. Unë jam kalimtar por ndjenja e afrimitetit dhe bashkëpunimit që kam krijuar mes jush, në shumë pak kohë, duhet të zgjasë përgjithmonë.

Jetojeni jetën në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Ecni ngadalë.

Merrni frymë thellë, bëni mirë, shijoni natyrën, bëni atë që ju pëlqen e ju kënaq, dhe krijoni kushte që të mos vareni nga askush.

Kur të festoni, unë do të jem larguar, por mos jini më të mirë vetëm në praninë time.

Lamtumirë!

LAJM I FUNDIT/ Punonjësja e Hipotekës Korçë e infektuar nga koronavirusi, vetë-karantinohet i gjithë stafi

Një punonjës e Agjencisë së Kadastrës së Korçës është zbuluar si e infektuar nga virusi COVID-19, çka ka detyruar të gjithë punonjësit e kësaj drejtorie janë vetë-karantinohen.

Korrespondentja e Panorama në Korçë bën të ditur se kjo drejtori ka mbyllur zyrat dhe ka dërguar punonjësit nëpër shtëpi.

Punonjësja Hipotekës ka rezultuar si pozitive ndaj testit të COVID-9, për pasojë edhe pjesa tjetër e stafit është futur në karantinë për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Zyra e Hipotekës mësohet se do të pranojë aplikimet dhe dokumentacioneve vetëm nëpër mjet e-Albania.Panorama

Një doganier me koronavirus, karantinohen të gjithë punonjësit e doganës në Tushemisht

Punonjësit e doganës së Tushemishtit dhe stafi mjekësor janë vetëkarantinuar, pas një rasti si i infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.Mesohet se shtetasi me detyre doganier ne Tushemisht kishte shkuar te merte vajzen ne Durres e mbërritur nga Italia. Kjo e fundit ka infektuar ciftin e te moshuarve( gjyshin dhe gjyshen).Djali i të moshuarve punon si doganier në doganën e Tushemishtit ndersa edhe ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Si rrjedhojë është karantinuar e gjithë dogana. Mësohet se të gjithë personat personel dogane policë dhe doganierë janë të izoluar në shtëpi.

Ndërkohë në karantinë janë vendosur edhe stafi i njësisë së kujdesit shëndetësor që shërbente në këtë doganë.

Në total bëhen rreth 20 persona 14 nga dogana dhe 6 nga stafi mjekësor. Deri më tani personat e izoluar nuk kanë shfaqur simptoma.

Shkon në 123 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë,shkon në 5 numri i viktimave

Ka shkuar në 123 numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë,ndërsa ne Korçë numri ka arritur ne nëntë persona duke shënuar një shtim me gjashtë raste te reja.Lajmin e ka dhënë paraditen e sotme Ministria e Shëndetësisë, teksa ka bërë përditësimin më të fundit të situatës së koronavirusit në vend.Lajmi i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar.

Zonave te prekura u jane shtuar Lezha, Hasi dhe Berati.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana.

I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë: 19 raste të reja në 24 orë, 123 të prekur nga COVID-19

Një qytetar 49-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin infektiv. Deri tani 10 të shëruar pas testeve konfirmuese.
Eugena Tomini

Instituti i Shëndetit Publik informon për situatën më të fundit të COVID-19 në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 74 testime.
Deri në këto momente testuar 930 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 123 numrin e të prekurve.
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19.
Por lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

• Tiranë 72 qytetarë
• Durrës 8 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
Korcë 9 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 2 qytetarë
• Lezhe 1 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!