Punonjësit e doganës së Tushemishtit dhe stafi mjekësor janë vetëkarantinuar, pas një rasti si i infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.Mesohet se shtetasi me detyre doganier ne Tushemisht kishte shkuar te merte vajzen ne Durres e mbërritur nga Italia. Kjo e fundit ka infektuar ciftin e te moshuarve( gjyshin dhe gjyshen).Djali i të moshuarve punon si doganier në doganën e Tushemishtit ndersa edhe ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Si rrjedhojë është karantinuar e gjithë dogana. Mësohet se të gjithë personat personel dogane policë dhe doganierë janë të izoluar në shtëpi.
Ndërkohë në karantinë janë vendosur edhe stafi i njësisë së kujdesit shëndetësor që shërbente në këtë doganë.
Në total bëhen rreth 20 persona 14 nga dogana dhe 6 nga stafi mjekësor. Deri më tani personat e izoluar nuk kanë shfaqur simptoma.

