Tronditet Arsenali, trajneri Arteta rezulton pozitiv me coronavirus

Coronavirus vazhdon të shtrihet fuqishëm edhe në Britaninë e Madhe.Pandemia ka prekur edhe botën e futbollit.Keshtu rasti i fundit është ai në Londër, ku trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka dalë pozitiv me coronavirus.

Kjo gjë është konfirmuar tanimë nga klubi londinez Arsenal, që ka njoftuar se ka mbyllur qendrën e stërvitjes Colney në Londër.

“Qendra jonë në Colney të Londrës është mbyllur pasi trajneri Mikel Arteta mori një rezultat pozitiv Covid-19 këtë mbrëmje”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

“Pjesëtarët e klubit të cilët kanë pasur kontakt me Artetan tani do të izolohen në përputhje me udhëzimet e qeverisë”.

“Bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm të personave që Arteta ka pasur kontakt, përfshirë skuadrën e parë dhe stafin stërvitor si dhe një pjesë nga akademia jonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që pjesë e Arsenalit janë edhe dy futbollistët shqiptarë Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi të cilët gjithashtu do të jenë të izoluar deri në përfundim të testeve.

Korçë/ 35 vjeçari qëllohet me thikë gjatë një konflikti. Policia jep sqarime për ngjarjen

Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.Ai është Ervin Pulaha dhe ndodhet në spital në Korçë. Sipas informacioneve të para është plagosur me thikë pranë zemrës dhe mësohet se është në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 12.03.2020, në Spitalin e Korçës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. P., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet të jetë plagosur në lagjen nr. 9, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas tjetër.

Shtetasi E. P., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar, të cilin Policia e ka identifikuar.

FOTO/ Ekipe mjekësh kinezë dhe 33 ton pajisje e ilaçe nisen drejt Italisë

Një ekip mjekësh kinezë janë nisur drejt Italisë, për t’i asistuar kolegëve vendas në betejën me koronavirusin.Kina, që sipas mediave vendase ka regjistruar një rënie të madhe në numrin e të infektuarve të rinj me koronavirus, ka vendosur të nisë drejt Italisë edhe 33 ton pajisje mjekësore.

Furnizimet mjekësore vijnë nga disa qytete kineze.

Mjekët kanë sjellë edhe sasi të konsiderueshme të barnës ‘Lianhua Qingwen’, që ka treguar se lufton me efektivitet të lartë inflamacionin në mushkëri.

Mjekët janë pjesë e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë së Kinës dhe Kryqi i Kuq në Kinë.

Ata nuk kanë një datë të vendosur për kthimin në Kinë, por thonë se kjo do të vendoset në varësi se si do të shkojë situata në Itali.

Italia është vendi i dytë në botë më i prekur nga koronavirusi me mbi 1000 të vdekur.

 

Zbulohet plani i UEFA-s, Kampionati Evropian mund të shtyhet për një vit

Reagon UEFA me një komunikatë zyrtare lidhur me vazhdimin e kompeticioneve të saj.Liga e Kampionëve, Europa League dhe Euro 2020 mund të pezullohen të gjitha, si pasojë përhapjes së gjerë të koronavirusit.UEFA do të diskutojë propozimet për të shtyrë Euro 2020 deri vitin e ardhshëm gjatë një takimi mbi krizën e Coronavirusit që do të zhvillohet të Martën. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian dhe Shoqata Europiane e Klubeve do të diskutojnë nëpërmjet një video-konference javën e ardhshme për një numër masash që duhen marrë për të minimizuar rrezikun e Covid-19.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë problemin me shumë kujdes”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s.

Nga alternativë e besueshme, të cilën mësohet se do ta propozojë UEFA, është që shtyhet Europiani madje deri në vitin e ardhshëm në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme që të përfundojnë kampionatet, në vendet ku është pezulluar. UEFA do të kërkojë të luhen edhe ndeshjet e mbetura të Champions League dhe Europa League.

Gjithsesi, vendimi përfundimtar do të merret pasi të hidhet në votim në mbledhjen e javës së ardhshme. Pra, sipas të gjitha gjasave, Kampionati Europian nuk do të luhet këtë verë.

Itali/ Numri i viktimave shkon në mbi 1000, 189 vetëm në 24 orët e fundit

Sipas buletinit më të fundit të Mbrojtjes Civile për emergjencën e Coronavirus në Itali sot, e enjte 12 mars 2020,12.839 njerëz janë të infektuar në të gjithë Italinë ku verehet një rritje prej 2,249 krahasuar me dje; numri i përgjithshëm i të infektuarve – përfshirë viktimat dhe të shëruarit – arriti në 15.113. Ka 5,036 pacientë në izolim në shtëpi, 1,153 në kujdes intensiv në të gjithë Italinë, 6,650 janë shtruar në spital me simptoma. 189 kanë vdekur në 24 orët e fundit ndersa gjithsej jane 1.016.

6896 në Lombardi
1758 në Emilia Romagna
1297 në Veneto

570 në Marche
554 në Piemonte
352 në Toskan
172 në Lazio
174 në Campania
243 në Liguria
148 në Friuli Venezia Giulia
111 në Siçili
98 në Puglia
62 në Umbria
16 në Molise
149 në Trentino Alto Adige
78 në Abruzzo
39 në Sardenjë
8 në Bazilika
32 në Kalabri
26 në Luginën dhe Aosta

Thirrje prekëse Itali: Mjekët paguhen 1300 euro, futbollistët gati 1 milion euro në muaj… Tani t’ju shërojë Ronaldo!

“Coronavirus” ka futur në karantinë krejt Italinë. Që nga dita e djeshme është shpallur emergjenca e pandemisë globale, sepse janë prekur shumica e vendeve të Europës dhe më gjerë.Virusi i padukshëm dhe tejet i rrezikshëm ka gjunjëzuar edhe futbollin. Janë pezulluar ndeshje kampionati dhe “Europa League”, me futbollistët e parë që kanë rezultuar pozitiv.

Zona më e nxehtë në kontinentin tonë, prej nga mendohet se ka ardhur infeksioni edhe në Shqipëri, mbetet Italia.

Fqinji ynë i përtej Adritikut ka qindra të konfirmuar me “Coronavirus” dhe dhjetëra viktima njerëzore.

Mjekët po luftojnë ditë e natë, por “armiku i padukshëm” ka fituar terren. Në një situatë të tillë kanë nisur edhe polemikat e forta.

Një fizioterapiste, me master në shkencat mjekësore nga Milano, ka shpërthyer përmes rrjeteve të saj sociale, duke kërkuar vëmendje e vlerësim ndaj bluzave të bardha në Itali, sepse në ditë të vështirë si këto, ata janë në ballë të së keqes, të vështirësive.

Duke bërë një paralelizëm tejet domethënës mes rrogës së mjekëve dhe futbollistëve

Valery Cambiaghi shkruan:

“Thuajse iu jepni një milion euro në muaj futbollistëve dhe 1300 euro mjekëve e studiuesve shkencorë. Tani le të kujdeset Ronaldo për ty!”

Një “piskamë” që del nga thellësia e profesionit human të mjekut, në një periudhë delikate si kjo, ku futbollistët e superpaguar janë pushim, në shtëpi, ose të karantinuar në klubet e tyre, ndërsa mjekët në fushën e betejës me “Coronavirus”.

Koronavirusi/, FSHF-ja vendos për kampionatin merr vendimin

Është marrë vendimi për sa i përket ndeshjeve të kampionatit shqiptar, i cili tashmë është pezulluar për shkak të frikës nga Koronavirus.

Njoftimi është dhënë nga FSHF, në të cilin thuhet se për shkak të gjendjes së keqe nga Koronavirus, është marrë vendimi që çdo aktivitet futbollistik të pezullohet në Shqipëri.

Njoftimi:

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka ndjekur nga afër dhe me prioritet ecurinë e situatës në vendin tonë pas rasteve të shfaqura me COVID-19.

Nisur nga përshkallëzimi i kësaj situate dhe duke ndjerë përgjegjësi maksimale për të gjithë personat e përfshirë në jetën futbollistike në vend si dhe pas propozimit te Komitetit të Emergjencave në FSHF, Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit.

Lidhur me të gjitha aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, ku edhe Shqipëria është pjesëmarrëse, ditën e martë në orën 13:00 UEFA do të organizojë një video-konferencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike evropiane.

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, 8 persona të infektuar brenda 24 orëve

TIRANË- Ka shkuar në 23 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja me COVID-19, në total 23 raste pozitive

Nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë

Tiranë, 12 Mars- “Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”. Njoftimi u bë publik gjatë komunimit të përditshëm nga zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
5 prej ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta.
Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnje – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast
Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.
Lidhur me mjekët dhe infermiërët e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve.
Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134.

Mesazh nga nje banor në Itali ,situata eshte kritike u desh shume kohe per ta kuptuar dhe nuk dua qe ne Shqiperi te ndodh e njejta gje

Mesazh nga nje banor qe jeton ne Milano. Lexoni me kujdes! ☹️

“Pershendetje Juxhin. Po te shkruaj duke marre shkas nga lajmet qe po shoh ne internet rreth virusit qe eshte hapur dhe do vazhdoj te hapet akoma ne Shqiperi. Ti e di qe jetoj ne Milano dhe situata ketu nuk eshte aspak e mire edhe pse njerezit mundohen te mbajne qetesine. Une punoj ne spital ne Milano dhe ne kete menyre shoh dhe degjoj gjera qe ne kushte te tjera nuk do i degjoja. Kemi kontakt gjithmone edhe me infermiere dhe mjek nga spitale te ndryshme dhe cdo dite po degjojme gjera aspak te mira.

Shqiperia eshte ne fillimet e veta dhe ne kete menyre nuk e kuptojne rendesine dhe nuk kane informacionet e duhura gje e cila sjell ne mosperfillje te situates (dicka qe bene dhe italianet e bashke me ne shqiptaret qe jetojm ketu). Degjoj shpesh qe thuhen “hajt mo se si grip eshte” (te them te drejten eshte dicka qe mendoja dhe une ne fillim dhe nuk mund te ve faj) por pas gjerave qe kam pare dhe degjuar e them me plot bindje qe nuk eshte nje grip i thjeshte e aq me pak nuk kalon me “portokalle”.

Cfare duhet te bejme?

Kemi nje shembull ku cdo gje shkoj keq, dhe duhet te bejm ate qe Italia duhet te bente qe ne fillim dhe ne kemi fatin qe ky virus eshte ne fillimet e veta. Ky virus nuk ndalon vet,nuk largohet as nese mendojm qe jemi shqiptar dhe sna gjen gje, ky virus ndalohet vetem nese shmangim kontaktet e shumta dhe te panevojshme (kush ka mundesi te punoj ne shtepi e kush mundet te bej kafen e mengjesit ne shtepi deri ne nje moment me te mire). Nuk do te shkruaja nese nuk do mendoja qe situata eshte kritike por fatkeqesisht eshte shume kritike por u desh shume kohe per ta kuptuar dhe nuk dua qe ne Shqiperi te ndodh e njejta gje.

Eshte e vertet qe shumica e te vdekurve i perkasin moshes se trete dhe njerez qe kan patur probleme te tjera shendetesore por me beso as per te rinjt nuk eshte dicka e lehte. Nuk eshte e lehte te shohesh te rinj qe nuk arrijne dot te marrin fryme dhe kerkojne tu vendosen CPAP (Continous Positive Airway Pressure). Duke qene se ti ke mundesin te informosh nje numer me te madh njerezish te shkruajta per te kuptuar kete situat qe eshte krijuar ketej dhe qe uroj mos te perseritet andej. Beni te pamunduren per te informuar njerezit, edhe pse do jete e veshtire por nuk mund te qendrojme pa bere dicka. Ky mesazh nuk eshte per te krijuar panik por per te ndergjegjesuar njerezit qe nuk eshte nje loje. Ne radhe te pare duhet te mendojme per veten tone dhe per njerezit qe na rrethojne para se te jete teper vone.”

Bashke me mesazhin, djali me dergoi edhe dy audio te dy doktoreshave ne Lombardi teksa kerkojne pikerisht gjerat me lart nga njerezit dhe kuptohen qe jane edhe duke qare teksa flasin.

Nese mendoni se ja vlen, shperndajeni me shoket tuaj, familjaret tuaj kete mesazh. Ju lutem, perpara se te jete teper vone, degjoni keshillat e mjekeve.

Shembull! Codogno merr famë në të gjithë botën: Asnjë infeksion i ri vetëm për shkak të karantinës

Infeksione të reja zero në bashkinë e Codognos, tani e famshme në të gjithë botën, pasi kishte regjistruar të parin pacient në spital nga koronavirusi.Zero. Numri që mund të jetë momenti simbolik i betejës është ai i infeksioneve të regjistruara, për herë të parë që nga fillimi, në Codognon e vogël, që u bë ‘kërthiza’ e përhapjes së koronavirusit.

“Kur e kuptova, mendova se treguam se fitimi mund dhe mund të bëhet vetëm duke ndjekur shembullin tonë.” Kryetari i bashkisë i cili është edhe presidenti i provincës së Lodi, Francesco Passerini, 35 vjeç, është i rraskapitur nga konflikti i vështirë kundër armikut të padukshëm që filloi 17 ditë më parë, por i lumtur tashme.

“Numrat janë më në fund ato që shpresuam – duke pasur parasysh ndjenjën e madhe të përgjegjësisë që kemi treguar, respektimin e hekurt për rregullat dhe forcën e komunitetit që është zhvilluar në zonën tonë”.

Prudente, përsëri: “Ne jemi gjithmonë në luftë, kemi 170 njerëz që testuan pozitivisht, duhet të vazhdojmë me praktikat që kemi eksperimentuar dhe metabolizuar. Edhe sot në Codogno ka shumë pak njerëz përreth, dyqanet janë mbyllur me zgjedhjen e tyre. Të gjithë e dinë se ata mund të shpëtojnë jetë dhe se pakujdesia e dikujt mund të dëmtojë më të dobëtit, madje duke çuar në vdekje “.

Pra, këtu është ‘receta’ e Codogno, e cila nuk është vetëm në rregullat e shpalosura nga autoritetet shëndetësore të njohura tani të qeverisë, domethënë “të ketë sa më pak akuza të jetë e mundur dhe të dalë vetëm në rast të punës ose nevojave shëndetësore”.

 Komuniteti i tij ka treguar që ai mund ta bëjë këtë: “Jam krenar për bashkëqytetarët e mi. Asnjëherë nuk ka pasur skena histerie apo disqe agresive. Ata u përballën me situatën butë dhe rigoroze, duke treguar që ju mund të fitoni. Ka pasur shumë pak raporte për shkelje të ndalimeve “

Detyra më e vështirë ishte bindja e të rinjve për të marrë pjesë në këtë operacion të madh të përgjegjësisë kolektive. “Marshi i mallkuar – bën shaka kryetarin e komunës – kishin vite që nuk kishte ditë aq të bukura që i bënin fëmijët të donin të dilnin. Ne krijuam gjithçka nga ditari në internet tek radio “.

Teknologjia është shumë e dobishme: “Asnjëherë nuk e imagjinoja dy vjet më parë, kur u bëmë një nga bashkitë e para në Itali, ku gjithçka mund të bëhej dixhitale që aplikacioni Codogno do të ishte bërë kaq thelbësor. ËShtë shumë e rëndësishme të jesh në gjendje të marrësh nga qytetarët informacionin e çmuar të këtyre ditëve me një klik të thjeshtë “.

Qytetari i ri i parë pushon me një premtim: “Kur gjithçka të përfundojë, sepse ne do ta fitojmë atë në të gjithë vendin, unë premtoj një festë të madhe në Codogno. Jeni të gjithë të ftuar, ejani të shihni sa bukur është “.

E FRIKSHME/ Ylli i Juventusit preket nga Koronavirusi

Juventus ka njoftuar se qendërmbrojtësi i Italisë Daniele Rugani ka testuar pozitiv për koronavirus.Pala e Serie A tha se janë “aktivizuar të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj”, përfshirë edhe për ata që kanë rënë në kontakt me Rugani.

Klubi shtoi se Rugani, 25 vjeç, është “aktualisht asimptomatik”.

I gjithë sporti në Itali është pezulluar deri më 3 prill,deri në mbyllje për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Rugani ka bërë vetëm shtatë paraqitje për Juventus këtë sezon dhe ishte një zëvendësues i papërdorur në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij – në fitoren 2-0 ndaj Interit të mbajtur pas dyerve të mbyllura të Dielën.

“Klubi po merr hapa për të përgatitur të gjitha procedurat e nevojshme”.

Juventus Football Club aktualisht po aktivizon të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, përfshirë ata që kanë pasur kontakte me të. “

Rugani ka fituar katër tituj në Serie A me Juve dhe ka luajtur për Italinë shtatë herë.

Të Dielën ai postoi një fotografi nga dhoma e zhveshjes ndërsa festoi fitoren e Juves ndaj Interit me shokët e tij të skuadrës.