Është shënuar një rast tjetër me koronavirus në Qarkun e Korçës .Raportohet se së fundmi është konfirmuar si i infektuar edhe shoferi i ambulancës në bashkinë Maliq.
Shoferi ka pasur temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje dhe për këtë arsye ka bërë edhe testin, raporton ABC news.
Dyshohet se shoferi ka transportuar për në spital dy të moshuarit që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Fatkeqësisht ai ka rezultuar pozitiv dhe është izoluar në banesë deri në përmirësimin e gjendjes shëndetësore. Ndërkohë, deri më tani numri i të prekurve me COVID-19 në Korçë ka shkuar në 12.
Ditën e sotme numri i të infektuarëve me koronavirus në vend shkoi në 174, nga këta 6 persona kanë humbur jetën.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
