Skenderbeu prove force,vjen fitorja e 4 rradhazi dhe vendi i tretë

Një përballje speciale për trajnerin e Kukësit, Orges Shehi, i cili do rikthehet në Korçë si rival. Kjo është hera e parë, që ish-portieri që shkroi historinë me skuadrën korçare do të sfidojë Skënderbeun si trajner kundërshtar.Kukësin e pret ditën e sotme një transfertë e vështirë kundër Skënderbeut.Orges Shehi ,përballë ka një strateg si Daja që nuk ka për t’ja bërë aspak të lehtë në fushen e lojës.Shehi e sfidoi për herë te parë si kundërshtar në stadiumin ku dikur ishte idhull! Dhe humbi! 

Skënderbeu dhe Kukësi janë duke matur forcat me njëri-tjetrin, teksa luajnë mes tyre javën e 26 të Superiores. Zhvillimet e fundit në lidhje me koronavirusin kanë sjellë edhe vendimin e FSHF-së për të mbyllur dyer për tifozët e dy takimeve të sotme, gjë që ka sjellë edhe një stadium të boshatisur.Skënderbeu ndez motoret dhe ecen me marsh kampioni ne 10 ndeshjet e fundit janë marrë 7 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Mëkat që nuk ka tifozë ….!
Megjithatë kjo nuk i ka ndalur aspak tifozët korçarë që të mbështesin ekipin e tyre të zemrës. Zëri i tyre është ndjerë edhe në këtë takim, teksa një grup tifozerie ishte i pranishëm jashtë stadiumit, ku nuk i kanë ndalur brohorimat e tyre.

FT:SKËNDERBE-KUKËSI 2-1

Bregu 24′, Dita 33′ / Ethemi 40′

KOMENTI LIVE:

90’Akordohet 4 minutë shtesë.

85-90 Minuta qe flasin vetem per bardhekuqte qe shperdorojne 2-3 raste te pastra . Sërish Bregu dhe Krasniqi portagonistë.

83′ Tjetër zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha e lojës Bruno Dita, vendin e tij e zë Ndeki.

75′ Pranë golit të tretë Skënderbeu, pas një aksioni të shkëlqyer. Meksi serviri në afërsi të pikës së penalltisë për Bregun, por gjuajtja e vlonjatit, nuk ishte e duhura, duke shkuar jashtë kuadratit.

70′ Skënderbeu bën zëvendësimin e parë. Trajneri Daja largon nga fusha Mensah dhe aktivizon Krasniqin.

68′ Fantasik Enea Koliçi i ka mohuar një gol të sigurt Krista Abazajt, duke bërë një pritje shpëtimtare, teksa e ka dërguar rrezikun në këndore.

61′ Bregu gjen sërish rrugën e rrjetës, por nuk vlen goli, pasi anësori Çokaj sinjalizon pozicion jashtë loje. Nuk është dakord me këtë vendim vlonjati.

56′ Traversa i mohon golin e barazimit skuadrës së Kukësit. Gjuajtja e Abazajt nga goditja e dënimit u stampua në traversën e portës së mbrojtur nga Koliçi.

49′ Pranë golit të tretë Skënderbeu me Pëllumbin, gjuajtja e mbrojtësit me kokë nga brenda zonës, ka shkuar mbi kuadrat.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ GOOOOOL KUKËSI 2-1/ Fantastik Valon Ethemi, i cili me një gjuajtje me të majtën nga jashtë zonës, i ka shtangur të gjithë duke e dërguar topin në cepin e portës së Koliçit. Rihapet kështu sfida në Korçë.

33′ GOOOOOL SKËNDERBEU 2-0/ Tronditet skuadra e Orges Shehit. Korçarët shënojnë golin e dytë me anë të Bruno Ditës. Një gol me “dhunë” në portën e Xhikës, në tentativën e dytë të mesfushorit, pasi e pari u ndal nga gardiani i Kukësit.

24′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohet sfida në Korçë. Bregu kalon në avantazh skuadrën e Ilir Dajës, me një perlë me të djathtën në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. Fantastik goli.

20′ Mundësi e mirë për Kukësin nga krahu i majtë, por Koliçi zotëron topin pa problem.

15′ Momenti më i mirë për Skënderbeun. Dejvi Bregu ka sfumuar një rast të artë, i vetëm përballë Xhikës, vlonjati ka goditur keq, duke ia dorëzuar topin në duar gardianit të portës verilindore.

6′ E para tentativë drejt portës bëhet nga Bruno Dita, gjuajtja e mesfushorit shkon drejt e në duart e portierit Xhika.

5′ Minuta të para me mjaft rritëm në Korçë, me të dy skuadrat që sulmojnë dhe kërkojnë golin e avantazhit.

1′ Ka startuar sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Jashanica, Pëllumbi, Imami, Daja, Dita, Elezi, Gripshi, Bregu, Mensah. Trajner: Ilir Daja

KUKËSI: Xhika, MaliQi, Lulaj, Obanor, Kotobelli, Limaj, Musolli, Gavazaj, Rroca, Et’hemi, Abazaj. Trajner: Orges Shehi

Klasifikimi pas javes se 26

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.