Shkencëtarët izraelitë janë në prag të zhvillimit të vaksinës së parë kundër koronavirusit të ri.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri izraelit i Shkencës dhe Teknologjisë, Ofir Akunis.
Sipas Akunis, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, vaksina mund të jetë e gatshme brenda disa javësh dhe në dispozicion për përdorim brenda 90 ditësh, pas testimeve përkatëse.
Zhvillimi i kurës për koronavirusin po kryhet nga ekipi i shkencëtarëve MIGAL, të cilët njihen për krijimin e vaksinës kundër vi rusit infektiv të bronkitit, i cili shkakton një sëmundje bronkiale që prek shpendët. Efektiviteti i vaksinës është provuar në testimet paraklinike të kryera në Institutioni Veterinarisë.
Pasi analizuan ADN-në e koronavirusit, ata zbuluan se koronavirusi i shpendëve ka ngjashmëri të lartë gjenetike me atë njerëzor, dhe se ai përdor të njëjtin mekanizëm infeksioni, i cili rrit gjasat e zhvillimit të një vaksine efikase për njerëzit.

