LAJM I FUNDIT/Covid-19/ Shkon në 51 numri i të prekurve në vend

Shkon në 51 raste numri i te prekurve me koronavirus ne Shqiperi. Ministria e Shendetesise beri me dije se ne 24 oret e fundit jane gjurmuar 9 raste te reja.

Zv ministrja Rakacolli tha se 20 pesona janë shtruar në spitalin Infektiv.

Nderkohe, mesohet se jane testuar pozitiv 4 mjeke te spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Nga dy, të konfirmuar dje, sot ka shkuar në gjashtë numri i mjekëve të Spitalit “Shefqet Ndroqi” të prekur me koronavirus, të cilët i kanë shërbyer një pacienti të shtruar që ishte vizituar nga një i afërm i ardhur nga Italia.

Zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije se i sëmuri me të cilin kanë pasur kontakt mjekët aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv. Nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që nuk e ka treguar këtë detaj për mjekët.

Deri në këto momente janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 51 raste“:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 34 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).

Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.