Në Britaninë e Madhe pritet që koronavirus të zgjasë deri në pranverën e këtij viti. The Guardian thotë se ka shikuar një dokument nga Shëndëti Publik në Britaninë e Madhe që tregon afatin kohor deri kur pritet të zgjasë pandemia.
The Guardian shkruan se koronavirus do të çojë në spital rreth 7.9 milion persona. Dokumenti thotë se: “Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milion njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital.”
Prof Chris Whitty, këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë, e ka përshkruar më parë këtë shifër si skenarin më të keq dhe sugjeroi që numri i vërtetë do të rezultonte më pak se ai. Sidoqoftë, raporti sqaron se katër në pesë persona të popullsisë “pritet” të infektohen nga virusi.

“Që publiku të dëgjojë se mund të zgjasë 12 muaj, kjo do ti shqetësonte me të vërtetë”, tha Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore.
Pranimi se virusi do të vazhdojë të shkaktojë probleme edhe për një vit, duket se minon shpresat se ardhja e motit më të ngrohtë këtë verë do ta vriste atë.
Profesori i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore, Paul Hunter, tha:
Gjëja që më shqetëson më tepër është reagimi i publikut kur të marrë vesh se koronavirusi do të zgjasë 12 muaj. Duket e pabesueshme që do të zgjasë një vit. Por kjo shifër nuk mund të vlerësohet, ose kuptohet mirë. Unë mendoj se koronavirusi do të “zhduket” në verë, nga fundi i qershorit, dhe do të kthehet sërish në nëntor, njësoj siç ndodh me gripin e zakonshëm sezonal. Mendoj që koronavirusi do të jetë ‘i përhershëm’, por me kalimin e kohës efektiviteti i tij do të zbehet.
Derisa të zhvillohet një vaksinë, mbase brenda 18 muajsh, punonjësit e shëndetit nuk mund të jenë të sigurt se mund t’i mbrojnë njerëzit nga koronavirusi.
Burimi :The Guardian

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
