Edhe 13 raste të reja me koronavirus, tre prej rasteve të reja janë nga Korça

Edhe 13 raste të reja janë regjistruar me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se tre prej rasteve të reja janë nga Korça.

“Tre raste kanë lënë aktualisht spitalin, por është rritur numri i rasteve në spital. Pas daljes nga spitali, tre pacientët duhet të qëndrojnë në karantinë 14 ditë. 804 raste të dyshuara dhe prej tyre 89 raste me covid. 58 janë meshkuj dhe 42 janë femra, ndërkohë që mosha mesatare e rasteve është 45 vjeç”.

Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se tre prej rasteve të reja janë nga Korça.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19: – 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe  3 qytetarë nga Korça. Deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 89 raste”, tha Albana Fico, drejtoresha e ISHP-së.

Sipa saj, pjesa më e madhe e të prekurve janë meshkuj me rreth 58%, ndërsa mosha mesatare është 48 vjeç.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë 63 qytetarë
  • Durrës 6 qytetarë
  • Lushnje 2 qytetarë
  • Elbasan 2 qytetarë
  • Fier 8 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 3 qytetarë
  • Korçë 3 qytetarë

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.