Analiza e parë rezultoi negative, menaxheri i lokalit të njohur në Korçë i prekur nga COVID-19, në gjendje të rënduar

Në Korçë janë konfirmuar tre raste me koronavirus.Të tre personat e prekur me koronavirus, janë paraqitur pranë Sanatoriumit me sipmtoma, si temperaturë, kollë dhë vështirësi në frymëmarrje. Dhe pasi janë bërë analizat kanë dalë pozitive.32 vjeçari është menaxher i një lokali nate. Gjithashtu mësohet se ai ka bërë analizën e cila herën e parë rezultoi negative. Gjendja e tij është përkeqësuar dhe nga një analizë e dytë u konfirmua se ishte i prekur nga COVID-19.

32 vjeçari emri të cilit nuk bëhet i ditur, disa ditë më parë ka qenë i shtuar në spital.Burime prane spitalit bëjnë më dije se 32-vjeçari ka qenë i izoluar ne spitalin rajonal për 4 dite deri ne momentin kur mbrëmjen e së dielës është derguar drejt Tiranës. Për 32-vjecarin nuk ka pasur histori udhëtimi jashtë vendit.

Deri tani nuk thuhet se kanë lidhje me njeri-tjetrin, apo të jenë të afërm. Personat e prekur nga koronavirusi janë transportuar me ambulanca të ndryshme në Tiranë. Bëhet fjalë edhe për dy të moshuar, 75 dhe 76 vjeç.Dy të moshuarit mesohet se janë infektuar nga mbesa e tyre,e cila u kthye në Korçë në 8 mars nga Milano.

Mësohet se gjendja e 32-vjeçarit  ka qenë tepër e rënduar.Bëhet fjalë për një person që ka pasur kontakte të shumta edhe me persona të tjerë. Edhe në datën 8 mars në ambientet e lokalit të tij është organizuar një festë.Tashmë ai ndodhet Spitalin e Infektivit”.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 76. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

Pritet që gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë të japë detaje të tjera mbi rastet në fjalë, ndërsa Korça i shtohet hartës së qyteteve te prekura nga koronavirusi. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.