Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Korçë.
Burime për CNA.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për menaxherin e një prej lokaleve më të frekuentuara në Korçë, 30 vjeç emri i të cilit mbahet konfident.
Nga informacionet paraprake, raportohet se gjithashtu dyshohet se janë infektuar edhe dy persona të tjerë (të moshuar).
Burimet theksuan se të tre personat pasi kanë marrë ndihmën e parë në Senatoriumin e Korçës, janë nisur për ndihmë të specializuar ne Infektivin e Tiranës.
Deri ditën e sotme Korça mbahej si qendër e pa prekur, megjithse më parë ishte raportuar një mesues grek në një shkollë private I prekur nga Covid-19.
Nesër pritet edhe një qëndrim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë si dhe detajet për numrin e plotë të personave të prekur dhe gjendjen e tyre./CNA.AL

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
