30 mjekë e infermierë Shqiptarë u nisën drejt Bergamos, në vijën e parë të frontit për të ndihmuar kolegët atje përballë koronavirusit. Mes tyre ndodhet edhe infermierja Korçare Suela Horanlli.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luiggi Di Maio thotë se solidarizimi i treguar nga vendi ynë me Italinë, duke i dërguar një grup mjekësh për të luftuar me virusin vdekjeprurës COVID-19, është një arsye e fortë që Shqipëria të futet në Bashkimin Europian.
Di Maio shprehet se fryma jonë e solidaritetit dhe afërsia që po tregojmë me italianët është pikërisht ajo vlerë e përbashkët që krijoi Bashkimin Evropian
“Solidariteti i shfaqur tregon një tjetër arsye të fortë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.
Fryma e tyre e solidaritetit dhe afërsia që po tregojnë me këta njerëz këtu është pikërisht ajo vlerë e përbashkët që krijoi Bashkimin Evropian.” Luigi Di Maio, Ministër i Jashtëm i Italisë.
