VIDEO/ Presidenca merr ngjyrat e flamurit të Italisë, Presidenti Meta solidarizohet me shtetin fqinj në këtë situatë të vështirë

Institucioni i Presidentit të Republikës ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar italian në shenje solidariteti me Italinë që po kalon momente teper të veshtira për shkak të pandemisë COVID 19.

Itali, jemi me ju! Të bashkuar do t’ia dalim”, shkruan Presidenti Meta në italisht mesazhin e tij për popullin italian.

Italia ka regjistruar mbi 77 mijë persona të prekur me koronavirus ndërsa numri i viktimave rritet nga dita në ditë. Fatmirësisht, ditët e fundit, numri i të prekurve ka trend rënës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.