E FUNDIT/ Nuk di të ulet numri i vdekjeve në Itali, 766 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Italia mbetet ende në kulmin e epidemisë nga koronavirusi. Të dhënat nga buletini i sotëm i Mbrojtjes Civile flasin për një rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19 dhe viktimave gjithashtu.Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka shkuar në 119,827.
Numri i viktimave ka shkuar në 14681, që do të thotë janë 766 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 4585 duke e çuar në 85388 numrin total të rasteve aktive.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 19,758 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi, ndërkohë që 4068 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në kujdes intensiv.Ditën e sotme janë kryer mbi 38 mijë teste për koronavirus, 5 mijë më shumë se dje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.