“Sulmi” kundër CoVid-19/ Nga sot në 13:00 deri të hënën në 05:00 Shqipëria në mbyllje totale

Duke nisur nga ora 13:00 e ditës së sotme deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit e gjithë Shqipëria, do të jetë e mbyllur në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së CoVid-19.

Ashtu si në dy javët e fundit pas marrjes së masave të reja shtrënguese, pas orës 13:00 të kësaj të shtune të gjitha bizneset dhe shërbimet do të mbyllen, ndërsa qytetarët janë të detyruar që të qëndrojnë në banesat e tyre për të mos u bërë rrezik infektimi tek të tjerët apo të infektohen vetë. Ndërkohë mundësia e lëvizjes do të jetë vetëm në raste emergjence.

Të vetmit që do të lëvizin në terren do të jenë policia, forcat e ushtrisë, automjetet e transporti të mallrave dhe kompanive mediatike si dhe shërbimet e ambulancave.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.