Hoteli Kristal në kodrat e qytetit të Korçës, pret dhe akomodon shqiptarët që kaluan katër netë në doganën e Kapshticës, pasi nuk lejoheshin të hynin në vendin tonë, për shkak të Covid-19.Në pamjet shihet autobuzi që mbërrin me emigrantët, që falë ndihmës së filantropit Lazim Destanit, mundën të futeshin në një strehë, duke i dhënë fund vuajtjes në të ftohtë. Rreth e rrotull hotelit shihen forca policie dhe në hyrje ndodhen forgoni i efektivëve dhe automjete të tjerë, me feneret e ndezur.
Filantropi nga Tetova, babai i aktorit mjaft të njohur, Blerim Destani, do të paguajë të gjithë kostot për fjetje dhe ushqim, për shqiptarët që gjetën strehë, katër ditë pas vuajtjeve që kaluan në doganën e Kapshticës.
Ata ishin bllokuar në zonën neutrale pasi dëshironin të ktheheshin nga Greqia në Shqipëri, por qeveria nuk u hapi dyert duke i lënë në të ftohtë e dëborë. Kjo deri në momentin kur Destani, njëkohësisht edhe anëtar edhe i Këshillit të Diasporës, mori përsipër t’u paguante një nga hotelet në Korçë, duke u dhënë kështu fund, sfilitjes së emigrantëve.Dosja.al
