130 shqiptarë janë akomoduar në 3 hotele, 2 në Korçë dhe 1 në Pogradec dhe do të qëndrojnë aty për 14 ditë.
Emigrantë shqiptarë po futen çdo ditë në Shqipëri nga pika doganore e Kapshticës. Mësohet se 130 shqiptarë janë akomoduar në 3 hotele, 2 në Korçë dhe 1 në Pogradec, ku do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.

Shpenzimet për 35 të parët i ka mbuluara Këshilli i Koordinimit të Diasporës, ndërsa të tjerët i paguajnë vetë si shpenzimet ashtu edhe akomodimin në hotel.
