Koronavirusi ka infektuar rreth një të tretën e pjesëtarëve të ekuipazhit të tre anijeve të forcave të armatosura franceze.Të paktën 668 detarë dhe pilotë nga luftanija më e madhe franceze kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, njoftoi ushtria e vendit.Lajmi vjen pasi shumica e ekuipazhit prej 1,767 vetësh të aeroplanmbajtëses Charles de Gaulle u evakuan të dielën në portin e Toulon.

Nga të infektuarit 31 janë shtruar në spital dhe 1 është në kujdes intensiv. Numri pritet të rritet ende pasi jo të gjitha rezultatet kanë dalë.
Ministria e Mbrojtjes e Francës njoftoi se në aeroplanmbajtësen “Sharl Dë-Gol” gati 700 marinarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Dhjetëra të diagnostikuar po marrin trajtim në spital, ndërsa të paktën një person është shtruar në repartin e reanimacionit. Gjithashtu mësohet se infeksioni është përhapur edhe në ekuipazhin e dy anijeve shoqëruese që lundronin bashkë prej 21 janarit në vazhdën e operacioneve kundër ISIS-it.
Mjetet lundruese ishin pjesë e flotave të ndryshme të Evropës Veriore për të mbikëqyrur Detin Balltik, por veprimet e tyre u ndërprenë kur pjesëtarë të ekuipazhit po shfaqnin simptoma të koronavirusit.Franca është një nga kater vendet më të prekura në botë nga koronavirusi, pas SHBA-së, Spanjës dhe Italise.
