COVID-19/ Thellohet sërish bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali. Çfarë tregojnë të dhënat e 24 orëve të fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 24648, që do të thotë janë 534 viktima në 24 orët e fundit.Rastet të reja janë 2729 duke e çuar në 183957 numrin total i të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 51600, 2471 janë në gjendje.

Numri i rasteve aktive është 107709.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar arriti në 51.600, në 24 orët e fundit u shëruan 2,723 pacientë. Aktualisht janë 24.134 pacientë të shtruar në spital, 2.471 janë në kujdesin intensiv, 150 më pak se dje.Pozitiv është fakti se numri i rasteve në kujdes intensiv është ende në rënie në rajonin e Lombardisë, zona më e prekur e vendit.

TGCom shkruan se OBSH është duke kërkuar nga shumë vende që të jenë të kujdesshme me masat e lehtësimit për shkak se ka të ngjarë që të çojë në kthimin e epidemisë”.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Franca,Gjermania

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.