Artisti i madh, Rikard Ljarja është përcjellë në banesën e fundit sot.Ai do të prehet në paqe në vendlindjen e tij në Shkodër, një amanet që ua kishte lënë familjarëve të tyre.Për shkak të situatës së COVID-19, nuk ka pasur një prezencë të madhe të njerëzve, por vetëm miq dhe familjarë të afërt.Megjithatë artistët, mikët dhe kolegët ishini aty për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Aktorja e njohur, Roza Anagnosti, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Dhimitër Anagnosti : Në krah te njeri tjetrit, ata nuk i kane mbajtur dot lotet.

Roza Anagnosti :E përcollëm, bëmë një shkelje por ai e meritonte. Ikja e tij në këtë kohë ishte më e trishtë. Një figurë e madhe si ai duhej përcjellë nga i gjithë publiku me duartrokitje, por ja kjo kohë kështu që po jetojmë e pengon, nuk arritëm as lule të merrnim”,- Pushtoftë në paqe dhe vepra e tij të ketë një jetë sa më të gjatë”, thotë e përlotur aktorja.
Kurse bashkeshorti i saj, regjisori i njohur Dhimiter Anagnosti nuk ka fjale te pershkruje aktorin dhe regjisorin qe do t’i mungoje te gjitheve.
“Ishte artist i madh, niveli i krijmtarisë së tij ishte shumë i lartë. Njerëzit ikin por vepra mbetet”- tha ai.
